Ian Curtis e Joy Division. Nje vend i vetmuar i quajtur shpirt.

Albforumi

Primus registratum
Ian Curtis e Joy Division. Nje vend i vetmuar i quajtur shpirt.

jd.jpg

nga Xixellonja

Eshte rruge pa kthim muzika e Joy Division, nje bilete vetem ne ikje. Sikur lind nga hici e shnderrohet ne nje rrjete kapese ku emozionet e forta jane merimanga qe i end. I dashuron ose i urren ska vije te mesme. Eshte dicka e semure nese te ndodh e para sepse rrezikon te humbasesh barrierat mbrojtese per tu futur ne nje bote tjeter nga ku sdo dalesh me njesoj.

I’ve been waiting  for a guide to come and take me by the hand
Could these sensations make me feel the pleasures of a normal man?

Keshtu fillon  Disorder, keshtu fillon nje nga albumet me te rendesishme qe mund te jete shkruar ndonjehere Unknown Pleasures (1979) por ne te ska asgje normale ashtu sic nuk ishte dhe autori i ketyre vargjeve Ian Curtis, zeri dhe mendja e Joy Division. Permes  nje deshperimi te vetedijshem krijoi nje rregull (order) ne te cilin i vetmi qe komandonte ishte ai.

Viti 1976 kur  Bernard Dicken, Peter Hook e Terry Mason shkojne ne koncertin e idhujve te tyre Sex Pistols. Pa ditur mire as ti bien veglave vendosin te formojne nje grup qe e quajne Stiff Kittens e fillojne te japin koncerte neper lokale  por menjehere masakrohen nga kritika e asaj kohe. Ne koncertin e Sex Pistols bashke me gruan e tij Debbie kish qene dhe Ian Curtis, nje djale i ri qe jetonte vec per poezine e muziken, qe enderronte te kish grupin e tij. Ca muaj me vone i pergjigjet lajmerimit  te Stiff Kittens e behet kengetari i tyre, me hyrjen e tij muzia e Joy Division  devijon nga rock-u klasik ne influencat e Velvet Underground e Iggy Pop.

Por suksesi ish akoma larg, vazhdojne te mos pelqehen, nderrojne emer ne Warsaw (per nder te kenges se D.Bowie), Mason iken e ne vend te tij vjen Stephen Morris. Per te mos u ngaterruar me grupin tjeter Warsaw Pakt nderrojne perseri emer ne Joy Division (keshtu quheshin barakat e argetimeve seksuale te nazisteve ne kampet e perqendrimit) Curtis e kish pare tek libri qe po lexonte ate kohe House of Dolls. Kjo zgjedhje do ti kushtoje nofken e pro-nazisteve nga shtypi (pervec Sex Pistols te shumte ishin ata qe shfrytezonin kryqin nazist per te terhequr vemendjen) por me qetesine qe i karakterizonte Joy Division nuk do te justifikohen asnjehere. E ckishte te bente nazismi me muziken e tyre? Dhe nje i verber do ta kish pare kete gje. Do jete njohja me producentin e Factory Records (etikete muzikore fare e panjohur) qe do ti coje ata drejt nje identiteti muzikor e ti shnderroje ne legjende. Pa e ditur do te behen pika e referimit te post-punk e krijuesit e rrymes Dark qe me vone The Cure do ta cojne me tej. Ndokush i imagjinon Robert Smith e Ian Curtis  te kendoje bashke ? Eh atehere ishte e mundur, pak te perzgjedhur i kane pare tek Marquee (lokal i famshem londinez ku para tyre D.Bowie, J.Hendrix,Pink Floyd etj kishin kenduar)

Unknown Pleasures del ne 1979. Muzika ne dukje e ftohte, kumbuese e ashper e kitarres, e ne sfond zeri i Curtis qe me i ftohte se nje robot interpreton ankthet e tij, krijojne efektin e kundert qe pritet. Where will it end? pyet tek Day of the Lords, minuta  te ngadalta qe e kthejne ne femijeri. Guess the dreams always end They don’t rise up just descend But I don’t care anymore I’ve lost the will to want more  I’m not afraid, not at all , tastiera here pas here prish qellimisht Insight e pyetjet ekzistenciale frikesojne kedo por jo Curtis. Ndoshta jane shenja te depresionit te tij por ai seshte asnjehere qaraman thjesht e pranon si nje pjese te tij, si nje cmim qe i ka rene per ta paguar e megjithate ka nje force te madhe brenda. Ne Shes lost control basi, tastiera e kitarra  perserisin veten ne menyre konstante ,dinamike te thjeshte , Curtis kendon veten nepermjet nje vajze qe ka njohur ne spital  And she turned around and took me by the hand and said I’ve lost control again. Eshte menyra e tij per te treguar vuajtjet nga epilepsia, semundje qe do ta mbarte deri ne vdekje e qe per shume qe shkaku kryesor i depresionit te tij. Interzone ne ca momente eshte ne stilin e The Clash me dinamizmin e tyre e bashke me Wilderness jane te vetmet kenge me klasike ne album.

i_curtis1.jpg

Ian Curtis

Transmission dhe Atmosphere dalin si single. No language, just sound, is all we need know tek e para ose ndryshe nje deklarate dashurie ndaj muzikes. Sa here na ka qelluar qe te mos kemi nevoje per gje tjeter pervec se atyre momenteve qe  muzika te jep?

Walk in silence Don’t turn away, in silence Your confusion My illusion Worn like a mask of self-hate Confronts and then dies Don’t walk away People like you find it easy , Atmosphere eshte ndoshta kenga me e bukur e Joy Division. E gjithe figura e Curtis duket e mbledhur aty, ne te vertete ai sishte njeri i ftohte thjesht nuk e kish te lehte te komunikonte ate qe ishte e shpesh ky largim-afrim ishte perpjekje per te treguar, se ajo qe per nje njeri eshte e lehte per nje tjeter eshte veshtiresi. Ndoshta nuk ish ai qe kish zgjedhur vetmine por vetmia qe kish zgjedhur ate. Vargjet ishin thirrje kunder saj dhe pse shpesh e gabimisht ato kategorizohen perhere thjesht si ankime te rendomta te nje depresi.

Albumi i dyte Closer (1980) hapet me Atrocity Exhibition, bateria te ngjan me ritmet e tribuve ndersa komplet ndryshe Isolation qe eshte nje Synth-Pop i parakohshem, prape Curtis flet per veten dhe semundjen e tij “A blindness that touches perfection But hurts just like anything else” jane momentet e para te krizave qe tani jane bere te shpeshta dhe e cojne ate perhere e me shume ne izolim aty ku smund te hyje njeri bile as Debbie gruaja e tij qe nga 1975. Te martuar qe kur ishin 19 vjec ata duhen me nje dashuri rinore te pandotur nga gjerat qe i rrethonin. Sduhet te kete qene e lehte per Debbie-n te ishte shoqja e jetes e nje njeriu kaq te paqendrueshem. Love will tear us apart i dedikohet asaj, When routine bites hard and ambitions are low And resentment rides high but emotions won’t grow And we’re changing our ways, taking different roads Then love, love will tear us apart again kendon Curtis ndoshta i ndergjegjshem se martesa e tij ish drejt fundit. The Eternal e Decades mbyllin albumin e tyre te fundit,  Procession moves on, the shouting is over Praise to the glory of loved ones now gone duken si te kenduara nga nje vend tjeter, por diku pertej mjegulles arrijne perseri te depertojne.

Suksesi i Joy Division ne te kundert sa mendohet nuk i beri ata ate pasur, te pakten ne fillimet e tyre. Factory Records si etikete e varfer qe ish nuk paguante qe ne fillim keshtu ishin te detyruar te benin pune te tjera per te jetuar. Sa larg na duken ne krahasim me sistemin Rock-Star te tanishem, me yjet e paprekshem! Per te respektuar moden e grupeve rock dhe Joy Divison nuk arrijne te mbarojne koncertet ose nuk paraqiten fare. Por ne ndryshim nga idhujt e tyre Sex Pistols arsyet nuk jane te njejtat. Nuk ka asgje anarkike e as te qellishme, gjithcka varet nga shendeti I Curtis qe i kushtezuar nga epilepsia nuk arrin dot as te shijoje famen ose ajo qe eshte me tragjikja as jeten.  Te ndodhur shpesh tek koka e tij, pjesetaret e tjere shikojne ne menyre pasive se si mund te reduktohet nje 23 vjecar ne hijen e vet e prape te gjeje forcen per tu ngritur e te nesermen te kendoje serish. Eshte ne nje nga keto koncerte ku ai njeh gazetaren belge qe me pas do te behet e dashura e tij. Ajo eshte shume e bukur e kupton, Debbie e merr vesh e kerkon ndarjen. E ja ku kemi nje trekendesh dashurie sic ndodh rendom ne jeten e perditshme. Nuk besoj se nuk e donte me gruan e tij, kishte shpesh pendime kur mendonte per te e i vinte keq. Por kush ka guximin te gjykoje nje njeri tj
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3976

Top