Ilir Kokona: Rama më ka kërcënuar

Al-Punk

Still here
Ilir Kokona: Rama më ka kërcënuar

Po lexoja kete artikullin (me poshte) dhe bashkangjitur me nje artikull te A. Stefanit para ca ditesh, duket sikur diktati i Rames eshte me i larte se diktati i Berishes /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

http://www.infoarkiv.com/html/media/artikull/iden/114439/titulli/Ilir-Kokona-Rama-me-ka-kercenuar
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Gazeta Standard
Ilir Kokona: Rama më ka kërcënuar
Publikuar më 29/10/2008
Kryetari i njësisë bashkiake numër tre të kryeqytetit, Ilir Kokona, i cili pak javë më parë iu bashkua PS’91, akuzon direkt kryetarin e PS-së, Edi Rama, se kur i ka bërë të ditur largimin nga partia, e ka kërcënuar. Në një komunikim me mediat në njësinë 3 që drejton, Ilir Kokona tha se pas largimit të tij nga PS-ja, Edi Rama me pushtetin e tij si kryebashkiak e kërcënon se do i prishë shtëpinë me arsyen se është ndërtim pa leje. Nga ana tjetër, Kokona shprehet se e ka banesën në proces legalizimi. Kryetari i njësisë 3, aktualisht në radhët drejtuese të PS’91, tha se para se të largohej nga PS-ja, i ka shkuar në zyrë Edi Ramës dhe i ka bërë të ditur largimin nga partia. Por ai shprehet se Rama i ka thënë që të mendohej mirë se në të kundërt do ketë shumë probleme me të. “Kam ikur nga Partia Socialiste për t’i dhënë një ndihmesë shumë të madhe së majtës shqiptare, ashtu si të gjithë këta miq që jemi këtu. Megjithatë, para se të largohesha nga zoti Rama, kam qenë në zyrën e tij dhe i kam thënë këto arsye që po them ju. Dhe më tha, “mendoje mirë se do të kesh shumë probleme me mua”. Kujtova se e kishte me shaka, por absolutisht ishin të vërteta”, - theksoi Kokona. Sipas tij, Rama i solli njerëz që mban me vete si të fortë, për ta kërcënuar. “Kur e pa që nuk ia doli, atëherë filloi kërcënimet në shtëpinë ku im atë ka ndërtuar. Është një shtëpi me leje, trekatëshe. Sipas vendimit të Ramës, ja ku është dhe leja e shtëpisë”, - deklaroi Kokona. Ndërsa sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PS’91, Gjergj Koja, u shpreh se Edi Rama është turpi i socialistëve, duke shtuar se ai nuk mund të jetë as socialist, as lider i opozitës e aq më pak një kryeministër. “Ky fakt është i turpshëm, flagrant, i përdorimit të Policisë Ndërtimore dhe Policisë Bashkiake për t’i bërë presion një socialisti të mirëfilltë si zoti Kokona. Është një prirje e qartë se ne kemi fotokopjen e zotit Berisha në Partinë Socialiste dhe në pushtet. Kur sot ai, pra zoti Rama, në opozitë përdor të tilla mekanizma, atëherë imagjinoni se ç’mund të bëhet nesër nëse zoti Rama, nën cilësinë e Kryeministrit, do të vepronte dhe do të reagonte po me këto metoda represive ndaj cilitdo qytetari shqiptar”, - deklaroi Gjergj Koja.

Ata theksuan më tej se Edi Rama ndryshe shfaqet para popullit dhe para mediave, ndërsa në realitet kemi një Ramë ndryshe, që nuk pranon as ta kundërshtosh e as të flasësh ndryshe nga ajo që dëshiron ai. Ilir Kokona dhe Pandi Sara janë dy kryetarë minibashkish në kryeqytetit që disa javë më parë deklaruan largimin nga PS-ja për t’u bërë pjesë e PS’91, të drejtuar nga Petro Koçi. Në këtë rast ata deklaruan se nuk pajtohen me mënyrën se si Rama po e drejtonte partinë dhe si e tillë e shihnin të udhës kontributin e tyre drejt PS’91.

PS’91 u krijua në muajin shtator dhe themelues të saj janë të gjitha ato figura, ish-deputetë e ish-drejtues që u përjashtuan nga strukturat e PS-së që në kongresin e 2 qershorit 2007. </div></div>

Interesant ai kercenimi: DO TE TE PRISH Shtepine /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Ilir Kokona: Rama më ka kërcënuar

Jam e bindur qe dhe ai ka hyre ne parti sepse do qe te legalizoje shtepine :).S'funksionon gje pa interesa reciproke ktej nga ne.
 
Top