HP shpalos akselerometër shumë të ndjeshëm !
HP ka zhvilluar një akselerometër inercia që është aq i ndjeshëm sa që mund të detektojë një ndryshim në pozicion të çipit të saj qendror, duke qenë kështu 1.000 herë më i ndjeshëm sesa akselerometri në iPhone
Sensori është pjesë e programit të HP-së të emërtuar CeNSE (Central Nervous System for the Earth), caku i së cilit është krijimi i një rrjeti të madh të sensorëve të vegjël që masin çdo gjë dhe gjithçka rreth ambientit.

Ky njëherësh është prototipi i parë nga projekti CeNSE dhe është sigurt të thuhet se HP me këtë projekt ka filluar punën me hapat e duhur.

Pajisja është aq e ndjeshme sa që mund të ndiejë rrahjet e zemrës. Burimi i kësaj ndjeshmëria është një çip silikoni me tri shtresa dhe me madhësi 5 milimetra katrorë. Akselerometri super i ndjeshëm mund të detektojë ndryshime në qendrën e çipit prej 10 femtometër. Kjo është më pak se një e miliarda e gjerësisë së flokut të njeriut.

Si rezultat i kësaj, kjo pajisje mund të mat ndryshime në akselerime të bashkësisë së mikro-gravitetit. Kjo paraqet një ndjeshmëri 1.000 herë më të madhe sesa të akselerometrave të përdorur në Wii, një iPhone apo në sistemin airbag të veturave.

Gjersa projekti i madh CeNSE mund të ketë ngjyrime ambientaliste, aplikimi i parë praktike do të jetë prej gjigantit të naftës Shell. Ata dëshirojnë të përdorin sensorin për të detektuar porcione të naftës, duke i lejuar ata që të shpojnë nëpër tokë me më shumë saktësi.

Sipas ueb faqes së HP-së, aplikimet e para të CeNSE do të bëjnë jetën në planetin tonë më të sigurt dhe më të mirë, duke pasur parasysh se informacionet që mund të mbledh mund të jenë kritike për mbijetesën e Tokës.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albionlab.com/?p=426