Ismail Lesko Progonati

Albforumi

Primus registratum
Ismail Lesko Progonati

0.jpg

nga L.Gërveshi

Në vitin 2002 presidenti i Republikës u dha Medaljen e Artë të Shqiponjës disa figurave të shquara të kombit, ndërmjet tyre ishte dhe emri i Ismail Leskos nga Progonati. Jo shumëkush di se kush është Ismail Leskua, emri i tij nuk përmendet në librat e historisë, e megjithatë për këdo që njeh folklorin e Labërisë e i këndon këngët labe është e pamundur të mos ketë kënduar një këngë për të, edhe pa e ditur se për kë këndon.

Po vërtet kush ishte Ismail Lesko Progonati?

Kish lindur në Progonat nga mesi i gjysmës së dytë të shekullit të XIX. Progonati në atë periudhë ishte qendra e Kurveleshit, nga ai fshat ishin anëtarët e çetës së Birbilenjve, andej ishte kaçaku i famshëm Hamit Guga, e të tjera figura të shquara që e kishin bërë Progonatin qendër të rëndësishme në luftën për pavarësi. Në këtë mjedis kaq atdhedashës e trimërie u rrit dhe Ismail Leskua. Si mbaroi shkollën fillore në vendlindje, vazhdoi shkollën plotësuese në Gjirokastër. I dalluar për dhunti të veçanta, iu dha një bursë për një shkollë ushtarake në Stamboll që, si e mbaroi, filloi në Janinë punën si oficer karriere.  Si oficer burgu, krijoi lidhje të fshehta me të burgosurit politikë shqipëtarë, duke i trajtuar si shokë të idealeve shqiptare, duke u dhënë gazeta e libra shqip në fshehtësi nga autoritetet turke. Kur u dërgua nga valiu i Janinës për të asgjësuar çetën e Muharrem Rrushitit, në vend që ta luftonte u lidh fshehtas me të duke e furnizuar me armë në mbrojtje të trojeve Çame nga andartët grekë që mësynin ato anë duke përfituar dhe nga gjendja e perandorisë osmane që po jepte shpirt. E ndihmoi gjithashtu në rimëkëmbjen  e klubit Vëllazëria të Filatit, krahas armëve duhej zgjuar edhe dëshira për pavërësi, këto klube ishin të afta të kryenin më së miri këtë detyrë, pasi sillnin librat dhe gazetat shqip që botoheshin brenda dhe jashtë perandorisë.

Në Janinë u lidh me patriotë të shquar si Kadri Gjatën, Tefik Sulejmanin, Hysen Potomin, Hysen Zadrinën, sheh Kadri Prevezën e Ali Janinën, si dhe me patriotët çamë, Muharrem Rushiti, Rexhep Musa Demi etj. Në bashkëpunim me patriotin Kadri Gjata, ngritën klubin patriotik të Janinës, “Bashkimi” që për rolin e tij të madh u quajt qeveria e shqiptarëve. Në këtë qeveri, Ismail Lesko Progonati ishte “ministri” i Mbrojtjes dhe i Brendshëm i saj. Në Meçovë, po në vitin 1908, direkt me nismën e Ismail Leskos, u ngrit një klub patriotik, si dhe shkolla shqipe. Në lidhje me patriotët progonatas Shaqo Buxo, Hajredin Qendro, Zenel Mehmeti, Nuredin Islami etj., me frymëzimin e Ismail Leskos u ngrit në Progonat klubi “Arbëria” dhe u hap shkolla shqipe në një kohë kur po ngriheshin klubet e para patriotike në qytetet kryesore të Shqipërisë. Ismail Lesko e furnizoi klubin dhe shkollën e Progonatit me gazeta e libra shqip që patriotët kurveleshas i sillnin gjer në malet e larta, duke i fshehur në samarët e mushkave. Në këtë mision fisnik ndihmonte dhe baza patriotike, sepse në Progonat kishte filluar të mësuarit shqip fshehtas qysh në vitin 1902 dhe që në atë kohë këndoheshin vjershat e Naimit të madh. Të ndarë në grupe, fshehtas nga autoritetet turke, nën dritën e kandilit dhe të qiririt, nëpër shtëpi dhe shpella, mësonin të lexonin e të shkruanin shqip. Mësuesi i parë ishte patrioti i shquar progonatas, i shkolluar në Stamboll, Shaqo Buxo dhe gjirokastriti Neki Rezo. Më të zellshmit e më të përparuarit bëheshin mësues për grupe të tjerë dhe kështu të mësuarit shqip në Progonat mori përhapje të gjerë.

Fushë tjetër e veprimtarisë patriotike të Ismail Leskos, ishte ajo në mbrojtje të tërësisë së trojeve shqiptare në Jug, ku roli i tij qe parësor dhe i rëndësishëm. Kur fundi i Perandorisë Turke qe shfaqur në horizont, lakmitë e fqinjëvë e veçanërisht  grekëve në jug ishin bërë kërcënuese. Në shërbim të ideve të tyre grabitqare, kishin ngritur në Janinë “Bashkimin Epirotas”, ku rol luante metropolia dhe përfaqësuesit e qeverisë greke në Janinë, me veshje diplomati e prifti gëlonin oficerë grekë të shërbimit të fshehtë, me ëndrrën e çmendur të kahershme të “Vorio Epirit”. Në shërbim të këtij qëllimi, çetat e andartëve të krijuara prej tyre në trojet shqiptare të jugut, grabisnin, digjnin, vrisnin e përpiqeshin të organizonin revolta të brendshme. Në përgjigje të këtyre synimeve, Ismail Lesko dha kontributin e tij në formimin e “Komitetit të Mbrojtjes së Trojeve të Jugut”, me qendër në Janinë. Ai u bë forca e armatosur e këtij komiteti. Ismail Lesko Progonati, në krye të një batalioni ndjekjeje krejtësisht me shqiptarë, i ndoqi dhe i shpartalloi çetat e andartëve duke vënë disa herë jetën në rrezik. Në një hark kohor relativisht të shkurtër 10-vjeçar, la gjurmë të pashlyera, duke i kthyer në 10 vite kujtesë historie. Në Çamëri i këndojnë:

Smail Lesko Progonati,

Shtatë kandarë i bën ati,

Ati it osem floriri,

Ta kish zili vetë veziri,

Hop Smail e merr hordhinë,

të preç andarët që vijnë.

Në veprimtarinë e tij u ndodh në mes dy zjarreve, atij grek që kërkonte kokën e tij si dhe të administratës turke që shihte me dyshim çdo veprimtari patriotike të një njeriu të veshur me rrobën e tyre ushtarake. Turqit e rinj që erdhën në fuqi me ndihmën e shqiptarëve, mohuan premtimet e dhëna dhe klubet e shkollat shqipe i quajtën rrezik për perandorinë dhe filluan përndjekjet ndaj tyre. E dënuan me 15 vjet burg patriotin e patrembur. Aq i madh edhe i menjëhershëm ishte reagimi i patriotëve shqiptarë, sa gjykata e apelit u detyrua ta hiqte dënimin. Kur ai ndiqte çetat e andartëve grekë në krye të batalionit të ndjekjes, e hiqte petkun e oficerit të Turqisë dhe vishej me kostumin shqiptar të jugut, me fustanellë, për të treguar se ai vepronte si një shqiptar në mbrojtje të trojeve të atdheut të tij. Populli në këngët e tij të tillë do ta përjetësonte birin e vet të shquar:

Fustanella palë-palë

e gjitha me gjak e larë

Për rënien heroike të tij shkruan të gjitha gazetat shqiptare të kohës, duke vënë në dukje jo vetëm dhimbjen për këtë humbje, por edhe shërbimet e mëdha të tij ndaj çështjes kombëtare. Kënga popullore nga Çamëria në të gjithë Labërinë deri në Kosovë, ligjëroi e ligjëron për veprën e tij patriotike.

Në Çamëri:

Kur lëshohet si skifteri

Dridhej Jorgua si qeni

Kur lëshohej si Asllani

Lemeritej tërë Junani

Smail Lesko me pallë

i vjen vëndit vërdallë

Që të ruajë vatanë

Nga Hajdmi palo andarë.

Në Labëri:

Janina te rrapi i falë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

vjen muzika duke qarë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

vijnë shtatë pashallarë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

valiu me kumandarë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

bien një zabit të vrarë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

një zabit me tre nishanë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

‘Smail Lesko Progonanë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

shkuan nënës e i thanë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

se ‘Smail’ e kanë vrarë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

Lidhi duart zuri vajnë:

Ja-Janino

e zeza Janinë
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3625

Top