(Intervistë e Sekretarit Politik të FBKSH, Av.Idajet Beqiri,

prespari

Primus registratum
(Intervistë e Sekretarit Politik të FBKSH, Av.Idajet Beqiri,

(Intervistë e Sekretarit Politik të FBKSH, Av.Idajet Beqiri, dhënë Revistës "Besa")


Bota e arsyes dhe e mendimit do të nxjerrë sundimtarët e vet


Pyetje: Si ndiheni pas daljes nga burgu?

Idajet Beqiri: Burgu eshte i veshtire. Teper i veshtire. Duhet te kesh karakter te fort qe ta perballosh. Kuptohet, me e rendesishme eshte se perse te kane futur ne burg. Mua me arrestuan dhe me burgosen sepse kam punuar dhe punoj per Shqiperine e Ribashkuar, per Shqiperine si e ka falur Zoti dhe si ka qene para Kongresit te Berlinit te 1878. Per kete ideal te paret tane, por edhe bashkekohes te shumte te m'i, nuk kane kursyer as jeten e tyre. Ne kete kuptim burgosja qe me bene ishte "mjalt e qumesht", siç thote populli. Ka njerez e njerez. Ka njerez "balt", te cileve po u dhe nje shuplake, domethene po i burgose, shkermoqen dhe nuk behen me njerez, por ka edhe njerez "gur" qe shuplaka nuk u bene gje tjeter, veçse u shkund pelhurin dhe guri mbetet gur i paster. Vleresoj se i perkas kesaj kategorie te fundit te njerezve.
Pas daljes nga burgu ndihem i lire. Megjithate qielli nuk me duket me i madh nga ç'eshte ne te vertete.


Pyetje: Si ju trajtuan ne burg, në Gjermani dhe Shqiperi?

Idajet Beqiri: Ne Zvicer, fillimisht, pasi me arrestuan atje ne daten 12 dhjetor 2003 dhe me mbajten tre dite ne burg, dhe ne Gjermani, ne Burgun e Kostances, me kane trajtuar mire. Administrata e Burgut me ka trajtuar vertete si te burgosur politik, si nje udheheqes politik. Ne qeli rrija vetem, kisha nje ambjent te pershtatshem per te shkruar e lexuar, kisha
televizor etj. Personeli i administrates se burgut jane sjelle shume mire me mua. Ata e kishin mesuar te verteten pse ndodhesha une ne burg. Me mire ate te vertete e mesuan nga spjegimet e mia. Sinqerisht ju them qe pasi degjonin
argumentet, faktet, me thoshin: "Zoti Beqiri, edhe ne do te benim te njejten gje, siç keni bere ju, nese kombi yne do te kishte te njejtat probleme, siç ka kombi juaj."
Probleme kam patur vetem me Prokurorine dhe Gjykaten e Zvicres dhe te Gjermanise. Une jam avokat, dhe madje, pa mendjemadhesi, nje avokat i mire, me pervoje te gjate pune dhe i doktorruar ne fushen e te drejtes penale. Per rrjedhoj, veprimtarine e Prokurorise dhe Gjykates ne keto dy vende e shikoja si specialist. Jam befasuar dhe njekohesisht jam zhgenjyer per faktin se si keto organe drejtesie te dy vendeve me demokraci te zhvilluar perendimore ishin te pafuqishme ndaj urdherave politike. Keto organe ligjore, ne rastin tim, rane pre e urdhrave madhore politike dhe vendimet qe dhane nuk ishin juridike. Une e di qe ne bote, pak vende jane vertete te pavarura. Mirepo nuk e kisha besuar se edhe organet e drejtesise ne Zvicer dhe Gjermani do te ishin kaq shume te varura nga politika dhe urdherdhenes te fuqishem jashte
ketyre shteteve.


Pyetje: Cfarë e karakterizon gjendjen momentale ne Shqiperi?

Idajet Beqiri: Shqiperia gjysem shtet vuan plaget me te renda te krizes qe perjeton kombi yne. Plaget jane maisur shume. Mos harroni, kemi gjysmen e popullsise dhe dy te tretat e trojeve tona jashte kufijeve shtetror. Kjo gjysempopullsi dhe keto troje, duam apo nuk duam ta themi me emrin e vertete qe ka, jane te okupuara, te kolonizuara. Ato gjinden ne kater shtete te huaja. Per rrjedhojë gjenerojne krize te vazhdueshme. Efektet e kesaj krize
ndihen te forta ne Shqiperine gjysem shtet, por ndihen te forta edhe ne Ballkan dhe me gjere. Vleresoj se pjesa derrmuese e fenomeneve negative qe "lulezojne" sot ne Shqiperi, dhe qe na kane bere "dele te zeze" te Evropes,
si korrupsioni i larte, trafiqet e shumta, krimi i organizuar, vrasjet e shumta, vjedhjet, mosrespekti ndaj shtetit, institucioneve dhe ligjit, mungesa e dhenijes se drejtesise etj, etj, e kane burimin e tyre te kjo krize e rende kombetare qe perjetojme. Po nuk u beme bashke, siç kemi qene, po nuk u shfuqizuan vendimet e gabuara diplomatiko-juridike te Kongresit te Berlinit dhe Konferences se Ambasadoreve te Londres per territoret shqiptare, te cilat u rrembyen me dhune dhe ju falen, sikur te ishin mall pa zot Serbise, Malit te Zi, Maqedonise dhe Greqise, zjarri i krizave ne hapsirat shqiptare nuk do te shuhet kurre dhe prej ketij zjarri, ne fund te fundit, me keq do e kete Evropa qe kerkon te bashkohet.


Pyetje: Si e vleresini situaten në Kosovë pas ngjarjeve të marsit dhe para zgjedhjeve te tetorit?

Idajet Beqiri: Kosova, kjo hapsire shqiptare, ka vuajtur shume, ka sakrifikuar dhe luftuar shume, por ka fituar pak. Situata ne Kosove eshte kaotike. Te tille ate e bejne ne radhe te pare serbet, te cilet e kane teper te veshtire te mesohen me ate qe Kosova kurre nuk ka qene dhe nuk do te behet e Serbise. Kaotike situaten ne Kosove e bejne edhe vet shqiptaret, faktoret politik qe veprojne atje. Rugova perpiqet te krijoj "kombin kosovar"! Zot na ruaj, sikur neser te delte ndonje Esat Pash Toptani dhe te shpallte "shtetin" Elbasan-Durres, apo "shtetin" e Laberise, te Malsise se Madhe, te Mallakastres etj! Kosova eshte Shqiperi. Kosova ka te njejtat simbole kombetare qe ka Shqiperia. Nuk ka "kosovar", por ka shqiptar te Kosoves, kesaj krahine te Shqiperise. Te gjitha rrymat politike shqiptare ne Kosove nuk duhet te tregohen kaq naive sa te mendojne se "po ja hedhin faktorit nderkombetar", kur thone se e duan Kosoven "shtet te pavarur, te
hapur ndaj Serbise dhe Shqiperise"! Ne radhe te pare Shqiperia nuk ka bere genocide, si Serbia ndaj popullit shqiptar te Kosoves, siç barazohet padrejtesisht. Me kryesorja, gjithe faktoret nderkombetare e dine fare mire qe Kosova eshte pjese e Shqiperise dhe i duhet ribashkuar asaj. Kete duhet ta themi me gojen plote dhe te mos na genjej mendja se do bejme nje shtet kosovar(!), kur shtetin e kemi krijuar qysh me 28 nentor 1912, plote 80 vjete para IRJM, Sllovenise, Kroacise, Litonise, Lituanise, Moldavise, Sllovakise, Estonise etj.
Situatat kaotike dhe tragjike ne Kosove, ne mars te ketij viti, i nxiti dhe i mban ende ndezur, politika zyrtare e Beogradit dhe paaftesia dhe "hilja" e UNMIK-ut. Serbet ne Kosove jane minoritet. Ata jetojne ne trojet shqiptare. Nga çdo lloje pikpamje te se drejtes juridike nderkombetare, ata jane siç jane minoritaret grek ne Shqiperine e Jugut apo si jane arbereshet tane ne Itali. Serbet duhet ta mbledhin perfundimisht mendjen se jetojne me shqiptaret, jane ne trojet shqiptare dhe do behen pjese perberese e shtetit kombetare shqiptare. Ata duhet te mesohen qe ta kthejne koken nga Tirana, jo nga Beogradi. Ata te binden nje here e mire se shqiptaret, Zot te vendit dhe shtetit te tyre, do t'u japin te gjitha te drejtat dhe lirite e njeriut qe gezojne gjithe minoritetet ne vendet me demokratike dhe me te perparuara te botes. Ne rast se ata, edhe ne te ardhmen, do e mbajne koken ne Beograd, dhe Serbia do te vendosi deri edhe te dalin apo te mos dalin ata ne zgjedhje, athere nuk eshte faj i shqiptareve qe ata vetizolohen, vetburgosen ne "enklava" dhe "kafaze hekuri"!


Pyetje: Marreveshja e Ohrit, Qeveria e Koalicionit, tash referendumi njënacional kundër ndarjes së re administrative në Maqedoni a janë këto deshmi të mjaftueshme se Maqedonia duhet të ndahet në mes të shqiptarëve dhe maqedonëve mundesisht me marreveshje?

Idajet Beqiri: IRJM eshte nje krijese artificiale e faktorit nderkombetar, nje "prove" e rrezikshme se si te jetojne "ujqerit" dhe "delet" se bashku. Nuk ka komb "maqedon", ka komb bullgar. Nuk ka asnje element, asnje simbole, asnje baze reale historike, gjeografike, juridike dhe politike per ta bere shtet IRJM. Kete gje e kane kuptuar edhe me mire se disa politikane "shqiptare" ne IRJM,vet "maqedonasit". Referendumi qe ata kerkojne eshte nje "bomb" e fuqishme qe ata i vene "Marreveshjes se Ohrit". Shqiptaret nen Maqedoni, ashtu siç ka deklaruar dhe ka apeluar FBKSH, te organizohen shume shpejt dhe te shpallin referendumin e tyre popullore:" Jane apo nuk jane dakort te shkeputen nga IRJM dhe t'i ribashkohen shtetit te tyre, Shqiperise." Forcat politike shqiptare ne IRJM, te pozites dhe opozites, tashme, ndoshta me shume se kurre me pare, te behen te pergjegjeshme per momentin historik ku ndodhemi. Nese ne kete çast vendimtar do vazhdojne me avazin "njeri gozhdes, tjetri patkoit", do te beheshin pergjegjesit kryesor te nje tragjedie kombetare te
re, me pasoja te pariparueshme. Koncepti qe shfaqin disa "lideruc" te mbrapesht shqiptar te pozites ne IRJM se "çeshtja shqiptare ne IRJM do zgjidhet duke fjetur burrat dhe grate per te pjelle shume femije", eshte sa naiv, aq edhe kunderhistorik dhe ireal.


Pyetje: Keni ju iden se si duhet të reagoj e të punoj kombi shqiptare dhe institucionet e subjektet e tyre në të mirë të Çamerise, Plaves e Gucis, Kosoves Lindore?

Idajet Beqiri: Kemi ne duar "biblen" e shqiptareve, Kushtetuten e Shqiperise te miratuar ne vitin 1998. Ne hyrje te saj eshte percaktuar qarte dhe prere qe: "Ne, populli i Shqiperise, krenare dhe te vetdijshem per historine tone, me pergjegjesi per te ardhmen, me besim te Zoti dhe te vlera te tjera universale...me aspiraten shekullore te popullit shqiptar per identitetin dhe bashkimin kombetar..." FBKSH, bazuar ne Ligjin Themelor te shtetit shqiptar, ne kete Kushtetute, ka miratuar nje Platforme te Ribashkimit te Shqiperise. Gjithe faktoret shqiptar, qofshin ata politik, intelektual dhe atdhetare, duhet t'i bashkohen kesaj Platforme dhe ketij organizimi. Çameria eshte Shqiperi. Greqia eshte e detyruar te lejoj rikthimin e popullsise çame ne trojet e tyre, deri ne Gjirin e Artes. Greqia eshte anetare e NATO-s dhe e BE. Nese ajo nuk e respekton te drejten e shqiptareve per t'u kthyer ne tokat e tyre, ne pasurite e tyre, ne varret e te pareve te tyre, atëhere ajo nuk e meritone te jete anetare e NATO-s dhe e BE. Faktori nderkombetar duhet te mos e toleroj me kete arbitraritet te shtetit grek. Ndryshe, shqiptaret do te ishin teper te zhgenjyer ne seriozitetin e luftes qe po bejne gjithe
faktoret progresist te botes kunder terrorizmit, ketij armiku te madh te njerezimit, te paqes dhe prosperitetit. Moskoregjimi i padrejtesive te renda historike, mosrregullimi i kufijeve te ndryshuar me dhune, me spastrime etnike dhe genocid pas Kongresit te Berlinit te 1878-es, eshte ne fund te fundit terrorizem ose mbajte gjalle e ketij fenomeni teper negativ. Ulqini, Plava, Gucia, Hoti, Gruda, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Çameria, Kosova historike me gjithe trojet tona nen IRJM, jane territore shqiptare dhe i duhen ribashkuar shtetit aktual shqiptar, me kryeqytet Tiranen.


Pyetje: Keni menduar ndonjëherë për shqiptaret ne Turqi? Atje thuhet se jetojnë me miljona shqiptarë por që nuk gezojnë asnjë të drejt kombetare!

Idajet Beqiri: Vetem ne Stamboll te Turqise jetojne afro 2 milion shqiptar. Ne gjithe Turqine ka me shume se 5 milion shqiptar. Shqiptare te shumte kemi ne Greqi. Arvanitasit dhe shqiptaret e sotem qe jetojne ne Greqi e kalojne shifren 3 milion. Arbereshet dhe shqiptaret emigrante te sotem ne Itali bejne afersisht 2 milion. Dhe ne shifra me te pakta shqiptaret e hershem dhe te pas viteve 90' i kemi ne SHBA, ne Australi, ne Argjentine, ne Angli, ne Gjermani e Zvicer, ne Belgjike, ne Canada, ne Austri, ne Norvegji, ne Suedi, ne Danimarke, ne Rumani, ne Bullgari, ne Ukraine etj, etj. Mund te jemi ndoshta vendi i pare i botes qe dy te tretat e popullsise i kemi ne diaspore, ndersa vetem afro nje te treten, domethene 8 milion ne trojet tona etnike ne Ballkan. Politika zyrtare shqiptare nuk ka nje strategji te percaktuar qart
per te punuar me kete pjese nga me vitalet e kombit. Une personalisht u kame propozuar qeverive te Shqiperise qe te krijojne Ministrine e Diaspores, e cila duhet te jete nga ministrite me te fuqishme te vendit tone. "Xhepaxhinjte" e qeverive te kaluara dhe te qeverise se sotme nuk e shohin me "sy te mire" kete ministri.
FBKSH po punone me perkushtim maksimal qe jo vetem t'i gjejme ku i kemi shqiptaret ne bote, por edhe qe t'i organizojme ate si duhet, me qellim qe t'i gezojne te gjitha te drejtat njerezore qe u takojne, por mbi te gjitha, te behen faktor i rendesishem, siç duhet te jete ne te vertete, per prosperitetin e kombit tone.


Pyetje: Jeni udhëheqësi FBKSH-së. Sa është e pranishme kjo organizatë në mesin e shqiptarëve, si në territoret etnike shqiptare dhe gjithëandej në diasporë?

Idajet Beqiri: FBKSH ka shtrirje kudo ne hapsirat shqiptare. Per afro dy vjet numri i anetaresise arriti ne 87.000. Kjo eshte teper domethenese. Nuk ka vend te botes ku nuk eshte futur FBKSH. Nuk ka shtepi shqiptare ne trojet tona etnike ku te mos flitet me simpati per Platformen e FBKSH dhe punen dhe veprimtarine e saj. Kush i thote vetes shqiptar, kush e do paqen, lirine dhe prosperitetin e kombit te tij, i bashkohet FBKSH. Nuk ka alternative tjeter, veç Ribashkimit te Shqiperise. Te gjitha rruget e tjera i ka provuar si faktori nderkombetar ashtu edhe vet ne shqiptaret. Ku na kane çuar ato
rruge? Ne tre luftra te pergjakshme, ne genocide dhe spstrime te herepashereshme etnike, ne mizerje dhe prapambetje, ne barbarizma. Shqiperia e Ribashkuar ne nje shtet, kjo eshte shpetimi i kombit tone, kjo eshte garacia per nje shtet ligjor e demokratik, pa korrupsion e te korruptuar, pa trafiqe e trafikante, me prosperitet dhe paqe. Kjo eshte garanci edhe per Evropen e Bashkuar, sepse nuk do te kete Bashkim Evropian, pa shqiptare te ribashkuar dhe integruar brenda vetvetes.


Pyetje: AKSH-ja është krahu i armatosur i FBKSH-së. A mund të konstatoni se AKSH-ja është stabilizuar dhe është futur nën komanden e politikës?

Idajet Beqiri: Nje nder meritat kryesore te FBKSH eshte fakti se ne momentin e duhur e mori nen kontroll AKSH.
E xhveshi ate nga kriminelet dhe maskaxhinjte, te cilet i komandonte agjentura serbo-maqedone, e pastroj nga shfaqjet dhe konceptet qe binin ere terrorizem, e vuri nen komanden e politikes dhe tashme i ka thene prere: "Nuk eshte koha e armeve. FBKSH po flet dhe do flasi me gjuhen diplomatiko-juridike, me gjuhen politike. Kemi me vete gjithe aktet diplomatiko-juridike me te rendesishmet e botes qe na i lejojne Ribashkimin e Shqiperise. Me ndihmen e tyre dhe me veprime te vazhdueshme politiko-diplomatike e juridike do e arrijme qellimin."


Pyetje: Cfarë mund të na thoni për fraksionet aqë shume të përfolura të AKSH-së?

Idajet Beqiri: Agjenturat serbe, maqedonase dhe greke nuk pajtohen dot me nje AKSH te kontrolluar nga nje strukture e forte politike, siç eshte FBKSH. Ata kane punuar dhe vazhdojne te punojne qe te "krijojne" te ashtuquajtura "fraksione" te AKSH! Qellimi i tyre eshte qe t'i paraqesin shqiptaret si "terroriste". Kete gje e bejne sepse jane te bindur qe koha po punon per ne, shqiptaret, per Ribashkimin tone kombetare. Mirpo nuk do te kene sukses ne nismat e tyre antishqiptare, pavaresisht se veç agjenteve te tyre te paguar, kane infiltruar edhe tek ndonje "xhepaxhi" shqiptar. Fenomeni i maskave,
bije fjala, eshte "fraksioni" me i rrezikshem i AKSH. Ndonje element i mbrapesht shqiptar, i mesuar me "xhepin plote" nga luftrat qe bene tre ushtrite e mepareshme si UÇK dhe UÇPMB, pra i mesuar me vjedhje e grabitje, kerkon qe idealin e shenjte te ribashkimit kombetar, ta shfrytezojne per te vjedhur dhe per t'u pasuruar! Dhe kane shpikur "maskaxhinjte" duke i veshur me uniforma te AKSH. Kane prodhuar edhe blloqe-çeqe me te cilat grabisin popullsine dhe biznesmenet shqiptar. "Koloneli i Zi", S.B nuk po heq dore nga kjo rruge e mbrapesht. As "patrioti" qe jeton ne Zvicer A. S., i cili edhe kaseten e videos te Kuvendit te Pare te FBKSH qe u mbajte ne Tirane, ja kishte dhene agjentures serbe, nuk po ndalet nga rruga e gabuar ku eshte futur. FBKSH do te bashkpunoj me pjeset e shendetshme te shtetit ligjor ne Shqiperi, Kosove etj, per t'i denoncuar dhe ndeshkuar te gjithe kriminelet "xhepaxhinje" qe luajne me interesat tona te larta kombetare.


Pyetje: Dëgjohet herë-herë se FBKSH-ja dhe krahu i saj i armatosur AKSH-ja kane ngjyrë të kuqe ideologjike.
Cfarë mund të na thoni për këtë?

Idajet Beqiri: FBKSH dhe strukturat e saj kane patur, kane dhe do te kene vetem ngjyren e simbolit tone te shenjte kombetar, flamurit kuq e zi. Ajo kerkon qe ky flamur, me tabelen "Mire se vini ne Shqiperi" te vendoset ne Nish dhe ne Preveze. Ideologji mbi ideologjite FBKSH ka shqiptarizmin. Per FBKSH dhe udheheqjen e saj, si te majtet dhe te djathtet ne hapsirat shqiptare, jane krahe te te njejtit trup, krahe te Nenes Shqiperi. Kjo eshte arsyeja qe radhet tona te FBKSH jane mbushur me shqiptare te djathte, te majte, te qendres se djathte, te qendres se majte. Koncepti yne "Hajde te bejme se bashku Shqiperine e Ribashkuar, por per te votuar, gjithesejcili le te votoje per Partine e zemres se tij", i ka joshur shume shqiptaret, ndaj edhe suksesin qe kemi arritur me mbushje te madhe radhesh, kesaj ja dedikojme.


Pyetje: Ne kemi nevoj për aleat në botë më shume se cdokush tjetër. Gjatë kësaj historie mijavjecare të dhimbshme por edhe të madhe a kemi arritur të bëjmë aleat që mund edhe të na gjenden në momente vendimtare?

Idajet Beqiri: "Aleate" kryesor kemi dhe duhet te kemi shqiptaret kudo ku jetojne e punojne. Po deshen shqiptaret, Ribashkimi i Shqiperise behet. Por edhe aleatet kane rendesine e tyre te madhe. Aleate te mire kemi patur dhe kemi SHBA. Te pakten qysh nga koha e Willsonit. FBKSH lut Zotin qe ne SHBA te fitojne demokratet ne zgjedhjet Presidenciale. Me Xhon Kerin President te SHBA proçesi i Ribashkimit te Shqiperise pershpejtohet. Aleate te tjere te shumte kemi dhe do t'i bejme. Ato shtete qe respektojne te drejten, historine, te verteten, normat juridike nderkombetare, jane dhe do te behen aleatet tane. Kam parasysh Angline, Austrine,Turqine, Italine, Francen, Gjermanine, Kroacine, Kanadan, e pse jo, edhe Kina e ndonje tjeter.


Pyetje: Prej Rilindjës Kombëtare dhe Lidhjes së Prizrenit asnjëherë më shqiptarët nuk arritën të krijojnë një front të përbashkët për çlirim e bashkim. Para luftës së dytë botërore moskrijimi i një fronti të përbashkët lidhej me prapambeturin e shqiptarëve, ndjenjën e dobët kombetare te tyre, përcarjet fetare e klasore si dhe ndikimet e mëdha të të huajve në politiken shqiptare, pas luftës së dytë botërore moskrijimit të një fronti të përbashkët i vihet barrë ndarjeve të thella ideologjike të shqoptarëve si dhe konstelacioneve politike botërore, sot kur kombi shqiptar ka arritur piken me kulminante te pjekurisë politike e nacionaliste prap nuk ka një program të përbashkët, një qellim unik, një struktur e as një organizëm që përkrahet e financohet nga shteti, nga politika, nga bota akademike e intelektuale. Pse ndodh kjo dhe a mund të bëhet FBKSH-ja nje Rilindje e Dytë Kombëtare?

Idajet Beqiri: Per hire te se vertetes duhet te themi se Shqiperia e sotme dhe klasa politike ne te gjitha hapsirat shqiptare, eshte zhytur ne kaosin e disfates. Politika e sotme e tyre po behet turpi i se nesermes. Peshtjellimi ka rrezik te kthehet ne mizori te çmendur. Dhe kjo do ta bente teper te veshtire kerkimin e ndjeses me vone. Ndryshe nga ky realitet i hidhur, sot jetojme ne epoken e arsyes. Bota e arsyes dhe e mendimit do te nxjerre sundimtaret e vet. FBKSH eshte nje Levizje gjithshqiptare qe ka dal ne kohen e duhur dhe qe ka kahjen e duhur. Ajo duhet perkrahur, duhet
mbeshtetur me çdo mjete dhe njerezit e shquar dhe te pergjegjshem te ketij kombi duhet te aderojne ne te, ta frymezojne, orjentojne dhe udheheqin ate ne rrugen e mbaresise.


Pyetje: Diaspora shqiptare ka pasur ndikim në të gjitha levizjet clirimtare e patriotike të deritashme në të gjitha trojet etnike. A është e pranishme diaspora edhe në FBKSH dhe në qoftë se po sa? Në qoftë se jo, pse?

Idajet Beqiri: Se paku qe nga Lidhja Shqiptare e Prizerenit, tek Shpallja e Pavaresise me 28 nentor 1912 e deri tek krijimi dhe lufta e UÇK, roli i diaspores shqiptare ka qene determinante. Pa kete rol, veshtire se do te kishim ne historine tone kombetare evenimente te tilla te medha historike kombetare, siç citova me larte. FBKSH ka ndikimin e vet ne diaspore. Ky ndikim do te ishte shume here me i madh nga ç'eshte, nese nuk do te ekzistonte zhgenjimi qe diaspora dhe gjithe shqiptaret kane pesauar pas luftrave te fundit qe kane zhvilluar shqiptaret ne trojet tona te okupuara. Ne po punojme t'i ndergjegjesojme shqiptaret se perderisa çeshtja shqiptare nuk eshte zgjidhur, nuk ka vend per pesimizma, per te thene "u lodhem" etj. Duhet te jemi gjithnje ne kemb. Drejte realizimit te idealit te shenjte kalohet edhe permes rrugeve te zhgenjimit. Por pas zhgenjimit, ne ringrihemi me forca me te medha per t'i zvogeluar dhe eleminuar ato.


Pyetje: Ju keni jetuar edhe vete një kohe në mërgim. Cfarë e karakterizon organizimin e shqiptarëve në diasporë.

Idajet Beqiri: Me pare diasporen shqiptare e mbyste UDB e ish-Jugosllavise. Ajo e perçante dhe e sundonte. Ndersa sot kete rol e kane marre partite politike shqiptare, te cilat, per fatin e keq, mbine si kerpudhat ne diaspore. Kudo ku te shkosh ne bote, po u bene dy-tre shqiptare se bashku, do e ndjesh veten si ne Tirane, ne Prishtine, ne Presheve, ne Shkup dhe ne Ulqine. Grindje, zenka, merira per "mustaqet e partive". Nje nga qellimet e krijimit te FBKSH ne diaspore eshte qe te gjithe shqiptaret, pa dallim feje, krahine, ideje, partie e idologjie, te bashkohen per te arritur qellimin paresor, Ribashkimin Kombetar. Partite t'i lene atje ku jane, ne territoret shqiptare. Le te votojne per ke ju do zemra, ne raste se shkojne dhe u lejohet te votojne ne Kosove, IRJM, Shqiperi apo Ulqin e Presheve. Mirepo ne diaspore duhet te kete vetem shqiptare te bashkuar ne bashkesine gjitheshqiptare FBKSH, e cila ideologji, parti, fe ka vetem Shqiptarizmin.


Pyetje: Cili do ishte mesazhi i juaj për shqiptarët në mërgim në përgjithësi e për komunitetin shqiptar që jeton e vepron në Suedi në veçanti?

Idajet Beqiri: Me e frikshmja prej te gjitha gjerave te frikshme eshte Koha, jane çastet qe jetojme, por qe kurre nuk arrijme t'i zoterojme.Nje ortek te madh qe rrokulliste mund ta ndalosh,edhe nje faqe mali qe rreshqet gjithashtu mund ta pengosh, por kohen nuk e ndalon dot kurre. Bolle jemi vonuar ne kete jete. Koha ka ardhur. O sot, o kurre. Mos te harrojme, urija i detyron edhe ujqerit te dalin nga pylli. Nuk do te na kishte hije te "vrisnim" kohen duke luajtur letra, duke pire kafe dhe duke bere rolin e "Mergates se Qyqeve", duke pergojuar partite dhe lideret e tyre e duke "nemur" vetveten, kur koha po na troket forte ne dere dhe ne koke me fjalen e saj te forte: "Zgjohuni". Shqiptaret e Suedise, qe kane kontribuar vertete me gjithçka per zgjidhjen e çeshtjes kombetare shqiptare, duhet te riorganizohen, te ribashkohen, te rigjallerohen si kurre me pare. Koha e kerkon nje gje te tille.
 

Gigo

Primus registratum
Re: (Intervistë e Sekretarit Politik të FBKSH, Av.Idajet Beqiri,

Idajet Beqiri eshte mashtrus. Kujt po ia hedh ai me ato qe thote? E paskan mbajtur ne burg me vendim politik dhe jo juridik. Perralla! Nuk te mban njeri ne burg kot po nuk shkele ligjet e vendit ku je. Nuk e lexova te gjithe intervisten se nuk thone as pse e kane burgosur, te pakten nga fillimi i intervistes nuk merret vesh. Me intervistues diletante nuk behet. Pse e burgosen, e di ndonjeri?
 

Petrit Komani

Primus registratum
Re: (Intervistë e Sekretarit Politik të FBKSH, Av.Idajet Beqiri,

Eshte nje e vertete e madhe se ne shqiptaret edhe ne kete fillim shekulli trajtohemi ne menyr krejtesishte te njeanshme nga politika evro-atlantike.Por kjo s'do te thote se krejte fajin e mbajne te huajte per gjendjen tone .Bota e din se Shqiperia eshte nje shtete qe kufizohet me vetven po ashtu e din se si eshte coptuar Shqiperia.Por politika evro-atlantike nuk munde ta kuptoj si diqka serjoze kerkesen e disa personave me karakter krejtesishte te dyshimt si Hydajet Beqiri. Ai nuk munde te jete nje bartes i idese se shejte te kombit shqiptar, ai eshte vetem nje perfitues i momentit.
 

soni2

Primus registratum
Re: (Intervistë e Sekretarit Politik të FBKSH, Av.Idajet Beqiri,

me mire idajet beqiri pefitues i momentit shqiperi sesa nano i atij momenti greqi i cili po kalon shqiperia keto kohe

Gigo ai u burgos sepse tha ne internet shqip

"ju bej thirrje gjith shqiptarve kudo jane per tu ribashkuar "

ja pse u burgos nga nano dhe interpol tirana
ku erdhi ne shqiperi dhe beri 6 muaj burg kot sikur nanos ti perkiste interneti

kjo ishte forca greko serbe franceze angleze qe e burgosi idajet beqirin dhe te ghith ato qe nje dite do te kerkojne shqiperine e madhe !!!!!


feja e nji shqiptari asht shqiptaria
anrra e nji shqiptari asht shipnia
 

iriqi

Primus registratum
Re: (Intervistë e Sekretarit Politik të FBKSH, Av.Idajet Beqiri,

çudi eshte me disa njerez. Meqe nuk dalin dot hapur kunder ideve te Idajet Beqirit, e akuzojne ate si maskara, perfitues, mashtrues etj. E kam vene re te shume shejtan - budallenj, siç i themi ne nga Shqiperia, qe ne vend te diskutojne me fakte dhe argumenta, merren me personin, ne me te shumten e rasteve duke shpifur. Kjo ndodh veçanerisht kur ketyre debilave u shan benjaminin e tyre, si psh Nanon,Berishen apo Rugoven. Ata nuk diskutojne rreth argumentave dhe fakteve qe parashtron X apo Y, por merren me figuren e tij. Ndofta edhe une nuk jam dakort me te gjitha ato qe thote Beqiri, por kjo nuk me ben qe te shpif kunder tij, edhe ne rast se ai me ka share Rugoven apo te tjeret. çdo njeri ka te meta, ketu nuk perjashtohet as Idajet Beqiri, por me te poshtrit jane ata qe shpifin, pa guxuar te debatojne rreth tezave dhe argumentave qe ai parashtron.
Per mendimin tim une e konsideroj platformen e Beqirit si nje nacionalizem te semure, dhe per me shume krejtesisht te parealizueshem. Jemi shume te dobet si komb, shume te pafuqishem, shume te perçare,shume te prapambetur per te pasur ate oreks per tu matur me 4 fqinjet tane. Prandaj duhet te jemi me modest ne pretendimet tona hipernacionaliste dhe romantike. Gjithçka bazohet te fuqia, e drejta nuk vlen fare.
 

gentilushi

Primus registratum
Re: (Intervistë e Sekretarit Politik të FBKSH, Av.Idajet Beqiri,

mire e ka idajeti.shqiperia e bashkuar per shqiptaret.

poshte tradhtaret

rrofte shqiperia bashkuar
 
Top