I popullarizuari iPhone arrin edhe në Kinë

Albforumi

Primus registratum
I popullarizuari iPhone arrin edhe në Kinë

Apple iPhone së shpejti do të duhej të debutojë edhe në tregun kinez, pasi që kompania amerikane ka arritur marrëveshje me operatorin e dytë më të madh të telefonisë mobile në këtë vend China Unicom.

China Unicom të premten ka paralajmëruar se do të filloj shitjen e iPhone 3G në fund të këtij viti, pasi që ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare me Apple. Në Unicom shpresojnë se iPhone do të kontribuojë në profit më të madh, i cili është në rënie gjatë disa muajve të fundit.

Ky lajm, i cili u ka dhënë fund supozime disamuajshe nëse të dy kompanitë do të mund të arrijnë marrëveshje, sigurisht do të hapin një treg të ri për Apple, e cila deri më tani ka shitur hiq më pak se 26 milionë iPhone.

Ky hap do ti vendos Apple e China Unicom në konkurrencë të drejtpërdrejtë me China Mobile, e cila së shpejti do të lansojë në treg telefonat e mençur të cilët përdorin sistemin operativ Android të kompanisë Google.

Të dhënat ekzistuese thonë se iPhone në Kinë përdoret nga një deri në dy milionë njerëz, derisa ky shtet ka hiq më pak se 700 milionë përdorues të telefonave celularë, raporton CNN.

Marrur nga http://telegrafi.com

Ky artikull eshte marre nga: http://shpetim.blog.al/?p=7. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shpetim.blog.al/?p=7

Top