iPhone edhe në Kinë

Albforumi

Primus registratum
iPhone edhe në Kinë

iPhone-edhe-në-Kinë.jpg

Operatori kinez i telefonisë së lëvizshme “Unicom”, ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë “Apple” për të futur modelin iPhone në tregun më të madh të telefonisë celulare.</p>


Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare, sipas të cilave modeli iPhone pritet të dalë në shitje në Kine në muajt e ardhshëm.</p>


Kompania shtetërore Unicom do të jetë kështu e para që do të mbështesë modelin iPhone në Kinë, edhe pse ai përdoret prej kohesh ilegalisht në vendin aziatik.</p>


Kina ka mbi 600 milionë përdorues të telefonave celularë dhe marrëveshja për të futur në treg iPhone pritej prej kohësh. </p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologjia.blog.al/?p=143. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologjia.blog.al/?p=143
 
Top