Universal
AnonymouS
Apple tërhoqi një sërë lojërash nga App Store. Bëhet fjalë për lojëra ku shfaqet flamuri i Konfederatës. Simbolet e Konfederatës po debatohen në SHBA, pasi një burrë që vrau 9 persona me ngjyrë në Karolinën e Jugut, ishte fotografuar duke mbajtur këtë flamur.
Amazon, Wal-Mart dhe Sears kanë ndaluar shitjen e flamurit të Konfederatës. Kritikët thonë se ai është simbol i racizmit në shtetet jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Flamuri, një drejtkëndësh i kuq, i shënuar me një kryq blu me yje të bardhë ka qenë simbol pro skllavërimit në jug të vendit, gjatë Luftës Civile në SHBA.
“Apple ka hequr lojërat tona nga App Store, për shkak të përdorimit të flamurit të Konfederatës. Ne pranojmë vendimin e Apple dhe e kuptojmë se është një çështje e ndjeshme për kombin amerikan”, tha Game-Labs, krijuesi i "Ultimate General: Gettysburg".
Kompania thotë se lojërat e saj do të rishfaqen në App Store, pasi të jetë hequr flamuri. “Besojmë se të gjitha format historike të artit, librat, filmat, lojërat si këto tonat, ndihmojnë në mësimin dhe kuptimin e historisë, pavarësisht ngjarjeve që ndodhin”, shkruan Game Labs.
Top Channel