Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

usastudent

Primus registratum
Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

Edhe pse kto ide dihen mjaft mire nga populli Shqiptar ato shpesh here mbulohen nga petku i zi i politikave duke u pasqyruar si perpjekje per te mbrojtur te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi.
Me ne fund doli krejt e zhveshur politika greqizuese pas incizimit te nje bisede te kreut te lobit grek ne Amerike,Geixh me pjestare te minoritetit grek ne Shqiperi.
Ja disa nga rekomandimet e tij per arritjen e greqizimit te Sarandes dhe Shqiperise se jugut ne pergjithesi:
<span style="font-weight: bold">1 Të hapen bankat greke që të stimulojnë në kredi deri në falje të kuadrove minoritarë

2 Të sigurohen vende pune ne ekonomi, gjykata, dogana, banka e tatime

3 Të krijohet opinioni se Saranda është krijuar nga grekët

4 Te krijohet përshtypja se minoritarët janë dëbuar nga Shqipëria

5 Intelektualët minoritarë të organizohen e të zgjedhin drejtuesit që t'u japin paga e shpërblime për festa

6 Të stimulohen minoritarët të blejnë toka nga shqiptarët
</span>

Cili eshte reagimi juaj dhe cfare mendoni rreth qendrimit qe duhet te mbaje qeveria jone ndaj ketyre propagandave te hapura antishqiptare?
 

Filistin

Primus registratum
Re: Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

Kjo nuk eshte e re dhe as qe vihet ne dyshim, qe greket gjate te pakten 150 - vjeteve te fundit bejne cfare te mundin per te greqizuar shqiperine. Une besoj se ne shqiptaret kemi arritur ti mundim ne perpjekjet e tyre. Aktualisht greket zoterojne me shume mjete financiare dhe politike. Me sa kam kuptuar une ne kemi pikat tona te forta, sic jane sherbimi informativ (e them pa frike se ka depertuar ne cdo qelize te veprimtarise greke antishqiptare)mbeshtetjen e lobeve te fuqishme ne amerike, dhe sigurisht bumin demografik ne ballkan (po i mbysim me fryme). Mos ma merrni si eufori, jam pjese e padiskutueshme e shqetesimit tuaj. Konkretisht, bizneset ne sarande zoterohen deri ne 70-75% nga camet, 20-25% nga shqiptaret ortodokse te zbritur nga malesite e Pilurit, dhe vetem 5-10% nga minoritaret. keshtu qe borine e Geixh nuk ka kush ta degjoje. Nderkohe, duhet stimuluar depertimi e kapitaleve amerikane ne shqiperi, sepse jo vetem qe dalin jashte kompeticionit bankat, kompanite dhe cdo lloj investimi grek, por kjo ne nje kohe te afert do beje qe shqiperia nga importues do behet eksportues ne greqi. Po ashtu, vetvetiu rritja ne numer dhe siperfaqe e faktorit shqiptar do e kaloje qendren rajonale te politikes, nga Athina e Beogradi ne Tirane. Europa nuk eshte e interesuar per ndryshime, dhe sigurisht shfaq shenja nervozizmi here pas here karshi politikes pro-amerikane te shtetit shqiptar, si dhe pro - amerikanizmit te popullit (kjo eshte unike ne bote qe shteti dhe populli eshte pro amerikan). Nderhyrja e faktorit amerikan ne ballkan e ndryshon kete balance ne favorin e shqiptareve ndaj Milloshevici e Micotaqis bertisnin per politiken ballkani i ballkanasve qe e perkthyer don te thote se merret greqia dhe Serbia me shqiptaret, se edhe Europa keshtu ka dash e keshtu don. Normalisht frytet e politikes sone gjate 50 - vjeteve te fundit do fillojne te duken dicka me larg se nga gjysma e ketij 10-vjecari te ri (konkretisht 2005-2008). Jo me kot investimet amerikane per koridorin 8 fillojne me 2007 &quot;pasi te zgjidhen problemet ne ballkan&quot; jane fjalet e tyre.
Per momentin eshte i rendesishem organizimi i shqiptareve kudo ne bote (por me baza ne Tirane) ne organizata te fuqishme nga ana financiare,dhe e potencialit intelektual duke u bere nje lob me ndikim te fuqishem.
Personalisht merakun me te madh e kam per ngritjen e nje sistemi arsimi shqip ne greqi per ata 600 mije shqiptare. Sistem qe te perfshije shkollat elementare deri ne univesitet. Po keshtu dicka e perafert mund te arrihet edhe ne USA. Une mendoj se keto jane arme te fuqishme per avancimin e ceshtjes shqiptare.
 

usastudent

Primus registratum
Re: Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

Kryeministri yne i&quot;dashur&quot; nuk e ka quajtur armik Geixhin duke argumentuar se ne jemi shtet demokratik dhe nuk duhet ta veme ujin ne zjarr per kshu lloj fjalesh.
Nuk arrij ta kuptoj se ku jane kufijte.Deri ne cfare pike do ti lejojme &quot;miqte&quot; te bejne propagande krejtesisht te hapur antishqiptare ne tokat tona.

Tosi u perpoq mjaft bukur te argumentonte se shpallja e Geixhit si person i padeshirueshem do te thoshte nje izolim i Shqiperise dhe per mendimin tim kjo eshte nje tjeter loje llogjike e politikave qe mundohen me cdo kusht te vene ne gjume shqiptaret.
 

disku

UNI
Re: Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

Para 6 muajsh kur Nik Geixh vizitoi Shqiperine ai u taku me te gjithe liederet e partive politike. Me cuditi fakti qeedhe Sali Ram Berisha i cili e kish deklaruar person non grata e priti si te ishte mik i Shqiperise.

E cuditshme eshte qe nje anetar i thjshte i Lobbyt grek apo senator cdreqin eshte te takoje personalitetet e politikes Shqipetare mbas gjithe asaj urrejtjeje kundra shqipetareve qe ka hedhur gjate aktivitetit te tij antishqipetar.

Leqe ne kot flasim kryeministri yne nuk kalon nje ligj ne parlament pa u konsumuar me homologet greke eshte si babai shpirteror i tij.
 

altinzaka

Primus registratum
Re: Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

shqiptare bojkotoni te gjitha prodhimet greke qe shiten ne shqiperi
thumbsup.gif
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

Kryeministri shqiptar, me fe Greke,grua te mbleseruar dhe te punuar nga greket,mik i ngushte i atij shovinistit greko-amerikan, jo vetem qe i del ne mbrojtje por akuzon Ismail Kadarene si mik te Geixhit.
Sigurisht qe Kadare e mohoi kete gje menjehere.

Ky mullar mishi i alkoholizuar,qe emrin ja thone Fotiadh Thanas Nano eshte triumfi me i madh,qe greket kane patur ndonjehere ne Shqiperi.


P.s.

Dr.Sali Berisha ka thene se:
Geixhin me ka ardhur tek selia e PD me ambasadorin amerikan,keshtu qe nuk kisha si te mos i prisja.


Kush e njeh politiken, e di shume mire se sa i lumtur do ishte Geixh dhe Nano, sikur Sala ti perplaste deren para hundeve stekes se bilardos,Xheifri Palles.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] ...me fe Greke... [/qb]
qe sot e tutje betohemi ( ashtu si i pelqen sales) qe kryeministrat do i zgjedhim vetem me fe arabe si enver hoxha apo vetem me fe katolike si ramiz alia apo vetem bajraktare (si ata arabe apo si enveri) si sala

Betohem


aman kur do i lini idiotesirat

Kujt i plasi se gaixhi paska nje plan per te rritur influencen greke ne shqiperi

Nuk jeni te lumtur qe e ka bere publik dhe mund te mbrohemi me mire??!!
Edhe une kam ne plan te krijoj e te marr pjese ne organizata qe tentojne te rrisin influencen shqipetare ne itali por askush nuk me ka cilesuar si ARMIK TE POPULLIT NE EMER TE POPULLIT &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Une them qe te fusim ne burg per AGJITACION PROPOGANDE kedo qe guzon te flase ndryshe nga ne dhe te kete interesa te hapura e publike ndryshe nga tonat (kush e di sa miliona skllever do te kishim keshtu &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; !!!!!)
Si thoni JU zoterinj te nderuar te elites
Ku ju con mushka more
Hedh budallai nje gur ne lume dhe te gjithe nxitojne te hidhen per te pare se cfare ngjyre ishte (ishte blu apo roze)

Mos mesoni politike nga ata qe e kane mesuar ne zyrat e ppsh kur ishin sekretare partie dhe kane parnuar gjithcka si aksiome (nuk dine se cfare do te thote shtet demokratik)
 

altinzaka

Primus registratum
Re: Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

o GENE ju jeni nje peme pa kokrra... :tipsy: ti llafe llafe llafe koti ke asgje me teper,te kane zene syte leshe,kur te kthehesh ne shqiperi shko bo nje xhiro nga jugu,nuk po e zgjase me se eshte e kote me u marre me ty...te uroj shendet
wave.gif
 

usastudent

Primus registratum
Re: Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb]
Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
Kujt i plasi se gaixhi paska nje plan per te rritur influencen greke ne shqiperi

Nuk jeni te lumtur qe e ka bere publik dhe mund te mbrohemi me mire??!!
Edhe une kam ne plan te krijoj e te marr pjese ne organizata qe tentojne te rrisin influencen shqipetare ne itali por askush nuk me ka cilesuar si ARMIK TE POPULLIT NE EMER TE POPULLIT &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Une them qe te fusim ne burg per AGJITACION PROPOGANDE kedo qe guzon te flase ndryshe nga ne dhe te kete interesa te hapura e publike ndryshe nga tonat (kush e di sa miliona skllever do te kishim keshtu &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; !!!!!)
Si thoni JU zoterinj te nderuar te elites
Ku ju con mushka more
Hedh budallai nje gur ne lume dhe te gjithe nxitojne te hidhen per te pare se cfare ngjyre ishte (ishte blu apo roze)

Mos mesoni politike nga ata qe e kane mesuar ne zyrat e ppsh kur ishin sekretare partie dhe kane parnuar gjithcka si aksiome (nuk dine se cfare do te thote shtet demokratik) [/qb]
Gene, e para punes nuk te ofendoi njeri kshuqe me me kujdes i cik se ska lezet.
Edhe ti si puna e kryeministrit tone kerkon ta mbulosh propaganden e geixhit duke e paraqitur si pjese te demokracise apo lirise se fjales. Do doja te dija se ku qendron kufiri i lirise se fjales dhe ku fillon e paligjshmja. Po behet fjaler per nje person qe kerkon te greqizoje=aneksoje=gllaberoje= jugun e vendit tone.
Ti me siper the qe eshte me mire per ne pasi tani i dime me mire qellimet e tyre.Pasi ke thene kete, behet komplet i pakuptueshem,e teper e cuditshme pjesa tjeter e mesazhit tend sepse qellimi i hapjes se kesaj teme ishte pikerisht informimi i forumit dhe natyrisht diskutimi.
Kshu pra Gene,jep nai mendim edhe leri mushkat!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

ke shume te drejte akus
te kerkoj falje sinqerisht, megjithese nuk e kisha aspak me ty por me acaroi fakti qe dikush futi ne mes fene dhe identifikoi ortodoksine si -fe greke duke futur ne nje thes te gjithe ate pjese te shqipetareve qe respektojne ate fe per hir te te pareve te tyre (se pergjithsisht jemi laike).

Te kerkoj edhe njehere falje dhe te siguroj se nuk ishte aspak qellimi im te te ofendoja.


Persa i perket temes

Ka dy rruge ky diskutim
Ose fillojne therrasin armiku armiku dhe kerkojme konflikt
Ose e mendojme mire perpara se te veprojme dhe analizojne mire interesint tone ne keto momente

Ne ketu nuk jemi aspak te perrgjegjeshem mbi ato qe shrtuajme e deklarojme ndersa nje kryeminister po
Qeveria ka pergjegjesi per rrugen drejt integrimit ne europe, ka pergjegjesi per mireqenien e emigranteve shqipetare, ka pergjegjesi per mbrojtjen e te gjithe shtetasve shqipetare me te gjithe mundesite qe ka.

Meqenese une nuk kam ndonje urrejtje per greket (urrejtje qe udheheq shume diskutime ketu) dhe nuk dua te paragjykoj punen e kryeministrit, deke vene ne &quot;kandar&quot; keto pergjegjesi te qeverise shqipetare, do te merrja te njejtin vendim me nanon
Une nuk e di se cfare interesash e shtyjne nanon te marre ate vendim por mendo se perputhen me interesat e shqiperise ne keto momente.

Shqiperia ka nevoje te forcohet shume me teper se sot qe te filloje te beje kerkesa mbi camerine me rezoluta parlamentare (qe nuk do te thote se ne menyre informale nuk duhet te perpiqet ne kete drejtim)

Ky eshte mendimi im
Por eshte mese i disktutueshem (nqs leme jashte fene e dallaveret)
 

usastudent

Primus registratum
Re: Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

Mendimi im eshte se qeveria duhet te pakten te thote se ceshtjen po e shqyrtojme dhe po e marrim seriozisht.
Ne mos gabohem , disa juriste ne Shqipri kishin deklaruar se veprimtaria e Geixhit ishte e paligjshme , pra ka shkelur ligjet tona. Nuk me duket e drejte indiferenca totale por as ndonje buje e madhe por ama duhet tu behet i qarte individeve si Geixh se cili do te jete qendrimi i shtetit Shqiptar kundrejt veprimtarive te tilla.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

Sigurisht qe keto veprim duhet te behen
Nuk e ve kurre ne diskutim faktin qe qeveria shqipetare DUHET te mbroje interesat e shqiperise (perfshi edhe ato te minoritareve persa kohe duan te jene shqipetare)

Nuk eshte thejsht ceshtje juristesh
Ne mund te bejme neser nje ligj ku thuhet se deklarata te tilla denohen dhe, juridikisht behet cdo veprim i ligjshem (edhe burgosja apo vrasja e kujdo)

Eshte ceshtje vendimmarrje politike
Ne duam te transmetojme nje imazh ne bote - QENDER STABILTETI ME VOKACION EUROPIAN

(besoj se jemi te gjithe dakort me rendesine e ketij imazhi)

Gaixh i duhet bere e qarte se shqiperia do te kundershtoje me te gjitha forcat (ketu eshte ceshtja - cilat forca do te perqendrojne ne kete dhe nga ti heqe) cdo tentative per &quot;greqizimin&quot; e shqiperise

Une mendoj se kjo nuk duhet te behet ne menyre publike pasi do te interpretohej si mobilizim i popullit nga qeveria.
Asgje nuk na ndalon te formojme nje shoqate qe vepron kunder tentativave te gaixh
Asgje nuk na ndalon (pervec rregullave te OBT) te bejme ligje qe parandalojne rritjen e influences ekonomike te greqise (qe e ndalojne ne menyre te terthorte dhe jo haptazi)

Politika eshte shpesh here nje DOUT DES
Ti mbeshtet anetaresimin tim ne nato dhe une te jap mundesine te shpalosesh ne fushte elektorale perpjekje e arritje ne arenen nderkombetare duke shtyre rezoluten per camerine (pune zgjedhjesh)
Ti mbeshtet anetaresimin tim ne BE (qe, ne fund te fundit, do te thote heqje e kufijve) dhe une e lejoj Gaixh te deklaroje (vetem te deklaroje aman - dhe jo te nxise urrejtje e ndonje lufte civile ne shqiperi) publikisht nje plan per greqizimin e jugut te shqiperise duke marre &quot;pike&quot; ne organizaten ku ai ben pjese (pune zgjedhjesh)

Problemi eshte perfindimisht RENDITJA E INTERESAVE KOMBETARE TE SHQIPETAREVE
1- kundershtimi i gaixh apo imazhi ne bote?
2- rezoluta per camerine(efekti real i te ciles eshte ...) apo prezenca e emigranteve dhe mbeshtetja e greqise ne BE dhe NATO?
3- Hakmarrja per krimet e serbeve ne kosove apo pavaresia perfundimtare e kosoves
4- ...
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

Kryeministri i grekeve ne Shqiperi,Fotiadh Thanas Nano, pas kthimit diten e diele nga USA ku takoi Geixhin dhe para ikies ne Itali te merkuren ku takoi mafiozin homolog, ne qendrimin tre ditor per vizite ne Shqiperi dhe urdheroi qe te mos votohej rezoluta per Camerine.

Sot parlameni i grekut Nano, e hodhi poshte kete rezolute.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Ja si do ta greqizojme shqiperine!!!

<span style="font-weight: bold">ish-ministri i Arsimit i viteve 1998-2002, tregon për “Shekullin” prapaskenat e protokollit të parë të bashkëpunimit kulturor mes dy shteteve</span>
Ruka: Në 1998 refuzuam greqishten në gjimnazet tona

Elda Spaho

Futja e greqishtes si një gjuhë fakultative nëpër shkollat e mesme të Shqipërisë është kërkuar nga fqinjët tanë shumë vite më parë, në 1998. Zyrtarisht. Në këtë vit, Shqipëria dhe Greqia nënshkruan për herë të parë protokollin “Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë”. Nga pala shqiptare, firmën e ka hedhur ish-ministri i Arsimit i atëhershëm, Et’hem Ruka. I pyetur nga “Shekulli”, Ruka, tani ministër i Mjedisit, dha dje fakte tronditëse për të kaluarën e protokollit të shumëpërfolur. Ai tregoi dje përplasjet e asokohshme mes grekëve dhe shqiptarëve, në emër të asaj marrëveshjeje zyrtare. Përplasje që shmangën përkohësisht, për pesë vjet me radhë, firmën zyrtare me anë të së cilës Shqipëria zotohej të lejonte greqishten si një nga gjuhët e huaja fakultative nëpër shkollat e mesme. Gjë që, një qeveri tjetër shqiptare, e bëri në 3 prill 2003.
***
Një protokoll i tillë bashkëpunimi, sipas Rukës, është kërkuar nga pala greke. Bisedimet në Athinë do të arrinin shpejt në një pikë të nxehtë. Në kuadrin e bashkëpunimit, pala greke propozoi një pikë ku kërkohej që gjuha e tyre të futej si një nga gjuhët e huaja fakultative në shkollat e mesme të Shqipërisë. “Ky propozim nuk na pëlqeu dhe nuk na u duk me vend, kështu që ne bëmë një kundërpropozim: do të binim dakord që të lejonim futjen e greqishtes nëpër gjimnazet e Shqipërisë, nëse edhe Greqia do të bënte të njëjtën gjë në shkollat e veta të mesme. Për këtë, të dyja palët do të përcaktonim një numër të njëjtë, le të themi X kilometrash brenda kufijve të secilit shtet, në sipërfaqen e së cilit do të zbatohej kjo marrëveshje reciproke. E bëmë këtë propozim jo në ajër, por duke u bazuar në një dokument, protokollin e Evropës për vendet ndërkufitare. Një pikë e së cilit parashikon marrëveshje të tilla mes fqinjësh”,-tha dje Ruka.
Për palën greke, kjo ishte e papritur. Sipas ministrit, ata e kundërshtuan fort këtë kundërpropozim të shqiptarëve. Meqë edhe këta të fundit nuk pranuan futjen e greqishtes si gjuhë fakultative në shkollat e mesme të Shqipërisë, propozimi i grekëve nuk u nënshkrua. Sipas Rukës, protokolli që u firmos në 1998, nuk e përmbante një pikë të tillë.
***
Sa për pikën tjetër, mbi të cilën është debatuar gjerë në media ditëve të fundit, atë që parashikon ngritjen e një komiteti të përbashkët ekspertësh për shqyrtimin e mënyrës se si është paraqitur historia mes dy shteteve nëpër tekstet shkollore si të Greqisë, ashtu edhe të Shqipërisë, Et’hem Ruka thotë se ajo bënte pjesë në protokollin e nënshkruar në 1998. “Pas firmosjes, ramë dakord që fillimisht secila palë të caktonte nga një profesor të njohur të historisë për të rishikuar tekstet e veta, duke rënë dakord se bëhej fjalë thjesht për shqyrtim faktesh dhe jo për ndryshim të së vërtetës historike. Dhe kështu bëmë. Pala greke caktoi një profesor, dhe ne po ashtu. Por tani nuk më kujtohet emri i tij. Profesori shqiptar i pa me kujdes tekstet tona, por ku arriti puna tek tragjedia e Çamërisë, pala greke nuk e pranonte këndvështrimin tonë”.
Përplasja për çështjen e Çamërinë, cilësuar nga historianët tanë si një spastrim i mirëfilltë etnik, madje si i pari i llojit të vet pas Luftës së Dytë Botërore, solli ngrirjen e procesit të shqyrtimit të teksteve. Grekët këmbëngulnin se i shihnin çamët si bashkëpunëtorë të nazizmit dhe fashizmit, kurse pala shqiptare, si viktima të një tragjedie.
Çështja e ngritjes së komitetit të përbashkët të ekspertëve, firmosur që në 1998, asnjëherë nuk pati ndonjë të re, sipas ministrit të atëhershëm të Arsimit. Sipas tij, për sa kohë që qëndroi në atë post (deri në vitin 2002), ekspertët e të dyja vendeve nuk u takuan kurrë.

Pak histori
Në 3 prill 2003, qeveria shqiptare firmosi në Athinë, bashkë me atë greke protokollin “Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë”. Në një nga pikat e këtij protokolli shkruhej se do të ngrihej një komitet i përbashkët ekspertësh i cili do të shqyrtonte mënyrën se si ishte trajtuar historia mes dy shteteve në tekstet shkollore
28 tetor 2004
Ministrja greke e Arsimit, Marjeta Janaku, jep një intervistë për stacionin televiziv grek NET. Ajo deklaron se sapo pala shqiptare të ishte gati, Athina do të dërgonte në Tiranë një grup ekspertësh “me qëllim që të heqin nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ka akoma ide për Shqipërinë e Madhe”, - ka thënë ajo.
30 tetor 2004
“Shekulli” boton fakte që vërtetojnë se mes dy shteteve ishte rënë dakord për ngritjen e një komiteti të tillë, por historianët, ata që kishin shkruar tekstet shqiptare, nuk dinin asgjë. Aq më pak dinin ata për anëtarët e grupit të ekspertëve që do të caktoheshin nga Ministria e Arsimit. Nga ana tjetër, historianët këmbëngulin se në tekstet e tyre nuk kishte asgjë që të helmonte marrëdhëniet shqiptaro-greke
1 nëntor 2004
“Shekulli” publikon edhe një pikë tjetër të protokollit, atë me numër 1.3.5, në kapitullin e dytë. Qeveria shqiptare kishte rënë dakord që të shqyrtonte mundësinë e futjes së greqishtes si një nga gjuhët e huaja fakultative në shkollat e mesme shqiptare. Nga ana tjetër, pala greke nuk kishte firmosur asnjë pikë ku të zotohej për të njëjtën gjë, pra që edhe ajo do të shqyrtonte mundësinë që shqipja të futej në gjimnazet greke si gjuhë fakultative.
Kanë thënë për protokollin:
Gazmend Shpuza
Historian, bashkautor tekstesh
“Nëse në të kaluarën, historia mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka qenë edhe aq miqësore, kjo nuk do të thotë se ajo duhet ndryshuar. Unë mendoj se i takon së ardhmes, marrëdhënieve që do të ndjekin tani dy vendet, që të ndreqin armiqësitë e së shkuarës. Por historia është histori, ajo nuk ndryshohet. Historia është një shkencë dhe e tillë duhet trajtuar. Nëse do të rishikohen librat, është e domosdoshme që më parë të zhvillohen debate të hapura shkencore me specialistë dhe historianë”
Myzafer Korkuti
Historian, bashkautor tekstesh
Unë mendoj se deklaratat për të rishikuar historinë “e cila me mënyrën se si është shkruar helmon marrëdhëniet mes dy palëve” , janë diçka e vjetëruar dhe kanë një kuptim të ngushtë politik. Unë nuk i njoh tekstet shkollore të Greqisë, por di që në këtë shtet botohen herë pas here studime krejtësisht ekstremiste. Njëri prej këtyre librave i titulluar “Epirus” u botua në vitin 2000 dhe aty hidheshin ide të pafalshme si ajo e Greqisë që shtrihej deri në lumin Shkumbin në Shqipëri.
Fatmira Rama
Historiane, bashkautore tekstesh
Me sa di unë dhe nga sa kam parë me sytë e mi, tekstet shqiptare të historisë janë nga më të ekuilibruarit në literaturën shkollore të Ballkanit, përfshi këtu edhe atë të Greqisë. Përkundrazi. Një student i imi, që tani mëson në këtë shtet, më tregonte një ditë se në tekstet e historisë, studiuesit grekë vazhdojnë të përfshijnë brenda kufirit të Greqisë shumë vise që janë zyrtarisht të Shqipëri. E pra, kjo vazhdon e u mësohet të vegjëlve grekë sot e kësaj dite dhe nëpër tekstet e tyre përmendet shpesh termi Vorioepir
Jorgo Bulo
Drejtor i Institutit të Gjuhësisë, historian i letërsisë
“Më duket se deklarata e ministres greke ka një prirje të caktuar sepse unë nuk di që në tekstet tona të ketë ndonjë gjë që të helmojë marrëdhëniet dypalëshe. Unë nuk jam për ndryshime të historisë të diktuara nga konjukturat politike. Nëse për disa periudha kohe të caktuara, historia e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka qenë shumë e mirë, kjo s’do të thotë gjë. E vërteta e historisë duhet të respektohet, edhe sikur ajo të jetë e hidhur.
Pëllumb Xhufi
Historian, ish-diplomat, politikan
Duke qenë edhe vetë bashkautor në disa tekste historie, mund të them me gojën plot se ato janë mbështetur në arritjet më të mira të shkencës historike, në radhë të parë jo shqiptare, përkundrazi në arritjet më të mira të shkencës ndërkombëtare, përfshirë atë greke. Do të kisha shumë rezerva përsa i përket teksteve të palës greke, posaçërisht atyre të historisë, për të cilat kam dijeni. Dyshoj shumë se janë trajtuar siç duhet.
Më duket jashtë kohës dhe jashtë kushteve konkrete që gjuha greke të futet në gjimnazet shqiptare. E para e punës nuk ekziston një traditë, nuk ka një realitet që ta kërkojë një gjë të tillë

04/11/2004
 
Top