Historia e internetit 1969-1979

Albforumi

Primus registratum
Historia e internetit 1969-1979

historia_e_internetit.jpg

Historia e Internetit

Ky artikull ju drejtohet personave të cilët kanë kaluar një kohë të konsiderueshme në internet. Me gjithë kohën që mund të keni kaluar sidoqoftë janë të paktë personat të cilët janë në dijeni se si filloi gjithcka!

Në këtë artikull do lexoni një përmbledhje të vogël të datave më të rëndësishme, njerëzve, projekteve, adresave, dhe informacione të cilat do ju japin një portret të vogël të kësaj që ne quajmë Internet, dhe se si kemi arritur gjer këtu.

Historia e plotë e internetit mund të përbëjë pa frikë një seri të plotë librash, me këtë artikull do tentoj të familjarizoj me pikat kulminante të cilat kanë lidhje me rritjen dhe evolucionin e Internetit nga 1969 gjer në 2009.

Në artikullin e sotëm do fillojmë me 10 vjeçarin e parë 1969 – 1979.

1969: Arpanet

harta_e_Arpanetit.jpg

Arpanet

Arpaneti ishte i pari rrjet i cili funksiononte me shkëmbim paketash (e re për kohën). Më 29 Tetor, 1969, kompjuterat në Stanford dhe UCLA u lidhën për herë të parë me njëri tjetrin. Në fakt duhet thënë që ata ishin të parët të cilët hostuan atë që më vonë do quhej Internet.

Mesazhi i parë i dërguar në këtë rrjet supozohej të ishte “Login”, por me sa duket, lidhja ndërmjet dy kolegjeve u ndërpre tek shkronja “g”.

1969: Unix

unix.jpg

Unix

Një arritje tjetër madhështore gjatë viteve 60 ka qënë konceptimi i Unix: sistemit operativ, forma e të cilit ka ndikuar rrënjësisht atë të Linux dhe FreeBSD (sistemet operative më të famshme në shërbimet e hostimit të web/webserverave të sotëm).

1970: Rrjeti Arpanet

Një rrjet Arpanet u krijua ndërmjet Harvardit, MIT, dhe BBN (kompania e cila krijoi “interface message processor” me anë të të cilit kompjuterat lidheshin me rrjetin) në 1970.

1971: Email

email.jpg

email

Email u zhvillua fillimisht në 1971 nga Ray Tomlinson, i cili gjithashtu mori vendimin e përdorimit të simbolit “@” për të ndarë emrin e përdoruesit nga emri i kompjuterit (më vonë u transformua në atë të domainit)

1971: Projekti Gutenberg dhe eBooks

project_gutenberg.jpg

Projekti Gutenberg

Një nga zhvillimet më impresionuese të 1971 ishte fillimi i projektit Gutenberg. Projekti Gutenberg për ata të cilet nuk janë në dijeni të adresës, është një tentativë globale e krijimit të një “biblioteke online” nga ku të jetë i mundur shkarkimi i librave në formë elektronike dhe në formate të ndryshme falas.

Filloi në kohën kur Michael Hart kuptoi që e ardhmja e kompjuterave do jetë tek kompjuterat më vete por tek aftësia e ruajtjes së informacionit në ta, që në ato kohë ishte i disponueshëm vetëm në librari. Ai shkroi vetë (nuk kishte OCR në atë kohë) të gjithë “Deklaratën e Pavarësisë” Amerikane dhe nisi projektin Gutenberg për të krijuar një përmbledhje të informacionit të disponueshme në formë elektronike. Në fakt kjo ishte lindja e eBook-ut.

1972: CYCLADES

Franca filloi projektin e saj të ngjashëm me Arpanet në 1972, të quajtur CYCLADES. ndërkohë që Cyclades falimentoi si projekt, mori meritën si pionier i kësaj ideje: “që kompjuteri hostues duhet të jetë përgjegjës për transmetimin e të dhënave dhe jo rrjeti më vete.”

1973: Lidhja e parë trans-Atlantike dhe popullariteti i email-it

Arpanet krijoi lidhjen e tij të parë trans-Atlantike në 1973, me Kolegjin Universitar të Londrës. Gjatë të njëjtit vit, email përbënte 75% të të gjithë aktivitetit të Arpanetit.

1974: Fillimi i TCP/IP

internet_transmission.jpg

Tcp/Ip

1974 ishte një vit inovator. Një propozim u publikua për të lidhur të gjithë rrjetet e ngjashme “Arpa” së bashku në të ashtuquajturin “Inter-Network”, i cili nuk do kishte një kontroll të përqëndruar dhe do funksiononte ndërmjet “Transmission control protocol” (i cili u transformua në TCP/IP).

1975: Klienti email

Me rritjen e popullaritetit të email-it, programi i parë modern u zhvillua nga John Vittal, një programues i Universitetit të Kalifornisë së Jugut në 1975. Hapi më i madh përpara i bërë nga ky program (i quajtur MSG) ishte shtimi i funksioneve “Reply” dhe “Forward”.

1977: Modem i PC

dale_hetherington.jpg

Dale Hetherington

1977 ishte një vit i suksesshëm në zhvillimin e Internetit siç e njohim sot. Eshtë viti i të parit modem për PC, zhvilluar nga Dennis Hayes dhe Dale Heatherington, u prezantua dhe fillimisht ju shit të apasionuarve të kompjuterave.

1978: Bulletin Board System (BBS)

I pari “Bulletin Board System” (BBS) u zhvillua në Chicago në 1978

1978: Lindi Spam

1978 është gjithashtu viti i cili solli të parën reklamë të pa dëshiruar në formën e mesazhit të emailit (më vonë njohur si spam), ju dërgua 600 përdoruesve të Arpanet në Kaliforni nga Gary Thuerk.

1979: MUD Forma e parë e lojrave “multiplayer”

mud.jpg

MUD

Primati i World of Warcraft dhe Second Life u zhvillua në 1979, dhe u quajt MUD (shkurt për MultiUser Dungeon). MUD ishin botë të bazuara në tekst virtual, duke kombinuar elementë të lojrave me role të ndryshme, interaktive, të imagjinuara, dhe chatit online.

1979: Usenet

1979 solli në skenë: Usenet, krijuar nga dy studentë të laureuar. Usenet ishte një sistem diskutimi i bazuar në internet, i cili lejonte njerëzit rreth e rrotull globit të diskutonin mbi një temë të përbashkët duke postuar mesazhe pubilke të kategorizuar në grupe lajmesh.

imagebutton.gif

dtsv.dtse_post_2417_permalink = 'http://www.eklipsi.com/historia-e-internetit-1969-1979/';
dtsv.dtse_post_2417_title = 'Historia e internetit 1969-1979';

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.eklipsi.com/?p=2417

Top