iPhone ka nevojë për taste për të kontrolluar lojërat

Albforumi

Primus registratum
iPhone ka nevojë për taste për të kontrolluar lojërat

87.jpg

Në spektaklin e Apple, kompania dedikoi një kohë mjaft të madhe në formimin e bindjes se iPhone dhe iPod Touch ofrojnë shumë më shumë në sektorin e luajtjes sesa Sony PSP apo Nintendo DS.

Për ta lojërat e iPhone dhe iPod Touch përfshijnë një fushë të madhe të argëtimit. Titujt janë më të lirë, ofrojnë më shumë funksionalitet dhe grafika është më e mirë sesa që mund të shfaq Nintendo DS. Lënë këto gjëra anash, është i vështirë konsiderimi i Apple si platformë luajtje derisa Apple do të ofrojë ndonjë funksionalitet taktik me butona.

Së pari duhet ti qartësojmë disa gjëra për luajte të zakonshme, sepse ju nuk mund të mundni atë që ofron Apple. Ekzistojnë lojëra të panumërta të shpejta dhe të lehta që përshtatet për mrekulli në platformën Apple.

Por ekziston një problem me lojërat e kategorisë aksion/aventurë dhe ato që përmbajnë luftime të drejtpërdrejta me armatim.

Në mënyrën sesi qëndron puna tani, kontrollimi i lojërave të tilla në iPhone dhe iPod Touch është gjë frustuese. Lojtarët duhet të lëvizin përmes një D-Padi virtual, që nuk është në gjendje të ofrojë saktësi ose ndjenjë fizike, të cilën e ofron padi real kontrollues në PSP dhe DS. Mezi presim paraqitjen e titujve si Madden dhe Assassins Creed për këtë platformë, por kishim pasur dëshirë më të madhe të shohim një mënyrë më të mirë për ët kontrolluar këto lojëra. Derisa kjo ditë të arrijë, lojërat për iPod Touch dhe iPhone do të jenë të mbyllura në një xham që mund të shkundet, rrotullohet dhe preket.

Nuk ka kundërshtime se në këtë sektor Apple është dominues. Askush nuk dëshiron të bartë me vete tri pajisje kur një mund të kryejë të gjitha punët. Apple me lehtësi mund të marr me vete tregun e luajtjes portabile me disa lëvizje shumë të thjeshta. Hapi i parë drejt këtij caku është një shtojcë ose një ndryshim harduerik, përkatësisht shtimi i tasteve.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=255. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=255

Top