alinos
Forumium maestatis
I gjithe populli ... STUDENT
Duke qene se ky artikull merr spunto nga vendimet e fundit te qeverise ne ikje dhe analizon sjelljen e saj keto dite te fundme duke nenvizuar te keqijat e vendimeve te pershpejtuara, mendova se do te donit ta lexonit.
<span style="font-weight: bold">I gjithë populli … STUDENT</span>
Bernard Zeneli&Erion Veliaj
Me imazhin klasik të kërrusjes ‘pikëpyetje’ e xhin të sfilitur në dorë, imagjinuam kryehokatarin e qeverisë sonë tek i varej në qafë besnikut të fundit, ‘po pse mer ti, do lejme kta legenat e Berishes t’i hapin shkollat per miletin, i fusim nje vendim qeverie qe neser dhe … ha ha ha ha, hoohhohoho, sa i madh jam, per bese!’
E tashmë është shuar edhe çudia që mund të sillte vendimmarrja në ditët që i kanë mbetur kësaj qeverie për përgjysmimin e tatimeve, heqjen e TVSH-së dhe dyfishimin e pensioneve. Do të mbetet enigmë, nëse kursi i zgjedhur nga qeveria do të ishte po ky, nëse zgjedhjet do të kishin nxjerrë forcat në koalicion qeveritar sërish në fitore. Vendimet e marra tregojnë se kjo qeveri ende nuk ka mësuar asgjë nga demokratizimi i procesit të bërjes së politikave publike në konsultim me grupet e interesit dhe me debat publik. Precedenti i krijuar kësaj here me vendimet e një qeverie në ikje, tregon se në Shqipëri nuk punohet me ligje, por me shtigje të mbrapshta.
Që kryeministri nuk mendon me kokë, – të paktën jo me atë kokë që njerëzia e mban mbi supe, – dihet tashmë, por ai po kthehet në alibinë më të mirë për premtimet e qeverisë në hyrje. Shumë si ne, aleatë indirektë të opozitës së deridjeshme, po presin të shohin se si do t’i rishikojë qeveria e re çështjet që s’mundi t’i ndalojë më parë për mungesë kartonash – kazinoja në mes të Tiranës, ligji i importit të plehrave, buxheti i pamjaftueshëm i arsimit e shëndetësisë, sjellja ndaj të akuzuarve për korrupsion, por edhe të kërkojnë mbajtjen e premtimeve hiperbolike të fushatës së PD-së. Por puna jonë për të qenë opozitë qytetare edhe ndaj qeverisë së ardhshme, bëhet e pamundur nga dritëshkurtësia e një kryeministri, i cili nëse do të vazhdojë të mbesë në krye të partisë së tij, rrezikon ta kthejë atë në një opozitë qesharake. Kush do të marrë seriozisht fjalimin vajtues të një deputeti socialist për arsimin-majdanoz 5 lekë tufa?
Vendimet e marra në lidhje me arsimin e lartë tregojnë se proceset e bërjes së politikave të hapura nuk janë aspak model i punës i qeverisë aktuale dhe se reformat që qenë trumpetuar aq shumë nuk e kanë prekur thelbin e të menduarit në qeveri dhe në administratë. Kabineti qeveritar ka qenë dhe mbetet i mbyllur për ndikimin dhe rolin aktiv që duhej të luante shoqëria civile, në këtë rast e përfaqësuar nga universitet dhe rrjeti i aktorëve mbi të cilët këto vendime kanë ndikim të drejtpërdrejtë. Mbyllja e hapësirës publike të vendimmarrjes dhe puna me marifete politike dhe jopolitika publike nuk dëmton opozitën, por Shqipërinë në rrugën e demokratizimit dhe integrimit evropian.
Vënia në zbatim e asaj që u quajt “liberalizim në arsimin e lartë” është antikombëtare e antidemokratike. Ajo tregon më së miri së në radhë të parë udhëheqja aktuale e Republikës së Shqipërisë nuk i do shqiptarët dhe është kundër zhvillimit të tyre. Në verilindjen e Shqipërisë nuk janë parashikuar universitete, të cilat do t’i shërbenin shqiptarëve edhe jashtë kufijve. Masivizimi i këtij lloji përtej çdo kapaciteti të mundshëm fizik, pedagogjik e administrativ nuk mund të quhet liberalizim. Është për të ardhur keq që liberalizimi universitar – proces shumë i gjerë, që në radhë të parë nënkupton bërjen e universiteteve nga shtetërore në organizata publike, ku pjesa e buxhetit të qeverisë nuk e kalon gjysmën dhe ku krijohet hapësirë edhe për arsimin privat – është përçudnuar në hapje totale e dyerve për të gjithë ata që kanë mbaruar një shkollë të mesme. Në mungesë të provimeve standarde kombëtare të tipit SAT (Standart Aptitute Test) International Baccalaureate etj., kjo nismë në vetvete u thotë nxënësve “Mos mësoni ju nxënës, se qeveria e ka një plan të mirë për ju”, e mësuesve: “Mos u lodhni ju mësues, se si të lodheni apo jo, nxënësit tuaj të katrës e të dhjetës të gjithë do të shkojnë në universitet!”
Këto vendime e largojnë ende më tepër Shqipërinë nga integrimi në strukturat e Konventës së Bolonjës, të cilat ministri i Arsimit i ka nënshkruar, por si duket, nuk e paska patur kurrë ndër mend për t’i zbatuar. Thelbi i Bolonjës është dhe mbetet cilësia në arsim, për të cilën me të drejtë po flasin rektorët e universiteteve. Cilësia nuk rritet me masivizimin që po trumpetohet si liberalizim dhe këtë gjë duhet ta mësojë sa më herët edhe qeveria në hije e Berishës. Në të kundërt, edhe ajo do të bashkohet në procesin e shkatërrimit të së ardhmes së shqiptarëve.
Liberalizimi, siç është vënë në zbatim nga qeveria dhe siç duket të jetë diskutuar në forumet e opozitës, është kundër të ardhmes. Ai jo vetëm që dëmton procesin e krijimit të një shoqërie me vlera demokratike, ku mbizotëron konkurrenca dhe promovimi i më të mirëve në hapësirat globale, por vret avenirin e atyre që besonin se duke mësuar e punuar shumë, do të arrinin një të ardhme më të mirë për veten. Këto vendime, të cilat në thelb shkatërrojnë arsimin e mesëm, barazojnë të aftin me të paaftin. Duket se ministri më i paaftë në qeverinë e tanishme mori hak për kritikat e shumta publike që i janë bërë, duke e shtrirë modelin e tij të paaftësisë në piramidën e arsimit të lartë. Mjerë kush do të ulet në bankat e Universitetit të Beratit! Grimcën e frymëzimit e vizionit i duhet ta gjejë në çka do të thotë ministri-pedagog.
Se fundi, vendimet e marra të shqetësojnë edhe në aspektin e legjitimitetit të tyre. A mundet dhe a duhet një qeveri në ikje e sipër të marrë vendime të cilat do të ndikojnë në jetën e shqiptarëve për të gjithë shekullin që vjen? Vetëm në copa letrash e paska parë qeveria aktuale integrimin e shqiptarëve? Na takon të gjithë të mendojmë për të ndaluar fenomenin “pas meje vdekshin të gjithë”, aq shumë i aplikuar në Ballkan gjatë këtij tranzicioni të tejzgjatur. Koha ka ardhur që sistemi zgjedhor dhe përmirësimet që priten t’i parandalojnë edhe manovrat e këtij lloji, të një qeverie që punon kundër të mirës së përgjithshme – në këtë rast krijimit të universiteteve cilësore që konkurrojnë me ato evropiane. Ka ardhur koha që sa më shpejt të nxirren mësimet nga këto prapësi dhe të gjendet mekanizmat penguese që të mos lejojnë ata që lënë pushtetin të marrin vendime të rëndësishme të eksituar nga pasionet e humbjes.
*Drejtor i AGENDA – forum/think tank i politikave publike; Pedagog i shkencave politike - **Drejtues, Lëvizja MJAFT
marre nga Shekulli 16 gusht 2005
http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&newsID=81061