Ilir Meta udhe e mbare...

DFV

Primus registratum
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

Sa per Nanon une e kam thene edhe me pare , se te vetmen gje te drejte qe beri Berisha gjate regjimit te tij, ishte futja ne burge e Nanos si hajdut.
Kush mendon se Nano nuk ka vjedhur ne ate kohe me ndihmat italiane per mua ose eshte naiv ose luan
per Nanon.
Roli servil i pushtetit te gjykatave ishte dhe dheneja e pafajsise per Nano hajdutin si dhe shuma e majme qe rrofiti Nano nga kjo pasuri e popullit shqiptare.
Mire e tha nje me siper shikoni se si pushteti i Nanos lufton te gjithe ato gazeta dhe gazetare qe
denoncojne hajdutelleqet e Xhoanes dhe te Nanos bashke.
E dini ju qe Mero Baze u denua me burge vetem se gazeta e tij nxorri ne sheshe te pa larat e Nanos , po te njejtin fat por me gjobe u denua dhe Nikoll Lehsi, tani po kerkohet edhe denimi i kryeredaktorit te gazetes Shekulli,Kokedhima vetem se kjo gazet nxorri ne sheshe maskaralleqet e Nanos lidhur me instalimin e impjanteve te pleherave.
Maskaralleqet e Nanos dhe idjotizmat e Dr Rrumpalles nuk kane fund ashtu sic eshte pa fund dhe varferia ne rritje e popullit shqiptare, prandaj ju ftoje te gjithe juve te mendojme se kush nga alternativat e tjera (sigurisht pa Berishen dhe Nanon bashke me partit e tyre) dhe te perkrahim ate ose ate alternative te re qe eshte me e mira per popullin dhe Shqiperine.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

...Flas per Per Prokurorine e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise, drejtuar nga z.Theodhori Sollaku .

-------------------------

1-Prokurori i pergjithshem e morri mesazhin me vrasjen e shoferit te tij , sesi duhet te veproje ne te ardhmen.
2-Prokurori i pergjithshem e morri mesazhin edhe nga mafiozi me origjine nga vlora i quajtur Arben Malaj kur ai hapi nje dosje rreth tij, apo edhe kete e harrove??
3- jo te gjitha skenat qe ben Nano tregojne realitetin , e kam fjalen per voten e tij kunder.
mund te kalonte miratimi i Prokurorit ne parlament kur Nano me klanin e tij kane rreth 2/3 e parlamentit ?????
apo ata Dordolec - deputet te PS e bene nje gje te tille pa pyetur Nanon ????
apo te genjen mendja ??

filma te tilla (Nano votoj kundra) e beni denancime ne prokurori per vjedhjet e Nanos (do te behen denancime kur Nano me klanin e tij te largohen nga pushteti diktatorial) mos na i trego ketu se nuk i ha kush.

Prokuroria nuk eshte Indipendente ne shqiperi , se po te ishte e tille shume gjera nuk do te beheshin , ashtu sic behen sot.
te gjithe e dime se per cfare e kam fjalen
 

fjorent

Primus registratum
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

Dakord me Loepardin sidomos per postimin e fundit.
Klika mafioze e Malajt qe kercenon prokurorin eshte e turpshme. Ne asnje vend demokratik do te lejohej. Kurse ne SHqiperi ceshtja u mbyll shpejt.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

Me duket se qe me vrasjen e shoferit te Sollakut,ky i fundit nuk eshte me si perpara?? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

Me vrasjen e shoferit të Sollakut dolën shumë gjëra në shesh. Drejtori i policisë i ngarkuar me këtë çështje dha dorëheqjen, shoferi i taksisë dëshmitar i vetëm i ngjarjes merr vizë amerikane e hikën në Sh.B.A, i dyshuari për këtë vrasje kapet por nuk i dorëzohet drejtësisë shqiptare, etj. gjëra që tregojnë se MAFIA i ka vënë shkelmin në fyt Shqipërisë duke përfituar nga vota e vjedhur. Do të ishte naivitet të mendosh se Tosi do e lerë pushtetin së shpejti, ai do eliminuar.
smash.gif
smash.gif
smash.gif

Përsa i përket Metës, udha e mbarë nga PS por akoma më mirë udha e mbarë nga politika, e akoma më mirë udha e mbarë nga Shqipëria e mos harro të marrësh Tosin me vete! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

DFV

Primus registratum
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

O Kondrapedali, po pse demokraci i thua ti asaj qe do ndertosh ti?
Duke larguar njerzit nga Shqiperia dmth. ata qe ty nuk te pelqejne, pra keshtu do e cojme Shqiperine ne Europe(Ne bashkimin europjan)!!!!!!
Ne se Meta apo dikush tjeter mendon te krijoj nje parti, kjo eshte nje e drejte qe i takon sic mund te me takoj dhe ty dhe mua te bejme te njejten gje, por jo ta bejme si Sala qe i coj ne emigracion kundershtaret e tij.
Ne se Meta do krijoi nje parti te re, une i uroj udha e mbare,eshte tjetr pune se sa do votohet, kjo varet nga vet ajo parti se cfare besimi do krijoj ne popull.
Por te lutem avash me keto perjashtimet se do na marresh ne qaf te gjithve!!!1
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

OROSHI

--------------------------------------------------------------------------------
Me duket se qe me vrasjen e shoferit te Sollakut,ky i fundit nuk eshte me si perpara? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> ?
---------------------------------

kjo eshte e verteta Orosh. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
tregoja nje cik atij S6T6.. sesi qendron puna me prokurorine "Indipendente".
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

Ata që nunk më pëlqejnë mua mund të rrinë në Shqipëri sa të duan pasi unë nuk jam aty. Ilir Meta dhe shumë të tjerë janë të dëmshëm për Shqipërinë prandaj them «udha e mbarë». Këta persona janë të dëmshëm për politikën dhe nëse vendosin ta braktisin atë le të rrinë ku të duan! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

ILIR META: JETESHKRIMI


Ilir Meta ka lindur me 24 Mars 1969 ne Skrapar. Diplomuar per Ekonomi Politike ne Fakultetin Ekonomik te Universitetit te Tiranes, Ilir Meta ka perfunduar Studimet Pasuniversitare ne te njejten fushe. Aktualisht Ilir Meta eshte deputet ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise, President i Bordit te Institutit per Paqe, Zhvillim dhe Integrim, si dhe anetar i Komisionit Nderkombetar per Ballkanin.

Ilir Meta ka nje aktivitet intensiv politik, duke filluar nga viti 1990, si pjesemarres aktiv ne levizjen studentore qe permbysi regjimin komunist. Nga viti 1992 ne vazhdim, Ilir Meta eshte zgjedhur pa nderpreje deputet ne te gjitha legjislaturat e Kuvendit te Shqiperise, ne te cilin ka qene anetar i disa komisioneve dhe gjate periudhes 1996-1997 ka mbajtur postin e Nenkryetarit te Komisionit te Politikes se Jashtme.

Ilir Meta eshte njeri nder themeluesit e Forumit te Rinise Eurosocialiste (FRESH), duke dhene kontriburtin e tij per anetaresimin e Forumit ne Internacionalen e Rinise Socialiste. Gjate viteve te anetaresise se tij ne FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste te larta drejtuese si, Nenkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).

Aktiviteti politik i Ilir Metes ne strukturat e Partise Socialiste eshte i ngjeshur. Ai ka qene anetar i Komitetit te Pergjithshem Drejtues nga Kongresi i Qershorit 1992 dhe anetar i Kryesise se Partise nga viti 1993, deri ne periudhen kur dha doreheqjen nga kryesia e PS-se (Korrik 2003), pas problemeve qe ngriti prane strukturave drejtuese te PS-se mbi mungesen e transparences ne drejtimin e Qeverise dhe Partise prej Kryeministrit dhe Kryetarit te Partise Fatos Nano. Gjate periudhes 1997-1998, Ilir Meta ka qene Kryetar i Partise Socialiste te Tiranes. Ne periudhen 1993 -1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nenkryetarit te Partise Socialiste dhe nga 1994 - 1996 edhe ate te Sekretarit per Marredheniet Nderkombetare, periudhe gjate se ciles u vendosen marredhenie me shume parti socialiste dhe socialdemokrate te Evropes, si dhe Partine Socialiste Evropiane dhe Internacionalen Socialiste.

Aktiviteti politik i Ilir Metes perfshin edhe nje periudhe te suksesshme te drejtimit ne Qeveri, ku ka sherbyer si Kryeminister i vendit gjate periudhes Nentor 1999 - Shtator 2001 dhe pas fitores se zgjedhjeve parlamentare te veres se vitit 2001 u rimandatua si Kryeminister, Shator 2001 - Shkurt 2002. Gjate kesaj periudhe u shenuan arritjet me te mira te qeverisjes se vendit per periudhen e tranzicionit, stabilizimi i parametrave makro-ekonomik, permiresimi i ndjeshem i rrjetit rrugor, privatizimi i suksesshem i disa prej sektoreve strategjik te ekonomise, vendosja dhe funksionimi i ligjit ne te gjithe terrorin e vendit, etj. Ne Shkurt 2002, per te shmangur krizen brenda maxhorances politike dhe qeverisese dha doreheqjen nga detyra.

Gjithashtu, Ilir Meta ka sherbyer edhe si Zv.kryeminister dhe Minister i Puneve te Jashtme gjate periudhes Korrik 2002 - Korrik 2003, Zv.kryeminister dhe Minister i Koordinimit Qeveritar gjate periudhes Tetor 1998 - Tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti per Integrimin Evropian ne Ministrine e Puneve te Jashtme Mars - Tetor 1998.

Aktualisht, Ilir Meta eshte zgjedhur anetar i Komisoinit Nderkombetar per Ballkanin qe drejtohet nga ish kryeministri i Italise, Xhuliano Amato, ne perberje te te cilit jane mjaft personalitete te njohur nga BE, rajoni dhe SHBA.

Pervec aktivitetit politik, Ilir Meta ka dhene leksione ne Fakultetin Ekonomik te Universitetit te Tiranes, si dhe ne disa akademi dhe universitete ne Evrope dhe SHBA, si Akademia Evropiane e Berlinit apo Universiteti i Harvardit.

Ilir Meta eshte i martuar me Monika Kryemadhin dhe kane dy femije, Boren dhe Besarin.

Flet rrjedhshem gjuhen angleze dhe ate italiane.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

Puuuuuuu sa të shpif! Duket që në surrat se ç'lloj robi është ai! Imagjino sa poshtë kemi rënë!
cry.gif
 

drenicaku

Primus registratum
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

nuk eshte zgjidhje te mos votosh. perderi sa te mos votoni at'here pushteti do te jete ne duart e te keqive. ndersa sikur te votoni te gjithe njehere e dy here ndoshta do e marrin pushtetin te korroptuarit por jo cdo here si dhe ata qe do vin ne pushtet do te detyrohen te punojn per vendin sepse nuk do mujn te vin ne pushtet cdo here me dallavere. te pakten une mendoj keshtu
 

DFV

Primus registratum
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

Dhe ke te drejte, sepse shume shqiptare duke pare drejtimin politik te F.Nanos dhe S.Berishes mendojne se eshte e kote te votosh, por sot ka ardhur koha qe pikerisht ketyre dy partive PS dhe PD dhe personave qe i drejtojne tu jepet nje mesim i mire.
Pra te votohet per parti te tjera ose sic quhen ato parti te vogla.
Ti bojkotojme militantet e ketyre dy partive(ti lem vetem) te cilet per 14 vjet e lane popullin shqiptare te vuaj per buken, ujin, driten, qetesin, punen dhe kulturen.
Te mos votojme me per ata qe vran enderrat me te mira te popullit shqiptare, kjo eshte zgjidhja ,
kjo do jete e ardhmja, kjo do jete me e mira qe ne duhet te bejme.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

DFV,prape ne me politikane "xhuxha" dhe kembeshtrember???Nuk paska te tjere qe mund te marrin ne dore frenat e socialisteve??Dikush tha qe I.Meta ka qene aktiv ne levizjen studentore ne '90??Eshte e vertete kjo apo....?ILIR META eshte thjeshte nje figure e degraduar ne politike,dhe PIKEEEE.Nqs duhet te zgjedhim nga dy te keqijat ate me te voglen atehere jam dakord.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

Ilir Meta nuk është moderator! Ai thjesht ka patur konflikte interesash me Nanon (dogana e Durrësit)! Nxirrni të tjerë pasi nga dy të këqia ky nuk është e keqja më e vogël por është njësoj si Nano! Berisha është i një kategorie tjetër, mos e futni në të njëjtën kategori me Nanon! Nuk them që është më i mirë, thjesht është ndryshe! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

DFV

Primus registratum
Re: Ilir Meta udhe e mbare...

Orosho, une nuk thash qe te votohet per Meten, por te mos votohet per Tos hajdutin dhe Sal koqen.
Ne se ti mendon se ne duhet te votojme per partit e medha dmth.PS dhe PD, ketu une jam kondra.
PS dhe PD i beri vota e popullit parti te medha, prandaj lideret e tyre bejne cfare u do qejfi,
por me voten e populli neser mund, per mendimin tim, dhe duhet te behen 2-3 parti te tjera te medha qe mund te drejtonin vendin shume me mire se keto parti leshi qe kemi sot. Mua do me pelqente psh te votoja per partin e Dashamir Shehit.
 
Top