Ju lutem më lejoni të prezantoj veten time

Albforumi

Primus registratum
Ju lutem më lejoni të prezantoj veten time

pp-30pcs1.jpg

30 monedha

Më shikoni e lini sytë se jam i riu shqiptar. Jam e ardhmja, përuluni, më nderoni, më masakroni, po vij. Oh po, jam shumë evropian, jam i majtë po më punon babi me një firmë private e ndonjëherë bëhem i djathtë, copë copë i kam duart, brohorit sa andej këtej se na thanë që do na japin fushë me lujt futboll.

Jam shumë i pavarur dhe shumë indipendent po këto kohët e fundit çoç varem pak se e pashë që s’ma varte njeri ashtu. Po jam shumë i zgjuar, jam diplomuar jashtë po këta s’më bëjnë kryeministër edhe pse une jam i zgjuar se kam mbaruar shkollën jashtë sa inat me vjen bam t’ja jap vetes s’më votojnë këta derra e unë jam edhe vegjetarian se ashtu më kane mësuar e respektoj natyrën Unë u thashë do vij në datë 27 ma bëni gati një karrige aty se unë jam shumë i zgjuar po këta s’marrin vesh edhe po ndonjëherë më marrin me vete çajme tunele çajmë male ndërtojmë hidrocentrale jam aq i ri sa nuk rri më ulur në kafene, rri në këmbë e u kënaqem se në mitingje është plot me të reja si puna ime po unë jam shumë i turpshëm e u them Ore jam i mirë unë. Do bëj revolucion unë, e shikon, kam veshur edhe bluze me atë meksikanin, Çenë edhe pse familja ime thotë Jo po ku marrin vesh ata. Pa pa pa erdha këtu unë dje pardje takova Çimin i thashë O Çimo do i lujmë fenë lal, revolucion do bëjmë, Mirë tha Çimi, e bëra kryeministër provizor të qeverisë provizore e dolëm në rrugë të gjithë bashkë pastaj shkuam në shtëpi veç e veç. Po Çimin do e heq nga puna se dje s’më dha cigare dreqi, unë i kisha mbaru, nga shoqëria kishin mbaruar fondet ngela thate…

Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook
facebook-icon.png

Posted in Lart & Poshtë, Po ishte për të kuq mër robo... Tagged: aktive, revolucion, rinia shqiptare, shqip
2463
2463
2463
2463
2463
b.gif

Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2463. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2463

Top