Integriteti personal!

Kordelina

Primus registratum
Integriteti personal!

Ne te gjitha temat qe lexova ketu ne Alb Forum vura re nje tendence ta prirur nga paragjykimet, kureshti e tepruar, pyetje qe kane sherbyer si shembuj temash dhe nuk jane asgje me shume as me pak vetem interesim absurd. Kerkohen te dihen shume gjera, qe nga gjerat me intime deri tek ato me te pafajshmet. Dikush ben nje pytetje feminore me shpresen se do marre nje pergjigje po aq bardh e zi apo klishe, nje tjeter kerkon te terheqe vemendjen mbi nje fakt te parendesishem per te cilen as historianet me ekzigjente nuk jane kujtuar, nje me tutje kerkon unifikim standartesh duke harruarr qe lulja kur rritet vihet cdo here ne nje vazo me te madhe sepse nuk mundesh ta mbysesh ne nje hapesire jo te pershtatshme perjete dhe te presesh te rritet me natyralitetin e vet.Cdo kohe eshte krakterizuar nga nje fizionomi kokrete, s'kemi pse habitemi kaq shume me mentalitetin e shqiptareve se e tille eshte vazoja ku ata kane rrenjet ne keto kohe.Me pas has ne diskutime te tipit dialektito-social apo edhe filozofik, ku gjihtsekush rreh uje ne havanin e vet dhe diskutimi harrohet ne nje cep virtual pa gjetur nje fund optimal. Me tutje-tutje diskutimet humbasin kategorine dhe kthehen ne nje dhunim total te hapesires personale, tip "une them nje gje - ti me citon se te frymezoi ajo qe thashe une" dhe shpetj harrohet perse ishte hapur tema derisa dikush "u therret" per ndihme postimeve te filleses se temes pa shprese.Me pas te qellon te shohesh nje mori gjerash te tjera qe nuk dihet perse jane.
Eshte e vertete qe ndajme nje hapesire virtuale me njeri tjetrin, thelbi duhet te qendronte ne dicka me pozitive.Te gjykosh vetem nga ato qe jane shkruar aty ketu nuk te jep te drejten se e njeh personin, me e pamundur e ben fakti se njeriu eshte qenia me komplekse ne bote dhe sado te shprehi veten nuk mundesh ta njohesh aq sa te mundje te jepje nje perkufizim per te sic ben per dike qe e njeh ne realitet.
Me pas vjen nje pike ku sharja dhe "kercenimi" behen (de)gjenerim i bisedes dhe gjithcka vjen si rezultat i keqkuptimeve qe kane zene rrenje nderkohe.Njeri nga kercenuesit mbetet i vetem, por serish eshte gjykimi i "spektatoreve" te tjere qe e ben te vetmuar, jane ata qe gjykojne "padrejtesine" qe po i behet te kercenuarit.

Kur nuk "kenaqet" egoja e njerit, tjetri duhet te vuaje pasojat.

Respektoni INTEGRITETIN personal!
 

b.k.

Primus registratum
Re: Integriteti personal!

Kur dikush shprehet ne menyre kaq te pergjithshme, dhe perfshin nje grup prej me shume se 5000 vetash ne te njejtat kategori dhe gjykime a e ka respektuar identitetin e anetareve te vecante (shumices) se ketij forumi, qe nuk kane asgje te perbashket me mendimet e tij ???? :shrug:
 

Poseidon

Primus registratum
Re: Integriteti personal!

Ehhhh!!! Shkrimi hapes i temes eshte gati si nje paralajmerues i fuqishem. Edhe ne nje forum me emra dhe indetitete te fshehur qeka e veshtire te ndahet njeriu nga jeta normale me sulmet, intrigat, keqkuptimet, mashtrimet dhe synimet e fshehta te qenies njerezore.

Gul s'eshte e rendesishme se c'mendojne spektatoret, por miqte e vertete me te cilet ndahen te mirat e te keqiat. S'lihet jeta per te patur gjykime spektatoreah.
 

Danae

Primus registratum
Re: Integriteti personal!

evitoja ti hyja temes,nuk kish nje arsye specifike sesa lidhej me ate qe doja te kuptoja mes rreshtave.
ca gjera rendin ca atmosfera krijohen,por warm paska dhene nje koment shume te bukur.
 

Ema

Goddes
Re: Integriteti personal!

Gul!
Te kam thene se eshte sikur lerxoj veten tek ti?Te kam thene edhe pse ngadale kam filluarte terhiq tutje veten,si kermill te mbyllem brenda realitetit,te vetmit qe ka vertet vlera.TE kam thene edhe se bleva librin qe te kam dhuruar si dhurate per mikun tim por per dreq me ka mahnitur serish dhe jam duke perseritur se "jeta jetohet vec nje here e kurre s'kemi per ta ditur ne beme zgjedhjet e duhura,e as per te ditur s'kemi se si do ish jeta po te kishim zgjedhur ndryshe".
Do gjykohesha per anti-reklamer po te te thoja se grushti i forumsave me vlera eshte mbyllur fare e se edhe ata qe jane brenda jane duke u mbytur nga turmat,intrigat dhe paragjykimet.
Une kam nevoje per paqe....

Cok uzklarda!

Te du shume zemer e vogel! :kiss:
 

Guest
Re: Integriteti personal!

mora shkas per te shkruar ketu nga nje pershkrime tqe bejen disa njerez.
eshte mese e verte ajo qe ke thene ti gul, ketu ka humbur respekti dhe as qe behet fjale per nje integritet!
Eshte kthyer ne obsesion marrja neper goje e njerzve, me mire mani!
te vjen /pf/images/graemlins/frown.gif peshtire te lexosh komentet qe bejn!
 
Top