Ju rrefej Barak Obamen (kujtime nga Igli Tare, shkurt Tari)

Po na vje nji Vark me Vela

Thon se ka Monifaktur.

(populli)

A. Kananaj, L.Kola, A.Zaimi

Mbi çatinë e Shtëpisë së Bardhë në vend që binte shi, binte konjak me gjyma. Sytë e turbulluar të Obamës ishin tretur diku në lindje, aty ku po ndodhte e pabëra. Edhe një herë Shqipëria, ky vend i vogël por i plotë ia ktheu dorën superfuqive. Obamës i kujtohej si nëpër mjegull kënga e Bujar Qamilit, kushuririt të tij nga i ati, që i sillte arra dhe voj ullini, kur Obama ishte ende i vogël dhe vidhte kumlla te Baçja e Bushit. Kënga vargëzonte kështu: je e vogël, por e plotë, ty tkom dasht untash sa mot.

- You are little, but you are complete. For you Im looking for since ever psherëtiu Obama me sytë e tij të zinj gjysëm të perënduar në atë buzëmbrëmje kaq transatlantike.

Shqiptarët qenë një popull i çuditshëm. Ata ishin një përzierje e pellazgëve me tifozët kuqezinj, më saktë me sektorin e Durrësit të tifozëve kuqezinj. Ata dolën të parët nga traktati i Varshavës, luftuan kundër turkut dhe kundër venecianit me Skënderbeun në krye, u prishën me Kinën, dhe për më shumë se 30 vjet vazhduan të prisheshin vetëm. Në fillim ishte qejf, por nga fundi u bë pak e mërzitshme, prandaj ndryshuan sistem, dhe vendosën të riprisheshin me të huajt. Prishja e fundit ishte me vetë Amerikën e presidentit Obama. Jo rastësisht, shpikësi i Viagras ishte shqiptar mendoi me vete Obama

Gjithçka kishte filluar në Bavari. Ishin vitet e arta kur Bajerni i Mynihut furnizonte me futbollista Interin e Milanos, ndërsa në Shqipëri dieta përbëhej nga patatet e Kukësit dhe qepët e Korçës. Kryeministri mondan i Bajernit, Shtrausi, shoku i Rumeniges dhe baxhanaku i Jurgen Klinsmanit erdhi në Shqipëri për tu takuar me klubin e tifozave Gjermonë, seksioni Ali Dem. Shtrausi recitonte poezitë e Lasgush Poradecit, dhe Kristi Pinderit, të dy anëtarë të denjë të Ambasadës Pink Pogradecare. Siç dëshmonin kalimtarët e rastit, ndër të cilët Ramiz Alia, Shtrausi kishte ardhur në Shqipëri, kryesisht për të ngrënë mish qengji, dhe djathë Gjirokastre, si dhe për të gjetur një dentist të mirë që të rregullonte gojën, se e kishte si hale. Aty lindi për herë të parë përshtypja se të huajt nuk ia duan të mirën Shqipërisë.

Obama kish dërguar me DHL lekët për në qytetin N. Lekët i kish tërhequr një Luli, Luli, një çun për të cilin dikur kishte shkruar dhe Migjeni. Luli, dikur çorapegrisur dhe kokëulur, tani kishte gjetur rehat. Ishte bërë shok me gocën e bacës, dhe nuk e vriste më mendjen për fundin e pesmediçit. Natyrisht që lekët Obama i kishte dërguar për të ndërtuar degën e Kentucky Fried Chicken në qytetin N., e cila do të mbante emrin emblematik Gjykata Administrative. Sipas këshilltarit të tij të ngushtë, Gaqo Apostolit, ky biznes do ecte në Shqipëri, se do mblidhte gjithë 20% që vinin vërdallë. Gaqo këtë muhabet ia bëri Obamës ndërkohë që stërvitej se si të pinte absinthe me sheqer, që të hynte në trip që me gotën e parë, se ishte kohë krize.

Mirëpo lekët, siç thamë, i kishte Luli dhe kjo i shqetësoi pak socialistët që po drekonin me kryesocialistin Rama tek Hani i Dy Erionëve. Duke capëlyer një viç që sapo kishte therur Tom Doshi, ata vendosën të votojnë kundër hapjes së Gjykatës Amerikone.

Obama fillimisht tha e mo mirë, le ti mbajnë çunat lekët, ilaçe i bofshin. Mirëpo pas një letre ankuese me nota të forta proteste nga Aurel Plasari, që thoshte pak a shumë pse ça jena ne që të na falni juve lekë, myslimonë të qelbët?, Obama ndërroi mendje. E mo mirë tha ka të drejtë dhe ky Plasari, dhe i çoi sms Ramës ku i shkroi:

O Rrapi, kë trajton si jevg ti mor legen. Ose voto ligjin për Gjykatën Administrative, ose le të themi, nesër në orën 12:30, je i ftuar për gjah në Voskopojë. Merr dhe ndonjë shok me vete, që të mos mërzitesh. Le të themi, Damian Gjiknurin përshembull.

Mesazhi i Obamës nuk u lexua nga Rama, po nga Fuga, që është personi që mban celularin e Ramës dhe shpërndan urdhra lart e poshtë. Kështu që Rama nuk u shqetësua deri sa u shfaqën në horizontin e Pezës avionët e flotës ajrore amerikane, të udhëhequra nga Xhevdet Mustafa i maskuar si Albërie Hadërgjonaj, që të mos njihej. Këta avionë, sa për ti dhënë një mesazh më direkt Ramës, bombarduan Xhevdet Ferrin, si dhe ATSH-në, plus edhe urën e Mostarit dhe kalçeton e Agustin Kolës. Guçja doli dhe tha: Amerika ka nevojë për të përjashtuarit e vet. Margjinalizimi ynë është i ngjashëm me atë që Hitleri i bëri hebrejve. Kjo është pasojë e një historie shekullore e betejës klasore. Këtu merr fund dhe poezia, siç thotë Adorno. Ne jemi Homini Sacer modernë. Fytyra e trishtuar e Guçes nuk e preku aspak Obamën, që i çoi një sms tjetër Ramës:

Sa doli Milani kët javë mo? Dhe kaloje atë ligjin e gjykatës, se na çmene. Po pate mundësi, ma hiq kët Gaqo Apostolin, se më mbyti në Absinthe dhe me karaoke. Çoja Metës, ose ia japim Sarkozysë, vetëm hiqe prej meje.

E gjithë historia u transmetua live në mbrëmje, tek televizioni i Ylli Ndroqit. I ftuar në studio ishte Tan Prifti, ky dishepull i Guy Debord-it, që e përmbylli të tërën pas transmetimit të këngës së Ceca Raznatovic, Kukavica. Prifti tha: Qeshni pra, gjithçka është qesharake.

Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1463