Ju lumtë, o “të bekuarit” e Perëndisë, që mendoni kaq thellë për fatin e këtij vendi

kastriot

Primus registratum
Ju lumtë, o “të bekuarit” e Perëndisë, që mendoni kaq thellë për fatin e këtij vendi

......Ju lumtë, o “të bekuarit” e Perëndisë, që mendoni kaq thellë për fatin e këtij vendi dhe kombi të mallkuar!

Z. Meta, tani më lejoni të shfaq disa nga shqetësimet e mia, për ca çështje me rëndësi për vendin tonë, të cilat shpresoj se do t’i merrnin në konsideratë.

I. – Kur të jepet rasti të takoheni me qirios Simitis, i thoni atij, që grekërit të mos gabojnë e të heqin ligjin e luftës të vitit 1940, që ata kanë me Shqipërinë “mike”, mbasi me një unifikim vullnetarë të dy shteteve dhe vendeve tona, ka rrëzik të ngrjenë krye mbeturinat e nacionalizmit shqiptar, që i kanë shpëtuar genocidit komunist dhe atëhere bëhet e domosdoshme ndërhyrja e armatosur greke, të cilën ata nuk mund ta bëjnë, po të mos kenë ligjin e luftës në fuqi.

II. – Qirios Simitis të bëjë çmos dhe të na dërgojë në Yzberisht të Tiranës, dy a tre batalione ushtarësh grekë, gjoja për të ruajtur spitalin ushtarak, si edhe më parë, sepse siç kemi dëgjuar të flitet, sigurisht që edhe SHISH-i i Fatos Klosit do t’ju ketë informuar juve se gjimnazistët huliganë të Tropojës, përgatiten të sulmojnë Tiranën, që të hakmerren sipas Kanunit, me ish-Kryeministrin Ilir Meta, mbasi ata i ka pas vrarë policia me urdhërin e tij, në një protesë paqësore, po të paligjshme, që bënin në qytetin e tyre.

Vetëm ushtarët palikarë grekë, që janë mësuar të derdhin gjak shqiptarësh, mund ta zbrapsin atë sulm. Unë kam besim të madh në trimërinë e ushtarëve grekë, sepse i kam parë me sytë e mi kur ata masakruan në vitet 1944-1945 popullsinë e çarmatosur shqiptare të Çamërisë tonë martire, për ta shkombëtarizuar atë. Ishte heroizmi i ushtarëve grekë trima ai që iu çau barkun me bajonetë grave shtatëzëna dhe jua nxirrnin fëmijën të gjallë jashtë dhe ua hidhnin përsipër.

Z. Meta, bëni si të bëni dhe i siguroni dy – tre batalionë ushtarëshn greke në Yzberisht se mund t’ju duhen për çdo hall, dëgjomëni mua!

III. – Për pronat e shqiptarëve çamër dhe të shqiptarëve të këtej kufirit që kemi në Greqi, nuk ia vlen të hapësh gojë fare!!! “U derdh vaji në sallatë”- thotë një proverb.

Një shumë modeste prej disa miliardë USD, s’ka gjë pse i hanë “vëllezërit” tanë grekë, me të cilët na lidh një dashuri e pavdekshme, si me “vëllezërit” jugosllavë të “bashkim vëllazërimit” të popullit shqiptar me ata sllavë. Pastaj nuk është aspak logjike, t’i kërkoni “vëllait” të madh grek, pronat e bashkëatdhetarëve, të cilët ju vet u keni grabitur pronat me ligjin leninist 7501 dhe nuk doni që nuk doni t’ua ktheni edhe pse ligji 41 i Kushtetutës tuaj uaq njeh këtë të drejtë.

Zotërinj qeveritarë, ju i dini mirë këto punë, por nuk u leverdis të kërkoni pronat e popullit të një krahine të tërë të masakruar, sepse dëmtohen interesat tuaja personale, për të cilat duhen sakrifikuar ato kombëtare.

IV. – Barbarizmi racist grek ndaj refugjatëve shqiptar në kufi, ti si ministër i jashtëm z. Meta, ke vepruar me mënçuri që nuk bëre ndonjë protestë, ku të bëje fajtore palën greke, ndërsa për refugjatët shqiptarë, që i vret policia greke rrugëve të qyteteve greke, bile edhe në mes të Ah-thinës, ditën me diell, për të kolauduar armët e tyre, ti bën sikur nuk di gjë fare, se po ngrite pak zërin, pse derdhet gjak fatkeqësh, vëllezërit grekë të shkarkojnë ty në vend dhe pastaj nuk ulesh dot më në karriken e ministrit dhe vendin tënd e zë menjëherë z. Paskal Milo.

Ç’është e vërteta, grekërit kanë të drejtë që të sillen keq me refugjatët shqiptarë, sepse ata edhe pse kanë ndërruar emrat, besimin fetar dhe mohuar kombësinë e tyre të shenjtë, hala pas kaq vitesh, nuk janë helenizuar dhe kristianizuar plotësisht të mallkuarit dhe përsëri i ha malli të kthehen në patridhën e tyre bukëshkelësit. Ti z. Meta, me zgjuarsi prej politikani i ke gjetur tani zot diplomacisë me grekërit, duke emëruar ambasador në Ah – thinë z. Bashkim Zeneli, i cili do t’i verë në vijë të gjitha punët e bashkëatdhetarëve në Greqi. Të lumtë, ke zgjedhur një lojtar të fortë si i ati i tij, kryesigurimsi i Durrësit Lilo Zeneli, i cili ka ngrënë kushedi sa kokë shqiptarësh.

Në përfundim të kapitullit të marrëveshjes pozitë-opozitë, do të thosha se s’ka më njeri me mend në kokë, që mund të mashtrohet prej jush, aventurierë politikë, me bllofe të këtilla. Ndonjë militant të partive motra, i cili mund të besojë akoma te marrëveshja pozitë-opozitë, shpejt do t’i bien pendët kur ju të kacafyteni përsëri, për pushtet dhe pasurim.............

marre nga "Rimekembja"

Kastriot
 
Top