Jep doreheqjen deputeti - 17 pa rrezultate ...

Al-Punk

Still here
Jep doreheqjen deputeti - 17 pa rrezultate ...

Quote:

Deputeti Sabit Brokaj dorezon mandatin ne Kuvend. Ne seancen e sotme parlamentare ne 60 minuta diskutim te lire i dyti ne radhe eshte ngritur deputeti i LSI, Sabit Brokaj i cili ka mbajtur fjalimin e fundit si parlamentar.

"Ne 17 vjet nuk arritem asgje" ka thene ai mes te tjerash duke drejtuar falenderime per zonen qe e votoi per kaq vjet. Brokaj kerkoi menjehere nderprerjen e mandatit te tij si deputet duke shtuar se vendimi per kete eshte thjesht personal.

Gazeta Shekulli

Me duket interesante qe nje deputet me se fundi pranon humbjen (ne menyre idealiste) duke thene se ne 17 vjet nuk kemi bere asgje ...

DriniS

Ecejak
Re: Jep doreheqjen deputeti - 17 pa rrezultate ...

Mua me duket interesant fakti qe ne akoma mbajme kalapic kta qerosat e nastradinet e parlamentit qe me shume "po lodhen" duke punuar per zonat e tyre te elektoratit sesa per shtepite e tyre, buxhetin e tyre, celularet e tyre, makinat e tyre, bursat e femijeve te tyre etj.

Si PS dhe PD nje m.. qe te dyja, dhe kur flas per to, perfshij dhe ato partite e vogla! Vec pazare behen per postet shteterore. Kjo eshte politika, e konsideroj dicka normale per realitetin shqiptar.
Sa per doreheqjen e ketij 'xhaxhit', do isha kurioz nese do mund ta bente kete gje ndonje nga ata qe i jane afruar moshes se pensionit.

MLK

Primus registratum
Re: Jep doreheqjen deputeti - 17 pa rrezultate ...

Realiteti i parlamentit shqiptar eshte shume i hidhur per popullin. Parlamenti me deputetet eshte kthyer n nje cirk te vertete, ku opozita kritikon, shan çdo gje qe ben mazhoranca e deputetet e mazhorances votojne pas anje lloj kondicioni çdo "ligj" qe propozohet nga qeveria.
Normalisht, kuvendi eshte prezantues dhe nje organizem qe duhet te menaxhoje sa me mire interesat e popullit, problemi eshte se thuajse asgje nuk behet ne kete senc ne kuvend.
Xhesti i Brokaj eshte per tu pershendetur, dhe pse ndoshta ne moshe prag pensionit, duhet pershendetur pasi nuk eshte kollaj te heqesh dore nga privilegjet.

Al-Punk

Still here
Re: Jep doreheqjen deputeti - 17 pa rrezultate ...

Quote:

Shqipni tavolinash

Artan Lame
(4 Shkurt 08 / Gazeta Shqip)

HALLALL E PAÇ SABIT!

Më vijnë ndër mënt raste shtetarësh a burrash të politikës në botë që, kur kanë ndërruar jetë, e kanë lënë me shkrim që nuk duan t‘u vijnë në varrim gjithë lukunia e politikanëve gjoja kolegë që, edhe me vdekjen duan të përfitojnë e ta kthejnë në kapital. Ka qenë e është një formë proteste e përtejme, ndaj gjithë maskarallëkut të politikës dhe asaj ç‘ka nuk kanë honepsur dot në të gjallë. Sabiti e kapërceu edhe këtë limit. U tërhoq që në të gjallë, duke ja plasur në surrat gjithë politikës e duke i thënë se ka dështuar.

Them se e bëri për t‘u thënë se nuk duronte dot më mes asaj kënete. Them se e bëri edhe për t‘i dhënë një shtymë të rrëzuarit të këtij sistemi të qelbur e plot erë. Them se bëri edhe se kishte aq cipë në faqe sa t‘i skuqej sa herë i duhej të rrinte mes njerëzish e të mos i përgjigjej dot pyetjes "Pse s‘bëhet ky vend?" Nuk dua të shtie fall për arsyet e Sabitit, po zemra m‘i do edhe këto që thashë.

Mos nxitoni të më thoni se nuk është i vetmi, se ja të njëjtën ditë me Sabitin dha dorëheqjen edhe kryegjyqtari i Elbasanit. Pa dashur t‘i bie në qafë, nuk e mbaj dot pa thënë se, është për të ardhur turp që një kryegjykatës të japë dorëheqjen se i ka dalë llotaria për Amerikë. Pra, ky njeri, ndërsa drejtonte (mirë a keq se di) një goxha gjykatë, hidhte zaret për të ikur në Amerikë. Goxha përgjegjshmëri për detyrën, e goxha dinjitet, apo jo. Ja pra që nuk u krahasuaka dot me Sabitin.

Me tri fjali Sabiti përmblodhi njëzet vjet të politikës së këtij vendi, politikë e tredhur, që si ç‘do qenie e tredhur nuk prodhon asgjë dhe si ç‘do krijesë e tredhur veç trashet e dhjamoset në kurriz të të tjerëve.

Hallall e paç Sabit!

Dorela

Primus registratum
Re: Jep doreheqjen deputeti - 17 pa rrezultate ...

Hmmm e la karrjeren e tij si nje njeri me dinjitet gjoja,ca moshe kishte ky? pak para se te dal ne pencion.

MLK

Primus registratum
Re: Jep doreheqjen deputeti - 17 pa rrezultate ...

Ca moshe eshte kandidati republikan per president ne SHBA? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif

Top