Incidenti në Bujanocit, për pasoj një të vrarë !!!

prespari

Primus registratum
Incidenti në Bujanocit, për pasoj një të vrarë !!!

Incidenti në Bresiq të Bujanocit, për pasoj një të vrarë


Bujanoc, 05 gusht 2007 - Sipas një komunikate për opinion të Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme , incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22, në magjistralen Bujanoc – Gjilan, në afërsi të fshatit Bresiq, rreth gjashtë kilometrta nga qyteti i Bujanocit, brenda ish të ashtuquajturës Zonë Tokësore të Sigurisë.
Duke iu referuar kësaj kumtese, incicdenti ka ndodhur kur persona të paidentifikuar, të maskuar dhe të armatosur me pushkë automatike dhe me granata dore, kanë sulmuar automjetet e kalimtarëve të rastit dhe të njëjtit i kanë plackitur duke iu marrë të hollat dhe gjëra të tjera të vlefshme.
Gjithnjë sipas komunikatës, plackitja ka ndodhur deri në momentin kur një patrullë e policisë serbe ka arritur në vendin e ngjarjes, me ç` rast personat e armatosur e kanë sulmuar atë, duke nisur shkëmbim zjarri i cili ka zgjatur për më se 20 minuta, ndërkoh që policisë në ndihmë i ka dalur edhe xhandërmëria serbe.
Sipas njeriut të parë të policisë serbe Dragan Joqiq, të paktën dhjetë persona kanë sulmuar policinë dhe xhandarmërinë, meqërast një nga sulmuesit ka mbetur i vdekur, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij.
Ministri serb i Punëve të Brednshme, Dragan Jocic, i ka thënë medieve në gjuhën serbe se grupa e personave të armatosur, i ka sulmuar pa dallim udhëtarët shqiptarë dhe serbë. Ai ka shtuar se sulmuesit ishin mirë të organizuar dhe se bartnin në vete një përvoj militare. Por nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e tyre.
Nga ana tjetër gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë reagim të spektrit politik shqiptar në Luginë, dhe as nga përfaqësuesit institucionalë në lidhje me incidentin në fjalë.
Ndryshe, aksi rrugor Bujanoc - Vendkalimi kufitar në Konçul, ka mbetur i mbyllur për qarkullim, deri sot në orën 12. Gjë e cila ka imponuar udhëtimin për Kosovë, përmes arteries së vetme për qarkullim të lirë nga Presheva përmes Depcës në Gjilan, duke shkaktuar kështu kolona të gjata të udhëtarëve.
Ndërkaq, vlenë të thuhet se incidenti i mbrëmshëm ka tensionuar dukshëm gjendjen në rajon, pikërisht në kohën kur shumica e mërgimtarëve gjenden për pushime në familjet e tyre.



Baki Rexhepi - RTK
 

prespari

Primus registratum
Re: Incidenti në Bujanocit, për pasoj një të vrarë !!!

Presheve- Nje shqiptar 22 vjeçar eshte vrare, gjate nje perleshjeje te armatosur midis nje grupi te personave te maskuar dhe policise e xhandarmerise serbe, ne rrugen Lluçan - Konçul, afer kufirit te Serbise me Kosoven


Nje person eshte vrare parmbreme, gjate nje perleshjeje te armatosur midis nje grupi te personave te maskuar dhe policise e xhandarmerise serbe, ne rrugen Lluçan - Konçul, afer kufirit te Serbise me Kosoven. Sipas policise serbe, ne kete perleshje eshte vrare nje shqiptar 22 vjeçar, identiteti i te cilit nuk eshte bere i ditur.

Sipas kesaj ministrie, nje grup prej 10 personash, me uniforma te zeza e te maskuar, kane ndaluar e plaçkitur njerezit qe kalonin ne kete rruge, e cila e lidh komunen e Bujanocit me Kosoven. Perleshja midis tyre dhe pjesetareve te policise dhe xhandarmerise se Serbise ka zgjatur rreth 20 minuta. Zyratret e policise serbe kane thene se, sipas te gjitha gjasave, behet fjale per nje grup plaçkitesish, kurse viktima te tyre kane qene qytetaret shqiptare dhe ata serbe
 
Top