Instruksion me Video,Si mund te ndihmojme?

blendiys

Primus registratum
Instruksion me Video,Si mund te ndihmojme?

Kam vene re se ndihma e ofruar per zgjidhje te problemeve te ndryshme,shpesh here eshte e vaket dhe pjeserisht e kuptueshme ,ndaj mendova qe kush ka nje pjese kohe ne dispozicion dhe i gatshem per te ndihmuar,te hedhe hapat e pare ne kete test (le ta quajme).
Behet fjale per programin Windows Media Encoder,i cili pervec vetise te te qenit gratis,ofruar nga Microsoft-i,zevendeson ne menyre te mjaftueshme dhe programet si:Macromedia Captivate dhe TechSmiths Camtasia Studio.

Shpresoj te jem i qarte /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Kush nga ne eshte i interesuar?!,le te hedhe mendimet per diskutim.

Nese tema eshte e ri-perseritur,besoj se nuk ka me vend per diskutim!
Pershendetje.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Instruksion me Video,Si mund te ndihmojme?

Media Encoder? Nuk e kam perdor ndonjehere..per çfare duhet? Une jam mare pak me encodim video... ne Divx os Xvid....
 

blendiys

Primus registratum
Re: Instruksion me Video,Si mund te ndihmojme?

Nese ke parasysh Microsoft Interactive Training qe nuk e di se me c'program eshte realizuar,dhe WME sherben per te paraqitur nje "instruksion" me audio dhe video.Teorikisht e ngjashme me Power Point,por ne kete rast te duhet Windows Media Player per "ta lexuar".
 

zog

Primus registratum
Re: Instruksion me Video,Si mund te ndihmojme?

ja nje shembull i dhene tek siti macromedia - s : contribute


s'ka nevoje as per Windows Media Player as per QuickTime Player, por vetem per Macromedia Flash Player.

keshtu fishieri final eshte shume me i lehte dhe me cilesi me te larte imazhi.
 

zog

Primus registratum
Re: Instruksion me Video,Si mund te ndihmojme?

ja nje shembull konkret. nje prezantim programi informatik (baze te dhenash), ne nje fishier mov (per quicktime player) 6 Mo.

prezantim video

e keqja e kesaj zgjidhje eshte pesha e fishierit, i cili per tu pare duhet nje lidhje interneti tejet e shpejte DSL ADSL.

si dhe mesa di une, interaktiviteti tek fishiere te tille eshte i pamundur.

ndersa kur ato kryhen per flash player, perveç hapjes se shpejte kryhet e mundur edhe interaktiviteti. siç shihet fare qarte tek po i njejti prezantim (me pak ndryshime) te cilin e gjeni ketu
 

blendiys

Primus registratum
Re: Instruksion me Video,Si mund te ndihmojme?

Programi WME eshte gratis dhe shume here me i lehte ne perdorim krahasuar me Macromedia Flash.
Sigurisht qe me Macromedia mund te besh nje prezantim shume here me te bukur dhe te "lehte" ne krahasim me Windows Media Encoder por ideja e temes eshte qendron me tej.
Do ishte bukur qe nje ndihme sado amatore te peraqitej ne kete faqe.
Per programin ne fjale po lexoj shpesh neper faqe te ndryshme dhe pergjigjet jane pozitive bazuar ne cmim/rezultat.
I vetmi problem qendron hostimi,te hostosh nje projekt te tille ne MPEG...(nc nc nc ,kush do ta bente?)
Ndaj ideja eshte qe ata pak persona qe kane/perdorin kete program te hedhin ketu pro-te dhe kundrat.
 

zog

Primus registratum
Re: Instruksion me Video,Si mund te ndihmojme?

ato filmat qe tregova une jane bere me camtasia dhe captivate. jo me flash. fishieri perfundimtar tek njeri eshte .swf (lexohet me flash player ose shockwave player (qe jane lexusa te flashit zakonisht te integruar tek çdo navigues webi), ndersa tek tjetri eshte .mov (lexohet me quicktime player) por mund te ishte mpg ose avi.

ps; si dhe s'ma ha mendja ti hyjne kujt ne pune, programe te tilla. e para pervetesimi tyre kerkon perkushtim e kohe, ndersa e dyta ti e the vete, duhet nje server per ti vendosur (hostuar) "filmat".

ndersa me "te lehte" ta kisha fjalen per ko (kilo octets).
 
Top