Humb

book of dreams

Primus registratum
Humb

Një çakmak zotëri ,
të lutem një çakmak ,


Këtu në një dhomë të madhe konvikti larg shtëpisë sime , rri hutohem , pi , tymos , dhe pres ....
Gënjeshtra duke i thënë vetes sime , gënjeshtra të lëna përgjysëm ... nuk pres fundin e tyre , nuk pres asgjë .
Mendoj se njerëzit shkruajnë më shumë në gjendje mërzitjeje ose trishtimi..mbase lumturia në këtë pikë është egoiste...mbase , sia kam bërë këtë pyetje vetë .
Ciao ! Ciao !
Largohem nga miq , nga shokë , nga rrugë , po nuk largohem dot nga vetja ime .
Sot dua të humb.A so do desha të humbja .
Të harroja veten time , dhe te gjendesha në ndonjë moment të kaluar të bukur , diku...mbase në fëmijëri.
Shih shih , më vijnë përsëri ide në kokë , tëcilat thyhe n çahen , grricen në mpirjen totale të qënies time .
Vjen që jam larg mbase ...vjen që jam larg,
vjen....

ç'rëndësi ka tani nga vjen...
sa dua të humb, sot të humb për shumë kohë ,
S'është koha për të luajtur mbase ...kohë për të veprauar.
e pra ... Të urrej Kohë!
 

book of dreams

Primus registratum
Re: Humb

se kjo gotë , po më duket sikur kurrë nuk është plot ,
po më duket se dikush e derdh..dikush e pi , pa lejen time.
Eh , sa u mundova të humb,
sa u mundova të zhdukem...por vetëm u zhyta më thellë , shkova më larg ëndrrës së humbjes.
Krijova skena , krijova situata , po nga askush nuk dola dot , ngela mbërthyer në veten time , e ngucur nga dëshira për ikje ...ndërsa , ndërsa orët kalojnë dhe asgjë nuk ngelet , veç meje-këtu.
 

Danae

Primus registratum
Re: Humb

e mgjth minutat akoma jane te tuat,edhe pse larg apo afer je pjese e kohes,je pjese e diellit dhe pranveres...
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Humb

Me ka marre aq shume malli te humb me ty .......apo tek ty ......pavaresisht nga parafjala eshte e njejta gjendje humbjeje qe zbeh te tjerat perreth :wub:
 

Guest
Re: Humb

Do kisha dashur ti humbja ketij realititi qe me rrethon. Doja ta beja per pak dite. kerkova pak dite qetesi, pak dite vetem, pak dite pa monotonine qe me rrethon dhe dalengadale me pushton shpirtin...doja te ikja larg.Larg nga syte e ketyre njerzve siperfaqesor dhe te humbja ne syte e tu.Ne shikimin tend qe me perpin edhe pse une jam larg.
Por humbja e vetme qe shoh eshte ajo ne te cilen une i kam humbur botes.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Humb

Ke provuar te humbesh lartesi? Jo nje cakmak, jo se per te ka mall zevendesuas, ka shkrepse, ka zjarr diku, a ke provuar te humbesh lartesite?

Kur bie ke nje ndjenje te embel nen bark, thone qe te guduliset diafragma nga shtysat e ajrit, por kur bie e bie e bie e bie e per me teper kur i afrohesh tokes, per te cilen duhet te kesh kembe te forta, fillon e ankthohesh, muskujt te dobesohen papritur dhe ndihesh i pafuqishem te meshosh nen vete ate qe per vite e vite ke ndjere aq natyrshem nen tabanet e tua.

Humbje lartesish per ironi te con me kemebe ne toke, asaj te ciles i perket edhe pas vdekjes, nuk linde nga dheu, por atij i perket. Me kete fund do me vinte me natyrshem te isha nje bime. Te pakten s'do i prekja lartesite vecse me koke e s'do duhej te me dhimbnin humbjet e lartesive.

O toke...me prit!
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Humb

dua t'i humbas kesaj bote,t'i humbas gjithesise!nuk eshte e pamundur,por e dhimbshme...nuk guxoj.
do te doja t'i humbisja vetes sime,te mos e takoja me per nje kohe te gjate! e pamundur? po. mos!per kete do te kisha guxuar.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Humb

e para,po flas per çfare dua une dhe jo çfare duan te tjeret ne lidhje me mua.

e dyta,çfare nenkupton ti me hedhje poshte te qenies?

e treta,arsyet pse dua ate qe thashe me larte,nuk jane ato qe ke permendur ti.
 

@d@

Primus registratum
Re: Humb

Mire qofsh vete /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kam humbur, ne humbjen time /pf/images/graemlins/cry.gif
 

lulushka

Primus registratum
Re: Humb

E vetmja arsye pse je ende shtruar ne nje cep te mendjes time eshte sepse une jam tip i zgjuar. Dija dhe zgjuarsia ime jane njekohesisht fatekeqesia ime. Nese do te isha nje bibe cfaredo, do te kerkoja dike sa per t'u ngopur njeheresh dhe me pas te vazhdoja, por ja qe une nuk arrij te eksitohem me veglen aty poshte, por nga truri i nje mashkulli, dhe ti per fatekeqesine time dhe ndoshta tenden, ke nje tru!
Traplliku yne ka arritur kulmin dhe eshte derdhur tre here! Heren e katert do te ta kepus me doren time! Te betohem!
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Humb

"Te jesh a te mos jesh"...Une kam nje pyetje mbi kete çeshtje:çfare problemi te zgjidh ekzistenca???
 

belle

Primus registratum
Re: Humb

vazhdoj te kerkoj rrugen e duhur, por perseri me duket sikur do humb nese zgjedh ate qe dua...

me ka marre malli

L
 
Top