Inva Mula

moonlight

Primus registratum
Inva Mula

E adhuroj si kengetare.
inva_mula.JPG

Pak info rreth Inves
 

zog

Primus registratum
Re: Inva Mula

ne une, shume kengetare mire, fatkeqesisht vetem nje here kam pas rastin ta shoh ne skene.

grua me VULLNET te hekurt.

dhe me shume GUSTO, them qe eshte nga te rrallat soprano qe vishet me shije te madhe, fustane te goditur e stoli qe i shkojne qamet.

sa here e jep televizioni prezantusja thote "la charmante Inva", dhe e meriton plotesisht.
 

trendeline

Primus registratum
Re: Inva Mula

Mqse u fol per pamjen...
Inva e Shqiperise qe mbaj mend ka qene teper e rendomte nga pamja, me nje tualet alla rus (buzekuq i ndezur dhe syte me qymyr). Mgjte te kjo fotografia siper u dukerka e thjeshte dhe fine. Me sa duket udhetimet jashte Shqiperise e kane marre per mire; i kane dhene nje sens klasi.

Infon e lexova por s'thote shume per te. Do isha e interesuar te shikoja foto te tjera te saj.

zhog...o zhog!
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Inva Mula

Ne foton poshte:Inva Mula -Piro Çako
Inva.jpg
Inva%20Mula.jpg



Inva Mula

Ka fituar me dhjetra çmime nder te tjera Çmimin e madh Madame Butterfly në Barcelone dhe koncoursin Placido Domingo ne 1993.Per zerin e saj Luc Besson e zgjedh per te interpretuar ne filmin: Cinquième élément(Fifth element) e shoqeruar nga Orkestra Simfonike e Londres.Per te ditur me teper per sukseset e Inves klikoni KETU ,ose mjafton te kerkoni ne internet.
 

moonlight

Primus registratum
Re: Inva Mula

Refuzoj te jete kjo teme tejet poshte Britney-it!
Tani per tani nga kam gje per te shtuar. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Rambla

Primus registratum
Re: Inva Mula

Mua me pelqen Inva Mula, jo vetem si soprano por edhe si person "publik".

Me aq sa kam degjuar (nga babi im sidomos) eshte nje nga te paktat personalitete shqiptar me shume karakter , inteligjente dhe e vendosur.
 
Top