Interneti di gjithcka mbi mua! Problemet qe do kemi ne te ardhmen nga Facebook, Google e te ngjashem

Al-Punk

Still here
Mbani mend cfare mesazhi keni derguar para 4 vjetesh tek dikush ne Facebook? Shumica nuk do e mbajne mend, dikush dhe e ka fshire plotesisht per te mos qene asnjehere i dukshem dhe ndokujt nuk i behet vone fare.

Megjithate Facebook-u e ruan ate mesazh. Cdo lloj aktiviteti qe ju kryeni ne facebook ruhet. Nese ju shihni nje profil te dikujt, nese lundroni tek miqte e tij, nese pelqeni dicka, nese vendosni nje foto, nje video, ... gjithcka ruhet. Asgje nuk fshihet.

Paragrafi me siper mund te duket abstract pasi ne nuk e kuptojme rezikun qe kemi nga interneti, por per ta kuptuar realisht se cfare po ndodh me te dhenat tona, hapni Facebook dhe shkoni tek Account > Account Settings. Diku nga fundi i listes keni nje mundesi: Download your Information! Hapni skedarin .zip dhe shikoni gjithe jeten tuaj virtuale ne facebook ashtu si dhe ju vete e keni harruar.

Normalisht nuk jam nga paranojaket, por problemi qendron qe Facebook ruan nje profil tuajin te plote. Nese pas disa vitesh ju do "kaloni ne nje site", dikush do doje te dije per ju (qeveria, marketuesit e te tjere qe ju nuk do donit kurre t'i kishin keto te dhena), mund ti marrin lehtesisht nga Facebook. Menyra si interpretohet ky profil dhe veprimet tuaja kur keni qene 20 vjec, 23 vjec e me rradhe mund te jete e ndryshme dhe e frikshme!

Nga ana tjeter Google ka nje element dhe me te rrezikshem. Kerkimi kur jeni i identifikuar lidh gjithcka me profilin tuaj, por dhe DNSte e tij publike, nese i perdorni (apo te caktuara nga administratoret) ruajne cdo lloj faqeje qe vizitoni, edhe pa perdorur kerkimin Google


Kujdes me aktivitetin shoqeror ne mediat e medha, kujdes pasi nuk i dihet si do perdoren keto te dhena ndaj jush!
 

Al-Punk

Still here
Me siper kam prekur dhe problemin Google, tek blogu eklipsi.com ekzistonte shkrimi me titull: Pse Google po ofron nje sherbim DNS publik? Mund ta lexoni me poshte!
Pas një artikulli ku Mandi shpjegon se çfarë është ky shërbim i ri publik që po ofron Google, lind pyetja pse?
Pse Google po e ofron? Mund ti besoni shpjegimit të tyre, “për të rritur shpejtësinë e web-it”, apo ka diçka më thellë këtu që duhet menduar?
Një shërbim i tillë me fjalë të thjeshta do të thotë që çdo gjë që ju bëni në internet do të kalojë nëpërmjet një “ure lidhëseje” të Google-it. Pra, Google do të ketë mundësinë që të krijojë një bazë të dhënash me përmasa gjigande ku aty do të jenë informacione për shërbimet që ju përdorni sot në internet si email, chat, websites, etj etj dhe sesi ju i përdorni ato. Në një farë mase Google është duke e bërë këtë gjë sot por me këtë shërbim kjo bazë të dhënash bëhet akoma dhe më e lehtë të përpilohet.
Google do dhe duhet të dijë se çfarë po ndodh në internet duke marrë parasysh se interneti është baza e biznesit të tyre. Ata duan të dinë për adresat e reja. Ata duan të dinë rritjet e vëmendjes për domaine apo shërbime të veçanta. Ata duan te dinë se çfarë shërbimesh përdoren sot dhe cilat janë tendencat e kërkesave të përdoruesve. Google Analytics e arrin këtë në një sasi të konsiderueshme por jo të mjaftueshme.
Por nëse ata do kishin mundësi të mbanin informacione për të gjitha (ose pak a shumë për një sasi të madhe) të kërkesave të DNS, ata do ishin në gjëndje të dinin (gati) në kohë reale ku po fokusohet vëmendja globale. Ata do ishin gjithashtu në gjëndje të ruanin informacione për ndryshimet në tipologjinë e internetit: nëse unë lëviz qëndrën e të dhënave të mia në një ISP të ri, ata do e dinin, meqënëse të gjitha IP-të e serverave të mi do ndryshonin. Ose, nëse përdoruesit do fillonin të përdornin BING, ata do e dinin. Ata do dinin gjithashtu, psh, nëse usage pattern i api të paypal ka ndryshuar orët e fundit apo ditët e fundit. Pra behet fjale per nje “Big Brother” te konkretizuar ne internet.
Mund ta imagjinoni që me këtë shërbim mund të lindin modele biznesi nga më të ndryshmit. Kjo si rrjedhojë do të sjellë gjithashtu shërbime të reja dhe detyrimisht një përmirësim në shërbimet ekzistuese. Një shërbim kaq i madh DNS, mund të shndërrohet në një cache gjigande: Google, ofron një shërbim të quajtur Google Adsense For Domains, dhe mendohet që do e zgjerojë përdorimin e shërbimit edhe për domainet që ngatërrohen (në momentin që i shkruani në browser).
Ah, dhe nëse një shërbim i ri premtues do lindë ata do jenë të aftë ta piketojnë dhe të llogarisin rritjet e trafikut, në këtë mënyrë të bëjnë një parashikim paraprak të suksesit të tij.
Në qoftë se do ta përmblidhnim me një fjali, shërbimi publik i DNS nga ana e Google është një lëvizje e zgjuar nga ana e tyre më shumë benefite për bizneset e internetit por dhe për përdoruesit, por gjithashtu edhe frikësuese në të njëjtën kohë….
 
Top