HP shpalos laptopë nga alumini

Albforumi

Primus registratum
HP shpalos laptopë nga alumini

HP....jpg

HP ka paraqitur tri modele të reja që janë më pak se 2.5 cm të trashë, dhe dy prej të cilave renditen në rangun Envy të modeleve të shtrenjta, duke u veçuar me konstruksion nga alumini dhe magnezi.

Të paraparë për paraqitje në treg gjatë fundit të muajit tetor për të marrë në shfrytëzim edhe sistemin operativ Windows 7, ofertat fillojnë me Pavilion DM3 me çmim prej 375 euro dhe me ProBook 5310m me vlerë prej 480 euro, duke vazhduar më tej me dy versionet e reja të linjës ultra të hollë Envy, ku çmimet fillojnë prej 1165 euro.

Kompania ka kuptuar se kërkesa për PC të hollë dhe të lehtë do të rritet më shpejtë sesa tregu i përgjithshëm i laptopave në SHBA, gjatë pesë viteve të ardhshme.

Nëse ka një mesazh që shpjegon fokusimin tonë, është ai që thotë se më pak është më shumë, tha Stacy Wolff, udhëheqës i dizajnit të laptopave për HP.  Laptopat janë bërë një simbol i statusit të një përdoruesi, që kërkon materiale të kualitetit të lartë dhe dizajn të thjeshtë.

Rangu ProBook veçohet me procesor Intel Celeron ose Core 2 Duo SP9300 dhe ka peshë prej 1.67 kg. Ka një ekran 13.3 inç dhe versioni i voltazhës së ultë Celeron thuhet se mund të punojë deri në shtatë orë me bateri. Alumini i anodizuar (shkëlqim përmes procesit të elektrolizës) ka zëvendësuar veshjen e mëhershme nga plastika. Gjithashtu kjo linjë arrin e pajisur me 802.11n Wi-Fi dhe me mundësi për wireless broadband Gobi 3G.

Standard mund të gjeni një hard disk 320 GB dhe 2GB RAM, por nuk ka njësi DVD të integruar. Particioni i ndarë Linux mundëson start të shpejtë të një ueb shfletuesi, së bashku me mundësitë për të pasur qasje në kalendarin Outlook dhe në kontakte.

Lapopat e rangut të lartë Envy 13 dhe 15 përdorin çipat e rinj nga Intel, Corei7 dhe arrijnë me konstruksion nga alumini dhe magnezi, grafikë të ndryshueshme për performancë ose menaxhim të energjisë, me ekrane dyfish më të bardha sesa modelet konkurruese, dhe me bateri Slim Fit slice për të cilën thuhet se është në gjendje të sjellë deri në 18 orë përdorimi në Envy 13 dhe 7 orë tek Envy 15.

Me peshë prej 2.3 kg, Envy 15 arrin me 16GB RAM, grafikë ATI Mobility Radeon HD 4830 me 1GB RAM të dedikuar, deri në dy njësi RAID-0 SSD, dhe një version të plotë të Corel Paint Shop Pro Photo X2 dhe Corel VideoStudio Pro X2. Befasisht, çmimi është ai që mund të pritet nga një produkt i rangut të lartë 1235 euro.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=405. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=405

Top