Jeta e Adolf Hitlerit

Albforumi

Primus registratum
Jeta e Adolf Hitlerit

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_1366(ppc_ad_block_count)

keyword = "mp3. muzika, lajme, informacione, kuriozitete, kosova, agjensi, host. muzika, falas, shkarko, shqip, gazeta, internet, kosova, shqiperia, udhet im, turizem, marketing, muzike,";
show_ads_id = 1366;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=200;
iframe_height=215;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showKeywordAds(metainfo);

setTimeout("showAdBlock_1366("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

adolfhitler.jpg
Adolf Hitler lindi më 20 prill 1889 në Braunau mbi Inn në Austri në afërsi të kufirit me gjermaninë; vdiq më 30 prill 1945 në Berlin, ka bërë vetvrasje.

Adolf Hitleri, biri i Alois Hitler e Klara Pölzl, lindi ne orën 18:30 të 20 Prillit 1889 ne fshatin e vogel austriak Braunau Am Inn, fare pranë kufirit gjerman. Linja familjare e të atit, dhe më vonë e vetë Adolf Hitlerit ka qenë pak a shumë e degjeneruar. Klara Pölzl ishte mbesa e xhaxhait të Aloisit ndërsa Adolf Hitleri 39 vjecar u martua me vajzën e gjysmë-motrës së tij nga martesa e parë e të atit. Kjo dinasti, që mëse një herë kalon tangent me incestin, së bashku me faktin që dy nga partneret e Hitlerit tentuan të vrisnin veten (njëra me sukses të plotë) , mund të ketë qenë burimi i mendimeve të pavërteta se kryenazisti ishte homoseksual.

Në maj të 1895, në moshën gjashtë vjeçare, Adolf Hitleri hyri ne klasë të parë në shkollën publike të fshatit Fischlam, pranë Linz-it, në Austri. Familja Hitler përbëhej nga shtatë pjestarë: Alois (i ati), Klara (e ëma), Aloisi i Ri the Angela, përkatësisht vëllai dhe motra e Adolfit nga martesa e parë e të atit (të dy më të mëdhenj se Adolfi) si dhe vëllai i vogël Edmund e motra e vogël Paula.

Alois Hitler, tashmë 58 vjeç në pension, ishte i ashpër me fëmijët. Adolfi i Ri u largua nga shtëpia në moshën 14 vjeçare pasi i erdhi në majë të hundës nga trajtimi i të atit, duke ia lënë stafetën Adolfit të vogël. Në këtë kohë familja Hitler u shpërngul në Lambach, qytezë kjo midis Lenzit e Salsburgut. Adolfi shkonte në shkollën katolike të manastirit afër shtëpisë, dhe ishte i kënaqur që ishin larguar nga ferma. Në 1898 familja u shpërngul përsëri në fshatin Leonding, pranë Linzit. Pak kohë më pas vëllai i vogël i Adolfit, Edmund, vdiq, ngjarje kjo që më shumë se këdo tjetër tronditi Adolf Hitlerin. Në vitin 1900 Aloisi e dërgoi të birin në nje shkollë të mesme teknike në Linz, me qëllim që t’i jepte profesionin e vet si punonjës social, kundra dëshirës së vetë Adolfit i cili donte te ndiqte studimet në një institut konservator, pëe t’iu pëergjigjur pretendimeve personale të ngritura nga njëfarë talenti për pikturë e arkitekturë që zotëronte. Ky konflikt do të mbyllej vetëm me vdekjen e Alois Hitler më 3 janar të 1903 nga një hemoragji akute mushkërish.

Ndonse vdekja e të atit e tronditi thellë, ajo i solli Adolfit edhe lirinë e plotë si kryefamiljar. Ai filloi ta linte pas dore shkollën e për rrjedhojë ngeli në matematikë e frëngjisht. Mësuesit e pershkruajtin si një fëmijë i keq që nuk mund të shtrohej. E vetmja lëndë që e tërhiqte Adolfin ishte historia. Teksa shfletonte përmes luftrave te Gjermanisë, ai shikonte kudo triumf e lavdi, ndjenja këto që rridhnin nga nacionalizmi i verbër që kishte mbirë tashmë në mendjen e tij.

/ WikiPedia / KosLAB /

Ky artikull eshte marre nga: http://koslab.blog.al/?p=13. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://koslab.blog.al/?p=13

Top