BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Të posamartuarit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë duke kaluar muajin e tyre të mjaltit me gjashtë fëmijët e tyre në një jaht luksoz në Maltë.
Çifti i njohur në mënyrë të fshehtë u martua në Francë dhe ata tashmë po qëndrojnë në një jaht përderisa në të njëjtën kohë Angelina edhe po merret me angazhime tjera.

Sipas New York Post, jahti është jahti i katërt më i madh në botë dhe është i pari në botë për nga rekuizitat luksoze që ai i posedon.

Ky jaht ka dhoma të shumta që mjaftojnë për fëmijët e çiftit, teksa në të mund të jetojnë dhjetë njerëz, sepse ka katër dhoma të mëdha fjetjeje dhe është suite master për nga luksi.

Aktorja dhe regjisorja Angelina Jolie aktualisht po xhiron filmin e saj të ri “By The Sea” përgjatë brigjeve të Maltas bashkë me burrin e saj, Brad Pitt.

