Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

komino

Valoris scriptorum
Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Kryeredaktor Astrit Patozi
--------------------------------------------------------------------------------




Speciale

Historia e vërtetë e Gjeneralit "Pinoccèt", midis represionit dhe GDP-së

Heqja dorë nga pushtetit dhe restaurimi demokratik. Reforma ekonomike. Me të Kili është modernizuar




Mbiemri atëror i Augusto José Ramón Pinochet Ugarte, i lindur në Valparaíso më 15 nëndor 1915, në Kili është shqiptuar gjithmonë "Pinoccèt". Por "Pinoscè", alla franceze, duhej të ishte efektivisht në shekullin e XVIII-të, kur paraardhës të Gjeneralit emigruan nga Bretagna. Kurse Ugarte, ai nga nëna, është në fakt basko - spanjoll. Basko - franceze është së fundi origjina e origjina e María Lucía Hiriart Rodríguez, e martuar me të më 30 janar 1943. Megjithatë ky pinjoll galësh dhe iberikësh, luftëtarët e preferuar nga nga Hanibali, qe admirues i madh i Romës së vjetër. Jo vetëm kaq, vetë ai kishte emrin e Perandorit të parë të saj, thoshte se frymëzohej në Cincinnato dhe pagëzoi me dy impenjues Augusto e Marco Antonio fëmijët meshkuj: në kundërvënie me më të qetat Lucía, Jacqueline e Verónica të vajzave. Nga Roma republikane mori edhe modelin e diktaturës komisare, kaq i ndryshëm nga modeli tjetër i përhapur në Amerikën Latine, ai i kaudilizmit alla Perón, Castro apo Chávez: edhe ky ishte me prejardhje romake, por i Romës më të vonshme të luftërave civile. "Kur e kërcënonte një rrezik, Roma kërkonte një njeri që ta komandonte", shpjegonte Pinochet për të justifikuar pushtetin e tij. "Kur përparonin legjionet armike, Roma nuk e humbte toruan në diskutime utopiste dhe bizantine". Nip fshatarësh dhe djalë mjeku, në një vend si Kili, i sunduar nga kasta të mbyllura ushtarake, ai i tiji nuk është saktësisht profili i një diktatori në uniformë, aq sa e refuzojnë dy herë kur tenton të hyjë në Escuela Militar del Libertador Bernardo O'Higgins. Por, me karakterin e tij këmbëngulës, e provon një herë të tretë, duke e marrë në moshën 17 vjeçare provimin e pranimit. Me të njëjtën kokëfortësi burokratike, do të ngjitet nëpër të gjitha shkallët e karrierës ushtarake. Ashtu si një punë, Pinochet ka qenë shumë metodik edhe në fe: shkonte në meshë çdo ditë, duke u lënë të kuptonte vartësve të tij se pëlqente të shoqërohej prej tyre. megjithatë, do të jetë kisha kundërshtarja kryesore e regjimit, pa harruar që e shoqja është bijë e një njeriu të rëndësishëm të Partisë Radikale masonike.


Përse u zgjodh

Në epokën e martesës, i vjehërri është Ministër i Brendshëm në një qeveri të mbështetur nga komunistët, por më pas do të jetë socialisti Salvador Allende ai që e ka dashur në krye të ushtrisë. Tregohet deri që më 11 shtator 1973, i rrethuar në Moneda, Presidenti pyet i dëshpëruar: "Ku ka përfunduar i varfëri Pinochet?". I bindur siç është se puçistët kanë eliminuar më parë atë… Për besueshmërinë që shumë ia pranonin, kanë rënë dakord lidhur me emrin e tij si kreu i kryengritjes ushtarake si CIA, ashtu dhe opozita e e Qendrës së Djathtë e Partisë Demokratike Kristiane (PDC) dhe e Partisë Kombëtare (PN). Kjo e fundit në Kongres ka qenë gjithmonë mazhoritare, nga momenti që Allende në votimet e 4 shtatorit 1970 ka marrë vetëm 36.22 përqind të votave. Por Kushtetuta parashikon se nëqoftëse asnjëri prej kandidatëve nuk arrin mazhorancën absolute, atëhere do të mbahet një balotazh midis dy të parëve në Kongres dhe PDC-ja ka preferuar njeriun e së Majtës në vend të liderit të së Djathtës, Alessandri. Megjithatë, idili i dashurisë ka zgjatur shumë pak. I shtyrë nga një bazë e fanatizuar, Allende ka lënë atëhere që militantët të kryenin me goditje punësimësh ato shtetëzime që nuk mund t'i arrinte t'i miratonte nga Dhomat, duke bërë që vendi të percipitonte në kaos. Më 22 gusht 1973, PDC-ja dhe PN-ja votuan në Kongres një rezolutë, në të cilën në thelb i kërkohet ushtrisë që të shkarkojë Presidentin: një hap jolegjitim nga pikëmapmja ngushtësisht kushtetuese, por jo nga pikëpamja politike. Duke kujtuar në veçanti precedentin e shkarkimit të Presidentit Juan Manuel Balmaceda në vitin 1891, amerikanë dhe opozitarë presin që ushtarakët të mbesin në pushtet jo më shumë se gjashtë muaj. Pastaj duhet t'ua rikthejnë civilave, sipas asaj që ka shpjeguar ish kreu i shtetit dhe lideri i PDC-së, Eduardo Frei, në një letër të famshme për Presidentin e atëhershëm të Internacionales Demokristiane, Mariano Rumor. Ky qe gabimi i tyre. Edhe Pinochet, do ta demostrojë historia, do një diktaturë tranzitore, por mendon se vendi ka nevojë për një tranzicion më të gjatë dhe nuk është tip që i zgjdih problemet duke qëndruar në prapaskenë në favor të dikujt tjetër.


Dhuna e "pinochettata"-s

Pinochetazo, "pinochettata", është neologjizmi që futet në fjalorin e spanjishtes për të treguar dhunën me të cilën është realizuar grushti i shtetit. Dikush mund të demostrojë se shumica e të arrestuarve të përqëndruar në stadiumin e famshëm të Santiago-s do ta ketë të shpëtuar jetën dhe se duke bllokuar qysh në lindje mijëra dëshirat për rezistencë, efekti frikësues i këtyre imazheve në mënyrë paradoksale do të shpëtojë shumë jetë të tjera. Pinochet, mjaft kriminel së të përfundojë tek forca, ka pasur mbi ndërgjegjjen e tij shumë më pak viktima se diktatorët e tjerë lationamerikane jo të goditur nga "damnatio memoriae" e ngjashme. Raporti i hollësishëm Rettig, i dëshiruar nga qeveritë demokratike kiliane pas tranzicionit, i ka vlerësuar numerikisht viktimat e 16 viteve diktaturë në 2215 veta. 59 të ekzekutuar, 93 të rënë në sheshe, 101 vdekje në tentativë arratisjeje, 815 nën torturë, 957 desaparecidos, 90 "viktima privatësh që paraqiten me pretekste politike". Duke shtuar 164 të rënët nga dhuna politike që gëloi në qeverinë e Salvador Allende apo viktimat e guerriljes së majtë dhe 641 raste të dyshimta, arrihet në 2920 veta. Kurse Gjykatësi Garzón në bazë të të dhënave në zotërim të tij flet për 3197 vitkima. Më pak të certifikuara janë disa vlerësime që flasin për gjysëm milioni të torturuar dhe 1 milion të mërguar. Me përjashtim të gjenralëve argjentinas që vranë më shumë se 30 mijë persona në vetëm 6 vjet, deri më tani të konsideruar "nxënës të Pinochet" në vend që të konsideroheshin njerëz shumë më të këqinj se ai, Raúl Castro, vëllai i diktatorit kubanez Fidel Castro, deklaroi zyrtarisht më 22 korrik 1967 se vetëm në shtypjen e revoltës së Escambray-t qenë vrarë të paktën 3591 "banditë", ama pa pasur ndonjëherë diktatori Fidel pamjen e ngjashme të kasapit, ashtu siç është paraqitur Pinochet nga shtypi i majtë në mënyrë pothuajse unanime. Nuk qe një propagandë shpifjeje për të damkosur regjimin. Me shumë qe dhuna simbolike me të cilën Pinochet ka vepruar më 11 shtator të vitit 1973 ajo që e ka shumëfishuar imazhin e asaj që po ndodhte: në favor të arritjes së menjëherëshme të aksionit të tij ushtarak, por në kurriz të imazhit të ardhshëm. Ndoshta nuk qe vetëm një problem logjike ushtarake e preferuar në vend të asaj politike. Është e mundur që vetë Pinochet të ketë dashur ta radikalizojë përplasjen për t'u hequr hapësirën planeve të PDC-së e të CIA-s dje të vendoste afate të gjata. Brenda gjashtë muajve gjatë të cilave duhej të ndodhte tranzicioni i parashikuar nga CIA dhe nga Frei - ish kreu i shtetit - nuk është Pinochet-i që lë pushtetin, por është PDC-ja ose më mirë drejtuesit e partisë që rreshtohen kundër regjimit të Pinochet-it. Populli i qendrës, ajo një e tretë e popullsisë që ka tokur gotat sëbashku me një të tretën e djathtë kur grushti i shtetit ka shfronësuar qeverinë e inflacionit dhe të kaosit, vazhdon në fakt të besojë tek diktatori, i cili e di se lehtësimi për fundin e Allende-s nuk mund të zgjasë shumë. Në të vërtetë nuk është Pinochet-i i pari që u drejtohet të ashtuquajturve Chicago Boys, të rinjve të diplomuar në Università Cattolica, më pas të specializuar në shkollën e Milton Friedman. Në fakt është një ide e Marinës, të cilës i është deleguar ekonomia dhe qëllimi imediat i së cilës është që të mundë nja inflacion të arritur në 342 përqind. Por të rinjtë shpjegojnë se "kura" mund të jetë edhe rasti për të eksperimentuar teori të reja ekonomike që premtojnë mirë, pasi që është për t'u vendosur e ardhmja e 480 sipërmarrjeve të shpronësuara në periudhën e presidencës së Salvador Allende. Midis 1974 dhe 1978, 250 nga këto sipërmarrje u kthehen pronarëve të ligjshëm, por 230 të tjerat vihen në shitje: shteti u ofron edhe ndihma financiare atyre që duan t'i blejnë. Pas një shkurtimi prej 20 përqindësh të shpenzimit publik dhe shkurtimit prej 30 përqindësh të punonjësve shtetërorë, pas një rënieje fillestare prej 12 përqindësh të PPK-së, të 16 përqindëshit në punësim dhe të 40 përqindëshit në eksport, nga viti 1977 fillon një cikël pozitiv që ushqen tek shtresa e mesme një ethe të vërtetë konsumiste. Është kjo klima e re e konsensusit të ri për të cilin Pinochet-i ka nevojë për të formalizuar një regjim faktik. Pasi që në korrik të vitit 1976 disa civilë janë përfshirë sërish në procesin vendimmarrës nëpërmjet një Këshilli Shteti, pasi që në mars të vitit 1977 ka shkrirë partitë e vjetra politike, në korrik të atij viti deklaron se regjimi ushtarak do të zgjasë "deri më 1991". Një referendum i parë mbahet më 4 janar 1978 në përgjigje të dënimit të Kilit nga ana e Kombeve të Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut, duke i dhënë Pinochet-it një 75.3 përqind të votave në favor. Por më i rëndësishëm është referendumi i dytë me të cilin më 11 shtator 1981 një 65.71 përqindësh në favor miraton edhe një Kushtetutë të re, në bazë të së cilës më 11 mars 1981, Pinochet-i bën betimin si President "kushtetues". Regjimi është pluralist, por menaxhimi i ekonomisë është në pjesën më të madhe të tij i nënshtruar ndaj politikanëve në favor të Bankës Qëndrore: ushtarakët kanë privilegje të ndryshme dhe një pushtet "mbikëqyrjeje" mbi vetë Kushtetutën. Hyrja në fuqi e "demokracisë së mbrojtur" të re, sië e quan Pinochet-i, është shtyrë në vitin 1989.


Një mazhorancë efektive

Megjithëse të dy referendumet nuk janë mbajtur në barazi kushtesh, konsensusi i mazhorancës së kilianëve ndaj Pinochet-it është në këtë moment efektiv. Shumë prej përqëndrimeve të reja të lindura me privatizimet nuk janë financuar siç duhet dhe në vitin 1982 rritja ndërkombëtare e përqindjeve të interesit çon në një krizë të kreditit: në një situatë në të cilën, pavarësisht liberizmit të publicizuar, regjimi ka dashur ta mbajë monedhën e ankoruar në një ndryshim fiks, rezultati ka qenë katastrofë. Miliona pjesëtarësh të asaj shtrese të mesme së cilës bumi i ka mundësuar të blejë një automobil, janë detyurar ta shesin atë. Dalin në rrugë nga zemërimi. Është ky momenti në të cilin "populli i qendrës" arrin drejtuesit e vjetër të PDC-së, të rreshtuar kundër regjimit dhe kundër Pinochet-it, por edhe populli i së majtës. Në vitin 1983 formohet ai aks i hekur midis demokristianëve dhe socialistëve që, sëbashku me partitë e vogla, ka marrë përsipër drejtimin e vendit pas fundit të diktaturës dhe qeveris deri më tani. Socialistët janë ndarë nga komunistët dhe nga e kaluara e tyre allendiste, demokristianët janë shkëputur nga gjeneralët. Por preokupimi që rënia e "pinochet-izmit" nuk solli natyrshëm në allendizëm e ngadalëson strategjinë e kësaj opozite të re, megjithëse mobilizimet e mëdha të sheshevesigurojnë rezonancë si në nivel lokal, ashtu dhe në skenarin ndërkombëtar. Qendra e Majtë nuk do të arrijë t'i paraprijë as me një vit tabelën e marshimit të tranzicionit, ndërsa komunistët, tashmë të izoluar, mbështesin atë guerrilje të Frontit Patriotik Manuel Rodríguez që kulmoi më 7 shtator të vitit 1986 në atentatin e dështuar ndaj vetë diktatorit.


Faza e dytë me Chicago Boys dhe Kryeministren britanike Thatcher

Për të shëruar krizën qeveria është detyruar të ndërhyjë në atë pikë sa në vitin 1985 influenca e saj mbi PPK-në është në masën 26 përqind: më shumë se në kohën e Allende-s. Por tani fillon një fazë e dytë në të cilën Chicago Boys kthehen në politikën e privatizimeve, duke mbajtur parasysh përvojën thatcher-iane, e ndërtuar duke filluar nga dështimet e fazës së parë kiliane. Synohet në krijimin e të ashtuquajturave public company midis kursimtarëve të vegjël, funksionarëve publikë dhe ushtarakë, autorizohen investime me fondet e pensioneve të lindura me reformën e vitit 1980. nga viti 1986 fillon një bum i ri kilian që nuk është ndalur kurrë. Në dhjetor të vitit 1987 partitë e opozitës vendosin që të mbledhin firma që të mund të regjistrohen në bazë të Kushtetutës pinochet-iste. Më 5 tetor 1988 mbahet një referendum i tretë: në rast fitoreje të "po"-së Pinochet-i do të jetë President edhe për tetë vjet të tjera. Në rast fitoreje të "jo"-së, do të jetë si Komandant i Forcave të Armatosura për të njëjtën periudhë. Fiton "jo"-ja, me 54.3 përqind kundrejt 43.7 përqindëve. Në zgjedhjet e mëpasme, më 14 dhjetor 1989, do të zgjidhet President demokristiani Patricio Aylëin. Qysh atëhere Qendra e Majtë ka qëndruar gjithmonë në pushtet, duke marrë modelin ekonomik të trashëguar nga regjimi, edhe me dy presidentët e fundit socialistë, Ricardo Lagos e Michelle Bachelet. Kurse e Djathta është ringritur, deri në pikën sa të arrijë në balotazh si më 1999, ashtu dhe më 2005, por ama është një e Djathtë që është distancuar nga ish diktatori, sidomos pasi që më 10 mars 1998 Pinochet-i lë komandën e Forcave të Armatosura për t'u bërë Senator i Përjetshën. Por harron se nuk gëzon më asnjë imunitet ndërkombëtar, ndërsa amnistia kiliane vlen vetëm në vend. Në Londër, për një vizitë private që ndoshta fshihte një mision për blerje armësh, Gjenerali shtrohet papritmas në spital për një herni më 16 tetor 1998. pak më vonë, për krime që goditën në Kili qytetarë të ndryshëm spanjollë në kohën e diktaturës, arrestohet nga autoritetet angleze sipas kërkesës për ekstradim të Gjykatësit spanjoll Baltasar Garzón. Është e njohur indinjata e Margaret Thatcher, e cila në kohën e krizës së Ishujve Falkland-Malvinas pati tek Pinochet-i një mbështetje vendimtare për rikthimin e demokracisë në Amerikën Latine. Edhe qeveria e Santiago-s, megjithëse e përbërë nga ish opozitarë, proteston në emër të "sovranitetit kombëtar". Ministri i Brendshëm britanik, Jack Straë, i drejtohet problemit të gjendjes së vështirë shëndetësore për të lejuar rikthimin e Pinochet-it në Santiago më 3 mars 2000. Por, me eliminimin e pretekstit nacionalist, shumë kilianë kanë zgjedhur mundësinë që të bëjnë llogarinë me të kaluarën. Përfshi liderin e së Djathtës, Lanvin, i cili e quan ish diktatorin "një kilian si kushdo tjetër". Më 8 gusht të vitit 2000, Pinochet-it i privohet kolltuku i senatorit, më 1 dhjetor prokuroria kiliane e vë në gjendje arresti shtëpie. Gjatë viteve procedimet për shkelje të të drejtave njerëzore dhe përvetësim financiar janë zhytur në rekurse dhe kundërrekurse, ndoshta jo të huaj për shpresën e gjykatësve që të ishte natyra ajo që ta zgjidhte problemin. Kështu ka ndodhur, duke lënë në sheshe të përplasen si ajo pjesë e së Majtës radikale që e akuzojnë Qendrën e Majtë se nuk e ka procesuar asnjëherë Gjeneralin, ashtu dhe nostalgjikët e shumtë që akuzojnë të Djathtën për "tradhëti".


Përgatiti: ARMIN TIRANA


www.rilindjademokratike.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Gjeni pak kohe dhe lexoni kete artikull te publikuar nga gazeta zyrtare e partise demoktratike.

Mbase do te kuptoni shume mbi idete qe drejtojne keta njerez. Mbase do te kuptoni pse SHIK u administrua dhe u perdor ne ate menyre ne '92-'97, mbase do te kuptoni pse u rekrutuan ushtare ne veri dhe u derguan te shtypnin revoltat ne jug, mbase do ti besoni ata dy pilotet qe thane se u derguan per te bombarduar, mbase do te kuptoni pse Pd shperndante arme me liste per militantet e vet dhe pse i veshi me uniforma te gardes, mbase do te kuptoni pse u tentua nje grusht shteti i mirefillte me 1998, mbase do te kuptoni luften e berishes per te pushtuar perseri gjithe insitucionet e pavarura te shtetit te ri shqiptar dhe mbase do te kutoni se sa probleme morale do te kishin keta njerez te vidhnim perseri votat si ne zgjdhjet e 1996!!!!!!!!!!!!!!
Ka dhe nga ata qe nuk duan te kuptojne por nuk na interesojne fort.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Do te kisha deshire ta kaloja kete artikull me nje buzeqshje "keqardhese" per idiotet qe e shkruajne dhe botojne por pastaj me duket se ka shume, teper, analogji me linjen e mendimit dhe veprimit te kryeministrit aktual te vendit tim.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Kjo me poshte sintetizon vizionin e atyre "maskarenjve" qe "shpetimtari" torturoi zhduku e vrau.


De pie cantar, que vamos a triunfar,
avanzan ya banderas de unidad
y tú vendrás marchando junto a mí
y así verás tu canto y tu bandera florecer.
La luz de un rojo amanecer
anuncia ya la vida que vendrá.
De pie marchar, que el pueblo va a triunfar;
será mejor la vida que vendrá
De pie cantar, que vamos a triunfar,
avanzan ya banderas de unidad
y tú vendrás marchando junto a mí
y así verás tu canto y tu bandera florecer.
La luz de un rojo amanecer
anuncia ya la vida que vendrá.
De pie marchar, que el pueblo va a triunfar;
será mejor la vida que vendrá
A conquistar nuestra felicidad
y en un clamor mil voces de combate se alzarán
dirán canción de libertad
con decisión la patria vencerá
Y ahora el pueblo que se alza en la lucha
con voz de gigante gritando; adelante!
CORO
El pueblo unido jamás será vencido!
La patria está forjando la unidad;
de norte a sur, se movilizará,
desde el salar ardiente y mineral,
al bosque austral, unidos en la lucha y el trabajo,
irán, la patria cubrirán.
Su paso ya anuncia el porvenir.
De pie cantar, que el pueblo va a triunfar.
Millones ya imponen la verdad
Y ahora el pueblo que se alza en la lucha
con voz de gigante gritando; adelante!
CORO
La patria está forjando la unidad;
de norte a sur, se movilizará,
desde el salar ardiente y mineral,
al bosque austral, unidos en la lucha y el trabajo,
irán, la patria cubrirán.
Su paso ya anuncia el porvenir.
De pie cantar, que el pueblo va a triunfar.
Millones ya imponen la verdad
de acero son, ardiente batallón,
sus mano van llevando la justicia y la razón.
Mujer, con fuego y con valor
ya estás aquí junto al trabajador.
Y ahora el pueblo que se alza en la lucha
con voz de gigante gritando; adelante!
CORO
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Meqenese po flasim per diktatura dhe meqenese nuk do me biere me rasti te flas

Mos harroni ti kujtoni qytetareve te vendeve perendimore ku jetoni se na kane nje borxh te madh
Ishim ne qe vuajtem pasojat negative te rregjimeve ditatoriale komuniste dhe ishin ata qe perfituan gjithe efektet piziteve te presionit mbi ata qe deri nje dite me pare i shfrytezonin dhe pastaj filluan ti jepnin te drejta nga frika e nje efekti domino. Mos harroni NA KANE NJE BORXH TE MADH
(per ata qe nuk binden i ftoni te shohin se si kane ndryshuar te drejtat e punetoreve aty ku jetojne ne kohen kur komunizmi lindi, u rrit dhe pastaj vdiq. (une mund te flas per italine dhe them se vertet na detyrohen shume)
 

olti

Neo
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Gene komunisti vogel, besoj se me kete monolog ia ke mbushur mendjen me shume vetes se je tip che guevara /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

llapaqeni

Primus registratum
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

po mire mer ju njerzit paqedashes te se majtes qe skeni len shkrim e lavdi per che guevaren..kastron..pol potin apo shume lider te tjere marksisto-revolucionar te afrikes ose te amerikes se jugut kaq shume ju paska habitur ai artikull..per mua pinochet ishte burr shteti qe meritonte homazhe nga shteti i vet.sepse te pakten ai beri qe kili mos binte ne duart e komunisteve..
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Duke lene menjane vulen qe vute se tashme kam hequr dore te trokas ne ate dere te trurit tuaj:

Ju doni te thoni se ne fudn te fundit jeni dakort me krimet e kryera "ne emer te popullit" nese vijne nga nje diktator "i djathte"
Po sikur rame dakort (ne si popull) nepermjet nje rezolute te parlamentit se keto lloj krimesh jane te papranueshme!!!!!!

Ne fund te fundit cfare fitoni?!
Te jete njeriu kaq idiot?!

Ishte pikerisht ky reagimi juaj qellim i kesaj teme. Se nuk me rruhet fort per per ate debilin qe sapo shkoi prapa diellit por me intereson vizioi politik i militanteve te kryeministrit tim. Sidomos pasi tentuan te perdornin ushtrine kunder popullit dhe pasi tentuan nje grusht shteti kur i larguan nga kolltuqet. Me intereson vizioni i tyre sidomos kur tentojne te justifikojne perpjekjet e kryeministrit per te pushtuar institucionet gjyqesore.

Dhe une mendoj:

"mos eshte mire ti veme fre sa nuk eshte perseri vone?!"
 

llapaqeni

Primus registratum
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

daje nuk kaloi njeri ne ofendime kshu qe ske pse kercen kot kur dikush nuk eshte ne te njejten mendje me ty..
sa per temen doja te thoja qe te majtet kercejn perpjet per te drejtat e popujmve kur ju si qeveri keni bo me shume krime per 50 vjet sa ckan bo gjith diktaturat e djtahta sebashku..historia merbab so e bardh per ju ne e zeze per te tjeret,,kshu qe mos u hargalis kot me kot..
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

ç'far krimesh jan bo per 50 vjet...?

te vetmin krim qe i esht bo popullit Shqiptar e kan psuar fshataret...

imagjino kan mbjell, ujit e korr grurin te gjith jeten e per tu ushqyer jan yshqyer me buk misri

ky po esht krim, per mendimin tim...
 

receli

Primus registratum
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Data: 19/12/2006, ora

PS, formacion paramilitar sipas versioneve aziatike e kubane



Edhe pas apeleve të ndërkombëtarëve, si dhe polemikave në Kuvend, Edvin Rama nuk ndalet, por nis zbatimin në parti të praktikave aziatike të formacioneve paramilitare si dhe të taktikave shkatërruese sipas mësimeve që vijnë nga Kuba e Fidel Kastros



Zevendeskryeministri Ilir Rusmali akuzoi dje në Kuvend kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama se po cenon kushtetuten e vendit, ligjin e zgjedhjeve, dhe dinjitetin e aleateve te vet, me kembenguljen e tij per te bojkotuar procesin zgjedhor. Ai theksoi se mazhoranca eshte forca e vetme qe po tregohet e gatshme per t’i dhene procesit kompromis e per ta çuar drejt suksesit, perpjekje qe, sipas tij, pengohet nga objektivi kryesor dhe personal i liderit socialist per derrmimin e procesit vendor, Kuvendit dhe shpresave te vendit per integrim. Ndërsa ministri i Puneve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, fajesoi Ramën per krizen politike ne te cilen ndodhet vendi. “Momenti ku kemi mberritur eshte i paralajmeruar nga Edi Rama, qe nga momenti kur bleu frenat e forces me te madhe te opozites. Ai u soll ne politike, pa kaluar asnje proces maturimi politik, pa u maturuar per asnje pergjegjesi politike. Europianizimi eshte fjala e fundit ne fjalorin e zotit Rama, me nje mendesi aziatike dhe nje axhende kubane, ai eshte i vendosur qe PS ta rikthejë ne nje formacion paramilitar dhe me ane te tij te siguroje ekzistencen e tij te pavotuar nga populli“, u shpreh Basha, duke shtuar se Rama synon ta nxjerre PS nga sistemi demokratik dhe ta ktheje debatin politik ne konflikt politik. Ndërkaq, në fjalen e tij, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ka bere thirrje opozites te respektoje kushtetuten dhe ligjin, per t’i dhene fund situates se krijuar. Ai ka kerkuar edhe nga minibashkite te vazhdojne punen me listat e zgjedhesve. “Kushtetuten e kemi votuar te gjithe se bashku, por a kemi ne kushtetute apo ky eshte nje dokument pa vlere. Data e zgjedhjeve eshte e parashikuar ne kushtetute por opozita nuk po e merr parasysh kete. Te gjithe ne kemi degjuar nga opozita te argumentoje kushtetutshmerine e Presidentit, por kur vjen fjala tek zgjedhjet opozita nuk e merr parasysh kushtetuten lidhur me daten e zgjedhjeve. Por ja qe kushtetuta e ka caktuar daten e zgjedhjeve”, argumentoi Mediu. Duke folur per listat e zgjedhesve ai deklaroi se ne situaten e krijuar mbetet vetem qe çeshtjen ta zgjidhe ODIHR-i, ashtu siç ndodhi ne zgjedhjet e kaluara, kur ishte ky institucion ndërkombetar qe vendosi se me çfare dokumentesh duhej te paraqiteshin ne zgjedhje shqiptaret. Kreu i grupit parlamentar te PDK-se, Nard Ndoka, kerkoi nga të dyja palët që t’i kerkojne Presidentit te Republikes te shtyje daten e zgjedhjeve. “Une propozoj ta ndërpresim kete shou parlamentar dhe partite t’i kerkojne Presidentit te Republikes, sigurisht nese ka konsensus, qe te shtyje daten e zgjedhjeve. Partite duhet t’i kerkojne falje Presidentit Alfred Moisiu, qe nuk kane arritur dot konsensusin per reformen zgjedhore”, deklaroi kryedemokristiani Ndoka. Ne emër të opozitës, kreu i grupit parlamentar te Partise Socialiste, Pandeli Majko i ka bere thirrje kryetarit te Partise Demokratike Berisha, per te rinisur dialogun me opoziten per te gjetur konsensusin për zgjedhjet e pritshme vendore. “Ne emër të Partisë Socialiste, i bej publikisht ftesë Berishës dhe liderit te koalicionit qeveritar: Pergjigjuni pozitivisht kerkesave te opozites per dialog! Shqiperia s’mund te beje zgjedhje, vetem me njeren pale. Mazhoranca te ulet ne tryeze dhe te behet pjesë e zgjidhjes. Zoti Berisha, te presim ne çdo ore te dites dhe te nates, qe te zgjejme nje zgjidhje se bashku”, deklaroi ai.

Re. po.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Data: 19/12/2006, ora

PS, formacion paramilitar sipas versioneve aziatike e kubane

...ministri i Puneve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, fajesoi Ramën per krizen politike ne te cilen ndodhet vendi. ... Ai u soll ne politike, pa kaluar asnje proces maturimi politik, pa u maturuar per asnje pergjegjesi politike. ...

[/ QUOTE ]

Lexo kush e ka shkruar kete me lart dhe kupton qe keta bejne nje analize te pikave te dobta te vetes ne darke e ne mengjes ia faturojne opozites /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kupton keshtu se kush i ka ne mend formacionet paraushtarake te militanteve idiote.

KUJDES!
Mos e nenvleftesoni aftesine gjykuese te shqipetareve kur behet fjale per lirine e tyre!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Edhe njehere per sqarim

Nuk me ngrohet fare uji per historine kilit apo te kriminelit qe shkoi me te shumtet

Me intereson fakti qe ne ambientet e PD ai konsiderohet SOT "ne fund te fundit" si nje shembull POZITIV.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
nje si ai do ishte dashur per klysht e Hoxhes

[/ QUOTE ]

Dhe ata nuk jane pak(kelyshet e enverit).Mbajne poste ne pushtetin lokal e ate qendror,bile jane bere deputet dhe kane qene edhe ministra,kur kane hapur me mijra varre nga radhet e popullit shqiptar.Po ju kujtoj Diana Culin e cila eshte pergjegjese per vdekjen e dy poeteve te rinj nga 20 vjet sejcili.Si kjo kuceder ka plot,bile me me shume krime.
Pinoceti ishte nje kriminel sepse vrau mbi 3000 komuniste dhe ata ishin popull,por po i them ndonjerit se kiljanet jetojne me mire dhe nuk emigrojne me si dikur ne kohen e salvador Aljendes.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Edituar!! Shkruani pa ofenduar anetaret e tjere
 

regele

Forumium maestatis
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Jo vetem ministra, po jane bere dhe kryeministra keta kelyshat e Hoxhes!

Mos beni analiza te tilla, se pas nja 3 brezash do na vije radha te diskuojme per pasterti idesh apo gjaku!
 

Ergler

Primus registratum
Re: Homazh i PD per diktatorin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Jo vetem ministra, po jane bere dhe kryeministra keta kelyshat e Hoxhes!

Mos beni analiza te tilla, se pas nja 3 brezash do na vije radha te diskuojme per pasterti idesh apo gjaku!

[/ QUOTE ]

Keni shume te drejte vetem ne pohimin tuaj ne fjaline e pare regele.Mbase me hapjen e dosjeve politika shqipetare do te shpetoje nga konfliktualiteti i gjertanishem shkaterruas.Shpresoj qe politika jone te pastrohet nga monstrat kriminale te komunizmit.Ata qe do te vijne pavaresisht ideve te kunderta do te gjejne edhe pika te perbashkta bashkpunimi ne interes te popullit.Ne nje te ardhme te afert shpresoj qe ju femije te popullit te shumevuajtur shqiptar qe keni studiur ne perendim me zotesine dhe djersen tuaj dhe te prinderve te merrni ne duar fatet e vendit tone.Simbas mendimit tim nga kjo armate te arsimuarish duhet te perjashtohen pinjoollet e atyre politikaneve qe dikur,por edhe sot kane vrare e vjedhur shqiptaret. Me paret e korrupsionit jo,sepse eshte gjak nga trupat e dobesuar te shqiptareve qe e blejne buken me liste.Hapja e dosjeve do te beje skartime midis jush.Ata duhet te ulin koken per krimet e kryera nga gjyshrit dhe baballaret e tyre dhe t'i shtrohen punes se ndereshme,sepse nuk i trazon kush.Le te shkojne edhe ne Peze e ti kendojne enver dulles,sic bene vitin e shkuar,por larg duart nga politika shqiptare.
Boll me per keta rrufjane e plebej te dikurshem qe na cirren neper pacavuret e Tiranes dhe ne faqet e internetit.Keto monstra, cinxhiskaner te komunizmit u jane sulur si hiena edhe disa figurave te medha te kombit me te cilat ne krenohemi ne bote.
Edhe une do te thosha me mire nje diktator si Pinoceti se sa nje diktator si enveri juaj pinjoll te krimineleve komunist.
 
Top