Këshillë për hard disk të ri

a1

Primus registratum
Këshillë për hard disk të ri

Ne qofte se do blesh Hard drajv te ri merr parasysh keto faktore:

1.Madhesia e Hard drajverit.

Ne qofte se do akumulosh,ruash shume materiale,programe,dokumenta fotografi dhe sidomos filma do te duhet te mendosh per nje hard drajv 250 Gb.Ne qofte se do blesh hard drajv mbi 130 gb,atehere mbaje sistemin ne NTFS dhe jo FAT pasi windowsi ne sistem FAT nuk i njeh madhesite e hard drajverave mbi 130 mb dhe ta tregon madhesine e hard drajverit me te vogel.Ne qofte se e perdor shume DVD drajverin,atehere nuk ke nevoje per Hard drajv shume te madh pasi shume programe,dokumenta,muzike dhe video mund ti djegesh ne dvd.Ne kete rast nje Hard drajv 150 gb eshte i mjaftushem

2.Marka e Hard drajverit.

Kush eshte me e mira? Seagate eshte firm qe prodhon hard drajvera me cilesi.Ka faqe te veten me suport te mire teknik.I shoqeron produktet me CD ose flopy qe ka drajverat si dhe programe speciale si Harddrajv wizard,program qe kontrollon parametrat me kritike te hard drajverit dhe gjendjen fizike.Gjithashtu te faqja e vet ne internet ka suport te mire,skedare per shkarkim etj.Eshte firme shume e njohur,me cilesi ne prodhim.Mund te gjesh suport edhe nga perdorusat ne internet,pasi produktet e saj jane shume te njohura dhe te perhapura.Vete kam 2 hard drajvera Seagate,Nuk kam pas probleme.Kontrollo vetem temperaturen e hard drajverit.Opsion tjeter.Shiko per modele te firmes Western Digital

3.Hard drajver OEM apo I jashtem?

Cfare jane Hard drajverat OEM?
Hard drajverat OEM jane drajvera qe montohen brenda kompjuterit.
Hard drajvi i jashtem ose External jane hard drajve qe lidhen me kompjuter me kabell USB.Jane pjese hardware qe punojne jashte kompjuterit njelloj si skanerat dhe printerat.hard drajverat e jashtem jane gjithmone me te mire.jane me te lehte ne montim,nuk kane shume probleme nxehjeje,jane me te mbrojtur,me te sigurte,me portative,te manovrushem.Jane te pavarura nga windowsi.Nqs windowsi shkon per lesh,asgje nuk te humb ne hard drajverin e jashtem.I ke te gjitha aty.
Hard drajverat OEM kerkojne me shume pune,me shume mirembajtje ,organizim te skedareve,direktorive.Pervec skedareve qe ke ruajtur,ke edhe windowsin aty.Keshtu qe zgjedhjen e ben vete,cila te duket me e mire.Ne qofte se do zgjedhesh hard drajverat OEM,shiko dhe sigurohu qe jane prodhuar nga firma amerikane si Seagate ose Western Digital qe kane suport teknik te fuqishem.Ekziston edhe nje kategori hard drajverash OEM qe prodhohen ne AZI.Suporti teknik eshte me i paket.Garanci nuk kane.Nuk duhen blere ne qofte se jane prodhuar ne AZi dhe nuk kane emer,marke te njohur.

4.Hard drajv ATA apo SATA?

Hard drajverat ndahen ne 2 grupe te medha.ATA qe jane hard drajverat me te perhapur,me te njohur tradicionale.Nje figure http://images.cybertechhelp.com/images/powersm.jpg Te gjithe harddrajverat ATA,kur jane te montuar kane mbrapa nje kabell fasho te gjere 40 ose 80. Kurse Hard drajverat SATA ose serial ATA,ose SCSI perdorin jo kabell fasho,por kabell te ngushte te kuq,qe quhet SATA kabell.eshte kabell petashuq me gjeresi 1/4 e kabllit fasho te ATA hard drajverave.Nqs do besh zgjedhje kush eshte me i mire ATA apo Sata,atehere pa diskutim dhe asnje lloj dyshimi SATA hard drajverat jane me te mire.Jane teknologji e re.

Avantazhet e hardrajverava SATA:

1.Shpejtesia e transferimit te te dhenave nga madherbordi ne Hard drajverat SATA eshte 150mb/sekNe Hard drajverat tracionale ATA shpejtesite jane 100 ose 130 mb/sek
2.Hard drajverave SATA mund tua heqesh kabllin lidhes edhe kur kompjuteri eshte i ndezur dhe nuk shkakton difekt per madherbordin.
Ne rastin e hard drajverave ATA,nqs do heqesh kabllin fasho nga madherbordi,kur kompjuteri eshte i ndezur,mund te krijoje pasoja,prishjen e madherbordit.
3.SATA drajverat konsumojne me pak energji.
4.Ne Sata hard dajverat nuk ekziston konfigurimi i harddrajverit ne master apo skllav qe do te thote nuk ka xhampers.
5.Sata hard drajverat suportojne me mire lojrat dhe videot si dhe aplikacionet qe kerkojne shpejtesi pune.
6.Drajverat Raid/SCSI kontrolloret suportohen nga manifaktura e madherbordit.Kjo do te thote qe me blerjen e madherbordit,manifaktura e shoqeron madherbordin me CD me drajverat SCSI dhe Raid.Pervec kesaj ka edhe drajvera te windowsit.Kurse Hard drajverat ATA kane vetem suport drajverash nga windowsi dhe me pak nga manifaktura.
7.Madhesia e kashese(buffer size) per drajverat SATA eshte 8mb,10,12,16mb,varet nga modeli, kurse per drajverat ATA eshte 2 mb.
Disavantazhet e teknologjise SATA.

1.Si teknologji e re ka edhe nje procedure te re instalimi.Kerkon instalimin e drajverave RAID/SCSI nga disku i manifaktures,paralel me instalimin e windowsit
2.Pllakat e zeza,konektoret SATA ne madherbord jane me pak te mbrojtura,me delikate dhe ekziston rreziku i thyerjes se tyre aksidentalisht,kur punon brenda kompjuterit.Kurse folete IDE1 dhe IDE2
ne madherbord jane me te sigurta dhe te mbrojtura me mur plastik.Rreziku i demtimit eshte shume here me i vogel.
3.Teknologjia SATA nuk suportohet nga windowsi 98 dhe ME.
4.I pershtatet me shume sistemeve windows XPSP 1 dhe Win XPSP2

Ketu jane disa ilustrime qe mund te ndihmojne ne instalimin e Hard drajverit SATA.
1.SATA hard drajv
http://server3.pictiger.com/img/144967/picture-hosting/sata-hard-drajv-1.jpg
Sata hard drajverat kane tre konektore.Konektori i pare per rrymen,konektori i mesit perdoret per te futur kabllin e kuq SATA dhe konektori i trete eshte e rezervuar per perdorim vetem nga fabrika per qellime testimi dhe riparimi.Nuk duhet ngacmuar nga perdorusi.
2.kabllot Sata
http://server3.pictiger.com/img/144968/picture-hosting/kabllot-sata-2.jpg
3.Pershtatesi i rrymes per drajverat SATA
http://server3.pictiger.com/img/145110/picture-hosting/pershtatsi-rrymes-per-sata-hard-drajverat.php
Per te lidhur ushqyesin e rrymes me hard drajvin SATA perdoret nje pershtates si ne figuren me lart.Konektori i bardhe lidhet me ushqysin e rrymes dhe konektori i zi futet ne konektorin e pare te hard drajverit.
4.Konektori i rrymes ne hard drajv.

Nje pamje nga afer e lidhjes se konektorit te rrymes ne hard drajv.
http://server3.pictiger.com/img/145052/picture-hosting/konektori-rrymes-ne-hard-drajv.jpg Kablli i kuq SATA dhe pershtatsi i rrymes vijne se bashku me hard drajverin SATA kur e blen.

5.SATA konektoret ne madherbord,SATA 1 dhe SATA 2.

http://server3.pictiger.com/img/145264/picture-hosting/sata-konektoret-1-dhe-2-ne-motherboard.jpg Sic shifet edhe ne figuren me lart keto konektore jane te montuara ne madherbord si pllaka te vogla te zeza.Sherbejne per te lidhur kabllin e kuq me hard drajverin.Mund ti gjesh lehte ne madherbord,jane te vendosura prane konektoreve IDE si ne figuren me lart ose prane baterise.Keto pllaka nuk jane simetrike.Po ti shikosh nga afer kene formen e L-se,me kemben e L-se shume te shkurter.Gjithashtu edhe e cara ne konektorin e kabllit ka formen e L-se.Kjo do te thote qe kur te lidhesh kabllin me konektorin SATA ne madherbord,kablli futet ne nje krah.Duhet te korrenspondoje kemba e L-se ne kabell me kemben e L-se ne konektorin ne madherbord qe lidhja te behet korrekt.Pse jane dy konektore SATA ne madherbord?Kjo eshte bere per dy arsye:E para mund te perodresh 2 hard drajvera SATA dhe i lidh ato me madherbordin.E dyta mund te perdoresh per lidhje me SATA1 hardrajverin SATA.Ne konektorin e dyte ne madherbord mund te lidhesh ndonje DVD drajv hardware qe suporton SATA.Jo te gjitha tipet e madherbordeve kane konektore SATA,sidomos modelet e vjetra.Per te suportuar teknologjine e re SATA edhe per modelet e vjetra pa konektore SATA ne madherbord,jane ne qarkullim Kartat SATA.
6.KartaSATA.http://server3.pictiger.com/img/145477/picture-hosting/sata-card.jpg Kartat me te zakonshme i gjen me 4,ose5 konektore SATA identike.Ne qofte se do lidhesh vetem nje kabell,zgjedh nje konektor aty cilin te duash.Fut nje konektor te kabllit sata ne Karte dhe konektorin tjeter te kabllit e ngul ne hard drajv.
7.Nje pamje e lidhjes se kabllit me SATA karten.http://server3.pictiger.com/img/145582/picture-hosting/sata-kabell-ne-sata-kard.jpg Mund te mbahen ne kompjutera hard drajvera ATA dhe SATA bashke.Kjo do kerkoje nje ushqyes rryme(power supply)me te fuqishme.Vete manuali qe vjen se bashku me hard
drajverin te jep detaje dhe ilustrime te qarta per instalimin.Nuk besoj se do kesh probleme.

/pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

ladio

Primus registratum
Re: Këshillë për hard disk të ri

per mendimin tim hardisku me i mire eshte Western Digital. Seagate nuk eshte gje para tij.

cheers
 
Top