Universal
AnonymouS
Nëse nuk e keni ditur, iPhone mund të bllokohet vetëm me dërgimin e një teksti të thjeshtë, dhe më pas duket se nuk ka ndonjë mënyrë për ta rregulluar atë.
iPhone-ët mund të bllokohen nëse ata marrin një tekst i cili përmban një linjë të veçantë të shkronjave arabe dhe simboleve të tjera.
Nëse dikush e dërgon këtë kombinim në iPhone-in e dikujt, kjo shkakton që celulari të prishet dhe të fiket, duke e lënë aplikacionin e mesazheve hapur dhe në pamundësi për t’u mbyllur posa iPhone-i të ndezët përsëri, transmeton Lajmi.net.
Përdoruesit duket se kanë gjetur një mënyrë për ta zgjidhur këtë problem pasi të ndodh, por duket se nuk ka asnjë mënyrë që mund ta parandaloni që iPhone-i juaj të bllokohet me vetëm këtë tekst.
Problemi duket se qëndron tek shkronjat arabe, të cilat bëjnë që sistemi të pëson një thyerje, transmeton Lajmi.net.
Teksti ishte gjetur nga përdoruesit e Reddit, të cilët gjithashtu e zbuluan se si ta zgjedhin problemin pasi t’i prekë celularët.
Inxhinierët e Apple janë tashmë në dijeni të këtij problemi dhe janë duke shikuar mundësinë për zgjidhjen e tij, sipas përdoruesve të Twitter.
burimi: http://lajmi.net/