Ironia e Dyerve

TDSH

Primus registratum
Ironia e Dyerve

Pas ulerimave dhe qurravitjeve qe pa frike mund te kishin gervishtur permbi skaje qiellore apo te kishin depertuar endrrat e ndonje te rendomti qe qellonte te flinte, ajo i ktheu kurrizin, ngriti koken krenueshem, hapi deren dhe zbriti shkallet rrembimthi...

Dhe te mendosh qe gjerat me te bukura ne jete, shpesh na bejne te vuajme...Perendime me ngjyra te embla mjalte mund te kthehen ne shperthimin e ndonje vullkani te tmerrshem, ashtu sikurse exaltimi i ndonje ndjenje sublime mund te kthehet ne asgje me shume se sa nje gogel qe qendron pezull mbi kabllin e ndonje linje elektrike.

Dhe une per cudi me duart e mija te thara e te cjerra, vazhdoj hap dyer te reja...

Te jete valle ironija e dyerve?
 

Ema

Goddes
Re: Ironia e Dyerve

Jemi gjithmone ne kerkim.Eshte njelloj sikur te na kene thene-Kerko se pas njeres prej dyerve eshte lumturia.
Mua me vret figura krenare e nje femre qe zbret shkallet rrembimthi,me lotet ne sy,me shpresen e marre ne gjoks se ai mund ta ndjeke nga pas,te vrapoje pas saj,ti thote shume gjera...
Po ca momente perjetohen vetem neper filma.
Ti terheq deren pas vetes dhe ajo mbetet ashtu,e vulosur.Guaku i rradhes ferkon duart:"S'mund te lirohesha me mire se kaq"

/pf/images/graemlins/frown.gif

Ironia e dashurise...
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ironia e Dyerve

Po qe se behet fjale per, (po te citoj),"guakun e rradhes" mos e kerko guaken shume larg.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ironia e Dyerve

Ashtu mu duk edhe mua.
Ne nje nga librat e Sartit kam lexuar nje here nje paragraf kur ky niste filozofonte si humanist. Thonte qe ne nje lidhje nuk duhet asnjehere te futesh pa parashikuar deri ne detajin me te fundit se do te jesh ne gjendje te dalesh prej kesaj lidhjeje pa u gjymuar emocionalisht.

Fatkeqsisht, instikti i vetembrojtjes, permbajtjes, ruajtjes ne te shumten e rasteve keqkuptohet si mungese e dashurise dhe deshires, prandaj duhet me shume durim, me shume inteligjence intrapersonale, qe te mundesh te evitosh ate zbritjen krenare te shkalleve. Disa njerez kane kaluar eksperienca te keqia, dhe jo per mungese deshire, por e diktuar nga natyra u lind nevoja per te levizur me shpejtesi kermijsh ne nje dashuri. Disa te tjere kane nevoje te duhen, tani!!! ne keto raste ka "ironi dyersh" me shumice, edhe pse mund te jene te shkelqyer per njeri tjetrin.

The one who got away.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ironia e Dyerve

Blendi tani te lexova une ty... :idea:

Lum ti qe e kurdiske sahatin ne gradacionin "pa u pervlu", simas Sartre ajo eshte pika ideale, cdokush nga ne e dinte edhe pa lexu Sartre se nuk eshte mire te ingranohesh deri ne deshperim dhe aq me shume pa marre sinjale prej te ashtuqujeturit objektiv/partner apo kandidat per partner.Shpresa te con tutje e shpresa te bie tehu, s'ka sahat ne lot, ka lufte, ka deshperim, ka dhimbje ka zemerim me veten apo me tjetrin.

Sartre e pat mire por ne nje marrdhenie njeri sublimon me patjeter dhe ky eshte edhe i humburi pa dyshim.Eshte po ky/kjo qe zbret dhe shkallet duke shpresuar qe t'i ngjise prape...ndoshta ne te njejten dere, ndoshta ne nje dere me te bukur...c'est la vie... :shrug: ...qe na rezervon surpriza pas dyerve, ato jo gjithmone jane te lyera me te bardhe edhe nga te dyja anet.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ironia e Dyerve

Eklipsi i diellit eshte nje fenomen mese i mundshem. Vetem eklipsi ama, jo nata e perjetshme.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ironia e Dyerve

Ceshtja eshte qe metaforat natyrore nuk u vijne per shtat (shpesh) shijeve njerezore, kjo lloj larmie nuk paraqet variacion per racen "inteligjente", dyert qe mbyllen jane brengat e radhes, c'rendesi ka se nje tjeter dere do te hapet kur ti deshe te mos mbyllej kjo qe ishe brenda KURRE.

Kjo eshte IRONIA sipas meje!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ironia e Dyerve

Plaç ne vend ishalla :smash:

Te kene te ta mbyllin ket' deren e Diapazonit ty me qene mire e bojne.

Do i them ndrikulles te ta coje i cop' kackavall Voskopoje ty. :idea:
 
Re: Ironia e Dyerve

Qe te ndertosh dritare do te te duhet te ndertosh edhe nje mur me pare nga ku te celi dritarja /pf/images/graemlins/wink.gif . Une them me mire nderto ca kanale te nendheshme urithore, qe perfundojne ne gropa te shumta ne fushen e aviacionit, keshtu e ke cdo gje ne pellembe te putres.


Ka edhe dyer pa kanata, qe prapeseprape insistojne te te perplasen ne fytyre, edhe pse e vetmja gje qe te ndan ty dhe ate eshte ajri.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ironia e Dyerve

Ndersa ironia eshte si puna e rakise. Te qeteson shpirtin po te grryen melcine...

Puh sa me ka pelqy kjo shprehja :thumbsup: , e mrekullueshme.
 
Re: Ironia e Dyerve

Use your illusion... Use your illusion...

Llogic seems to take over. Fault of the miserable chanse that i don't exchange air in and out of my lungs in a vacuum. In order for it to be an opening (which a window is) there Must be a wall of any kind even non physical(use ur enlightement /pf/images/graemlins/wink.gif )The non-existence of a wall makes the existence of a window almost impossible, but even in those cases when you can build a "framed" window they have no value, they are just a square of air equivalent to that sorrounding the frame. And windows in most cases are not build for esthetic reasons.


Duararti Thili ka vdekur ne teatrin me idiot te kukllave qe ka egzistuar ndonjehere...

Kjo nuk e ndalon adoptimin e "vepres" se tij, nga brezat e rinj, sipas nevojave

Oh sa gjera ka ne kete bote qe te ndajne nga te tjera gjera. T´i quash dyer te tera mbivlereson nje cope dru apo ajer apo edhe boshllek. Ceshtja eshte se "dera" me e rende, ajo qe mbyll e hap gjithcka, qe ndan dhe bashkon shume gjera ndodhet ne ate fushen e aviacionit qe kane mbuluar bozhurkat e tua. E te miat sigurisht. Ndersa ironia eshte si puna e rakise. Te qeteson shpirtin po te grryen melcine...

E megjithate ka edhe "jo-gjera", vorbulla qe truri nuk mund, se nuk di si ti metabolizoj. Une flas per "jo gjerat", ato qe nuk kane marre kurrfare shembullim fizik ose emocional, qe jane thjesht ajer qe ti nuk e shikon, e megjithate perseri te perplasen ne fytyre, edhe pse dera ne dukshmeri eshte e hapur. Kjo eshte nje ironi tjeter e dyreve, qe une ne fakt nuk i preferoj kursesi me shume se tunelet.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ironia e Dyerve

Edi ne rradhe te pare eshte ironia dhe jo me -j- /pf/images/graemlins/tongue.gif

Se dyti, ate dite qe do heqesh dore nga dyert do heqesh dore nga jeta dhe deren e fundme do ta mbyllin te tjeret.
Ironia e dyerve qendron aty ku thua ti ne mbylljen dhe hapjen (instiktivisht shkrova hapje, mbyllje duke menduar nje cikel te plote, por e nderrova se dua te le diellin, apo cfaredo tjeter nga ana tjeter te hedhe nje sy e te hyje, njelloj si edhe une te mund ta hedh nje sy, dy e pse jo te kaloj nga ana tjeter /pf/images/graemlins/smile.gif )...

Ti thua ironia, une pyes veten ne keto momente: pse jo mrekullia?!
:rockband:
 

TDSH

Primus registratum
Re: Ironia e Dyerve

Ke shume te drejte alinos ironia shkruhet me i dhe jo me j sic e kisha shkrojtur une...Vigjilenca dhe deshira per te korigjuar njehereshem ste mungon fare...Po ki parasysh e shkruajtura ne forum eshte kthyer ( te pakten per mua)ne nje fare te folure ne menyre te crregullte...Jam shume e sigurte qe dhe ne keto cfare shkrojta tani do gjesh gabime sa te duash...e rendesishme eshte te kemi nje porte qe hapet!
 

gjekec

Primus registratum
Re: Ironia e Dyerve

Ti thua ironia, une pyes veten ne keto momente: pse jo mrekullia?!

G.O.D - Guaranteed Delivery Overnight /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Ema

Goddes
Re: Ironia e Dyerve

Mire pra,dicka me konkrete:

Per tere ata qe kane shkruar ketu dhe per gjithe ata qe jetojne nje histori ose duan dike.
-E zeme se nga Jupiteri vjen per vizite nje jashtetoksor.Ju i flisni per iluzionin e dashurise(mundet edhe t'i vini emrin dashuri).Ne fund vizitori ben nje pyetje:
-Ne nje jete tjeter do doni te jeni bashke?

(ekzistenca e vizitorit,pyetjes dhe jetes tjeter te merren apriori).
...Ju lutem pergjigje!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ironia e Dyerve

-Ne nje jete tjeter do doni te jeni bashke?

Me sa di une edhe kur kurorezohet nje dashuri /pf/images/graemlins/tongue.gif betimi behet: ne te mire e ne te keq ...derisa vdekja te na ndaje! :idea:

P.s.Per sa me qene gjalle edhe pas vdekjes me te njejtin rob mu me duket icik si shume monotone (larg qofte) s'ka surrat qe te mos bajatoset mas icike... :idea: :shrug: :smash:
 
Top