JAVA E SHQIPERISE NE ITALI
Java Shqiptare ne Itali
Ditën e Shtunë, datë 22 Nëntor 2008, u cel "Java Shqiptare në Itali". Ajo eshte një veprimtari e Shoqatës Kulturore Italo-Shqiptare Vatra, e realizuar në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë së Tiranës në Torino, e cila do të shtrihet në disa lokalitete të Italisë së Veriut, ndër të cilat edhe kryeqendrat Milano dhe Torino.
Java u inaugurua me shfaqjen në Shqip, me nëntituj në Italisht, të filmit "Parrullat" të regjizorit Gjergj Xhuvani, në kinemanë "Silvio Pellico" të Bagnolo Piemontes. Mbi 200 miq dhe dashamirës italianë të artit Shqiptar morën pjesë në shfaqjen e inkuadruar në Festivalin Multietnik CineMigrante të organizuar nga Associazione I313.
Ajo do të vijojë të Martën, 25 Nëntor 2008, me mbrëmjen poetike "Migjeni - ky poet Europian", dedikuar poetit të madh Shqiptar në 70-vjetorin e vdekjes së tij. Veprimtaria, e ideuar dhe e kuruar nga prof. Claudio Canal, do të zhvillohet në qytetin e Torre Pellice-s, pranë Torinos, pikërisht aty ku mbylli sytë Migjeni 70 vjet më parë. Nën kujdesin e vecantë të Vatrës, në veprimtari do të marrin pjesë edhe mbesa e poetit, znj. Angjelina Ceka Luarasi, bashkëshorti i saj, zv. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Neritan Ceka, si edhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Milano, z. Spartak Topollaj.
Në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Milano, Vatra prezanton, të Enjten, datë 27 Nëntor 2008, në mjediset e Hotel Marriot në Milano, ekspozitën fotografike "Shqipëria Turistike 2008". Në ekspozitë do të prezantohen 45 fotografi të Shqipërisë të realizuara nga fotografë profesionistë Italjanë dhe të rinj shqiptarë, emigrantë të brezit të dytë, pjesëmarrës në projektin "Të Rinjtë e Rrugës Egnatia".
Një ekspozitë e ngjashme do të inaugurohet edhe në Torino, në mjediset e entit universitar Edisu Piemonte, gjatë festës së organizuar nga ky institucion në bashkëpunim me Shoqatën Vatra, të Premten 28 Nëntor 2008, me rastin e festave kombëtare. Veprimtaria, e titulluar "Një darkë në Shqipëri" do të shërbejë edhe për të nënvizuar rëndësinë e pranisë së qindra studentëve shqiptarë në Universitetet Piemonteze.
Java Shqiptare, e realizuar në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë së Tiranës në Torino do të mbyllet ditën e Djelë, datë 30 Nëntor 2008, me një veprimtari të madhe festive në qytetin e Torinos.
http://www.vatrashqiptare.com