Iniciativ:Ju lutemi gjith shqiptareve per ndihm ne ket qeshtje.
Te nderuar miq dhe te nderuar lexues,
ka ardhur koha qe ne shqiptaret te kerkojme hapur, qarte dhe ne menyre demokratike respektimin e vullnetit tone.
Kam menduar qe te shkruajme nje peticion drejtuar "Botes" ne kuptimin perfaqesuesve legjitime te shteteve te botes duke filluar me sekretarin e pergjithshem te OKB, presindetin e SHBA, Rusise, Kines, Frances dhe te gjithe te tjereve.
Ne kete peticion ne thelb te kerkojme qe te njohin shtetin e pavarur kosovar.
Nje formulim te ketij peticioni do te mundohem ta bej me vone.
Ka shume rendesi qe te organizohemi mire qe ky peticion te nenshkruhet nga te pakten 50 % te shqiptareve pra rreth 6 milion nenshkrime.
Duket e pamundur por nuk eshte.
Kush deshiron te bashkepunoje?
Anton Ashta
Ne fakt e kane argumentuar shume mire te nderuarit kongresmene:
Si baze per peticionin mund te merret argumentimi i tyre:
"Kongresi i 107-te
Seksioni i 2-te
H. Res. 467
Duke shprehur mendimin e Shtëpisë së Përfaqësuesve se SHBA duhet të deklarojë mbështetjen e vet për pavarësinë e Kosovës.
Në Shtëpinë e Përfaqësuesve
27 qershor 2002
Z.Gilman (për veten dhe z.Lantos) paraqitän rezolutën në vijim, e cila iu referua Komitetit mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Rezolutë
Duke shprehur mendimin e Shtëpisë së Përfaqësuesve se SHBA
duhet të deklarojë mbështetjen e vet për pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa SHBA dhe komuniteti ndëkombëtar pranojnë ekzistencën e së drejtës
së vetëvendosjes si një e drejtë bazë e të gjithë popujve;
Ndërsa Kosova u përcaktua nga ana kushtetuese si një territor sovran
në Konferencën e Parë të Çlirimit Kombëtar për Kosovën, mbajtur më 2 janar 1944,
dhe ky status u konfirmua në kushtetutën e Republikës Federale të Jugosllavisë
të miratuar në 1946, dhe në kushtetutën e amenduar jugosllave të miratuar në 1974
ruajti statusin autonom të Kosovës si një republikë de facto;
Ndërsa para shpërbërjes së Ish-Jugosllavisë Kosova ishte një entitet i mëvetësishëm
politik dhe legal me institucione të mëvetësishme e të veçanta financiare, forca policore,
qeverie lokale dhe kombëtare, sistemi shkollor, sistemi gjyqësor dhe legal, spitale dhe
organizata të tjera të pavarura;
Ndërsa diktatori serb Sllobodan Millosheviç u ngjit në pushtet në 1987 me një platformë
ultranacionalizmi dhe racizmi antishqiptar (ultranacionaliste dhe raciste antishqiptare),
duke përkrahur dhunën dhe urrejtjen kundra gjithë jo-sllavëve e duke vënë veçanërisht
nën shënjestër shqiptarët e Kosovës;
Ndërsa në vazhdim, Sllobodan Millosheviç e zhveshi Kosovën në vazhdim
nga vetëqeverisja, pa marrë pëlqimin e popullit të Kosovës;
Ndërsa Asambleja e zgjdhur e Kosovës, e përballur me këto akte të patolerueshme miratoi
deklaratën e pavarësisë më 2 korrik 1990, shpalli Republikën e Kosovës dhe aprovoi
kushtetutën më 7 shtator, 1990, të bazuar në principet legale ndërkombëtare të
vetëvendosjes, barazisë dhe sovranitetit;
Ndërsa në pranimin e faktit të shpërbërjes de facto të federatës jugosllave, komuniteti
evropian vendosi prinicipet e njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të Republikave të
Ish Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë dhe Kosova i përmbushte plotësisht
këto principe si një republikë de facto brenda federatës;
Ndërsa një referendum popullor u mbajt në Kosovë mes 26 dhe 30 shtatorit 1991, në të
cilin 87 përqind e të gjithë zgjedhësve morën pjesë në votime dhe 99.87 përqind votuan
në përkrahje të deklarimit të Kosovës si të pavarur nga Republika
Federale Socialiste e Jugosllavisë;
Ndërsa që prej pushtimit të Kosovës në 1989 e deri në aksionin ushtarak të NATO-s
kundra regjimit ushtarak të Millosheviçit në 1999, shqiptarët e Kosovës iu nënshtruan
trajtimit më brutal në zemër të Evropës që prej kohës së nazizmit, duke detyruar rreth
400 000 prej tyre që të emigrojnë në Evropën Perëndimore dhe në SHBA;
Ndërsa në pranverë të vitit 1999, gati 1 000 000 shqiptarë të Kosovës u përzunë nga
Kosova dhe të paktën 10 000 u vranë nga forcat paraushtarake dhe ushtarake serbe;
Ndërsa Sllobodan Millosheviç u padit nga Gjykata Ndërkombëtare e krimeve të luftës
dhe u ekstradua për në Hagë në qershor (të vitit) 2001 për tu gjykuar për krime lufte, krime kundra njerëzimit dhe (për) gjenocid në Kosovë,
Bosnjë dhe Kroaci;
Ndërsa Kombet e Bashkuara e vendosën Kosovën si një protektorat nën Rezolutën 1244,
duke i dhënë fund një dekade të (tërë) pushtimi(t) serb të Kosovës dhe
luftës gjenocidiale të Millosheviçit në Kosovë;
Ndërsa shqiptarët e Kosovës së bashku me përfaqësuesit e minoriteteve serbe, turke,
boshnjake dhe ashkali, kanë zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme lokale dhe të
përgjithshme në vitet 2000 dhe 2001 dhe themeluan me sukses
parlamentin në vitin 2002, i cili në vijim zgjodhi një president dhe një kryeministër;
Ndërsa 50 përqind e popullsisë së Kosovës është nën moshën 25 (vjecare) dhe përqindja
e papunësisë është ndërmjet 60 dhe 70 përqind, që rrit
mundësinë e përfshirjes së moshave të reja në rrjetet kriminale
burimi i të cilave gjendet jashtë Kosovës, ose punësimin jashtë me qëllim mbijetese
derisa të lehtësohet krijimi masiv i vendeve të punës duke garantuar
sigurinë e investimeve të huaja përmes një tranzicioni të rregullt drejt pavarësisë së Kosovës;
Ndërsa parlamenti i Kosovës ka marrë përsipër zhvillimin e një demokracie të stilit
perëndimor në të cilën të gjithë qytetarët pavarësisht nga përkatësia
etnike, të kenë të garantuar të drejtat njerëzore dhe qytetare dhe
që janë të vendosur në zbatimin e kthimit të gjithë serbëve
jo-kriminelë të cilët u larguan nga Kosova gjatë dhe pas luftës; dhe
Ndërsa ekziston çdo arsye për të besuar se pavarësia e Kosovës nga Serbia
është i vetmi opsion i qëndrueshëm për Kosovën, pas dështimit të disahershëm të
autonomisë: Tani, pra, le të
Zgjidhet, se është mendimi i shtëpisë së Përfaqësuesve se SHBA duhet
(1) të mbështesë publikisht pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e Kosovës si një shtet
sovran dhe demokratik në të cilin të respektohen të drejtat e njeriut, duke përfshirë të
drejtat e minoriteteve etnike e fetare, si mënyrën e vetme për një paqe të vazhdueshme
dhe stabilitet në Ballkan;
(2) të pranojë rrezikun që vonesa në rezolutën mbi statusin përfundimtar të Kosovës
paraqet për qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike të Kosovës dhe të ardhmen e
Evropës Juglindore;
(3) të punojë në ndërthurje me Kombet e Bashkuara, NATO-n dhe organizata të tjera
multilaterale për të lehtësuar tranzicionin e rregullt drejt pavarësisë së Kosovës; dhe
(4) të sigurojë pjesën e saj të asistencës, tregtisë dhe programeve të tjera në mbështetje
të qeverisë së një Kosove të pavarur dhe në inkurajimin e zhvillimit të demokracisë
dhe të një sistemi ekonomik të tregtisë së lirë."
Dhe arguementimi i prof. Münzel:
"1. Të drejta historike
Ky argument nuk ja vlen të diskutohet edhe sikur të pranohen shtrembërimet historike serbe. Nuk mund të arsyetohen të drejtat e sotme me ndodhitë e para 300 apo 600 vjetëve. Me argumente të tilla, gjithsesi më të bazuara, Gjermania mund të pretendonte Romën, Luxemburgun apo Pragën si rezidenca të shejta të perandorisë romake të popullit gjerman. Po të duam të argumentojmë historikisht për Kosovën, le të kthehemi 400 apo 500 vjet para Betejës së Kosovës kur, pa kurrfarë dyshimi, shqiptarët kanë banuar Ballkanin jugor, por serbët jo dhe pastaj të kërkojmë që këta të fundit të kthehen atje nga kanë ardhur, në Ukrainë apo kudo që të kenë jetuar më parë.
2. E drejta për vetëvendosje.
E drejta e popujve për vetëvendosje luan për Kosovën një rol vendimtar. Ajo është futur në të drejtën ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore nga Presidenti i atëhershëm amerikan Wilson, dhe sot është fiksuar si princip i pakontestueshëm në të drejtën ndërkombëtare dhe në kartën e Kombeve të Bashkuara (KB) (Art. II). Ajo ekziston edhe në paketën e KB për të drejtat e njeriut të 16.12.1966 dhe në Declaration on Principles of International Law Concerning Friendly Relations and Cooperation të mbledhjes së përgjithshme të OKB-së të mbajtur më 24.10.1970. Sipas kësaj të fundit, çdo lloj dhune që u cënon popujve të drejtën për vetëvendosje është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
A mund të mbështeten kosovarët në këtë të drejtë, a janë ata "popull" sipas të regullave të së drejtës për vetëvendosje? Përpara, e drejta për vetëvendosje u është njohur vetëm "popujve" dhe jo "pjesëve" apo "grupeve etnike". Ngjashëm Stalini u ka lejuar vetëm "popujve të plotë" të drejtën për vetëvendosje (lv). Duke u nisur nga kjo, juristët jugosllavë deklaronin se me themelimin e Shqipërisë si shtet, shqiptarët e kanë shfrytëzuar të drejtën e vetëvendosjes për themelimin e shtetit dhe kështu shqiptarët e Jugosllavisë nuk kanë të drejtë për njësinë e tyre federale, republikën, në Jugosllavi. (lvi) Mirëpo ekspertiza e mirënjohur për ishujt Alande (lvii), e para e këtij lloji ku kjo e drejtë ka luajtur një rol, i ka lejuar një grupimi të një populli, suedezëve të këtyre ishujve, pa kurrëfarë arsyetimi tjetër, të drejtën për vetëvendosje. Mu për raste të grupeve të tilla e drejta për vetëvendosje luan një rol të rëndësishëm. Nëse kjo do të vlente vetëm për popujt "shtetërorë" ose për popuj me një ndërlidhje territoriale, atëherë lirisht mund që të hiqej dorë nga kjo e drejtë. Për këtë arsye, mendimi i shumicës sot është që e drejta për vetëvendosje t'u njihet të gjitha grupeve që veten e shohin si popull por edhe popujve që veten e shohin si pjesë e nje populli tjetër, psh. suedezët e ishujve Alande, armenët në Malin Karabah ose irlandezët në Irlandën Veriore (lviii).
Kosovarët e shohin veten si shqiptarë dhe lëvizja kombëtare shqiptare për bashkim (unifikim) ka filluar në Kosovë me Lidhjen e Prizrenit (1878). Në Konferencën e Bujanit dhe deri pas Luftës së Dytë Botërore ata janë angazhuar për bashkimin me shtetin amë. Fati i tyre nën shtypjen serbe që nga viti 1912 u ka dhënë atyre një vetëdije grupore. Ata nuk dallohen vetëm subjektivisht me këtë vetëdije por edhe objektivisht me territore të ndara qartë dhe të banuara gati tërësisht prej tyre. Ata dallohen nga pakicat tjera kombëtare që jetojnë aty. Me dy milionë shqiptarë në vend dhe, më së paku, një milion jashtë tij ata kanë madhësinë e mjaftueshme për një grup. Pra ndaj atyre u takon një e drejtë e posaçme për vetëvendosje. "
Me tej:
Si parakushte për ekzistencën e një shteti tradicionalisht vlejnë: territori shtetëror, populli shtetformues dhe pushteti për një kohë të caktuar. Të tre elementet e përmendura janë të pranishme në Kosovë qysh prej vitit 1991: territori shtetëror, populli shtetformues dhe një organizim shtetëror i njohur nga shumica e popullit shtetformues si i vetmi pushtet. "
http://www.edsh.org/diskutime/index.php
Ketu mund te informoheni per me shum.
Ju jutemi te gjithve te prononcoheni.