Kërcënohen me vdekje Kardashianët, ndërhyn FBI

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
29496a37b914f609d4153ba1011e4c74.jpg



Situata e krijuar ka bërë të ëmën e Kim Kardashin, të fuqizojë sistemin e sigurisë të vilës në Kalifornia.
Kërcënim me vdekje për Kardashianët. Kris Jennfer, sipas asaj që bën të ditur "RadarOnline", duhet të jetë shokuar nga letrat kërcënuese që i janë dërguar nga një i çmendur.

30a2aa5d05a4d2def6f99c3ed6499485.jpg


Kërcënime të vërteta për vdekje, që kanë bërë të ëmën e Kim Kardashin, të fuqizojë sistemin e sigurisë të vilës ku jeton në Kalifornia. Sikur të mos mjaftonte kaq, ajo duhet t'i ketë kërkuar ndihmë edhe FBI-së, që e ka informuar me detaje mbi letrat kërcënuese në adresë të vajzave, Kendall dhe Kylie.

285e4944f113e6f2cea7bb76f526fb8d.jpg


Gjithashtu, Kris ka punësuar edhe një truprojë personale. Për më tepër, Kim e Kanye kanë dashur disa herë të paguajnë për përforcimin e sistemit të alarmit, e jo vetëm sepse jetojnë në shtëpinë e prindërve të Kim, bashkë më vajzën North, por edhe sepse do të bënin gjithçka për ta shikuar Krisin sa më të qetë. Vërtet Kanye zihet shpesh me vjehrrën, mirëpo në fakt e do shumë dhe dëshiron ta mbrojë.

6a389c8e9adce4e2c9124d1aab6d2ee8.jpg


Nga ana e vet, FBI duhet të ketë ndaluar një grua të pikasur në dhomën e hotelit "Four Season" në Beverly Hills, si të dyshuar kryesore. Duket se ka qenë ajo, që i ka dërguar kërcënimet Kardashianëve. Gjithsesi mbeten të bëhen verifikimet e duhura.
 
Top