IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

eagle82d

Primus registratum
IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

Pershdetje tanve.
Tu lexu tema e diskutimet nket forum,nuk asht e zorshme me t'ra n'sy krenaria q1 kena per shkodren dhe mendimet,apo diskutimet e shumta q1 bahen per Shkodren.Dhe tu lexu ktu n'forum m'shkoj n'dermend me hap nji tem qe ban fjal per IDE & PROJEKTE PER SHKODREN.

Ma merr mendja se Gjithsecili prej nesh dot'ket than ndonjiher ose n'buhabete e siper e ka ndigju ket shprehje.. AH ME PAS DA PARE,A E DIN CA KISHA BA PER SHKODREN? Pra le t'hapim pak imaxhinaten dhe na tregoni ndonji gja qe mendoni se i mungon apo i nevoitet shkodres, dhe t'diskutojm a Mund t'rrallizohet dhe se si?..Nuk tham me Diskutu per idena apo projekte t'mdhaja sesban.. Po edhe per gjana t'vogla t'cilat mendoni ja vlen q1 shkodra me i pas apo me i perdor. "Qoft nji ide edhe per nji kuti shkrepset"Nuk ka ransi t'Madhe.
Mjafton qe t'Jepni Nji IDE apo PROJEKT-T'NA TREGONI SE SI MENDONI SE MUND T'BAHET-dhe KU MENDONI SE ASHT VLERA E IDES apo PROJEKTIT TUJ.
(Dikush mund t'thojn se Kja asht me pa andrra n'beze.por gjithsesi.. Ma mir t'andrrojm e t'diskutojm per idena e projekte per shkoden,se sa per politik)

MASANDEJNA KU I DIHET?! ndoshta nei njeni prej jush e ka baben Firm ndertimit e i tregot por kta idena /pf/images/graemlins/laugh.gif

SHNDET E PARE...
 

GRiZhLa

Primus registratum
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

Enderr e bukur...

*mbyll syte edhe imagjino shkodren me autostrada, semafore, pa nevoje policiet, njerez qe dalin 24 ore n'pjace, tana restorantet hap, dyqanet deri vone, aktivitete mas me dit ku me shku pare e ma pare, njerez qe s'diskutojne se kur vijne dritat se m'ka met gjella pa ba apo teshat n'lavatrice pa la, kur vijne ujnat se ka met 'vendi qeveritar' ne meshire /pf/images/graemlins/tonguee.gif vende t'ndryshme pazarit ku nuk shef bagla-kuaj-lope-karroca...*

Ehhh...

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

pershendetje te gjithve,
ide interesante kjo e hapjes se kesaj teme. asht e bukur shkodra ,ba me kene e rregullume dhe ba mos me pas problemet e saja te thella shoqerore dhe ekonomike.te kemi parasysh dicka,jane thur shume projekte per te ardhmen e shkodres dhe asnji deri tesh nuk asht vu ne zbatim.ateher me lind pyetja pse? per mendimin tem fajin e kan jo vetem bashkiaket tane por ne rralle te pare vete populli i shkodres i cili ne menyre individuale nuk e con nji gure per qytetin e vet.lexoa pak ma sièer qe shkodra do ishte e bukur sikur te kishte autostrada dhe semafora.jam dakort per semaforat por jo per autostrada ne mes te qytetit.un jam dakort per nje rregullim te territorit qe shkodres ti kthehet edhe nji here ajo Hija e Vjeter Fisnike qe ka pas.kete here kur kjesh ne shkoder vuna re se komplet zona e Dugajve te Reja,Piaca e dikurshme (jo shatrivani) jan drejt rruges se shkaterrimit.Shkodres duhet me i rujt identitetin e saj lokal dhe jo me ba ,ne mes te shkodres ndertesa shume katshe.
Deshirat dhe idet nuk kan te mbarume por un po e mbylli ketu.
ju pershendet te gjithve.
 

eagle82d

Primus registratum
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

N'rrall t'par ju falenderoj per pergjigjet tuja... vetem se mduket se jeni tu i trem t'jert q1 mas me dhan Idenat e tyne. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Me duket se ndoshta s'e keni kuptu mir iden e pytjes teme.. e cila ban fjal per t'dhan Ide apo IDE-PROJEKTE dhe t'i diskutojm si dhe a mund te rrealizohen (dhe t'a diskutojm sikur jana NA tuj drejtu shkodren)se e di q1 asht e vshtir qe idenan tona t'na i marrin parasyh Bashkija.Por gjithsesi mendoj se ja vlen?!.Por do e zgjas pak per t'a kuptu ma mir Iden e ksaj teme.
Kjo ide m'ka shku ndermend kur m'asht kujtu nji shok i jemi qe kishte kry shkollen mesme artistike n'shkoder per degen piktur,me tregote per nji IDE-Projekt qe kishte ba per EMBLEMEN E BASHKIS SHKODER. dhe si mas mendimit te tij... Emblema e shkodres,si ajo e tan qyteteve tjera duhet me t'regu dicka per qytetin,dhe ket gja me e pas t'dukshme.dhe m'tredoj emblemen qe ai vet kishte ba(ku paraqit'e ftyren e nji vajzes t'murosun (Rozafa)dhe u dukte qart se ishte dica e shkodres,masandejna nuk ja kishte hum vlerat apo simbolet e stems aktuale..,por u dukte e kjart se aja ishte nji emblem qe kushdo qe e shef,e kupton se aja ka t'bajn dicka me shkodren.. M'tregoj edhe sa mund t'shkonte vlera e zbatimit t'ktij projektit qe kishte nji shifer krejt normale,t'cilen mund t'a perbadhonte nji bisnesmen normal,por problemi me i madh ishte qe t'a qonte dhe t'prit'te q1 t'ja aprovoshin KSHILLI BASHKJAK (nji gja q1 nuk ka ndoll).DHE KJA GJA M'U DUK SHUM INTERRESANTE.
Pra edhe ktu nuk kemi pse t'a qojm ne kshillin bashkiak per aprovim,por le ta provojm edhe Na tan bashk tjapim e t'diskutojm Idena t'tilla.

Persa i perket pergjigjeve ma nalt,jam shum dakort.por persa i perket rrugs Koli Idromeno (Pijaca) me sa di para 2 vitesh u rikonstruktune disa ndertesa t'vjetra.. apo jo?!!!
 

hawk

Primus registratum
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

Shkodra e ka emblemen,te lutem mos te ndryshojme.Na mjafton problemi i gjermanit te fundit...kur iku,kur erdhi...e kena met pa dat clirimit.
Per Rozafen nuk ka asnje te dhene figurative,perfytyrimi i saj asht imagjinata jone.Prandaj nuk besoj se perfaqson qytetin ma shum se emblema aktuale.
Nuk do zgjatem ma tek emblema.
Te pergzoj per temen ose iniciativen qe ke marre me dhan ide-projekte per qytetin por sa ja vlen!?
A ke nej projekt per me i vu ne jete kto ide!?
Se pernryshe kthehet ne diskutim "prralla n'lesh e shnedja prej nesh" ose "100 fjal per i pare"...ke shprehje boll.

Sidoqofte per te respektuar iniciativen tane pa tham edhe un fjalen teme.
Per te kriju situaten e deshiruar nga GRIZHLA pra me dal sa i klub i tjeter,duhet me kriju kushtet.
I pari asht rendi..dhe ky nuk asht ne doren tone.
E dyta asht infrastruktura por dhe kjo nuk asht ne doren tone.
Athere cfare na meti ne!?
Lufta ndaj injorance,polarizimit te mendimeve pasi tek ne njihen vetem dy ngjyra ekstreme per cdo gja.Edukata qytetare...duke fillu nga respektimi i prones publike pra jo ZAN,Zot i tokes Nua Rroku,mbeturinta ne rruge sepse nuk asht e kerkujt,kanalin para shpis pa e mylli se nuk asht i kekuj.Keto jane sjellje pylli.
Lufta kunder korrupsionit asht tjeter mundesi e jona,sepse jena vet qe pugujm policin me thy ligjin,avoikatin me mashtru,msusin me na kalu djalin,profesorin me marr provimin...etj etj...!!


Zhvillimi fillon nga ndergjegjsimi jone.
 

hawk

Primus registratum
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

Kur te krijojm nje shoqeri me karakterstika te tilla mund te flasim per ide-projekte.
 

eagle82d

Primus registratum
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

Pershendetje Hawk...!
N'rrall t'par t'falenderoj per pergjigjet,t'cilat ishin shum rreale dhe jam shum dakort me ato qe ke shkru.Asht shum e vertet se per me dasht me ba dicka n'shqipni gjaja e par qe duhet vu dor asht Rendi dhe problemet e korrupsionit... dhe me t'drejt kto nuk jan n'doren ton.

Por ne disa pika nuk jam dakort... Cilat jan dhe pse,po te tregoj se si e mendoj... Duke u mundu me te dhan pergjigjen e disa pytjeve te cilat i ke ba,dhe me shpresen se do i mirpritsh..

hawk: Shkodra e ka emblemen,te lutem mos te ndryshojme.
Asht e vertet se shkodra e ka emblemen e saj dhe per dienin e ndonjenit qe se din,Ajo emblem asht dizenjuar nga Ermira Jahja (Aktualisht profesoresh e arteve figurative ne Shkollen e mesme artistike Prenk Jakova,dhe e specializuar ne degen tekstil.. dhe Nji nder Artistet e mirprituara nga admiruesit e artit n'Shqipni). dhe persa i perket Projektit qe kam cilsu ma nelt,Nuk asht nji gja e cila mundohet me hell posht punimin e Dikujt aq ma teper me e gjyku,(ktu flas per vlerat artistike)dhe si e kam s'kjaru ma nelt nuk asht nji gja e cila ja hum vlerat artistike te amblems aktuale,sepse projekti ma nelt asht i bazum mbi Emblemen aktuale,kshtu qe nuk ka pse te ket rreagime te mdhaja sa ka Data e clirimit.. Por ma shum e kam vu si shemull per temen,sepse m'asht duk dicka shum interresante dhe e cila terhek vemendjen.(nji gja t'ciles mendoj se po ndoll.)

hawk: Per Rozafen nuk ka asnje te dhene figurative,perfytyrimi i saj asht imagjinata jone.Prandaj nuk besoj se perfaqson qytetin ma shum se emblema aktuale.

Duhet ta dish se per me dizenju nji emblem,poster,vul,etj,etj.. Ato te cilt e dizenjojn jan te specializum ne degen Tekstil por ne shumicen e rasteve Jan Dizenjues t'cilt jan te specializuar n'degen GRAFIK. Dhe ne te cilen mjafton me pas pak detaje kryesore per t'paraqit dicka. apo pothujse asnji detaj nuk asht i nevojshem per t'paraqit profilin e nji vajze.(per t'cilin nket rast asht Rozafa.) Gjithsesi do mundohem te gjej keto dy emblema dhe ti paraqes dhe gjithsecili nga ne do i gjykoj... (nje gja e cila mendoj dhe shpresoj qe do t'hapin polemika.)

hawk: Te pergzoj per temen ose iniciativen qe ke marre me dhan ide-projekte per qytetin por sa ja vlen!?

Sinqerisht.. Nuk e di hala se sa ja vlen... por gjithsesi mendoj se ktu do e marr si un ashtu edhe ti,disi nji pergjigje. Dhe mendoj se s'asht e nevojshme me e ba nji Pytje t'atill se perndryshe do e kisha ba temen me nji Pytje "A Ja Vlejn Idet e Projektet per Shkodren" Por mendoj se kjo pytje dhe kto mendime na bajn me ec mrapsh dhe me pesimizem, dhe Jo me Optimizem Dhe me shpres per nji t'ardhme ma t'mir per vendin ton.Per t'cilat Mendoj kto jan problemet e para qe ne duhet me luftu me vedin.

hawk: A ke nej projekt per me i vu ne jete kto ide!? Se pernryshe kthehet ne diskutim "prralla n'lesh e shnedja prej nesh" ose "100 fjal per i pare"...ke shprehje boll.

Jo... Nuk kam si te bej nje projekt,per faktin e vetem se per te ba projekte asht nji gja e cila den koh apo edhe keshilla ne shum fusha.. dhe kjo nuk asht aq e leht sa fjala IDE... sepse per idena kam shum dhe mendoj se askerkujt nuk i mungon nji aftsi e till.. Por edhe pse nuk e kam pas n'plan me ken Un ai qe flas per ide(Por dikush qe ti pergjigjet ksaj teme) do jap nji ide t'cilen me shkon ndermend sa her qe shof Monumentet e shkodres.. E cila ban fjal per restaurimin e tyne dhe pse jo per nji ndricim t'pershtatshem P.sh si: Monumenti i Skenderbeut ne Tiran.(edhe pse me problemet energjitike n'shkoder asht e zorshme qe me u rrealizu). Persa i perket fjals... me e vu ne jet nji projekt,Kjo dihet se nuk asht n'doren teme,dhe as t'tanden... Por si e kam than ne fillim.. Kjo tem ban fjal per me diskutu Idena apo projekte.. Dhe ku jan vlerat apo avantazhet e ktyne Idenave... Dhe Jo Per ti vu ne Jet,Se tan jena Koshjent per kushtet aktuale.

Persa i perket Fjalis t'dyt I kam Dhan nji pergjigje qysh ne Fillim.

Ofc_Eagle 02/24/06 05:43 AM
<u>(Dikush mund t'thojn se Kja asht me pa andrra n'beze.por gjithsesi.. Ma mir t'andrrojm e t'diskutojm per idena e projekte per shkoden,se sa per politik) </u>
Dhe shpresoj qe edhe ti t'jesh me t'jejtin mendimin.Se tu u marr njerzit e thjesht me politiken e shqipnis,dhe jo ato t'cilt e kan per detyr.. Kjo situat Jo shum e kandshe vazhdon tu na lan mrapa si komb.

Gjithsesi shpresoj qe t'jem sqaru ner kto pika.Dhe t'mirpres me knaqsi dhe mirkuptim t'diskutojm edhe per gjana t'jera.

T'uroj tana t'mirat.
 

Tarasi

Primus registratum
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

Besoj se nuk eshte vendi i duhur per te dhene ide dhe projekte per shkodren. Iniciativa e jote me pelqen por eshte pak out. Ndoshta me nje perpunim ma te mire te deshires qe ke ti dhe shume te tjere (fus edhe vedin) per me kontribu dicka per Shkodren do dilte dicka me naturale dhe me e pershtatshme per vendin ku po shkruajme dhe po diskutojme.
 

tetoRita

Primus registratum
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

pershendetje te tanve si fillim.
pergezime per temen kisha me thane se ashtu kshtu gjithsekush andrron pak me ja vu nji here ne jave qe flet me shpi sikur shqiptaret te ishin te lire me hy e me dale neper bote lirisht pa myte vedin neper ambasada 1 kjo.
masandej po flasim per ate vend qe asht cu me e "ndertu"kush e kush ma mire e ma bukur tuj harru urbanistiken e qytetit mijavjecar 2 kjo.
po gjithashtu mos ta harrojme edhe velipojen e dashtun qe me sa pashe,edhe pak te cadrat njerezit kane me shku me makina 3 kjo.
mos harroni gjithashtu ujin,dritat,rrugat,ligjet "qe zbatohen me perpikmeri",rrogat,etj,etj,...dhe te gjitha keto te cojne te SHTETI i cili tash per tash po stermundohet me ndeje ne kambe te veta,prandej per njikyt teme une dhe shume shkodrane te tjere me zemer t`plasun s`kena as ide dhe as projekte,sepse prape kthehemi te e njejta pike SHTETI.Zoti e rujte shqipnine e shqiptaret.
 

hawk

Primus registratum
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

Ideja jeme asht ndergjegjsimi i njerezve.Nuk du te persris ato qe kam than por si shkodran na takon te punojm me ndergjegje te paster ne cdo fushe te cilen mbulojm sot apo neser.Idete e mija lidhen me fushen teme,turizmin dhe arsimin por duhen shqyrtu me specialista,pa dasht me i mohu vlerat kerkuj,pasi shnderrohet diskutimi ne anderr.

bashi qef...
 

fkvllaznia

Primus registratum
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

Pershendetje !!!

Tema me duket shume interesante , dhe nuk jam dakort me mendimet e disave qe kan shkrujt ktu ...!!

Nuk e di se si e keni kuptu ju temen por per mendimin tem duhet me e pa temen ne menyre konstruktive dhe serioze , sepse e dime shum mire se ne kete forum ka plot persona qe kan lidhje me Shkodren dhe me pak guxim, inisiative e durim mundet/mundena me ba dicka.
Se jepen ide dhe projekte te plota per shkodren nuk asht aspak negative, por normale qe keto ide e projekte nuk duhet me ken "andrra ne beze" , por duhen argumentu mire ne menyre qe keto projekte te studiohen imtesisht dhe pse jo te mos permirsohen e te zbatohen !!!
Dikush tha tema qe nuk asht vendi i duhun, ne me aq sa kena mundesi japim idete tona, pasi shumica prej nesh studion apo ka perfunduar studimet jashte dhe ka plot prej atyne te cilet jane ne gjendej ete bajne projekte te tillla .

Faleminers
 

Guest
IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

Ndoshta ka ekonmist qe lexojne kto faqe dhe mund te na japin nje ide me shume...


..por duke u bazu qe e gjithe bota, paguan taksa per mirembajtjen e vendit ku jetojne..

a mund te krijojme ne nje sistem, ku secila lagjje, te kujdeset per psh.. plehrate e saj..
si mund te thoni ju?

Po nqs t'gjithe t'lagjjes, i hedhin plehrat ne nje vend, te pagujane nje tax te vogel per ti hequr ato cdo jave?

Kjo qe i heq, mund te jete firm private, ose edhe shteti(pra bashkia, mund te marrin pak lek, dhe ato lek qe shpenzon tani per plehtrat ti shpenzojne per ndricim te lagjjes /pf/images/graemlins/laugh.gif).

Pra cdo lagjje te mirmbaj mjedisin e vet duke fillu , po jap si shembull, plehrat.

Pra ky mund te jete nje prove, fill, sesi shkodrant mund te bahen pro-aktiv ne vendin ku jetojne..

c'mendoni..????
 

tetoRita

Primus registratum
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

Me pelqeu shume idea e parafolesit,dhe shpresoi qe dikush ta marrin inisiativen per kete gja sepse kishte me kene nje ndihme e madhe per qytetaret me jau heke dikush plehnat prej para pallateve,si dikur.Besoj se gjithkush e mban mend kur vijte karroca e zhumileve,p.sh.ne xhabije te fruta perimet vijte ne enjte mos gaboj se ka vjet kjo pune.
A thu del kush ma me ba pastrim pallatit,e poshte pallatit?
Une gjithashtu kisha me dhane nje ide qe ne pamje te pare duket pa randsi por qe ka vleren e vet dhe tregon kulture gjithashtu.A i mbani mend banjat publike te poliklinika,dhe te zjarrfikesat sot asht territori i xhamise?Njata dyja i mbaj mend e ma jo ,por besoj se edhe aty kishte mujte me punu dikush qofte edhe privatisht.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

me falni qe nderhyj ne bisede midis shkodraneve por me rastisi te gjej nje link te vlefshem per ata qe duan te promovojne zhvillimin e rajonit te shkodres

www.tuleda.org.al

hidhini nje sy se ia vlen
 

komino

Valoris scriptorum
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

nje shembull i nje projekti

Paketat turistike


Turizmi mbetet një nga përparësitë e veprimtarisë të TEULEDA s. Në këtë kuadër kemi ndërmarrë një fushatë të gjerë për identifikimin e ofertës turistike në territor dhe promovimin e saj nëpërmjet paketave turistike të cilat i drejtohen tregut te brendshëm dhe atij të jashtëm. Deri tani janë përgatitur dy paketa turistike për vizita në Vermosh dhe në ishullin e Shurdhahut në liqenin e Vaut të Denjës për të cilat do të përgatiten disa fletëpalosje. Në këtë kuadër është menduar të punohet edhe për krijimin e një udhëzuesi mbi ofertën territoriale turistike të Qarkut Shkodër. Të gjithë këto realizohen me qëllim përmirësimin dhe rritjen e imazhit të Shkodrës, nxitjen e interesit dhe afirmimin e Shkodrës si destinacion turistik, krijimin e mundësisë për vendosjen e kontakteve mes subjekteve vendase dhe rajonale të biznesit turistik, nxitjen e biznesit turistik, rritjen e hyrjeve turistike dhe si rrjedhim rritjen e të ardhurave nga sektori i turizmit.
 

Guest
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

Shume ide e projekte ka po gje konkrete nuk behet, tan keto letra duken si puna e bonove qe i ka ik vlera.
Une njoh shume projekte per Liqenin e Shkodres etj etj po a eshte bere gje konkrete? JO
 
S

sol

Guest
Re: IDE & PROJEKTE PER SHKODREN

Pershendetje !!!

Tema me duket shume interesante , dhe nuk jam dakort me mendimet e disave qe kan shkrujt ktu ...!!

Nuk e di se si e keni kuptu ju temen por per mendimin tem duhet me e pa temen ne menyre konstruktive dhe serioze , sepse e dime shum mire se ne kete forum ka plot persona qe kan lidhje me Shkodren dhe me pak guxim, inisiative e durim mundet/mundena me ba dicka.
Se jepen ide dhe projekte te plota per shkodren nuk asht aspak negative, por normale qe keto ide e projekte nuk duhet me ken "andrra ne beze" , por duhen argumentu mire ne menyre qe keto projekte te studiohen imtesisht dhe pse jo te mos permirsohen e te zbatohen !!!
Dikush tha tema qe nuk asht vendi i duhun, ne me aq sa kena mundesi japim idete tona, pasi shumica prej nesh studion apo ka perfunduar studimet jashte dhe ka plot prej atyne te cilet jane ne gjendej ete bajne projekte te tillla .

Faleminers
 
Top