Intervistë me gazetarin e LajmeSport.com Arnolld Korenica

Albforumi

Primus registratum
Intervistë me gazetarin e LajmeSport.com Arnolld Korenica

lajmesport.png

LajmeSport.Com - Faqja më e mirë për sport për vitin 2009, shpallur nga eShqiperia.com

LajmeSport.Com është një faqe relativisht e re në fushën që trajton, dhe për një kohë të shkurtër ka arritur një sukses të lakmueshëm. Kjo faqe poashtu është shfaqur Faqja më e mirë për Sport e vitit 2009 nga eShqiperia.com.

Gjithë ky sukses është arritur si rezultat i vullnetit të hekurt të staffit, e sidomos të gazetarit kryesor Arnolld Korenica, i cili punon në mënyrë të pakompromis për faqen. Kjo gjë më ka shtyrë që të bëjë një intervistë me Arnolldin, Live madje. Shpresoj të mbeteni të kënaqur me të.

Emri: Arnolld
Mbiemri: Korenica
Është: 16 vjeçar
Hobi: Leximi, interneti, politika etj..
Kohën e lirë e kalon duke: Lexuar dhe me shoqërinë
Motoja: Shpresa, vendosmëria, dhe vullneti, janë armet qe shpiejnë drejtë suksesit…
Faqja që e vizitoj më shpesh pas LajmeSport.com, është konkurenti im i përbetuar Telegrafi.com.

eShqipëria: Përshëndetje Arnolld dhe faleminderit që pranuat ftesën tonë për intervistë
Arnolld Korenica: Ju falenderoj gjithashtu për ftesën, dhe mirë se ju gjeta.

eShqipëria: Si po ndiheni në intervistën e parë që po jepni në karrierën tuaj?
Arnolld Korenica: Pyetje vërtet interesante. Shpresoj që kjo intervistë të jetë si themi me ”këmbë të djathtë” për shumë intervista tjera në karrierën time. Të ju them të drejtën, nuk mendoj se do të jap shumë intervista në jetën time, prandaj vërtetë kam kënaqësinë dhe nderin të intervistohem nga një gazetar si ju, natyrisht në intervistën e parë të jetës, kuptohet…

eShqipëria: Nuk jam aq gazetar sa duket, thjesht po bëj punën time si blogues. Duke dashur të mos e zgjas, më trego mua dhe vizitorëve se si je njoftuar me faqen LajmeSport.com
Arnolld Korenica: Unë jam njëri ndër njerëzit e parë ose më mirë thënë njëri prej themeluesve të LajmeSport.com. Nuk e quaj veten themelues pasi që atë e ka themeluar dikush tjetër. Kam ardhur deri tek ”themeluesi” nga një mik, i cili në fillim ka punuar së bashku me mua por që është larguar për shkaqe personale. Ai mik sot është njëri ndër bloguesit më të njohur që njeh bota virtuale shqiptare. E falenderoj që më ka sjellur deri tek ky burim i suksesit.

eShqipëria: Ku është LajmeSport nga dita që ti ke hyrë aty e deri më sot. I ka arritur synimet e veta? Sa i ka arritur?
Arnolld Korenica: Si të them, në këtë rast dua të shtoj një fjalë që e ka thënë Mozarti kur një shok e kishte pyetur se a ishte i kënaqur me veprat e krijuara. Mozarti u përgjigj : Kurr nuk jam i kënaqur me atë që kam arritur, gjithnjë dua më shumë. Rasti identik është dhe tek unë. Mirëpo, përsëri mund të them se (për ato që kam pritur), që nga dita e themelimit, me plot krenari madje – i kam tejkaluar qëllimet në afatin e planifikuar. Jam shumë i kënaqur

eShqipëria: E ke pare që pikërisht LajmeSport ishte faqja më e mire për sport e zgjedhur nga eShqipëria për vitin 2009?
Arnolld Korenica: Po.

eShqipëria: Si u ndjeve në atë rast? E meritonte vërtet LajmeSport sipas teje? Të ka motivuar kjo më shumë për punë?
Arnolld Korenica: Duke parë konkurencën e madhe në tregun informativ virutal shqiptar, gjithnjë flas në suazat e sportit mendoj se nuk e kemi merituar atë nderim. PSE? Unë me djelmoshat ose kolegët e mi Mentorin dhe Safirin kemi arritur mjaft me LajmeSport.com por jo dhe aq sa për ti tejkaluar disa nga ëebfaqet më të njohura si Telegrafi apo Top Channel etj etj etj që ka shumë në këtë treg tejet të gjerë. Gjithmonë ka hapësirë për tu përmirësuar, si në cilësi ashtu dhe në shpejtësi. Jam ndjerë vërtetë i befasuar me atë nderim, pasi që vërtetë nuk e kam pritur. Ky nderim më ka motivuar dhe ka certifikuar atë që bëj tërë kohën, ka konfirmuar kohën e shkrirë në atë portal lajmesh që në fillim ishte i pamenduar ky sukses i arritur. Ju falenderoj në emër të stafit

eShqipëria: Si gjeni kohë për LajmeSport, kur dihet se aty kërkohet shumë kohë, kësaj le ti shtojmë faktin që ju vijoni mësimet..?
Arnolld Korenica: Pyetje me vend. Unë falë atij lart, kam një tru i cili më jep mundësinë e të planifikuarit mirë e mirë atë se çfarë bëj gjatë ditës. Në mendjen time shtroj një organogram mjaft cilësor i cili i fuzionuar me vullnetin prodhon gjithë atë progres të arritur si në LajmeSport.com ashtu dhe në mësime. Thjesht, nuk kam problem me kohën, e organizoj mjaft mirë.

eShqipëria: Po formulën sekrete të vullnetit do na tregosh? Ku gjen tërë atë vullnet për të bërë tërë atë punë(me dhjetra lajme në ditë)?
Arnolld Korenica: Nuk ekziston ndonjë formulë sekrete. Në fakt jam njeri si gjithë të tjerët me virtyte të njëjta. Dalloj në atë që quhet autenticitet i shpirtit të të rikrijuarit. Dëshira për të krijuar diçka të mirë më shton vullnetin. Faktor tjetër është kur ke një njeri pranë për të të folur dhe inkurajuar. Ai për mua është pronari i LajmeSport, që më duhet ta mbaj në kushte anonimiteti. Ai më jep pjesën më të madhe të vullnetit për të punuar. Nëse dëshironi këtë vullnet, vetëm mendoni se çfarë mund të arrini me atë që keni në mendjen tuaj. Gjithnjë mendoni se çka është e mirë, nëse vërtetë ja vlen. Vullneti për mua është i lidhur ngushtë me dëshirën. Nëse keni dëshirë vjen dhe vullneti vetvetiu.

eShqipëria: Sigurisht, shumë njerëz kanë idolin e tyre në punën që bëjnë. Kush është idoli juaj?
Arnolld Korenica: Babai im dhe Napoleon Bonaparta. PSE? Babai im me ka edukuar ne frymen se si te realizoj nje gje kur e kam ate ide ne koke. Pra, pak nxitim por shume kreativitet dhe durim. Napoleoni? Principi i jetës time është që për çfarëdo pune të mos dorëzohem kurrë. Jam njeriu ndoshta me shpresë dhe optimiziëm më të më madh në botë. Ajo çfarë më lidh me Napoleonin është, se edhe pas disfatës fillestare në një betejë, di të kthehem fuqishëm dhe ta fitoj tërë luftën, natyrisht kjo frazë e fundit e menduar në mënyrë metaforike.

eShqipëria: Jeni akoma i ri, dhe si thonë: Keni gjithë kohën përpara. Kur dihet se keni pasur sukses me LajmeSport, e ardhmja ju lidh me sportin, gazetarinë, apo diçka krejt tjetër?
Arnolld Korenica: Sportin dhe Gazetarinë i shoh si hobi. E ardhmja ime nuk është e lidhur me gazetarinë, sidoqoftë, kurr nuk i dihet. Kam dëshirë të studioj telekomunikacionin, dhe krahas kësaj një ditë të hyj në jetën politike kosovare. Sidoqoftë, këto janë vetëm disa mendime të parakohshme, pasi që kam kohë për të marrur një vendim përfundimtar. Asnjërën prej atyre më lart nuk e përjashtoj…

eShqipëria: Çfarë presim nga LajmeSport në një të ardhme të afërt? Mund të na shpalosësh ndonjë plan për vizitorët tuaj, si dhe për vizitorët tanë sigurisht?
Arnolld Korenica: Nuk kemi ende asgjë konkrete, por jemi duke e menduar një platformë të ngritjes së numrit të vizitorëve. Nuk mund të bëj asgjë zyrtare apo nuk kam asgjë për tu konfirmuar sepse asgjë ende nuk është definitive. Mund të konfirmoj se jemi duke e zgjeruar stafin. Nëse ndokush prej vizitorëve tuaj dëshiron të bëj pjesë në staf, le të më kontaktoj. Do ta intervistojmë dhe më pash shohim, pse jo. Shqipëria ( mendoj në suaza të Shqiperisë etnike ) ka shumë talente të pazbuluar të gazetarisë.

eShqipëria: Po nga Arnolldi personalisht, çfarë presim?
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.eshqiperia.com/?p=1139

Top