Ish-kryesocialisti: Si e pashë masakrën e Cërrikut
Dëshmia në gjykatë e Llazar Bicjas: kryetarja e bashkisë i telefonoi Berishës

Ish-kryetari i Partisë Socialiste për Cërrikun në vitin 1997, Llazar Bicja, i marrë në cilësinë e të pandehurit për “masakrën e Cërrikut” dha dje deklarime dhe iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve. Ai ka mohuar të ketë gisht në këtë ngjarje ku humbën jetën 6 gardistë dhe u plagosën 16 të tjerë. Gjatë dy orëve ai u shpreh se ishte viktimë e këtij procesi të manipuluar nga akuza politike. “Unë jam viktimë e një akuze politike për shkak të funksioneve që kam pasur atë vit. Jam këtu që të mbuloni autorët e vërtetë. Nuk kam dijeni për ngjarjen dhe gjatë gjithë ditës, që nga mëngjesi deri në mbrëmje, kam qenë me kryetaren e bashkisë në zyrën dhe më pas në shtëpinë e saj ku jam strehuar”, tha Bicja. Ai shtoi se pas ngjarjes së Cërrikut ish-kryetarja e Bashkisë së Cërrikut ka komunikuar me ish-presidentin e asaj kohe Sali Berisha, duke i pohuar se gjithçka në qytet kishte ndodhur në qiell të hapur.

Seanca e pyetjeve në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Keni pasur ndonjë funksion në vitin 1997?

Kam qenë i zgjedhur si kryetar i Partisë Socialiste për Cërrikun. Gjatë kohës së trazirave kur vendi ishte zhytur në kaos, institucionet ishin inekzistente, policia nuk funksiononte dhe nuk e kontrollonte dot territorin. Pas 11 marsit 1997, u krijua edhe komiteti i shpëtimit për Cërrikun. Për shkak të këtyre trazirave më 11 mars, pas orës 16:00 të pasdites, anëtarë të këshillit bashkiak, kryetarë partie, intelektualë, jemi mbledhur dhe organizuam një takim se si mund të stabilizonim situatën. Në qytet kishin ardhur edhe përforcime nga Policia e Elbasanit. Por u konkludua në mbledhje që të funksiononte edhe një grup i përbërë nga kryetarë partie. Kryetari i Partisë Demokratike nuk mori pjesë për arsyet e tij, por kjo forcë përfaqësohej nga Fatos Xhepexhiu. Me votim u zgjodh Xhepexhiu në krye të komitetit të shpëtimit, por ky hoqi dorë për arsye personale. Kështu u votua dhe u vendos që në krye të këtij komiteti të isha unë si kryetari i një partie opozitare.

Ku keni qenë gjatë vitit 1997 ose në maj 1997?

Në Shqipëri, në Cërrik (ndërhyn avokatja dhe e quan qesharake pyetjen).

Po më datë 22 maj dhe 23 maj ku keni qenë, mbani mend?

Më datë 22 maj kam shkuar në Vlorë për të qenë i pranishëm në një aktivitet të lajmëruar nga komiteti i shpëtimit të këtij qyteti, që nuk kishte lidhje me atë të krijuar nga ne në Cërrik. Por theksoj se kam qenë edhe për qejf në Vlorë. Nuk kam vajtur me ndonjë cilësi të veçantë, pasi komiteti ynë e kishte mbyllur misionin e tij.

Kur u kthyet nga Vlora?

Jam kthyer në të errur, nuk e mbaj mend.

Morët ndonjë porosi në Vlorë?

Në këtë takim ata dolën me një deklaratë të cilën e shpërndanë tek të pranishmit. Një deklaratë e mora edhe unë.

Pak më parë thatë se u ngrit posta e policisë në prill. A keni dijeni nëse funksiononte kjo postë apo jo?

Po, por jo në mënyrë efektive.

Po pas datës 22 maj?

Unë do të thosha pas datës 23 maj, Cërriku kaloi në kaos të vërtetë, ku pothuajse institucionet nuk ekzistonin, ndërsa posta e policisë nuk ka funksionuar deri pas zgjedhjeve të qershorit 1997, dy-tre muaj më pas.

Mund të na thoni pse pikërisht pas datës 22 maj?

Mund të them se kjo ndodhi më shumë pas datës 23 e jo pas datës 22.

Më datë 23 maj, çfarë ore dolët nga shtëpia, ku vajtët dhe ku ndodhet lokali juaj?

Dola nga shtëpia në 7:15, vajta te lokali e më pas shkova në zyrën e kryetares së bashkisë.

Pse vajtët te bashkia?

Më 23 maj kemi pasur mbledhjen e radhës.

Në çfarë ore do të bëhej mbledhja?

Ishte planifikuar në orën 8:00 ose 9:00, nuk më kujtohet mirë.

Po ju në çfarë ore vajtët?

Në 7:30 u ndodha në zyrë. Atë ditë, gjatë rrugës për te bashkia, në mënyrë absolute nuk kam parë ndonjë gjë të dyshimtë apo njerëz të grumbulluar. Ishte lëvizje normale.

A ishin paraqitur personat e tjerë anëtarë të këshillit?

Kur shkova në zyrën e kryetares, mbaj mend që ishin 3-4 punonjës a anëtarë nuk di të them. Ne bëmë një bisedë.

Sa zgjati biseda mes jush?

Nuk zgjati shumë. Ajo u ndërpre kur në zyrë erdhi Luan Rami, ish- sekretar i Partisë Socialiste të Cërrikut. Ai erdhi i frikësuar, i tmerruar. U fut nga pjesa e dritares nga krahu i djathtë i kryetares së bashkisë dhe tha: “Çbëni ju akoma këtu, nuk e keni marr vesh, kanë ardhur tanket, jashtë po bëhet nami”. Kaq u desh që të gjithë të ngriheshim për të shpëtuar kokën. Kur ne dolëm në qytet ishte shumë qetësi. Kryetarja më sugjeroi të strehohesha në shtëpinë e saj që ndodhej përballë bashkisë. Unë kisha edhe merakun e familjes.

A kishte zhurmë apo të shtëna?

Në atë moment jo.

Po pse ishit i lemerisur ju?

Arsyeja ishte deklarimi i sekretarit të PS.

Cilët persona ishin të pranishëm në shtëpinë e kryetares së bashkisë?

Bashkëshorti i saj, Xhevdet Çelo, dhe ndoshta i biri që smë kujtohet mirë.

Sa vazhdoi gjendja e qetësisë?

Nuk vazhdoi shumë, kur dëgjuam zhurmat e një mjeti të rëndë transporti. Ka qenë vetëm burri i kryetares ai që e pa nga dritarja e shtëpisë dhe na tha se po lëvizte një blind.

Ju keni parë gjë?

Jo. Unë kam qëndruar te korridori. Ndenjëm për aq kohë sa u dëgjuan një e shtënë e fortë. Një predhë hyri në dhomën e shtëpisë së kryetares së bashkisë. Më pas filluan dhe të shtëna të tjera.

Sa qëndruat më pas, çfarë ndodhi?

Ne u futëm te kthina e druve që ishte në korridor. Aty qëndruam rreth 30 minuta. Më pas shkuam në dhomën tjetër që ishte nga ana e pasme e rrugës. Mbaj mend që kryetarja kërkoi të lidhej në telefon me një person, emrin e të cilit nuk e di. Ajo do të sqarohej për situatën, por telefoni nuk punonte.

A ka ardhur njeri gjatë këtij momenti?

Jo, nuk ka ardhur njeri. Unë mbaj mend që i sugjerova kryetares se për tu lidhur me personin që ajo kërkonte mund të shfrytëzonte radiostacionin. Ia rekomandova këtë pasi aty punonte motra ime. Kryetarja më tha të lidhesha unë me radiostacionin. Kështu bëra. I kërkova një gruaje që ishte punonjëse e radiostacionit të më lidhte me numrin që ishte e interesuar kryetarja për ti komunikuar problematikën. Mbaj mend që të shtënat vazhduan edhe më rëndë.

Çfarë kishte ndodhur kur dolët nga shtëpia e kryetares?

Mësova se ishte goditur një blind. Më thanë se kishte edhe të vdekur, por nuk e dija se kush ishte vrarë.

Kur dolët nga shtëpia e kryetares?

Në orën 10:30 ose 11:00. Në shtëpinë e kryetares erdhën disa persona.

Personat që erdhën a kishin armë?

Nuk mbaj mend, por mendoj se kanë qenë më shumë gra.

Me të pandehurit keni njohje?

Për shkak të funksionit tim, kam njohur Meti Bozin, që ishte anëtar i këshillit bashkiak, kryetarin e organizatës së PS së lagjes, Skënder Cani, dhe qytetarin Roland Xhepexhiu. Të tjerët nuk i njoh.

Mbani mend që me këta persona që janë të pandehur të jeni takuar para ose pas ngjarjes?

Jo, as i kam parë dhe as i kam takuar.

Në maj 1997, keni kaluar ndonjëherë nga lagjja fermë ku rrinte pjesa tjetër e të pandehurve?

Jo.

A keni dijeni se në Cërrik ka pasur postbllok?

Unë di që persona të caktuar kanë ruajtur shtëpitë e tyre dhe banesat. Unë nuk kam parë njeri nëpër postblloqe.

Kur e morët vesh se çfarë ndodhi në Cërrik dhe kush ishte vrarë?

Di të them se kemi bërë takim me ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe dhe nga mediat.

E mësuat vendin se ku u vranë këta persona?

Po. Pas ngjarjes mësova për vendin dhe autoblindën. Ky ka ndenjur në qytet dhe dy muaj më vonë.

A kishte ndonjë institucion shtetëror afër vendit ku u qëllua blindi?

Po, 50 metra larg ishte kinemaja e qytetit.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22405. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22405