Ja ku e kane katandisur "Hajdutet" qeveritare shtetin

kastriot

Primus registratum
Ja ku e kane katandisur "Hajdutet" qeveritare shtetin

Raporti në Kuvend. Akuza kërkon ligje për të penguar forcimin ekonomik të kriminelëve

Sollaku: Krimi mundi shtetin
"Të fortët përfitojnë nga privatizimet"


--------------------------------------------------------------------------------

Erl Murati

TIRANE

Prokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku jep alarmin se pjesëtarë të organizatave shqip-tare të krimit të organizuar janë kthyer në një problem për Europën Perëndimore. "Ata kanë arritur të sfidojnë edhe organet përgjegjëse që i luftojnë ata në këto shtete", shprehet ai në raportin vjetor që do të lexojë më 3 mars para Parlamentit.

Sollaku pranon se në vendin tonë, trafikantët kanë arritur të sfidojnë vetë shtetin. Përgjimet telefonike, filmimet dhe përgjimet ambientale janë elementet e rinj që janë futur për hetimin e krimit të organizuar.

Mangësitë
Prokurori i përgjithshëm evidenton në raportin e tij një sërë problemesh që, sipas tij, nuk vijnë vetëm për faj të organit që ai drejton. "Korrupsioni nuk evidentohet në mënyrë reale sepse jo vetëm qytetarët nuk kallëzojnë zyrtarët që kërkojnë rryshfet, por edhe vetë zyrtarët hezitojnë të kallëzojnë çdo rast në polici apo prokurori", thuhet në informimin që Sollaku ka përgatitur për Kuvendin. Përsa i përket trafikut të makinave të vjedhura, Sollaku shprehet se vitin e kaluar janë regjistruar gjithsej 109 procedime penale. "Kjo gjendje nuk pasqyron gjendjen reale të këtij lloj kriminaliteti për shkak të masivizimit dhe vështirësisë për të individualizuar përgjegjësinë penale të poseduesve të automjeteve që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale", thotë prokurori i përgjithshëm.
Sollaku jep alarmin edhe për disa objekte shtetërore që, sipas tij, janë privatizuar nga "të fortët" me burime financimi të dyshimta. Ai shpreh çudinë se si ligji lejon ende ankande ku merr pjesë vetëm një person. "Nëse nuk do të ndërhyhet, fuqia ekonomike e organizatave kriminale jo vetëm që nuk do të dobësohet, por përkundrazi", shprehet Sollaku.

Kërkesa
Kryeprokurori sugjeron në raport që Shqipëria të iniciojë marrëveshje bilaterale për ekstradimin e personave që kryejnë akte terroriste apo trafikojnë qënie njerëzore dhe narkotikë. Sipas tij, vendi ynë e ka ratifikuar konventën kuadër me KE-në, por që të zbatohet ajo kërkon marrëveshje dypalëshe në kushte reciproke. "Kjo për të evituar rrezikun e diskriminimit të shtetasve tanë në proceset gjyqësore jashtë Shqipërisë. Ju garantoj se shumë shtete të tjera, për shkak të interesave të tyre, do të hezitojnë të nënshkruajnë me ne këtë marrëveshje", shprehet Sollaku.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ja ku e kane katandisur "Hajdutet" qeveritare shtetin

Policia liron pas nëntë orësh 23-vjeçarin Lulzim Haka . Nuk u kishte kthyer paratë e drogës

Peng për 100 mijë dollarë
Rrëmbehet në mesnatë pranë shtëpisë së tij


--------------------------------------------------------------------------------

Dashamir Biçaku

TIRANE

Nëntë orë peng për 100 mijë dollarë. Ngjarja e bujshme ndodhi rreth orës 00:30 të dy netëve më parë në fshatin Luz i Vogël të Kavajës, kur një grup i përbërë nga tre persona morën peng në banesën e tij, Lulzim Hakën, 23 vjeç.

Burime të sigurta nga Drejtoria e Tiranës, thanë dje se ngjarja ka të bëjë me hesape të pambylluara të trafikut të drogës në Itali mes palëve. Personi i rrëmbyer, është vëllai i Krenar Hakës 27 vjeç, personi që dyshohet të mos ketë shlyer një këst parashë autorëve të pengmarrjes. Pas rrëmbimit, pengu është mbajtur në një banesë, e cila ende nuk është identifikuar për vendodhjen e saktë të saj. Policia dyshon për një shtëpi në një nga lagjet e Durrësit. Në shkëmbim të lirisë së tij, autorët i krimit kanë kërkuar shumën e 100 mijë dollarëve. Prindërit e të rrëmbyerit denoncuan marrjen peng të të të afërmit të tyre, kur ende nuk kishte gdhirë dita e djeshme. Një grup personash, të mbërritën në banesën e tyre në fshatin Luz, morën 23s vjeçarin, me një makinë, i cili nuk u kthye më pas. Rreth një orë ata pritën kthimin e djalit të tyre. Rreth dy orë më vonë, ata denoncuan në komisariat zhdukjen nga e Lulëzimit nga shtëpia. Nëntë orë pas rrëmbimit, 23- vjeçari Lulëzim Haka, u la i lirë nga personat, në afërsi të Plepave në plazhin e Durrësit, në rrethana ende të panjohura për policinë.

Rrëmbimi
Pak pasi kishte kaluar mesnata, në banesën e familjes Haka, në fshatin Luz i Vogël, mbërrijnë pesë persona me një makinë "Benz". Pasi komunikojnë me Lulëzimin dhe familjarët e tij, rrëmbyesit mundën ta shkëpusin për një "bisedë" 23- vjeçarin prej njerëzve të tjerë. "Flasim më mirë në makinë se është ftohtë jashtë", mësohet t'i kenë thënë Lulëzimit personat, pak çaste më vonë. Pak sekonda pasi Haka është futur në automjet, makina me targë të Durrësit, është larguar me shpejtësi nga banesa e viktimës, në drejtim të paditur. Gjithsesi, policia mendon se autorët e kësaj vepre kanë qëndruar në Durrës. Për nëntë orë me radhë, Lulzim Hakës i është ushtruar presion nga njerëzit, të cilët mësohet të kenë qenë të armatosur. "Duam 100 mijë dollarë, në këmbim të lirisë tënde", mësohet t'i kenë komunikuar rrëmbyesit pengut të tyre. Presionet e autorëve kanë zgjatur deri rreth orës 07:30 të mëngjesit të djeshëm. Ndërkohë që uniformat blu kishin marrë informacion për ngjarjen e ndodhur, rreth orës 02:30 të mëngjesit. Të afërmit 23-vjeçarit Haka kanë dhënë të gjitha deklarimet e tyre dhe detajet e zhdukjes së Lulëzimit. Hetimet paraprake të policisë kanë nxjerrë se autorët duhej të merrnin një borxh të vjetër nga pengu i tyre.

Lirimi i pengut
Pas marrjes së deklarimeve të personave të familjes, policia kriminale ka mundur të ngushtojë rrethin e të përfshirë në këtë histori. Mbi bazën e rrëfimeve të pjesëtarëve të familjes dhe e të afërmëve, bëri që policia të ngrinte dyshimet e saj, mbi personat e mudshëm. Disa grupe të gatshme të policisë së Kavajës kryen kontrolle në një sërë banesash, në qytetin e Kavajës, Durrësit dhe në disa pika të dyshuara përgjatë plazhit. Kontrollet e policisë vazhduan për shumë orë me radhë. Rreth orës 09:30 të mëngjesit 23- vjeçari i marrë peng u la i lirë në afërsi të plazhit të Plepave në Durrës. Nga deklarimet e para të tij, policia mësohet se ka arritur të identifikojë pesë rrëmbyesit, por megjithatë deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ata ende nuk ishin prangosur.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ja ku e kane katandisur "Hajdutet" qeveritare shtetin

FMN na dimëroi ditën e verës
Çfarë duhet të kishte në vëmendje një raport i tillë


--------------------------------------------------------------------------------

Ekonomikus

Një raport i publikuar në faqen e internetit të FMN, jep alarmin mbi shkallën e ekonomisë joformale në Shqipëri dhe rrethin vicioz në të cilin është përfshirë ekonomia shqiptare. Një raport i tillë sigurisht që të sjell dimrin edhe në ditën e verës. Rrethi vicioz i FMN niset nga sektori i gjerë i ekonomisë joformale shqiptare i cili shkakton vështirësi në mbledhjen e taksave dhe për pasojë i mban të ardhurat tatimore në nivele të ulëta. Me të ardhura të ulëta kryhen më pak shpenzime dhe për pasojë ofrohen shërbime publike jocilësore dhe qeverisje joefikase. Si rezultat, qeverisja joefikase ndihmon në ekzistencën e një sektori joformal të konsiderueshëm.

E rëndësishme është që përtej konstatimit të rrethit vicioz të gjejmë vendin ku duhet të ushtrojmë presion që ky zinxhir rrethor të këputet. Ka dy mundësi:

Ose të operohet në krahun e grumbullimit të të ardhurave për buxhetin, të cilat do të rrisin shpenzimet dhe do të ofrojnë shërbime më të mira publike e qeverisje më eficiente;

Ose të operohet me përmirësimin e drejtpërdrejtë të shërbmit publik dhe të qeverisjes, të cilat do të ndihmojnë në shtimin e të ardhurave.

Nëse do të duam të shtojmë të ardhurat e grumbulluara kjo do të vinte me rritje të niveleve të taksave e detyrimeve doganore si dhe me shtimin e bazës së tatim-paguesve. Ndjekja e kësaj rruge do të sillte më shumë dëme se përfitime. Rritja e nivelit të detyrimeve tatimore-doganore do të sillte për momentin të ardhura më të larta për buxhetin e shtetit, por në periudhë më afatgjatë do të zhvendoste tatim-paguesit nga ekonomia formale tek ajo joformale. Në dorë të bizneseve private do të liheshin më pak të ardhura, të cilat çojnë në më pak konsum e investime. Rezultati do të ishte tkurrje e aktivitetit ekonomik. Përveç kësaj, Shqipëria aktualisht ka tarifa detyrimesh të përafërta me vendet e rajonit. Rritja e tyre do të largonte edhe më shumë investimet, duke ulur konkurrueshmërinë e tregut shqiptar. Në fakt, e tillë ka qenë politika e zbatuar në Shqipëri. Rritje e vazhdueshme e detyrimeve tatimore e doganore dhe fshirja e lehtësive fiskale. Këto masa janë zbatuar nën parrullën "e rritjes së të ardhurave për buxhetin dhe respektimit të objektivave fiskalë" dhe është njëri ndër shkaqet që ka zhvendosur mjaft biznese në ekonominë joformale. Kjo ka ndodhur sepse rritja e detyrimeve ndaj shtetit nuk është shoqëruar me përmirësim të cilësisë së shërbimit të shtetit ndaj qytetarëve të vet. Në politikat ekonomike dhe marrëveshjet e nënshkruara me FMN, pesha ka anuar gjithmonë tek mbledhja e të ardhurave, jo tek përmirësimi i qeverisjes. Ky problem i mbarsur prej vitesh, jo i krijuar në vitin 2002, e ka zbehur rolin që mund të ketë në këtë moment ndjekja e rrugës së parë.

Mjafton një shembull i thjeshtë që të kuptojmë këtë skemë. Shqipëria vuan për drita. Drita nuk ka edhe kur bie shi apo dëborë, pra kur nuk mungojnë burimet e prodhimit të energjisë elektrike. Arsyeja që jepet është çmimi i ulët, nën kosto dhe humbjet në rrjet (lexo vjedhjet). Parrullat janë hedhur: "Paguani që të keni drita" dhe "Çmimi i energjisë do të rritet që të kemi drita". Është rritur disa herë çmimi i energjisë dhe cili ka qenë përmirësimi i vërejtur në shërbimin e furnizimit me energji elektrike? Asnjë përmirësim. Energjia vazhdon të ndërpritet; ndërprerjet janë të zgjatura dhe pa orare të deklaruara më parë; pagesat për energjinë kanë një burokraci të tmerrshme dhe për më tepër, nëse do të vihet një aparat matës i energjisë në shtëpi, pra nëse do të jesh një konsumator i rregullt, duhet llogaritur humbje kohe e jashtëzakonshme për të bredhur zyrave të KESH-it. Konkluzioni është: paguaj shtrenjtë por cilësia e mallit dhe e shërbimit mbetet po ajo, madje mund të keqësohet në disa raste. Ky raport i zhbalancuar midis detyrimeve dhe të drejtave ndaj shtetit favorizon lulëzimin e ekonomisë joformale. Përveç kësaj, zbeh besimin ndaj organeve shtetërore dhe institucioneve, duke ulur eficiencën e çdo mase që merret në drejtim të rritjes së të ardhurave.

Kështu, Shqipërisë i ka mbetur të ndjekë rrugën e dytë. Rruga e dytë do të thotë: përgjegjshmëri e institucioneve për gjithçka bëjnë; rritje e transparencës së veprimtarisë së tyre; rritje e cilësisë së shërbimit të tyre ndaj qytetarëve; krijim i klimës së përshtatshme për të zhvilluar biznes; krijim i mjedisit të qëndrueshëm dhe në fund fare rritje e besimit të qytetarëve ndaj shtetit. Vetëm duke dhënë sinjale inkurajuese do të sigurohet çarja e këtij rrethi vicioz. Rastet e thjeshta në praktikë e tregojnë më së miri këtë. Në fillim të muajit dhjetor të vitit 2002 doganat rritën çmimet e referencës duke shkaktuar pështjellim tek importuesit, bllokim të mauneve në pikat kufitare, rritje çmimesh dhe zhurmë në media. Më pas doli njoftimi se u pezullua ky vendim por nën zë thuhej që nuk ishte pezulluar. Një "sjellje" e tillë për një shtet është e pafalshme. Asgjë nuk e pengonte autoritetin doganor të shpallte disa muaj më parë synimin për të rritur çmimet e referencës. Kjo do t'i linte kohë importuesve të bënin llogaritjet e tyre. Asgjë nuk e pengonte drejtorinë e doganave të shpallte publikisht se cilat çmime rriten dhe sa rriten. Kjo do të shmangte çdo lloj konfuzioni me çmimet e tjera në treg. Meqenëse këto nuk ndodhën, atëherë reagimi ishte ose duke u përpjekur të kalohej malli kontrabandë ose duke rritur jashtë logjikës çmimet në tregun e vendit në ditë të caktuara duke u shpëtuar edhe detyrimeve tatimore. Në këtë mënyrë u nxit ekonomia joformale.

Raporti i FMN tregon që eficienca në grumbullimin e tatimeve në Shqipëri është më e ulët se në vendet e rajonit, që do të thotë se shqiptarët nuk paguajnë ose institucionet shtetërore nuk mbledhin. Në fakt shqiptarët paguajnë. Por ata paguajnë një taksë tjetër, atë të korrupsionit dhe ryshfetit, që shkon në xhepa shtetarësh. Kështu, në Shqipëri është krijuar një administratë joformale që ka interes të ekzistojë ekonomia jorformale. Sado të përkryera të jenë politikat ekonomike dhe ligjet, ato janë të destinuara të dështojnë kur aplikohen për shkak të ekzistencës së kësaj administrate joformale. Prandaj hapi i parë për të dalë nga rrethi vicioz është përmirësimi i qeverisjes dhe sidomos ulja e shkallës së korrupsionit. Këtu krijohet një tjetër rreth vicioz. Të korruptuarit janë pjesë e administratës, madje pjesë që zë poste të rëndësishme. Kjo pjesë nuk mund të përkrahë asnjë lloj përpjekje për të luftuar korrupsionin. Çfarë mendësie zhgënjyese që na paraqiti gjatë një emisioni televiziv pak ditë më parë një zëvendësministër! Konkluzioni i këtij shtetari ishte se përderisa nuk ka të dënuar për korrupsion, atëherë dhe korrupsioni në Shqipëri nuk është aq i madh sa ç'flitet dhe raportet e institucioneve ndërkombëtare bazohen në fjalë të thëna lart e poshtë e jo në statistika. Që nuk ka të dënuar për korrupsionin, kjo është shenjë e korruptimit. Me këtë logjikë mund ta shpallim Shiqpërinë si vendin e parë në botë pa krime thjesht duke mos dënuar askënd.

Ndërsa në planin ndërkombëtar, ose më mirë të themi, të reagimeve të institucioneve ndërkombëtare, duket se ka një mungesë konsistence në marrëdhëniet me Shqipërinë. Raporti alarmant të cilit iu referuam vjen nga FMN. Problemet që trajton raporti janë probleme të krijuara prej vitesh. Megjithatë, jo më larg se një vit më parë, përfaqësuesi i FMN në Shqipëri, z. Treichel trumbetonte në konferenca shtypi sukseset e qeverisë shqiptare. Në kundërshtim me etikën e një përfaqësuesi diplomatik, ai mori rolin e ministrave shqiptarë që propagandonin arritjet madhështore. Sigurisht që një sfond i tillë çon në konfuzion këdo. Një këshilltar i mirë nuk punon me metodën "t'i them kritikat se u mbush kupa".

Pra, alarmi nuk qëndron tek raporti, por tek paaftësia për të këputur zinxhirin e rrethit vicioz. Ky rreth do të na përfshijë edhe për disa vite. Dhëntë Zoti të mos kthehet në darë shtrënguese.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ja ku e kane katandisur "Hajdutet" qeveritare shtetin

Priebe: Luftoni krimin ose ndërpresim ndihmën



Përfaqësuesit e Bashkimit Europian kërcë-nuan dje qeverinë shqiptare me ndërprerjen e ndihmave nëse nuk intensifikohet lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Krimi i organizuar dhe trafiqet po ju pengojnë në rrugën tuaj të integrimit europian". Kështu deklaroi dje përfaqësuesi i BE-së, Reinhardt Priebe në takimin e grupit të pestë konsulativ mes Shqipërisë dhe BE-së. Ai u shpreh se në samitin e qershorit që do të mbahet në Selanik, qeveria shqiptare duhet të tregojë se ka kryer hapa konkrete në luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe trafiqeve. Grupi i negociatorëve të qeverisë i raportoi dje grupit të BE-së për luftën që po kryen ekzekutivi ndaj fenomeneve negative që shqetësojnë vendin. "Vëmendje maksimale i është kushtuar krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve në vend dhe në rajon, nëpërmjet ngritjes dhe përsosjes së strukturave të përshtatshme të policisë", u shpreh ministri i Integrimit, Sokol Nako. Në takimin e grupit konsultativ u diskutua edhe për menaxhimin e kufijve, kontrollin dhe forcimin e strukturave në pikat kufitare, luftën ndaj krimit ekonomik, forci-min e strukturave të policisë dhe doganave dhe parandalimin e lëvizjeve të pakontrolluara në kufi.

Grupi konsultativ i BE-së u bisedoi dje në një takim të veçantë me kryeministrin Fatos Nano. Kreu i qeverisë konfirmoi angazhimin për të ecur në rrugën e reformave. "Një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar luftës për parandalimin e aktiviteteve kriminale, trafikimit dhe tranzitimit të drogës e qenieve njerëzore", tha Nano. Ai shtoi se drejtësia dhe rendi janë dy pika kyçe të politikës së qeverisë të cilat do të vazhdojnë të mbeten prioritare. Nga ana e tij, Priebe vlerësoi hapat e deritanishme në thellimin e reformave.

Gjatë ditës së djeshme Priebe zhvilloi konsultime intensive me grupin negociator të qeverisë shqiptare në kuadër të negociatave për marrëveshjen e stabilizim-asociimit me Bashkimin Europian.
 

Profeti Drejt

Primus registratum
Re: Ja ku e kane katandisur "Hajdutet" qeveritare shtetin

<span style="font-style: italic">per çfaredolloj ankese kundrejt nje moderatori eshte hapur nje teme apostafat, mund te postoni atje</span>
<span style="font-weight: bold">faleminderit</span>
rolleyes.gif
 

Profeti Drejt

Primus registratum
Re: Ja ku e kane katandisur "Hajdutet" qeveritare shtetin

Siç pata shkruajtur dhe me pare, banda &quot;Mafjoze&quot; e &quot;AlbForumit&quot; perjashtoje nga forumi DAJAKUN per motive &quot;rrugaçerie&quot; qe ju te nderuar lexues mund ti vertetoni pa merak ne shkrimet e tije, por fakti eshte sepse ai u kundervu tentatives se ketyre bandave qe kerkoje te dominojne e &quot;mirekomtrrollojne&quot; intelligjencen shqiptare, e pastaje njehere tamposur goje, te arrijne kollaj pa asnje opozite qellimin e tyre politik, qe tani per tani na e kane shpallur &quot;kombetare te paster alla shqiptare&quot;.

Puna nuk eshte te mbrojme DAJAKUN, puna eshte te parandalojme qe nje grup banditesh te organizuar ne KLANE ideo-politik, te kontrollojne intelligjencen kombtare, sepse po ndolli dhe kjo, pas kolianizimit tashme te perfunduar grek te ekonomis dhe asj sllave te politikes, shqiptarizmit i ngelet vetem ceremonia e fundit mortore.

Rreziku eshte kaq eminet sa tashme agjenturat franco, serbo, greke kane 90% te mediave shqiptare te sotme, qe jane kthyer ne satelite artificial te planetit te orthodoksise sllavo-greke.

Arritja e kesaj detyre tanime kryet nga klane karrjerristesh ekstremistesh te paskrupull, qe jane gati te shesin çdo gje, si Gramoz Pashko e kunati i tije Genc Rruli, shqiptare per pese leke vetem e vetem te fitojne nje karrjere ku t'i permendet emri si mendimtare te shquar shqiptare te mijevjeçarit te ri.

Keta karjerist, te mbeshtetur ne fillim nga turma inerte enorme injorantesh lehte te manovrushem , te perzgjedur me shume kujdes prej tyre, pasi arrijne nivelin e pare te kalase, fillojne nje lufte te ashper me kedo qe tenton te arrije ne nivelin e tyre, duke i prere kokat, pastaj midis tyre vete, fillon nje lufte e ashper brrylash per te eleminuar pretendentet per nivelin pasues me te larte te kalase &quot;Karrjera&quot;, deri sa vjene barazimi i forcave dhe klanet kundershtare detyrohen te ndajne postet e privilegjet. Pastaj fillon servilosja e gudulisjet ndaj zaptusve te nivelit preçedent deri ne e leminimin e tyre fizik, e çdo gje perseritet rishtaz.

Dihet se eshte me e lehte te ndashe nje atom se te ndashe e heqesh nga mendja e nje karrjerristi te tille cmiren dhe zemer-ligsine e tije. Dhe vete &quot;Il Spirito Paracletico&quot; i vjene ne ndihme ne arritjen e qellimit te tyre. &quot;L'uomo propone e Dio dispone&quot;, turma te pafundme inerte injorantesh e servilesh te etur per &quot;posticini&quot; i vine nga pas me tam-tamet e tyre te zhurmeshme, shume te gatshme, me injorancen e miopine e tyre qe dine vetem e gjithmone te duartrokasin.

Ne fillim qe &quot;Fjala&quot; dhe ne fund mbeti &quot;thashethemi&quot;. Kta karrjerrist te armatosur deri ne dhembe me terbimin e zemerliksine e tyre, e fillojne me &quot;Patriotizmin shqiptare&quot; dhe e perfundojne me anti-shqiptarizmin kollaboracionist sllavo-grek deri sa arrijne qellimin e tyre. E beri Zogu, e vazhdoj Enveri, Ramizi, e Saliu, pse mos te vazhdojne dhe neo-pseudo-patriotet shqiptare te &quot;AlbForumit&quot;. Eshte tamam momenti historik kur Shqipria ndodhet ne lufte midis shume presionesh te jashteme, dhe &quot;quando il gioco si fa duro, i duri escono alla scoperto e danno battagli&quot;, duke pranu ligjin e grupit qe na e sheshin per mbar-kombetare pastaj. Ashtu si Pali, duke nderruar emrin nga Saul ne Paul, organizoje bandat kriminele cifuto-romake kunder kristjaneve te pare duke i therrur ne turma, keta duan te na vertetojne se klanet e ktyre banditve karrjerrist pasken prejardhje hyjnore.

Patriotizmi eshte nje ide fort e bukur, qe nuk duhet te perdoret per interesa te ngushta klanesh e idividesh karrjerriste te paskrupull te keq-furmuar kulturor e miop politik, qe i japim me shume rendesi kornizes,qellimit te klaneve, sesa tabllose, qellimit kombetare te shpallur, me te cilen duan te krijojne nje pershtypje te madhe pa shume rendesi nese eshte apo jo e drejte. Ketu ne kete rast forca e se drejtes dorzohet para te drejtes se forces, te cilen Despotet e &quot;AlbForumit&quot; e ushtrojne pa shume merak ne menure &quot;te njellojte&quot; e &quot;te barabarte&quot;per cilindo qe i prek interesat karrjeriste te tyre.

&quot;Nessun cane cede volontieri l'osso di boca&quot;, qe shqip perkthehet &quot;Asnje malok nuk i zbret kalit qe i ka hypur pa hanger plumin ballit&quot;. Keta kurre nuk kerkojne ndjese per asgje, jane gjykatsit hyjnore te pagabushem qe padrejtsisht iu ishte mohuar me pare qeverisja. Questi gli piangonno i morti e freganno i vivi!

Keshtu &quot;the profetional&quot; te ketyre klaneve fillojne &quot;their kleaning&quot; per te eleminu &quot;luomo scomodo&quot; qe i del perpara.
Ketu eshte e lejuar vetem ajo opozite e “mireorganizuar” nga pozita qe kundershton ne fillim poziten me “argument ate shendosha”, pastaj pranon vertesine e qendrimit “te padiskutushem” te drejt te pozites.

Pjesmarresve te ketij forumi nuk i bie me pak pergjegjsi per heshtjen e tyre, pasi dihet qe &quot;bashkepuntoret&quot; e krimit jane njesoj pergjegjes si autoret e krimit. Pastaj ne fund te fundit, ketu duken dhe patriotet e vertet nga karrjerristet &quot;pseudo-patriot&quot;.

Nuk eshte shume e veshtire te hapesh nje forum tjeter shqiptare mes atyre dhjetrave qe tashme ekzistojne si bashkesi klanesh shqiptaresh ku nje numer me nje shifer vetem diskuton dhe kjo dihet pse, e veshtire eshte te hapesh nje forum mbare-shqiptare ku gjithkush te thote mendimin e tije pa despoter e komandues “Hyjnor”. Jame i sigurte se shume nga ju pajtohen me mendimin se: klanizimi i shoqerise shqiptare nuk i sherben çeshtjes mbare-kombetare.

DAJAKU qe i shtin aq shume tmerrin &quot;AlbForumit&quot;.
 
Top