Janullatosi ne Boston
Elegji per Nolin - Ose buzeqeshja e vrerosur e IMZOTIT
Kete te diele ne Boston per te gjithe shqiptaret dhe vecanerisht per ata te besimit te krishtere ka nje feste, nje kremtim, nje pershpirtje me emrin e te nderuarit Imzot Nolit. 100 vjetori i krijimit te katedrales se Shen Gjergjit nga shqiptari Theofan Stilian Noli.
Deshiroja te shkoja dhe me telefona fillova te interesohesha. Dhe zbulova se Janullatosi dora vete do te jete i pranishem. U zemerova. E lashe fare. C’pune ka Janullatosi me Nolin? C’pune kam une me Janullatosin? Pse duhet te ha dreke me te? Une kam pune me Nolin dhe per te mendova te shkoj fillimisht. Ta nderoj. Ti cmoj mesazhin qe na ka lene. Ate te pastertin shqiptar.
Noli vete do te pranonte qe ne pershpirtjen e tij te ishte Janullatosi?
Do t’ia jepte doren valle sikur te ishte gjalle?
Sipas fjaleve thuhet qe ceremonia do te filloje me nje meshe ne kete katedrale e me pas do te vazhdoj me nje dreke ne lokalin PIER4 njohur si restoranti i patriotit te shquar Anthony Athanas. Them sipas fjaleve sepse organizatoret, tipike si ne Shqiperi, kane mbajtur te fshehte cdo detaj mbi kete aktivitet. S ka nje program, s ka nje axhende te dites per te madhin Njeri NOL dhe krijesen e tij, katedralen e Shen Gjergjit. Konspiracion i madh, per shumen e vogel te 65 $ qe kerkonin per te ngrene dreke me Janullatosin.Perpos lekeve qe si besimtar do ti hidhja ne kishe, kur shporta e lekeve do te vinte verdalle neper bamires gjate meshes.
Ky eshte nje reagim qe me teper se sa fetar eshte i paster, shqiptar. Pyeta prape. Me siguruan se Janullatosi do te jete i pranishem. Me thane se shume vete kane anulluar prenotimet ne lokalin e te mirenjohurit Antoni Athanas. Ne kete lokal ku nuk ka guxuar me pare te shkele kemba e Janullatosit.Jo se nuk ka dashur, por nuk ka qene aspak i mirepritur nga shqiptari i madh Athanas. Nuk dua te jem pjese e asnje grupi, por mesa duket qenia e Janullatosit ne keto kremtime e paska krijuar tashme percarjen. Shume vete e kane marre vesh me vonese prezencen e tij. Organizatoret kane tre muaj qe e mbajne te fshehte dhe me se fundi pranojne me krenari se e kane ftuar ata Janullatosin grek ne kremtimet per panshqiptarin NOLI. S’kane asnje detyrim per ta bere kete, madje as ndervarje hierarkike mes katedrales se shqiptareve ne Boston dhe kishes autoqefale ne Shqiperi.
Jane thjesht motra...Apo Shemra???
Megjithate te dielen e kesaj jave ne Boston simboli fetar i festes zbehet, per ti lene vend Nolit Shqiptar, qe Janullatosi nuk e pranon si figure te kishes autoqefale shqiptare. Madje dhe portretin e tij e ka hequr nga muret. Ndoshta ka te drejte. Sepse Noli me shume se sa Imzot, ishte udheheqes, politikan, shkrimtar, opinionist, krijues etj, etj. E megjithate Janullatosi do te jete prezent ne Kishen e Shen Gjergjit. 100 vjet pasi Noli fitoi aq mundimshem panvaresine e nje kishe shqiptare drejtuesit aktuale te saj, ftojne grekun Janullatos. Perdhosje ??? Nuk e di. Por mua me kujtohet Odisea i lashte dhelper dhe krijimi i tij djallezor Kali i Trojes. Nje kale Troje modern, qe nuk pranon te beje pershpirtje fetare per viktimat came to genocidit grek, por e politizon qenien e vet duke meshiruar ceshtjen politike te Qipros Veriore. Nje kale Troje qe ka ngulur kembet e veta ne fshatin Kosine dhe zhvarros te vdekurit e lashte te hallexhinjve permetare dhe u ve emra luftetaresh greke qe kane mbrojtur te ashtuquajturin „Vorio Epir” ne luften e dyte boterore.
Me vjen keq qe si besimtar orthodoks nuk gjej fuqine, por as nuk deshiroj qe ti drejtohem Janullatosit me titujt qe ka, personalisht nuk e njoh si rregullator te marrdhenieve te mia me ZOTIN. Me vjen shumefish keq qe si shqiptar te pranoj ngjitjen me dhune te dy portreteve te kunderta deri ne perbuzje ndaj njera tjetres.
E imagjonoj Imzot Nolin, te kthehet permbys ne varr- tha nje bashkombese e nderuar kur do te merrte vesh se kush do te merrte pjese ne 100 vjetorin Nolian.
Por une te djelen, nuk do te jem as ne katedralen e shen Gjergjit e as ne lokalin e Anthoni Athanasit. Une do te shkoj te varri i Imzotit dhe do ti ve nj tufe me lule.
Fytyren e tij e kam parasysh tashme me vetulla te ngrysura, nje rrudhe me shume dhe nje nenqeshje te vrerosur ne cep te buzeve te lodhura. Veshtrimi i syve te tij pyet: ”Edhe kete ma bete???”
Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka....
Asgje me shume se ky varg i madherishem i Imzot Nolit nuk do ta pershkruante me mire gjendjen shpirterore te tij nese do te ishte gjalle e do te merrte pjese ne 100 vjetorin e themelimit te Katedrales se Shen Gjergjit ne Boston. Shenja qe fuqishem e kerkon Imzoti po vjen, vecse ne krahun e kundert...
Boston
6 mars 2008
Eldri Buli