Këshilla për ata që pretendojnë të bëjnë një webprojekt serioz

Albforumi

Primus registratum
Këshilla për ata që pretendojnë të bëjnë një webprojekt serioz

process-300x239.gif

Kohëve të fundit po shohim shumë faqe që po hapen, po punojn një periudhë 1-2 mujore me entuziazëm dhe vullnet të madh por pastaj po ndalojn dhe faqja po fundoset. Shpesh i kam pyetur këta persona pse ndaluat punën ata ose thonin se kanë ca faqe tjera ose se nuk po nxirrnin asnjë fitim prej tyre.

Po të ishte kaq lehtë të fitohej nga një faqe interneti per 1-2 muaj atëher dhe gjyshja ime do të blente një llaptop me pensionin e saj dhe ta kyqte në internet dhe të fillonte të fitonte nga interneti. Duhet të kaloj një periudhë 8-12 mujore që të fillosh të shijosh frutet e para të kufizuara të faqes tënde dhe vetëm pas 1-2 vjetëve mund të fillosh të marrësh ato që i presin shumica pas 1-2 muajve.

Një fakt tjetër që duhet ta marrim parasysh është edhe se ti ke një jetë tjeter jashtë asaj virtuales, një shoqëri, një shkollë që duhet ti angazhohesh dhe një familje apo rreth të ngusht të cilit i takon dhe se duhet të kujdesesh të mos biesh në vartësin e internetit.

Pa dashur ta zgjas shumë dhe të bëhem i bezdisshëm po filloj me ca këshilla që duhet të keni parasysh para se të filloni një projekt.

Krijoni një ide të përgjithshme se cka do të mundoheni të krijoni?
Kjo është shumë e rëndësishme sepse para se të filloni të investoni kohë dhe para në projektin tuaj ju duhet të keni një ide në mendjen tuaj se si apo cka do të përmbaj webprojekti i juaj. Kjo do të jetë shume e nevojshme në të ardhmen që mos të pendoheni për investimet që keni bërë.

Studioni tregun konkurues të cilin do ta sfidoni në të ardhmen!
Është shumë e nevojshme të dini se kë e keni konkurrent dhe ta studioni atë mire. Mundohuni ti kushtoni vëmendje të rëndësishme dhe të hulumtoni pikat e tij të dobëta sepse kjo në të ardhmen do ti bëj vizitorët që faqes tyre ti kushtojn rëndësi me të veqantë dhe të madhe.

Mundohuni të krijoni origjinalitet!
Në rast se mendoni se do të arrini diqka me kopjime atëherë dijeni se keni për tu përballur me një dështim total. Lundëruesit e internetit janë të etur për informacione origjinale dhe në rast se ai në faqen tënde has diqka të kopjuar nga faqe tjera atëher ai do ta preceptoj faqen tënde si faqe me artikuj të kopjuar dhe do të futet në listen e tij të zezë.

Emrin e domenit përshtateni me përmbajtjen e faqes
Kohëve të fundit kam hasur faqe që përdorin emra të domenit kontrast me përmbajtjen e faqes. Ky është një gabim katastrofal sepse kështu humbni shumë, arsyen besoj e dini edhe vet.

Pasi keni krijuar faqen me këto këshilla tash ju mbetet të shkruani, ta mirmbani faqen dhe ta publikoni. Mos pritni që qysh në ditën e parë të keni 200-400 vizita unike sepse duhet goxha punë dhe gjithashtu mos u dëshpëroni nqs nuk merrni shumë vizita gjatë javëve të para sepse duhet kohë që njerzit të njoftohen për faqen tuaj.

Mirprisni kritikat, vërejtjet dhe sygjerimet gjithmonë
Në rast se prisni që të gjithë të ju thonë bravo, i paparë, gjeni atëher dijeni se keni gabuar hobin/profesionin sepse në botë ska asgjë perfekte. Gabimi më katastrofal do të ishte nqs nuk i mirprisni kritikat dhe i fyeni ata që ju japin vërejtje. Ndoshta mendoni se ju kan inat, përkundrazi me kyqjen e tyre në temë ata ju ndihmojn që të përmirësoheni dhe nqs ende mendoni se ata nuk jau dojn të mirën atëher nqs vërejtja është me vend ndreqe për inati të hasmit
icon_razz.gif

Mos u dëshpëroni, mos humbni vullnetin!
Edhe në rast se nuk ju dalin parashikimet në kohën e paraparë nuk dmth se keni dështuar, mos humbni vullnetin dhe vazhdoni sepse ju garantoj se do të shpërbleheni heret a vonë. Në këtë botë asgjë nuk vjen falas por duhet punë që të fitojm atë që dëshirojm.

Konkluzion

Shpresoj se ky artikull do të ju hyj në punë të gjithve dhe se këto këshilla janë me vend. Duke përsëritur atë që thashë më lartë se në këtë botë asgjë nuk është përfekte edhe ky artikull mund të ketë gabime apo lëshime dhe e mirpres cdo koment që do të ndihmonte në plotësimin e këtij artikulli.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.eshqiperia.com/blog/?p=354. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.eshqiperia.com/blog/?p=354

Top