Jim Belushi merr pasaportën shqiptare

Albforumi

Primus registratum
Jim Belushi merr pasaportën shqiptare

Jim-Belushi-300x225.jpg
Gjatë një ceremonie të organizuar në Hotel Sheraton në Tiranë, në një mbrëmje Gala, kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi i dorëzoi aktorit me famë botërore, Jim Belushit dekretin e shtetësisë dhe pasaportën e Republikës së Shqipërisë.
Një njeri kaq i madh sa Jim Belushi kurrë nuk mund të kërkojë vlerësim apo vetëvlerësim. Kështu që e vlerësuam ne. E vlerësoi i gjithë populli, miqtë e tij artistë dhe natyrisht që e nderojnë të gjithë spektatorët botërorë.</p>


Por për ne ishte një vlerësim tepër i veçantë, sepse gjithmonë kishim parë te Jim Belushi atë lloj emocioni kur thoshte: Unë jam shqiptar. Prandaj ne krenohemi me të, edhe sot pas një viti, ju jeni krenaria e kombit tonë, u shpreh në këtë ceremoni presidenti Topi.
Ndërsa z. Belushi, në fjalën e tij përshëndetëse dhe falënderuese tha se është shumë i lumtur që ndodhet në Tiranë.</p>


“Gjithmonë e them që unë jam shqiptar, por sot jam me të vërtetë shqiptar! Jam shumë i lumtur për këtë gjë! Sa herë që takohem me Presidentin e Republikës, ai gjithmonë më nderon me ndonjë dhuratë shumë të bukur nga ky vend i mrekullueshëm”, u shpreh me plotë emocione në këtë ceremoni të veçantë, aktori i madh Jim Belushi, i cili përveç pasaportës amerikane tashmë ka dhe pasaportën e shqiptare./RTK</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1570. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1570
 
Top