Incidenti me Bazen, ndalohen truprojat e Tacit

Albforumi

Primus registratum
Incidenti me Bazen, ndalohen truprojat e Tacit

imagebutton.gif

baze-ekspertiza.jpg
Dy persona jane ndaluar pas incidentit te mbremshem me gazetarin Mero Baze ne nje prej lokaleve te Tiranes.Dy truprojat e biznesmenit Rezart Taci, Irgen Selfo dhe Bledar Lilo akuzohen se kane perdorur forcen ndaj gazetarit Mero Baze. Nderkohe policia ka shpallur ne kerkim biznesmenin Rezart Taci, i cili duhet te jape sqarime rreth kesaj ceshtjeje.

Ngjarja

Deshmitaret okulare ne vendin e ngjarjes thane se Mero Baze po qendronte bashke me dy koleget, Andi Bushati dhe Arban Hasani ne nje nga tavolinat e nje pub-i kur aty prane kaloi Rezart Taci sebashku me truprojat e tij.

Pas shkembimit te fjaleve fyese situata precipitoi ne konflikt fizik ku u perfshine Taci dhe truprojat, qe goditen gazetarin Mero Baze

Goditjet kunder Bazes zgjaten perreth 4 minuta, sic u shprehen edhe koleget Bushati dhe Hasani qe nderhyne per te shmangur sherrin.

Pas ngjarjes, Mero Baze, u dergua ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ku mori edhe ndihmen e pare. Me pas gazetari beri kallezimin ne polici ku deshmuan edhe koleget qe ishin prezente ne ngjarjen e rende.

Mero Baze, kohet e fundit ka shkruajtur nje seri shkrimesh kritike ne gazeten e tij Tema mbi veprimtarine ekonomike te kompanive te drejtuara nga Rezart Taci te cilat i ka akuzuar per evazion fiskal.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=5069. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=5069

Top