Italia ka probleme edhe më të thella se Berlusconi

Albforumi

Primus registratum
Italia ka probleme edhe më të thella se Berlusconi

Italia ka probleme edhe më të thella se Berlusconi

Alberto Toscano

Përktheu Arbër Zaimi

Në vitet e fundit politika italiane është shfaqur në mediat ndërkombëtare kryesisht sajë gafave të panumërta të Silvio Berluskonit, apo në rastet skandaloze kur ai vendos në poste politike shoqërueset e veta, modelet bukuroshe apo prezantueset televizive. Ky spektakël banal është përsëritur dhe gjatë krizës më të fundit qeverisëse, kur kryetari i dhomës së deputetëve, Gianfranco Fini u shkëput bashkë me pasuesit e vet prej partisë Il Popolo della Libertá (Populli i Lirisë). Palaçollëkut dhe seksizmit të zakonshëm tashmë Berlusconi i ka shtuar dhe blasfeminë, pasi përdori sharjen fetare më ofenduese që mban italishtja duke provokuar shpërthimin e inatit të pasinqertë të opozitës dhe duke marrë mbi vete gjithë ato dënime të kishës që ish përpjekur ti shmangte kur ishte fjala për këndvështrimet mbi euthanazinë apo mbi abortin.

Personaliteti i Berlusconi-t, që ka monopolizuar politikën italiane në 15 vjetët e fundit, ndahet përgjysmë midis një kabaretisti që zbavit udhëtarët në anijet turistike dhe midis një shefi megalloman të ndonjë kompanie (se këto janë dhe punët që ka bërë në të shkuarën). Duke e tërhequr vëmendjen e publikut me karakterin e jo me politikat që zhvillon, si dhe duke e tërhequr opozitën në fushëbetejën mediatike ku ai dominon, gafat e Berlusconi-t mund të shihen thuajse si një pjesë e një strategjie mashtruese, pasi sajë tyre shmang çdo diskutim real mbi vendin e mbi problemet.

Mirëpo nuk duhet të biem pre të tundimit që forcohet nga keqpërdorimi i paturp i pushtetit politik prej tij për tiu shmangur shumë proceseve ligjore e të mendojmë se Berlusconi na qenka problemi më i madh i Italisë (revista The Economist përshembull beson se konfliktet e interesit dhe palaçollëqet e pambarimta të kryeministrit italian na ndykan kauzën e ndershme të liberalizmit free-market). Ky nocion qëndron edhe pas përpjekjes për të organizuar një revolucion të ngjyrosur italian Popolo Viola (Populli Vjollcë) që së fundmi për të zhvilluar No B Day 2 (protesta No-to-Berlusconi), ka sjellë së bashku aradhët e komunistave të zhgënjyer, social-demokratëve, një lëvizje anti-politike mbledhur rreth komedianit Beppe Grillo si dhe pasuesit e ish-gjyqtarit anti-korrupsion, Antonio di Pietro-s. Vetë përdorimi i Twitter-Speak-ut anglisht për të emërtuar protestën rrëfen çorientimin e opozitës.

Me shumë gjasa zgjedhjet do të jenë në mars, e ndërkohë që ylli i Berlusconi-t është duke perënduar do të qe shumë me vlerë të konsideronim se çfarë qëndron në anën tjetër të berlusconismos. Koalicioni qeverisës që ka bashkuar një amalgamë racizmi separatist verior, liberalizmi autoritar postfashist dhe populizmi sipërmarrës berlusconian e ka zhvendosur vëmendjen prej klimës së zymtë ekonomike duke përndjekur emigrantët e duke iu bërë qejfin pronarëve. Egoizmi brutal qoftë ky individual, korporatist apo krahinor është ngritur në nivele parimore. Edhe ky muhabeti i pandërprerë mbi lirinë nënkupton thjesht liçensa për disa dhe pasiguri për të tjerët.

Papunësia e të rinjve dhe e grave është tmerrësisht e lartë, pasiguria e punësimit është tepër e përhapur ndërkohë që Italia shënon rekorde nga më negativet në Europë sa i përket vdekjeve në vendin e punës. Qeverisja, me gjithë problemin e madh që paraqet puna e papaguar e grave (disa statistika thonë se java e punës së grave ndonjëherë mund të mbërrijë dhe 60 orët), po rreket tua ngrejë edhe më moshën e pensionit. Legjislatura që kontrollon deri edhe punën pa pagesë të hulumtuesve apo lektorëve është një indeks tjetër i indiferencës së thellë ndaj progresit social të cilësdo formë. Në këtë vend që dikur, me kushtetutën e pasluftës, zyrtarisht i vendoste tregjet e lira në funksion të mirëqenies sociale sot mund të gjesh plot forma të mbi-shfrytëzimit në të cilat uria për përfitim të menjëhershëm sjell pabarazi ekstreme si dhe një përkeqësim të vajtueshëm të të drejtave civile dhe sociale siç dëshmon dhe rasti i fundit i Fiat-it sa i përket kontratave kolektive, rast që mund të rrezikojë gjithë vazhdimësinë e kësaj kompanie brenda Italisë.

Këto janë ca prej realiteteve që fshihen pas palaçollëkut të paturp të Berlusconi-t. Qeverisjet e mëparshme të së majtës së qendrës në asnjë mënyrë nuk janë pa faj në këtë këndvështrim, pasi kanë qenë ato vetë që kanë nxitur shumë prej politikave liberalizuese që kanë krijuar këtë panoramë ligështuese për popullin e thjeshtë. Një rreshtim i ri i politikanëve të qendrës (çuditërisht aty do tu përfshika dhe postfashisti Fini), nuk ka gjasa ti zgjidhë këto probleme. Ta heqësh Berlusconi-n pa e kuptuar në mënyrë rrënjësore se sa larg ka shkuar shoqëria italiane në regresin e këtyre dy dekadave të fundit do të thotë, që Italia të bëhet, për të huazuar një slogan të së majtës të qendrës, një vend normal dhe kjo në Europën e sotme dhe në kontekstin global do të thotë që të mbushet gjithnjë e më shumë me pabarazi, me paragjykime dhe me frikë.

Megjithatë, edhe pse nuk kanë mbërritur ende të prodhojnë një platformë të përbashkët, lëvizjet e fundit kundër privatizimit të shërbimeve, kundër lapidimit të edukimit, bashkë me lëvizjet sindikale që kundërshtojnë kërcënimet e fleksibilitetit që propozon Fiat-i, tregojnë që ekziston një opozitë sociale ndaj Berlusconi-t.

Në këtë epokë të qendrës, të supozuar si post-ideologjike pritshmëritë elektorale duket sikur të këshillojnë të mos marrësh masa radikale, dhe të mbetesh i moderuar. Por duhen nxjerrë mësime nga trajektorja e së majtës italiane, e cila duke humbur bindjet e veta e duke humbur konsensusin lëshoi terren ndaj kapitalizmit që tani duket si e vetmja lojë që mund të luhet. Ka ardhur koha që të braktiset shpresa e kotë se mund të arrihen qëllime social-demokratike me mjete neoliberale, tani duhet gjetur një fjalor më bashkëkohor për të shprehur konfliktin shpesh të njëanshëm që ndodh mes punëtorëve e kapitalit, konflikt që qëndron pas pabarazive në rritje e pas fleksibilitetit të punës. Nëse kjo sndodh Italia thjesht do të vazhdojë rrugën e saj drejt shkatërrimit, qoftë dhe me një fytyrë pak më të paraqitshmë në udhëheqjen e saj.

Marrë nga The Guardian 06.10.2010

Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1481

Top