Këshilltarët, Berisha hap tenderin
U zgjodhën deputetë, prapavija e Kryeministrit do të zëvendësohet

Rinovohet stafi pranë Kryeministrit Sali Berisha. “Kapërcimi” nga posti i këshilltarit në atë të deputetit ka lënë në Kryeministri pesë vende vakante, të cilat priten të zëvendësohen së shpejti. Stafi i këshilltarëve të Kryeministrit pritet të zgjerohet edhe nga kryetarët e partive të djathta, të cilët nuk arritën dot të bëheshin pjesë e Kuvendit. Kreu i ekzekutivit ka hapur tenderin për të bërë përzgjedhjen e këshilltarëve të tij të ardhshëm. Këshilltari i arsimit, ai i ekonomisë dhe këshilltari për antikorrupsionin janë postet për të cilat Kryeministri duhet të gjejë menjëherë emrat e personave që do ti qëndrojnë pranë në mandatin e dytë qeverisës. Pozicioni më i rëndësishëm është ai i shefit të kabinetit të Kryeministrit, i cili është mbajtur për katër vjet nga Arben Imami, aktualisht ministër i Mbrojtjes. Shefi i kabinetit është pozicioni më i lakmuar deri tani si pjesë e stafit më të ngushtë të Kryeministrit. Nisur nga pozicioni, ai duhet të shoqërojë numrin një të qeverisë në të gjitha takimet e rëndësishme jashtë vendit. Kryeministrit Berisha i kanë ngelur vetëm pak ditë kohë për të mbushur vakumin e krijuar nga largimet e pashmangshme të këshilltarëve apo drejtorëve aktualë që fituan më 28 qershor mandatin e deputetit. Kryeministri Berisha gjeti momentin të “shpërblejë” me ngritje në karrierë pjesën kryesore të “prapavijës” së tij. Që në mandatin e parë, pas dorëheqjeve të papritura të anëtarëve të kabinetit të tij, Kryeministri dha shenja se ka vendosur të investojë te këshilltarët. Vlen të theksohet se pjesë e punës për hartimin e Kodit të ri Elektoral ishte edhe këshilltari juridik në Këshillin e Ministrave, Oert Bylykbashi.

Po kështu, shumë shpejt, Këshilli i Ministrave do të ketë drejtorin e ri të kabinetit, pasi Arben Imami, i cili ka mbajtur për katër vjet këtë pozicion, përveç faktit se do të ulet në sallën e Kuvendit si deputet, tashmë do të mbajë edhe portofolin e ministrit të Mbrojtjes. Myqerem Tafaj është një tjetër bashkëpunëtor i Berishës, i cili ka qenë pjesë e stafit më të ngushtë të këshilltarëve dhe që mban një portofol ministri në qeverinë e re. Këshilltari për ekonominë, Selami Xhepa, ka lënë gjithashtu detyrën pas betimit si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Drejtoresha e departamentit të bashkërendimit të strategjive dhe koordinimit të ndihmës së huaj pranë Këshillit të Ministrave, Albana Vokshi, ka lënë gjithashtu detyrën e saj në Kryeministri për tu ulur në karrigen e deputetit. Posti i këshilltarit për luftën antikorrupsion, i cili është mbajtur për katër vjet nga Fatbardh Kadilli, mbetet bosh, pasi ai gëzon mandatin e ligjvënësit. Kryeministrit i duhet të zgjedhë edhe drejtorin e ri të marrëdhënieve me publikun pranë Këshillit të Ministrave, post i lënë vakant pas ikjes së Grid Rrojit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22276. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22276