Histori Shkodrane

bebi

Primus registratum
Histori Shkodrane

Zanafilla


Rozafa është zanafilla e një qyteti të lashtë e legjendar. Gjithçka fillon me një legjendë, gjithçka vazhdon si në legjendë. Rozafa ishte aty, para se Krishti të lindte, ajo është aty edhe sot.
Për ata që e njohin legjendën e Rozafës, e kanë të qartë se në muret e saj prehet një trup i gjallë nëne. Gruaja 'Rozafë' lutet që t'ia lënë njërin gji jashtë, për të ushqyer me qumësht djalin e saj të vogël. Me trupin e saj, Rozafa i dha jetë një fëmije, me sinqeritetin dhe vetë-flijimin e saj, ajo i dha jetë një qyteti. Mbi të u ngrit një kala, tre vëllezërit e legjendës gjetën mirëkuptim mbi murosjen e kësaj gruaje. Si gjithmonë, dikush flijohet që diçka më e madhe të jetojë. Dhe Shkodra jetoi në shekuj mbi flijimin legjendar.

Vetë historia njerëzore, në turbulencën e saj nën-ndërgjegjësore, ka provuar paarsyen e vet paradoksale: Diçka e shenjtë jepet, diçka e shenjtë fitohet! Jeta është e shenjtë. Dhe brezat që vijnë, gëzojnë mbi atë që u shua. Rozafa, kjo grua naive, mund të kishte vdekur si të gjitha të tjerat - e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetë, për të jetuar si legjendë. Ky paradoks i arsyes njerëzore na çon tek një fillim: Plaku orakull, u tregon vëllezërve se duhet të murosin njërën nga gratë, që muri të qëndrojë. A mos ndoshta ky mësim filozofik i orakullit, kjo simbolikë unike e veprimit, don të thotë, se kur ti humbet diçka të shtrenjtë, fillon dhe e vlerëson atë, që ti ndërton mbi këtë humbje?... Dhe kjo ndodh krejt natyrshëm në kohën e Rozafës, gruas që u muros për të dhënë jetë. Ajo u muros se thoshte orakulli, u martirizua për hir të zakonit, dhe kjo përbën forcën filozofike të vetë legjendës: flijimin si domosdoshmëri të padiskutueshme.

Por a janë të gatshëm vallë, të gjithë njerëzit të flijojnë? Jo, por në të vërtetë, po! Secili nga ne humbet diçka, dikush më shumë, dikush më pak, pa dëshirën tonë, pa vetëdijen tonë. Kjo ndodh po aq natyrshëm, sa ç'ndodhi me Rozafën. Por humbjet tona janë të vogla, individuale, ndërkohë që humbja e Rozafës u bë për hir të interesave globalë: ndërtimit të një muri mbrojtës për qytetin e Shkodrës.

Shkodra dhe Motet

Shkodra është një qytet më se 2 mijë vjeçar. Para pushtimit romak në vitin 164 para Krishtit, ky qytet ka qenë qendra ilire, Scodra.
Më pas, para se të bëhej territor venecian në shekullin e 15-të, u kthye në kryeqytet të drejtuar nga familja mesjetare Balsha/Balsic. Turqit osmanë e pushtuan këtë qytet dhe e shkatërruan në vitin 1479.
Pozita e saj strategjike gjatë kohës së perandorisë osmane, që kontrollonte rrugën nga Ballkani jugperëndimor për në Bosnje dhe Kroaci dhe lidhjet lindore me Kosovën dhe Maqedoninë, e kthyen atë në një qytet të rëndësishëm osman me një treg të pasur me më se 1 mijë dyqane. Mes qyteteve shqiptare të mesjetës, për nga rëndësia ajo mund të krahasohet vetëm me Prizrenin dhe Janinën.
Në shekullin e 18-të dhe 19-të, ky qytet ishte gati një territor i pavarur i Bushatllinjve, të cilët e zgjeruan me territore boshnjake dhe kosovare. Mbështetja austro-hungareze për katolikët e kësaj zone e bëri Shkodrën një qendër të rëndësishme katolike dhe nacionalizmi.
Por ky qytet e humbi rëndësinë e tij me krijimin e Jugosllavisë dhe kur Mbretëria Serbe mori Kosovën në vitin 1912. Kjo ishte pasoja e pashmangshme e Perandorisë Osmane dhe nacionalizmit agresiv në Ballkan në fillim të këtij shekulli.
Shkodra është një qytet që ka shumë muslimanë, një numër të konsiderueshëm katolikësh, dhe një numër më të vogël ortodoksësh, kryesisht me origjinë malazeze.
Në qytet ka dhjetëra familje të vjetra me origjinë turke, dhe më pak me origjinë persiane dhe egjiptiane.
Hamdi Bushati, i cili ka vdekur në fillim të viteve 80-të, ka përshkruar pikërisht këtë përzierje me tradita të ndryshme, bashkëpunimin dhe armiqësinë e saj. Njëkohësisht, në libër ka dhe të dhënave enciklopedike për shumë ndërtesa, drejtues të qytetit dhe tregtinë.
Nëpërmjet zëvendësimit të emrave të rrugëve, autori ka përshkruar pushtimin austrik dhe atë francez gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe atë italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një rrugë e quajtur Franz Josef është quajtur më pas Buonaparte dhe Mussolini, sipas pushtuesve të rinj.
Nga ana arkitektonike, Shkodra është ende një ndër qytetet më interesante të Shqipërisë, pavarësisht nga planifikimi komunist, sipas të cilit u ndërtuan shumë apartamente dhe u dëmtuan lagjet muslimane dhe ato katolike.
Shkodra ka Piacën e saj, një rrugë e ngushtë që është kthyer në shëtitore kryesore. Ajo ka edhe ndërtesën e vetme Habsburge në Shqipëri, aktualisht Prefektura e qytetit.
Pjesë e dekorit të qytetit është edhe kulla e tipit anglez, e ndërtuar nga Lordi Paget, një protestant britanik.
Por edhe humbjet e këtij qyteti nuk mund të llogariten.
Sipas Bushatit, një xhami që u ndërtua pranë asaj aktuales në vitin 1942 dhe që i afrohej stilit maroken u shkatërrua nga komunistët për të ndërtuar apartamente të reja. Ndërsa, katedralja katolike, që kishte afreskë nga piktori më i mirë shqiptar i shekullit të 20-të, Kolë Idromeno, u kthye në një pallat sporti. Pazari i vjetër u përmbyt nga Lumi Buna për shkak të neglizhencës. Ky qytet ka patur gjithashtu edhe një treg të stilit persian me dyer të mbyllura për tregtarët e bizhuterive, por edhe ky treg u prish. Të gjitha të prishura në kohën e komunzmit.
Libri është përpunuar. Me dëshirën për ta pasuruar veprën e të atit, djali i Bushatit e ka plotësuar vëllimin e fundit me të dhëna të marra nga familjet vendase.
Përshkrimi i të kaluarës së lavdishme të qyteteve ka qenë një traditë e hershme e familjeve të vjetra. Shkodra është një qytet për të cilin aktualisht pak njerëz kujdesen.

Qyteti i Shkodres

Historikisht Shkodra ka qenë një ndër qytetet kryesore shqiptare. Zhvillimin më të madh e mori në shekullin XIX. Më 1870 ajo kishte rreth 50 000 banorë. Historikisht Shkodra ka qenë një ndër qytetet kryesore shqiptare. Zhvillimin më të madh e mori në shekullin XIX. Më 1870 ajo kishte rreth 50 000 banorë. U bë nyjë e rëndësishme tregtare për gjithë Ballkanin, me 3500 dyqane, në zonën ku sot njihet si 'pazari i vjetër'.
Që më 1718, Shkodra ka patur agjensi konsullore në shumë vende të huaja. Si port konsiderohej Oboti, por sidomos Ulqini dhe më vonë Shëngjini. Gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit (1878), Shkodra u bë vatër e rëndësishme e lëvizjes kombëtare. Në këtë kohë, dega e Lidhjes në Shkodër kishte gardën e saj, e cila ishta nga më veprueset dhe ndihmoi në mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës, si dhe në luftën e Ulqinit.
Shkodra ka qenë gjithashtu një vatër kulturore mjaft e rëndësishme. Përmendim këtu bibliotekën e Bushatllinjve dhe fototekën Marubi, e cila njihet si ndër më të vjetrat e Ballkanit dhe me vlera të pazëvendësueshme. Gjatë luftës ballkanike dhe luftës së parë botërore, Shkodra u bë pré e synimeve grabitqare të Malit të Zi dhe Serbisë. Popullsia shkodrane e mbrojti qytetin për shtatë muaj me radhë kundër ushtrive rrethuese, por më 23.04.1913, ushtritë serbo-malazeze hynë në qytet përmes tradhëtisë së Esat Pashë Toptanit.
Serbo-malazezët u detyruan të dilnin pas disa muajsh dhe Shkodra kaloi më vonë nën protektorat ndërkombëtar. Qyteti i kaloi qeverisë së Tiranës më 1920.
Shkodra mund të përmendet edhe si qendër e katolicizmit shqiptar. Ishte qyteti i fundit shqiptar që ra nën sundimin osman më 1479, dhe qyteti që kundërshtoi më së shumti ardhjen e komunizmit më 1944. Qytetarët shkodranë ishin të parët që rrënuan simbolet e diktaturës më 1989. Aty filloi edhe shkëndija e parë e protestave gjithëpopullore kundër komunizmit në fundin e vitit 1990.

Rrethimi i Shkodres

Adjutanti i gjeneral Hasan Riza Pashes, trokiti ne deren e eprorit te tij pa zbardhur ende mengjesi i dates 8 tetor 1912. Komandanti( dhe njekohesisht Valiu i qytetit) ishte ende i pergjumur kur degjoi lajmin qe e priste prej kohe: Mali i Zi i shpalli lufte Turqise dhe trupat e tij sapo kaluan kufirin mes dy shteteve. Pashai nuk kishte nevoje per me shume shpjegime. Dy ore me pas ai u njoftua se trupat Malaze, ashtu siç pritej, qene drejtuar per ne Shkoder. Komanda turke e dinte prej kohesh se ne rremujen e Luftes Ballkanike, trupat e principates se vogel ne veri te Shqiperise kishin vetem nje mision: te nenshtronin qytetin e lashte shqiptar. Agimi sapo kishte filluar te zbardhte mbi kalane e Rozafes, kur ai urdheroi levizjen e trupave ushtarake per ne rrethinat e fortifikuara te qytetit. Fortifikata te ndertuara me ngut vitin e fundit dhe qe, tashme, ashtu siç pritej, ishin gati te perballeshin me zjarrin e luftes. Ne mesdite gjithçka ishte gati. Me shtabin e tij, Hasan Riza Pasha, komandanti turk i qytetit, qe vendosur ne Bardhanjore dhe po ate mbasdite mblodhi te gjithe komandantet e tij. "Qyteti do te rrethohet se shpejti,- iu tha ai atyre - por ky qytet nuk do te bjere ne doren e malazezeve. Shkodra eshte fati yne ose varri yne, por jo turpi yne. Sot kemi 5 mije trupa ushtarake, por mbi 20 mije te tjere jane duke ardhur ne ndihmen tone. Qe sot fillon nje beteje e veshtire, qe asnje nga ne nuk e di se sa do te zgjase".
Rrethimi i Shkodres
Ne te vertete, as Hasan Riza Pasha dhe askush tjeter nuk mund ta parashikonte ate mbasdite te dates 8 tetor 1912 se, Rrethimi i Shkodres do te zgjaste me shume se 183 dite dhe se beteja per te do te behej nje nga me te famshmet ne Europen e kohes. Te rejat e saj zinin vend rregullisht ne te gjitha gazetat me te medha perendimore, ndersa Hasan Riza Pasha, Esat Pashe Toptani apo Princ Danilo i Malit te Zi, u bene figura te njohura. Se paku 15 libra jane botuar ne gjuhe te ndryshme per ate rrethim, ndersa Harta e Mbrojtjes se Qytetit, se bashku me shenimet e Hasan Riza Pashes, eshte ende sot e ekspozuar ne nje mur te shkolles ushtarake ne Gjeneve te Zvicres. Ne fillim te vitit 1914, gjate nje vizite ne Viene, Esat Pashe Toptani u prit me nderime si Komandant i Mbrojtjes se Shkodres dhe nje mbremje, pothuaj gjithe oficeret e larte austriake, te prire nga princi trashgimtar Franc Ferdinand, u ulen perballe nje tabele, ne te cilen ai u perpoq te sqaronte strategjine e mbrojtjes. Edhe pse dihet mire tashme se mbrojtja e qytetit i dedikohet komandantit turk dhe se vrasja e tij, ne mes te rrethimit, ishte, sipas te gjitha gjasave, veper e Esat Pashes. Por te gjitha keto erdhen me vone. I ulur ne shtabin e tij ne Bardhanjore, Hasan Riza Pasha nuk e dinte se cili do te ishte fati i qytetit mesditen e 11 tetorit 1912. Ate mengjes, nga te gjitha trupat e pritura, vetem 10 mije vullnetare te Shqiperise se Mesme, te prire nga gjeneral Esat Pashe Toptani, kishin arritur te hynin ne qytet. Mbi 2 mije matjane, te drejtuar nga djaloshi i ri 17 vjeçar Ahmet bej Zogu, ishin shpartalluar nga Serbet ne Lezhe, ndersa trupat ushtarake turke, te drejtuara nga gjeneral Mahmut Hajret Pashe Jella, qe gjendeshin ne Berat, u gozhduan ne fushen e Myzeqese nga sulmi i perbashket serbo - bullgar. Ai nuk priste me ndihma te tjera dhe me 15 mije luftetare i duhej te perballonte nje rrethim te ashper prej me shume se 25 mije malazezesh dhe nje fuqi ndihmese prej gati 30 mije serbesh, qe shume shpejt do te bashkohej me ta.
Topat malazeze filluan te hedhin gjylet e para ne qytet mengjesin e 11 tetorit dhe, per me shume se gjashte muaj, bombardimet u bene pjese e perditshme e jetes se qytetit. Por duket se ata qe sulmonin, e kishin vene re se qyteti ishte i fortifikuar mire dhe se ai drejtohej nga nje gjeneral, qe ishte, padyshim, nje nder me te shquarit e ushtrise turke. Situata ne rajon nuk ishte aspak e favorshme ne fillimet e rrethimit kurse ajo brenda qytetit akoma me keq. Trupat e fuqive ballkanike kishin futur ne dare trupat turke dhe forcat e kesaj te fundit po pesonin humbje pothuaj ne gjithe frontin.
Ideja, se Turqia po sfilitej nga problemet e brendshme dhe se nuk do t'i mbronte dot zoterimet e saj ne Ballkan, u duk qarte. Me idene e faktit te kryer, fuqite ballkanike, te ndihmuara edhe nga diplomacia ruse, vendosen te pushtojne sa me shume territore te mundshme, me idene qe Konferenca e Ambasadoreve, qe pritej te mblidhej ne dhjetor, te vendoste shtrirjen e kufijve te tyre ne gjithe tokat qe kishin nen kontroll. Pushtimi i Shkodres u be nje domosdoshmeri per ushtrite malazeze dhe rrethimi i tyre me i ashper. Nje muaj pas vendosjes se rrethimit, situata ne qytet nuk ishte aspak e favorshme dhe mungesat po beheshin gjithnje e me te ndjeshme. Vete Knjaz Nikolla, princi i Malit te Zi ishte vendosur ne fushimin e trupave te tij per t'i dhene zemer ushtrise, qe drejtohej nga princi Danilo. Thyerja e trupave turke dhe armepushimi qe pasoi ne muajin dhjetor, u kishte dhene mundesi serbeve qe mbi 30 mije trupa te tyre t'i dergonin ne perforcim te trupave malazeze. Po ne kete kohe, me nje telegram direkt, ministri turk i Luftes urdheronte Hasan Riza Pashen, komandantin e qytetit, qe lufta kishte mbaruar dhe se ai duhej te dorezonte qytetin tek malazezet. Telegrami shoqerohej nga nje leter e princit Danilo, sipas se ciles, nese Hasan Riza Pasha nuk i bindej urdhrit, ai konsiderohej dezertor dhe denohej me vdekje se bashku me shtabin e tij.
Pergjigjia e Komandantit te qytetit erdhi me 24 dhjetor, ku ai shprehte bindjen e gjithe popullates qe kishte ne ngarkim: Si popullsia myslimane edhe ajo katolike e qytetit ishin kunder dorezimit dhe insistonin qe qyteti te vazhdonte te mbrohej. Ne pergjigje te letres se princit Danilo ishte edhe nje mesazh i Kryetarit te Bashkise se Shkodres, Muharrem Gjylbegut, i cili i lutej sulmuesve qe te mos bombardonin spitalet, qendrat e femijeve, kishat, xhamiat, konsullatat dhe qendren, ku ishin vendosur gazetaret e huaj. Po ne ate leter, Gjylbegu u kerkonte trupave rrethuese qe te lejonin hyrjen ne qytet te ilaceve per te plagosurit si dhe te ushqimeve per diplomatet dhe per 13 gazetaret e huaj.
Qyteti vazhdonte te qendronte, por dukej qarte se telegrami i Ministrit te Mbrojtjes e kishte vene ne veshtiresi Hasan Riza Pashen. I bindur se qendresa ne qytet duhej te kishte nje flamur, ai hyri ne tratativa me Austro - Hungarine. Por po ate dite, Komandanti mori nje tjeter mesazh: Alush Lohja, nje burre nga paria e qytetit e lajmeronte se Qeveria Shqiptare, qe kishte shpallur Pavaresine ne Vlore, qe njohur nga Fuqite e Medha dhe se mbrojtja e metejshme e qytetit mund te behej nen flamurin shqiptar. Sipas Lohjes, ne kete menyre mund te motivoheshin edhe malesoret e Mirdites per te marrshuar ne ndihme te qytetit te rrethuar. Ideja e Lohjes duket se i pelqeu Komandantit dhe, po ate dite, mori aprovimin edhe nga shtabi i tij. Hasan Riza Pasha u njoftua se Kryeministri Shqiptar, Ismail Qemali, nje i njohur i vjeter i tij, ishte ne dijeni te zhvillimeve ne Shkoder dhe se nje korier, i quajtur Mark Dubashi, i dergonte atij rregullisht mesazhet e Arqipeshkvit te qytetit, Jak Sereqi. Naten e 31 dhjetorit, Hasan Riza Pasha mori nje mesazh te drejteperdrejte edhe nga Kryeministri Shqiptar, qe e sqaronte se rezistenca ne Shkoder ishte jetike per te ardhmen e qytetit dhe e ftonte qe ta mbronte kete nen flamurin shqiptar.
Mbrojtja e qytetit ishte bere nderkohe e famshme ne Europe. Nje korrespondent i gazetes angleze "Times", i quajtur H. Nevinson, botonte cdo jave nga nje artikull dhe, bashke me raportimet e kolegeve te tjere, mbrojtja e qytetit beri buje ne Perendim. Per me teper, Europa u sensibilizua nga njoftimet mbi bombardimet e bera ndaj popullsise civile dhe trupit diplomatik ne Shkoder. Per te verifikuar raportet e gazetave dhe ato te konsujve te huaj atje, Konferenca e Ambasadoreve dergoi ne qytet nje mision te kryesuar nga atasheu ushtarak austriak ne Cetine, kapiteni Hubka. Hubka, qe u takua direkt me Hasan Riza Pashen dhe nen-komandantin Esta Pashe Toptani, e kuptoi se qyteti po i afrohej pragut te urise dhe se mbi te qene hedhur bomba pa meshire. Por Hubka kreu edhe nje mision te rendesishem politik: Jak Sereqi, arkipeshkevi i qytetit kishte rene dakort me Hasan Riza Pashen dhe Alush Lohjen qe te ndihmonte ne mobilizimin e malesoreve katolike ne ndihme te qytetit, me kusht qe, ne te te ngrihej flamuri shqiptar dhe qe per kete aksion te binte dakort Austro - Hungaria. Hubka e siguroi per kete, por ai shtoi, se nuk besonte qe qyteti mund te rezistonte me shume se 5 - 6 dite, kohe e pamjaftueshme per te mobilizuar malesoret. Fatmiresisht, qyteti rezistoi edhe kater muaj.
Aprovimi i Austro - Hungarise mobilizoi edhe me shume popullsine katolike te qytetit. Gjeneral Hasan Riza Pasha, Imzot Sereqi, Alush Lohja dhe Esat Pasha, rane dakort t'u dergonin malesoreve, permes Kuvendit te Rubikut, dy mesazhe per ndihme. Mesazhet, qe shoqeroheshin edhe nga garancite e Imzot Sereqit dhe ato te Austro - Hugarise, i udhezonin malesoret katolike qe te sulmonin nga pas trupat malazeze, me te pare qe ne kalane e Shkodres eshte ngritur flamuri shqiptar. Ky takim, qe deshmohet nga shume historiane dhe shume vete, qe kane qene ne dijeni te zhvillimeve ne Shkoder, duhet te jete zhvilluar diku ne muajin Janar. Ne ate kohe situata ne qytet ishte renduar dhe ushqimet, megjithe racionimin e forte, nuk gjendeshin me. Kesaj i duhej shtuar fakti qe pjesa me e madhe e qytetit ishte bere germadhe nga bombardimet dhe ne spitale nuk kishte me vend per te plagosurit-shumica e te cileve ishin nga popullsia civile. Po keshtu, trupat mbrojtese kishin shume humbje nga radhet e tyre, edhe pse tregimet e kohes deshmojne se edhe malazezet kishin shume te vrare. Ne qytet kishte filluar te qarkullonte ideja e dorezimit, ide qe sidoqofte nuk thuhej me ze te larte.

Vrasja e Hasan Riza Pashes
Pas takimit midis krereve te qytetit, Imzot Sereqi mori persiper te lajmeroje abatin e Rubikut dhe te sjelle menjehere nje pergjigje nga ai. Pergjigjia ishte parashikuar ne fund te muajit Janar dhe mberriti vertet ne daten 30 te po atij muaji. Ate dite, komandanti i qytetit kishte shkuar per inspektim ne rrethinat e qytetit dhe vetem mbasdite vone u kthye ne shtepi. Vila ku banonte komandanti ishte vetem 150 metra me larg asaj ku ishte vendosur Esta Pashe Toptani dhe midis te dyjave qendronin roje disa vullnetare shqiptare te Shqiperise se Mesme. Hasan Riza Pasha u njoftua se lajmesi kishte mberritur ne shtepine e Esat Pashes dhe se e priste atje. Ai nuk u vonua. I vetem, pa roje dhe pa adjutant u nis per ne shtepine perballe. Duhet te kete ndenjur atje jo shume kohe dhe, rreth ores 18.45, doli per t'u kthyer ne shtepi. Esat Pasha e percolli deri ne deren e jashtme dhe nje sherbetor i tij ecte perpara per t'i ndricuar rrugen me fener. Gjenerali nuk kishte bere as 50 metra, kur tre krisma njera pas tjetres prishen qetesine e nates. Rojet dhe oficeret, qe dolen me vrull nga te dyja shtepite, e gjeten komandantin te shtrire ne rruge dhe te mbytur ne gjak. Hasan Riza Pasha kishte marre tre plumba pushke ne shpine dhe dha shpirt disa ore me vone. Perpara vdekjes, i kerkoi Esat Pashes qe te kujdesej per t'ja derguar familjen pas lufte ne Stamboll, ndersa oficereve te tij, te ngrumbulluar perreth shtratit, iu kerkoi qe te mos e dorezojne qytetin ne asnje menyre. Gjenerali u varros te nesermen ne Xhamine e Parruces, ne prani te popullsise se gjithe Shkodres se rrethuar.
Deri me sot askush nuk ka ditur te flase me siguri per vrasjen e Komandantit te qytetit, por pothuajse te gjithe kronistet e asaj kohe, ata qe kane shkruajtur kujtime, si dhe historianet e mevonshem bashkohen ne nje pike: vrasja u krye nga Osman Bali, nje njeri i afert i Esat Pashe Toptanit, me urdherin direkt te Esatit. Bashke me Balin, kane qelluar edhe nje kavajas i quajtur Mahmut dhe nje shijakas i quajtur Tofik. Sipas te gjithe shenimeve te mevonshme, vrasja e Hasan Riza Pashes u be, pasi ky i fundit kerkonte te ngrinte flamurin shqiptar dhe se shtabi xhonturk ne qytet nuk ishte dakort per kete. Xhonturqit bashkepunuan me Esat Pashen, ndersa ky i fundit pranoi, i tunduar nga fakti, qe pas vrasjes se Hasan Riza pashes, komanda e qytetit t'i mbetej atij. Sic u pa me vone, Esat Pasha kishte synuar te hynte ne marreveshje me malazezet per hir te interesave te tij. Esat Pasha asnjehere nuk e ka pranuar kete vrasje. Ai akuzoi menjehere pas kesaj nje malesor nga Shoshi, te quajtur Ndoc Deda, i cili, sipas tij, ishte paguar nga malazezet. Kujtimi i Hasan Riza Pashes duket se eshte ruajtur per shume kohe ne qytetin fisnik Verior. Ne nje nga botimet me serioze mbi historine e qytetit, bere nga Hamdi Bushati dhe titulluar, "Shkodra dhe motet", Gjenerali pershkruhet keshtu: "Shkodra ruan kujtimet me te mira per Hasan Riza Pashen, i cili per fisnikerine, shpirtmadhesine, e dhimbshurine qe tregoi per popullin e vuajtun shkodran, sidomos ne periudhen e luftes, mbetet i paharruem".

Tratativat diplomatike dhe dorezimi i qytetit
Qendresa e Shkodres, mbarimi i luftes dhe Konferenca e Ambasadoreve filluan te krijojne nje situate aspak te favorshme per ushtrite malazeze. Duke e kuptuar se situata ecte kunder tyre, malazezet shtuan sulmet dhe bombardimet, me idene per te nenshturar qytetin dhe per ta bere ate te tyrin perpara se te fillonte diskutimi per kufijte veriore. Kunder vullnetit rus, Konferenca e Ambasadoreve kishte njohur pavaresine e Shqiperise, por kishte bere " korrigjime" te frikshme te kufijve te saj ne favor te Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. Shkodra ishte parashikuar ne zonen Malazeze, por pak kohe me vone, Austro - Hungaria dhe Italia u kujtuan se ajo ishte qendra e katolicizmit shqiptar. Si pasoje, bashke me ndihmen e Anglise, ato vendosen qe qyteti t'i mbetet Shqiperise. Vete Cari i dergoi nje telegram Knjaz Nikolles te Malit te Zi dhe Mbretit te Serbise, ne te cilin i sqaronte per vendimin dhe per pamundesine e Rusise per te kundershtuar kete vendim. Menjehere pas ketij vendimi, trupat serbe u terhoqen nga rrethimi i Shkodres, ndersa Mali i Zi nuk pranoi. Ne pergjigje te kesaj, parlamenti britanik zhvilloi nje seance diskutimi per rrethimin e Shkodres dhe Ministri i jashtem Grey, u thirr per te dhene shpjegime. Grei mbajti nje fjalim te hapur, por edhe shume cinik. "Ne e dime, tha ai, se pas ca kohesh femijet tane do ta shohin te gjithen kete si nje padrejtesi te madhe. Do te çuditen qe toka te banuara kryesisht prej shqiptaresh ose krejtesisht prej shqiptaresh i jane dhene fqinjeve te tyre. Kjo eshte e padrejte, por ata do te kuptojne se ekuilibri i Fuqive te Medha nuk mund te prishej per nje vend te quajtur Shqiperi". Grei nuk harroi te sqaroje, se lufta qe Mali i Zi po bente ne Shkoder nuk ishte me nje lufte çlirimtare, por nje lufte e mirefillte pushtuese. Ai shtoi se kunder kesaj jane gjithe Fuqite e Medha.
Per t'i bere presion Malit te Zi qe te heqe rrethimin, disa luftanije austro - hungareze te shoqeruara nga anije italiane, angleze dhe franceze manifestuan ne ujrat e Adriatikut, perballe Tivarit. Siç kishin bere 40 vjet me pare kunder trupave te Haxhi Zekes qe mbronin Ulqinin nga pushtimi malazez.
Nderkohe, gjendja ne qytet ishte renduar. Zija e bukes kishte pllakosur kudo dhe me shume se gjysma e te vdekurve ditore ishin nga uria. Qyteti ishte shkaterruar dhe, sipas kronikave te kohes, vullnetaret nga Shqiperia e Mesme kishin filluar te zienin opingat e tyre prej lekure dhe te pinin lengun e tyre. Nga ana tjeter, vdekjet dhe plaget kishin provokuar epidemi, qe po beheshin gjithnje e me kercenuese. Me 5 Mars, princi Danilo kerkoi nje armepushim dy ditor dhe ofroi nje ndihme per te plagosurit. I shoqeruar nga Ministri i Jashtem i Malit te Zi, ai mberriti ne qytet me anije dhe u tmerrua nga pamja qe i hapej para syve. Ne pak oret qe qendroi ne qytet ai bisedoi vetem per vetem me Esat Pashen dhe tema kryesore duhet te kete qene: dorezimi i qytetit. Nuk dihet se si shkoi kjo bisede, por dihet se qyteti rezistoi pas kesaj edhe me shume se nje muaj e gjysem. Me famen e Komandantit te Shkodres, Esat Pasha ishte zgjedhur nga Qeveria e Vlores Minister i Luftes ne mungese dhe pritej qe, pas rrethmit, ai te shkonte ne Vlore si nje hero. Ne fillim te prillit, Konferenca e Ambasadoreve vendosi qe edhe Gjakova t'i mbetej Shqiperise. I vetmi kundershtim mbetej Rusia dhe marredheniet e kesaj te fundit me Austro - Humgarine po tensionoheshin. Ne kete kohe, Rusia keshilloi malazezet qe t'i jepnin fund Shkodres ne me pak se nje jave. Situata ne qytet ishte renduar dhe nuk dihej se sa kohe mund te rezistohej ende. Pikerisht ne kete kohe hyri ne loje Esat Pasha. I lodhur nga rezistenca, nga uria, nga presionet, apo sipas nje marreveshjeje me malazezet, ai vendosi te dorezohet. Ne mengjesin e 19 prillit ai thirri Shefin e Shtatmadhorise, Abdurrahman Nasif Beun, dhe i komunikoi vendimin qe kishte marre. Bisedimet me malazezet filluan qe ate dite. Gjenerali Janko Vukatiq dhe Ministri i Jashtem Pjeter Pllamenac mberriten ne Shkoder. Gjithcka zgjati me shume se tre dite dhe, ne perfundim te tyre, malazezet pranuan kerkesen e Esat pashes, qe ushtria turke dhe vullnetaret shqiptare te largoheshin nga qyteti me armet e tyre dhe me nje ceremoni nderimi ushtarak. Pra, duke mos i njohur si te humbur, por si bashkepjestare te nje armepushimi. Faktikisht kjo ishte formula me e mire e nje dorezimi, por vete dorezimi, formula me e keqe per Shkodren. Nese rezistenca do te kishte zgjatur edhe me pak se 10 dite, malazezet do te ishin terhequr per shkak te presionit nderkombetar. Nuk eshte çudi qe Esat Pasha ta kete dorezuar Shkodren si pasoje e nje marreveshjeje me malazezet dhe serbet, marreveshje qe i njihte atij te drejten per te drejtuar ne principaten e vogel shqiptare, qe kishte ndermend te ngrinte me qender ne Tirane.
Dorezimi u be mengjesin e dates 25 prill dhe, vetem pasi u largua edhe luftetari i fundit shqiptar, pushtuesi ngriti ne kalane e Rozafes flamurin e vet. 25 Prilli ishte dita e 183 e rrethimit. 183 dite qe kishin shenuar mbi 3500 te vrare e te vdekur, disa mijera te plagosur apo te semure si dhe nje shkaterrim te mbi 60 % te qytetit. Por qe i kishin siguruar Shkodres nje emer te madh ne kronikat europiane.
Ushtria malazeze hyri ne Shkoder 24 ore pasi qene larguar trupat e Esat Pashes. Keto te fundit, duke kalaur neper Lezhe dhe Milot, ku u priten me nderime ushtarake nga trupat pushtuese Serbe, mberriten ne Tirane. Nje jave me vone, mbi 1800 ushtare turq u larguan me anije per ne Stamboll, ndersa vullnetaret e Shqiperise se Mesme pas nje parakalimi ne Tirane u shperndane ne qytetet e tyre.
Dorezimi i Shkodres u konsiderua si tradheti me shume se sa si fitore. Ismail Qemali e priti me nderime Esta Pashen ndersa ky vinte ne Vlore per te marre postin e tij. Por dorezimi i Shkodres krijoi probleme per diplomacine pro shqiptare. Vendimi unanim i fuqive te medha per t'ia dhene Shkodren Shqiperise u komplikua nga prania malazeze atje. Rusia hyri perseri ne loje dhe i kerkoi Konferences se Ambasadoreve qe Gjakova, qyteti verilindor qe i ishte lene Shqiperise, t'i jepej Malit te Zi, me kushtin qe ky te hiqte dore nga Shkodra. Situata mes Austro - Humgarise dhe Rusise u tensionua prap, por gjithçka u zgjidh perseri ne favor te sllaveve. Nje mengjes te fillim majit 1913, Ambasadori Austro - Hugarez ne Londer, Konti Mensdorf i kerkoi nje takim urgjent Ministrit te jashtem Britanik, Eduard Grei. I sapo ngritur nga shtrati, Grei, u detyrua ta priste kontin i veshur me rroba shtepie. Ende pa hyre ne dere, konti shqiptoi me eufori: Austro - Hungaria dhe Rusia nuk kane me pse te grinden mes tyre. Ne pranojme qe Gjakova t'i kaloje Serbise ose Malit te Zi me kusht qe Shkodra te mbetet ne Shqiperi. Grei aprovoi po ate moment dhe pakti mori vlere zyrtare.

Fundi
Me qenese administrata e re e Qeverise se Vlores nuk kishte lidhje tokesore me Shkodren, administrimi i saj dukej mjaft i veshtire. Por nje koment i gazetes britanike "Times" dha nje zgjidhje perfekte. Shkodra te merrej nen administrim nderkombetar. Procedurat moren fund shpejt dhe nen-Admirali Anglez, Burney, u urdherua te zbrese ne toke dhe te marre ne dore administrimin e qytetit. Me 13 Maj, malazezet u larguan dhe me 14 Maj, nen-Admirali Burney hyri ne qytetin qe digjej ende. Ne ikje e siper, malazezet i kishin vene zjerrin pazarit te mrekullueshem te qytetit. Me 15 Maj, u krijua Keshilli i Ri bashkiak, i perbere nga 6 katolike dhe gjashte myslimane. Te gjithe nen urdherat e nje britaniku. Pas me shume se 450 vjetesh, Shkodra ishte perseri e lire.

Kush ishte Hasan Riza Pasha
Vali i qytetit te Shkodres qe nga viti 1911, Hasan Riza Pasha e lidhi emrin e tij me qytetin verior shqiptar sidomos gjate rrethimit dhe qendreses se tij ndaj malazezeve me 1912 - 1913. Gjeneral i ushtrise turke, ai kishte lindur me 1871 ne Bagdad. I jati Namik Pasha ishte Vali i Bagdadit dhe djali pati nje karriere te shkelqyer. Ne vitin 1892 u gradua si nentoger ne Akademine Ushtarake te Stambollit, ndersa me 1895 u gradua kapiten ne Shkollen turke te Shtatmadhorise. Me granden nenkolonel, me 1899 u dergua ne Gjermani ku plotesoi studimet e larta ushtarake. Nga viti 1901 deri me 1911 sherbeu ne Irak, ku fitoi edhe graden Gjeneral, ndersa me 1911 u emerua ne Shkoder. Ai luajti nje rol fantastik ne mbrojtjen e qytetit nga sulmi malazez dhe ne kalimin e Shkodres administrates shqiptare te Qeverise se Vlores. Per kete edhe u vra ne nje atentat, naten e 30 janarit 1913 duke u kthyer nga shtepia e Esat Pashe Toptanit. Vrasesi i tij sipas te gjitha gjasave ishte Osman Bali. Eshte varrosur ne xhamine e Parruces ne Shkoder.

Historia e kalase Rozafa

Krenare ngrihet mbi Bunën e gjanë e mbi qytetin e Shkodrës kalaja e lashtë e Rozafatit. Kur asht qitë guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? S'dihet. Historia e saj tretet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mange. Nji gja dihet mirë e kjartë: ate e kanë pasë dikur labeatët e mandej ardianët, që ishin fise të forta ilire.
N'atë kohë tanë bregu i këtejshëm i Adriatikut, deri në Tergestën e bujshme jase Triestën e ditëve tona, ish breg ilir. Ma vonë, u derdhën këndej romakët, tevona sllavët, normanët, venetikët, turqit e shumë popuj tjerë të huej.
Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si edhe vetë muret e kështjellës, janë lagë me përrej gjaku t'atyne që e kanë sulmue dhe t'atyne që e kanë mbrojtë. Të huejt erdhën e shkuen, kurse populli ynë mbeti i ngulun në këtë tokë ilire. Ndërtimi i kështjellës së Rozafatit ka nji gojëdhanë të bukur e të hidhun që na ka ardhë nga lashtësia jonë.
Qe se ç'thotë kjo gojëdhanë.
"... I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tanë. Tri ditë e tri net kjo mjegull mbeti aty. Mbas tri ditësh e tri netësh nji erë e hollë fryu e e naltoi mjegullën. E naltoi dhe e shpuni deri në kodrën e Valdanuzit. Aty maje kodrës tre vëllazën punoshin. Ndërtoshin nji kështjellë. Po, murin që naltoshin ditën u prishej natën, e kësisoj nuk e naltonin dot.
Na kalon aty nji plak i mirë.
- Puna e mbarë, o tre vëllazën.
- Të mbarë paç, o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë? Ditën punojmë, natën na shembet. A din me na diftue ndoj fjalë të mirë: çka të bajmë që t'i mbajmë muret më kambë?
- Unë di - u thotë plaku ~ po drue me jua thanë se a' mëkat.
Atë mëkat hidhe mbi krytin tonë, se na duem ta qëndrojmë më kambë nji këtë kështjellë. Plaku i mirë mendohet e pvet:
- A jeni të martuem, trima? A i keni ju të tri varzat e jueja?
- Të martuem jemi - i thonë ata. - Edhe të tre i kemi varzat tona. Na thuej pra ç'të bajmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë?
- Në daçi m'e qëndrue, lidhuni me besa-besë: varzave mos u diftoni, në shpi mos kuvendoni për fjalët që do t'ju thom unë. Ate prej të tri kunatave që do të vijë nesër bukë me ju pru, ta merrni e ta muroni të gjallë në mur të kështjellës. Atëhere keni me pa se muri ka me zanë vend e me qëndrue për jetë e mot.
Tha kështu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s'u pa.
Medet! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën. Kuvendoi në shtëpi, i tregoi vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen. Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të tana vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën e fjalën: nuk kuvendoi në shpi, nuk i tregoi vashës së vet.
Nadje. Të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanët shkapeten, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret naltohen.
Në shpi, nana e djemve s'din gja. I thotë të madhes:
- Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa, nanë, sod s'mund të shkoj se jam e sëmunë.
Kthehet i thotë të mesmes:
- Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
- Besa, nanë, sod nuk mund të shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtë.
Nana e djemve i kthehet nuses së vogël:
- Moj nuse e vogël...
Nusja e vogël brof në kambë:
- Urdhno, nanë!
- Mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
- Besa, nanë, unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Drue se don gji me pi e kjan.
- Nisu, shko, se djalin ta shikjojmë na, s'ta lamë me kja - i thonë të kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me venë, e puth djalin në të dy faqet, niset e bjen në Kazenë; njaty ngjit kodrën e Valdanuzit, i avitet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetnit e i shoqi.
- Puna mbarë, o mjeshtër!
Po ç'asht njikështu?
Çekanët ndalen e s'shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fëtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotë:
- Ç'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindë n'e zezë ditë, moj kunata jonë. Na e kemi ba me fjalë me të murue të gjallë në mur të kështjellës.
- Shëndosh ju, o kunetë. Po unë do t'ju la nji porosi: kur të më muroni në mur, synin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, kambën e djathtë të ma lini jashtë, gjinin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të kjajë - me njanin sy do ta shikjoj, me njanën dorë ta ledhatoj, me njanën kambë t'i tund djepin e me njanin gji t'i jap me pi. Gjini m'u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali jem u trimnoftë, u baftë mbret e mbretnoftë!
Ata e marrin nusen e vogël e e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, naltohen, nuk shemben ma si ma parë. Po rranxë tyne gurët janë edhe sod të lagun e të myshkun, sepse vahdojnë me pikue lotët e nanës për birin e saj... E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi...
 

Margerit Abati

Primus registratum
Re: Histori Shkodrane

Hi blue po mbahet qefi si mo ibjen dikuj ne mend me shkru historine e SHKODRES por ifije e shkurt por prep ma mire e shkrut se hic bye blue.And keep up the good work. :thumbsup:
 

dreqja

Primus registratum
Re: Histori Shkodrane

Hm bukur me pelqej, por ama a je lodh me e shkru maj vajze a?apo ja ke fut nje kopjim aty? /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Histori Shkodrane

scarface, flm per opinionet edhe sugjerimet.

dreqja_shkodrane flm per gjentilesen duke u diftu e shqetesume "a jam lodhe une".
se shpejti do t'mundohem me shkru ndoj gja per permiresimin e shkodraneve ne vite, sidomos me daljen ne diaspore.


/pf/images/graemlins/smile.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Histori Shkodrane

Kisha e madhe ose Kathedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër në 140-vjetorin e ndërtimit të saj

Afrimi i pragut të 2000-vjetorit të Jubileut të Madh të Krishterimit në trevat e Ilirisë deri në ditët tona, ka kohë që po ndihet me impulsitet në ambientet e Institucioneve Kishtare Katolike në Shqipëri, sidomos në Shkodër që është epiqendra e saj tashmë përgatitjet janë në fazën e lulëzimit me ngjarje dhe venimente të reja të pazbardhura deri më sot dhe të anatemuar për 50 vjet nga historiografia komuniste deri në ditët tona…
Dihet mirë që Krishterimi depërtoi në vendin tonë, që në shekullin e parë të përhapjes së tij. Për këtë, historiani i shquar i mesjetës së Ballkanit, kroati dr. Milan Shuflaj, shkruan: “Fillimi i krishterimit ndër këto vise (të Shqipërisë, shënim i K.K.) bën pjesë në historinë e shek. I të këtij besimi” (M. Sufflay, “Serbët dhe shqiptarët”, 1926, f. 121). Nga vetë përhapja e hershme e kësaj feje në Shqipëri, kuptohet që kjo ka lënë gjurmët e veta të pashlyeshme në gjuhën dhe historinë e këtij vendi dhe populi. Midis të tjerave kjo mund të vëhet edhe në rrafshin e terminologjisë kishtare që rezulton mjaft i pasur dhe përbën një nga shtresat më të vjetra të leksikut të gjuhës shqipe, sidomos ajo pjesë e terminologjisë që rrjedh prej greqishtes së vjetër e të latinishtës…

shtatë prill 1858 dhe viti 2000…

Për qytetarët shkodranë dita e 7 prillit e vitit 1858 është një nga ditët që ka mbetur e gdhendur në kujtesën e Historisë së Lavdishme të Shkodrës Martire dhe për shumë besimtarë të rrethinave e krahinave të ndryshme të vendit tonë. Brezat, kujtimet, dorëshkrimet dhe hulumtimet e herë pas hershme, shpesh kanë shprehur me mall mendimin sinjifikativ “Eh sa ka parë e shikon kjo Kisha jonë Kathedrale e Shën Shtjefnit,?”. Dhe ky realitet është i njohur edhe sot mbas 14 dekadave, kur famulitari i Shkodrës meshtari i palodhur Mons. Luciano Avgustini nga Kosova martire shton me pasion mundin dhe djersën e përkushtimit të veçantë për realizimin me sukses të punimeve për ngritjen madhështore të krenarisë së kësaj Kathedrale të njohur në Ballkan, duke i dhënë edhe ndërtimin e Kampanjellit aq të famshëm e dëshmitare e gjallë e jetës së qytetit dhe devocionit të pashquar të besimtarëve besnikë e të dashur të saj. Rreziqet e mbarura me ngjarje dramatike deri në ditët tona e kanë mbajtur krenarë e të papërkulur krenarinë e Kishës së Madhe të Shkodrës…

Po cila është historia e ndërtimit të Kishës Kathedrale të Shkodrës?

Historia e ndërtimit të kësaj Kishe të rëndësishme për banorët e devotshëm shkodranë, ka një të veçantë të saj, mbasi kjo dëshirë e ekzistencës së këtij objekti të kultit në fillim me të njëjtin emër kishte qënë ngritur nga banorët e hershëm në brendësi të Kështjellës së njohur legjendare “Rozafa” e cila, më pas u kthye nga okupuesit turq me dhunë për dy javë ne xhami…
Vetë fjala aq e njohur në “Kisha e Madhe” siç e thërrasin ende sot të gjithë, kishte si synim të rëndësishëm që në gjirin e saj të jenë të pranishëm sa më shumë besimtarë të përkushtuar me lutje të përshpirtme. Këtu mendoj se duhet shpjeguar edhe shkaku i vonesës së ndërtimit të këtij objekti të kultit kristian, mbasi thuhej se piketat e vendosura gjatë ditës prisheshin gjatë natës, mbasi popullit i dukej e vogël. Prandaj mbasi zunë vend këto piketa, atëherë mund të themi që filloi ndërtimi i rregullt i saj. Nga arkitektët ndërtues ishte menduar që Kisha të zënte mbi 7500 besimtarë.
Nga burimet arkivore të Arqipeshkëvisë së Shkodrës dhe nga studimit serioz i përpiluar me kujdes nga studiuesi i shquar shkodran, mësuesi Gjush Sheldija mësohet se Dita e vendosjes së gurit të parë u kthye në një ditë feste, veçanërisht për popullin e Shkodrës. Kuadri ka qenë i vendosur tek Lteri, shkruan studiuesi Lec Zadeja (“Kultura dhe Jeta”, Nr.1, 1993, Shkodër, f.20) i madh dhe që u ripunua me rastin e 100-vjetorit të Kishës së Madhe Kathedrale të Shën Shtjefnit nga mjeshtërit e pikturës prof. Simon Rrota, Pater Leon Kabashi, Dom Injac Dema, Dom Ndoc Nogaj, etj. Ajo kishte këto dimensione 8 metër gjatësi dhe i lartë 3.5 m. Pas një lodhje të mundimshme bashkautorët mundën të realizojnë me sukses objeksionin e tyre kryesor të kultit kristian.
Sikurse mësohet nga burimet e kohës, del se leja për ndërtimin e Kishës në fjalë ishte kërkuar më parë prej Qeverisë turke, që daton kërkesën e bërë në vitin 1834, kur në Stamboll u dërgua një lutje për ndërtimin e nevojshëm të Kishës për besimtarët e krishterë. Gjithashtu, duke parë indiferentizmin dhe moskokëçarjen e qeverisë turke mësohet se kërkesat e përsëritën edhe në vitet 1842 për të arritë në vitin 1849 kur u dha leja për fillimin e ndërtimit të saj. Më të vjetrit e qytetit të lashtë të Shkodrës kanë ruajtur në shenimet e tyre kujtime për këtë evenimet të qytetit. Kështu, si u vendos kryqi (ku sot është ndërtuar Lteri nga Don Ndoc Nogaj mjeshtër duarartë shkodranë) dhe u ngulën piketat, Avdi Pasha, Valiu i Shkodrës, lexoi formanin (dekretin) e Sulltanit. Më pas e bekua me një ceremoni fetare guri i parë dhe u hodhën themelet që ngritën më pas objektin më të rëndësishëm kristian. Gurin e bekoi Imzot Topich. Në ceremoninë fetare të rastit morën pjesë famullitari i qytetit, me ndihmësat e tij: të ftuar ishin dhe Hafiz Daut Efendi Boriqi, Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri, me përfaqësitë e konsullatave që kishte në qytetin e Shkodrës, Ipeshkëvi të dioqezëve të ndryshme, klerikë, seminaritë, autoritete të tjera të vendit dhe shumë besimtarë e qytetarë jo të krishterë të pranishëm. Si detaj i rëndësishëm është se arkëtari i financës së qarkut shprazi në themel 700 lira turke florini, të cilat ishin të vendosura në një pjesë të mbuluar me shami mëndafshi, dhuratë kjo e Sulltanit asokohe të Turqisë. Nëpërmes Ipeshkvit të vendit, Papa Piu i IX, dërgoi për ndihmë me rastin e fillimit të punimeve për kishën e Shkodrës mbi 1000 skuda. Ambasadori rus, duke shprehur dëshirën për praninë e tij, shprehu gatitshmërinë për ta marrë në mbrojtje nga ana e tij Kishën Kathedrale, si dhe në shenjë bujarie hodhi në themel xhamadanin e stolisur me ar. Sipas zakonit të stërlashtë, në themel u bë prerja e dashit, ndërsa për punëtorë dhe gostinë e tyre u prenë 30 pendë qe.
Dhe menjëherë puna filloi me vrull dhe dashuri të veçantë. Falë bujarisë si gjest fisnik, nuk u kursye asgjë nga populli zemërgjërë i qytetit ashtu dhe nga rrethinat e tij. Sipas mundësisë dhe zemrës bujare, kush me të holla apo stolina të ndryshme (kryesisht gratë), materiale ndërtimi falas, si gurë gëlqere, zhavor, etj., që nga Taraboshi e deri tek Zalli i Kirit, bënë që jovetëm punimet të mos ndërpriten, por ato të vijojnë më me intensitet.
Për ndekjen e punimeve ishte caktuar një komision miks të kryesuar nga specialistë të kohës dhe përfaqësues të banorëve të Shkodrës. Inxhinieri që i realizoi punimet ishte austriaku, po ashtu nga Austria erdhën të gjithë elementët e konstrukcionit metalik i kapriateve të tavanit. Tregohet, gjatë punimeve se dy herë rresht ishte shembur trajta e formës së gungës. Edhe për ndërtimin e tavanit prej dërrase, sikurse shihet edhe sot është dora e mendja e mjeshtrit të njohur shqiptar shkodranit të njohur Kolë Idromeno. Mirëpo fatkeqësitë natyrore, siç ishte termeti i 1 qershorit të vitit 1905 shkaktoi shumë dëmtime. Po të hysh brenda dhe të shikosh me kujdes do të përshkosh këto dimensione hapsinore të Kishës së Madhe që janë gjatësia 75.5 metra, gjërësia 40 m. dhe lartësia deri në tavan 23.3 metra. Për të vujuar normalisht punimet janë derdhur shumë të ndryshme të hollash. Kështu kur këto të ardhura financiare po mbaronin, një komision i ngritur dhe i përbërë nga qytetarë të njohur të qytetit të Shkodrës (gjithsej 35 vetë) mundi të mbledhë prej popullit shumën prej 1750 napolona floriri. Për më tepër përmes një kerkese iu kërkue ndihmë edhe Franc Jozefit për mbështetjen e punimeve të ndërtimit të obektit dhe si moment i përshtatshëm asokohe u gjet ceremonia e ditës së martesës së tij. Dhe bujaria e gjestit të tij fisnik nuk mungoi, duke dhuruar në këtë ditë të rëndësishme të jetës së tij shumën prej 150 napolona floriri… Kurse gjatë vitit 1998 atdhetari dhe bamirësi i njohur shqiptaro-amerikan Z. Kolë Preka Cacaj dhuroi për ndërtimin e Kampanjilit të njohur të Kishës Kathedrale të Shën Shtjefnit me lartësi 48 metra shumën me vlerë 110.000 dollarë amerikanë, duke qënë kësisoj kontributi më i madh i dhënë nga një individ me mallin e zhuritur për atdheun…
Duke u kthyer edhe një herë në momentet historike të kohës kur ndërtohej objekti i kultit kristijan për besimtarët katolik, është me rëndësi të evidentohet se punimet deri në përfundimin e saj zgjatën 9 vjet deri më 7 prill 1858 por pa kumbanare. Për realizimin e saj u hap përsëri një fushatë duke trokitur tek zemra bujare shkodrane, dhe kësaj here popullsia i nda në tre kategori: ku secili mund të kontribonte sipas pasurisë që kishin. Pjesa e sipërme e Kishës e cila ishte e mbuluar me plumb ishte sjellë prej Venedikut dhe paguar prej familjes Parruca dhe vëllezërit Mark e Pjetër Pema, të cilët shpenzuan 750 napolona floriri. Edhe për ndërtimin e kumbanares punoi inxhinieri i palodhur Kolë Idromeno i biri I Arsen Idromeno. Ata zgjatën 5 vjet. Në vitin 1890 u vendosën tri kumbonet e para, kurse më vonë dy të tjerat. Përurimi dhe riti i bekimit është bërë me ceremoni festive nga Imzot Pjetër Gjura që daton me 19 mars të vitit 1923. Për herë të parë tingëllimi kumbues i kumoneve u dëgjua me 19 mars, kurse tingëllimi i fundit i tyre po me datën 19 mars, por tashmë në një epokë të errët siç ishte e mbeti ajo e sistemit ateist antifetar të rregjimit të Enver Hoxhës. Kështu në analet e errëta të historisë ka mbetur 19 marsi i vitit 1967… Një muaj pas “fjalimit” të 6 shkurtit 1967, Enver Hoxha u shpreh hapur dhe qartë pa frikë “Të djegim me zjarr…”. Dhe me të vërtetë vetëm kështu mund të realizohej ai qëllim i diktatorit, që do të quhej “Revolucion Kultural”, përmes së cilës do të kryente veprën më të shëmtuaren dhe më të ndyrën ndaj popullit të vet dhe kulturës shqiptare. Kështu në Shqipërinë e Gjergj Kastriotit, apo të shenjtërve të Krishterimit që nga Iliria, Kastriotit legjendar si mbrojtës i Krishterimit Europian, Atdheu i Nënë Terezës, do të shpallej me kushtetutë si “Shtet pa Fe”… Do të shkatërrohen njeri mbas tjetrit veprat e artiti të shekullit XIII, ku mendihet së është kurorëzuar Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti, në Vau të Dejës, kësaj kishe plot vlera iu vu dinamiti dhe së bashku me afreskët e saj u holl në erë, duke e kthyer në pluhur e gërmallë… Dhe historia do të flasë, sepse është regjistruese e mirë…
Të gjitha kumbonat u punuan me kujdes të veçantë në Itali nga Francesco de Poli dhe kushtuan 28609 napolona floriri për të realizuar punimin dhe shkrirjen. E para peshonte 608,300 kg., e dyta 436,500 kg., e treta 307 kg., e katërta 245 kg., dhe e pesta 175 kg. Secila kishte nga një emër të veçantë. Pas djegies së kumbanarës që ndodhi aty rreth vitit 1912, me kujdesin e veçantë të Imzot Pjetër Gjurës u ba e mundur që të vendosën përsëri kumbonat e reja (mbasi tre të parat pësuan dëmtim). Dhe bujaria shkodrane u shpreh me madhështinë e saj karakteristike. Kështu për të parën kumbonë ndihmuan familja Kolë Kakarriqi me 1400 lira, për të dytën familja e Pashko Ashikut dhe Balto Çoba me kontribut prej 500 lira, për të tretën dhuruan Lazer Ristulli e Nush Topalli, për të katërten Dr. Gjon Saraçi dhe e Kel Palit, kurse për të pestën Lin Luka (i vogli) e rrok Daberdaku, që dhuruan nga 5 napolona flori. Po kështu - shkruan studiuesi i njohur Lec Zadeja, kanë kontribuar edhe Cina e Ejell Çobës dhuroi 37 napolona flori, ndërsa nga besimtarët të ndryshëm katolikë u grumbulluan mbi 1200 lireta e 750 korona. Sahatet i dhuruan me fisnikëri familja Kaculini, duke i sjellur nga Austria. Disa detaje të veçanta mund të përmendim edhe faktin se deri në vitin 1922, Kisha ka qënë shtruar me dërrasa, ndërsa më vonë filloi shtrimi me pëllaka. Bankat e para u sollën në vitin 1923 nga Italia prej z. Simon Kromiqi. Siç dihet, vepra më e madhe e kultit kristian në qytetin më veriperëndimor të Shqipërisë, përveç Lterit të madh që ka mbetur i pandryshuar edhe (nga viti 1858) në vitin 1953, ka pasur edhe Lterë të tjera, ku priftërinjtë celebronin meshen shenjte. Kështu Lteri i Shejtes Trini ka qënë paguar prej Nush Gjon Kovaçi, ai i Konakut të Shenjtë u dhurua nga Gaspër Markiçi, të Shën Marisë Madalenë e dhuroi Ejëll Çoba, të Shën Lorencit e fali si dhuratë Gjon Muzhani, të Shna Ndout Kolë Çoba, të Shën Kollit, Kolë Serreçi, ndërsa Lterin e Zemrës së Krishtit u ndërtua me ndihmat e mbledhura në popull si dhe me stolitë e ndryshme që dhanë gratë shkodrane. Dy ujëbekoret, me material mermeri i dhuroi familja Pema. Në të gjithë Lteret ishin vendosur trupore të Shenjtorëve të ndryshëm, dhuratë këto të qytetarëve të familjeve fisnike bujare shkodrane…
Gjatë Luftës Ballkanike, në Kishën Kathedrale u strehuan shumë familje shkodrane, e asokohe për shumë kohë nuk u krye asnjë ceremoni fetare. Ata u zhvilluan në Kappelë e në oborr të Zyrës së Famullisë. Qendra e Arqipeshkëvisë (rezidenca Ipeshkvore e Arkidioqezit të Shkodrës, shenimi im K.K.) u vendos me 6 maj 1871 dhe është vepër e arkitektit Pjetër Marubi. Ajo më përpara ka funksionuar në rrugën Sakak-Nemce, pastaj në Shtëpinë e Misionit Shetitës (në afërsi të Gjukatës së rrethit të Shkodrës sot).
…kthimi i Kishës Kathedrale në Pallat Sporti…
Është e vështirë të përshkruash ato vite që si kam jetuar, por që më vonë deri më sot i kam mësuar nga të moshuarit e qytetit. Sikurse flasin edhe burimet historike, kundër Klerit Katolik Shqiptar të shkolluar në Universitetin më të famshme të Europës nisi kalvari i anatemimeve dhe eleminimit fizik, burgje, litar, plumb, për të vetmin “faj” se ishin të krishterë që kundërshtonin rregjimin ateist të komunistëve. Dhe kështu filloi një luftë e hapur dhe e ashpër ndaj çdo gjëje që kishte simbolin e Kryqit dhe kulturës Perëndimore…
Pas mbylljes së kishave, për më tepër mësohet se një pjesë e tyre iu nënshtruan dinamitit, tritolit, dhe kthimin në “vatra” kulture dhe “monomente” sporti. Studiuesi Lec Zadeja shkruan: “Por pa shkue pak muej, gjoja me kërkesën e nji grupi sportistesh të rrethit, filluen punimet për kthimin e Kishës në Pallat Sporti. Kështu në vitin 1968, krahas rrëzimit të kumbanarës, filluen në stil të gjanë punimet brenda Kishës. E këto vazhduen me ritme të shpejta për të ardhë tek vitit 1969, kur do të bahej përutimi i Pallatit të Sportit, me sallë të lojnave me dorë, të ngritjes së peshave, të mundjes, tue u shfrytëzue edhe për koncerte, takime të zgjedhësve me deputetë gjatë fushave elektorale, etj.” Një fat të tillë do të kishin edhe kishat dhe kuvendet e tjera në Shkodër e në të gjithë Shqipërinë ku ekzistonin qendrat e kultit kristian. Ndërsa të gjithë materialet e tjera të kishave u grumbulluan në “Muzeun Ateist”, për t’u parë në formë të detyruar nga nxënësit e shkollave dhe populli. Ajo qëndroi e hapur 5 vjet, shëtiti e bredhi në fshatra, malësi, zona industriale. E të gjitë këto vlejtën për ngritjen e një muzeu lokal ku ishin të vendosur dokumenta, foto, materiale të ndryshme, të ekspozueme, kryesisht nga Shkodra, dhe u përurue me 9 qershor 1973. Muzeu përmbante 6 sektorë dhe secili kishte pamje dhe pikësynimet e veçanta. Në hyrje të tij kushdo të vizitonte këtë, lexonte citatin e Marksit “Feja është Opium për Popullin”.
Është me interes të theksohet se “Muzeu Ateist” qëndroi i hapur, për aq kohë sa qëndruan të mbyllura kishat në Shqipëri. Në te u zhvilluan me dhjetra sesione “shkencore”, ku shumë servillë dhe “ndihmës të PPSH, për edukimin komunist të punonjësve dhe nxënësve të cikleve të ndryshme të shkollave…” derdhen me afsh të zjarrtë dhumin e madh të urrejtjes nda Krishterimit dhe prelatëve martirë të saj, të cilët njëri pas tjetrit nisin të varen, pushkatohen dhe kalben në burgjet e hatashme komuniste dhe antiklerikale në Shqipëri, barra më e rëndë e së cilës në veçanti ra mbi Klerin Katolik Shqiptar që ishte më i konsoliduari në kulturë organizim hierarkik kishtar dhe më atdhetari në vepra konkrete qysh me ahimin e Krishterimit të Krishterimit në Shqipëri. U shkruajtën libra, artikuj të ndryshëm në gazetat antishqiptare si “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”, Jeta e Re” (lokale e Shkodres, shënimi im K.K.), libra si: “Veprimtaria reaksionare e Klerit Katolik Shqiptar” të Ragip Beqes, në tre vëllime, shumë komunistë dhe antikatolikë të tërbuar arritën që të mbrojnë “Doktoratura” dhe nivelin e lartë të “shkencës” titullin bastardh për ta “Profesor”, kundër vëllezërve të gjakut të tyre: u mbushën me qindra e mijëra fletë dhe artikuj, libra dhe broshura, të cilat sot janë si njolla me e zezë e turpit të paskrupullt të tyre. Dhe nuk janë pak, por një mal i tërë që për brezat që do të vijnë do të ketë shumë mund e punë për t’i dlirë dhe për të nxjerrë në pah dufin patetik të urrejtjes që kishin e kanë edhe sot shumë syresh, që pa të drejtë morale mbajnë dhe mburren me titujt bastardh të tyre.
I dashur lexues, kudo që të jesh ti që e lexon këtë artikull në Jug e në Veri të Shqipëris, brenda dhe jashtë vendit; për sa shkruaj bindu mbi bazën e arsyes që është e zeza mbi të bardhë; mbasi për çudi, një pjesë e këtyre as profesorëve dhe as doktorëve gjenden në majat më të larta të piramidës së ashtuquajtur “shkencore” ku vegjetojnë dhe japin “leksione” demokracie dhe “kulturore” pa pikën e moralit për atë çka i sollën kombit dhe kulturës kombëtare. Por si kameleonë ata u integruan për përfitime materiale dhe “kulturore” poste në të gjitha partitë e majta dhe jo pak edhe në partitë e djathta, që pranuan me thasë çdo ish-komunist në gjirin e saj, çka për pasojë i sollën brejtjen e qeverisjes dhe humbjen e pushtetit. Dhe kjo u shpreh në të gjitha mënyrat…

Dom Ndre Mjeda shkroi:
“Mbas dimnit vjen pranvera
Dielli mbas shiut agon”

7 mars 1991. Mbi ndërtesën e pallatit të sportit rreth orës 10 paradreke, disa qytetarë shkodranë vendosën me dashuni kryqin. Klerikët e qytetit të Shkodrës kanë marrë në dorë çelësat e Kishës së Madhe që pas 50 vjetëve tashmë shkëmoi gjumin e gjatë letargjik ku e pllakosi ateizmi këtë tempull lutjesh të shenjtë për besimtarët katolikë. Po në këtë ditë festive të rihapjes së Kishës Kathedrale, përmes një ceremonie të thjeshtë, kleriku i nderuar Pader Aleks Baqli, në prani të një numëri të madh besimtarësh shkodranë dhe nga rrethinat bëri bekimin e Kishës, të dhunuar egërsisht nga sistemi komunist, duke e kthyer se forcë në sallë sportive shumësportësh. Dhe gëzime të tjera do të shoqërojnë Kishës Kathedrale, siç ishte dita e paharruar e 25 prillit të vitit 1993 kur Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II, në prani të shumë përsonaliteteve shqiptare dhe nga bota shuguroi katër Ipeshkëvinjë të rinjë shqiptarë: Imzot Frano Illinë (1918-1997), Imzot Zef Simonin, Imzot Robert Ashtën (1918-1998) Imzot Rrok Mirditën. Zef Simoni Ipeshkëv, në librin e tij autobiografik “Ngjarje në Tokë” e përshkruan kështu këtë epizodë të rëndësishme të Kishës martire Katolike Shqiptare që po i buzëqeshte ringjallja pas serisë së madhe të kalvareve të përgjakshme “Me këtë rast ishte lajmërue kleri, 31 persona, me asistue në meshën që do të celebrohej, në Kishën Kathedrale prej këtyne dy meshtarëve. Në homelinë Mons. Celli, tha fjalë shumë të bukura tue e lidhë ditën e parë të pranverës me pranverën e re të Ringjalljes së fesë.
Para e mbas bani një mbledhje me tanë klerin në një dhomë në Pallatin e Arqipeshkëvisë, që ende nuk kishte nisë rindërtimin e tij. “(Zef Simoni Ipeshkëv, “Ngjarje në Tokë:, Shkodër, 1998, f. 246).
Së fundi Kurja Arqipeshkvnore Metropolitane e Shkodrës në përgjigjen e kërkesës së dy klerikëve të meshtarëve Don Ndoc Nogaj dhe Don Nikollë Mazreku njofton se miraton ndërtimin edhe një herë të Lterit të ri në kishën Kathedrale, kushtuar “Zojës së Shkodrës” (Nana e Këshillit të Mirë), sipas idesë së arkitektit të ndjerit mjeshtër Kolë Idromeno. Dhe punimet filluan dhe pas disa viteve përfunduan me sukses, duke dhuruar për Kishën Kathedrale këtë dhuratë të Nanes Hyjnore dhe të popullit të Shkodrës që gëzon sot të gjithë.
E historia e Kishës Kathedrale është e hapur dhe do të pasurohet me ngjarjet që do ta pasojnë qytetin dëshmitare e së cilës do të jetë edhe ajo…
nga Klajd Kapinova
 

dreqja

Primus registratum
Re: Histori Shkodrane

Hm un ste thashe gja maj..,megjith ate te lumshin duart, por me te than te drejten nuk lodhet kerkush me lexu nje gja te tille sidomos per kishen, moj edhe per xhamine me ken!Rinija e sotme nuk kerkon ma historina te kalume(jan te rralle ato qe int.) por kerkon me shum kuriozitete!Ti do te thuash, pse keto qe shkruaj une sjam kuriozitete?Jan por jo ashi kuriozitetesh qe po mendoj une!Nejse nejse gjithkush ka mendimin e vet. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Histori Shkodrane

vajzuke, keto nuk jane kuriozitete por jane histori mbi te cilen bazohet kultura shkodrane.
te lutem kur te flitsh heren tjeter perdor peremra ne numrin njejes.
flm /pf/images/graemlins/smile.gif
 

genci

Primus registratum
Re: Histori Shkodrane

Si mbeti Shkodra ne kufijte e Shqiperise zyrtare


Kater muaj beteje e ashper midis trupave malazezo - serbe ne njeren ane dhe atyre shqiptaro – turke për te percaktuar se kujt do t'i mbetej Shkodra. Nje beteje me shume te vrare, me lagjet moslemane krejtesisht te shkaterruara, por qe percaktoi se kujt do t'i mbetej qyteti.


Ndersa perfaqesuesit e vendeve evropiane ne ate 15 Dhjetor te vitit 1912 po zinin vend ne tryezen e bisedimeve te Konferences se Paqes ne Londer, qe do te vendoste edhe kufijte e Shqiperise zyrtare, ne cepin verior te saj luftohej. Lufta ne Shkoder kishte filluar qysh ne tetor, me fillimin e luftes ballkanike. Ne kohen qe konferenca e Londres po çelej, Shqiperia kishte vetem dy jave qe kishte shpallur Pavaresine, nje nga vendimet e para te Qeverise se Ismail Qemalit ishte mbrojtja e territorit. Lufta do te perqendrohej mbi te gjitha ne mbrojtjen e dy skajeve: Shkodres dhe Janines.

Konferencen e Paqes kishte vendosur ta shfrytezonte edhe Mali i Zi. Pikerisht per kete kishte vendosur qe t'i intensifikonte sulmet kunder Shkodres. Mbreti Nikolla kishte vendosur t'i vendoste Fuqite e Medha perpara nje fakti te kryer: Shkodra e pushtuar duhej t'i ngelte Malit te Zi. Pas vendimeve te te dyja paleve, lufta qe kishte filluar qe nga Tetori do te intensifikohej, sulmet dhe qendresa do te beheshin gjithmone e me te ashpra. Gjithçka do te mbaronte vetem ne prill te vitit 1913, me nenshkrimin e nje marreveshjeje. Qyteti do t'i kalonte per nje vit per administrim Komisionit Ushtarak Nderkombetar dhe pastaj do te behej pjese e Shqiperise zyrtare.

Ne tetor 1912, kur filloi lufta ballkanike, ushtria Shqiptare ende nuk ishte krijuar, keshtu qe shqiptaret ishin te detyruar qe te shfrytezonin edhe rezistencen e ushtrise turke kunder ushtrive te aleateve ballkanike. Nderkaq, ne strukturat e ushtrise otomane apo turke ishin te inkuadruar mjaft
shqiptare, oficere, nizame (ushtare aktive), redife (rezerviste), mustafez (forca vendore), etj. Vetem ne Elbasan, Janine, Kosove e Manastir, llogariteshin me shume se kater divizione me rezervistë shqiptare, pa shenuar edhe numrin e konsiderueshem te vullnetareve dhe luftetareve vendorë.

Gjate luftes forcat shqiptare u përfshinnë ne dy divizone; i pari qe u dergua ne Shkoder u plotësua kryesisht nga Shqiperia e Mesme dhe e Veriut, kurse tjetri qe u dergua per te mbrojtur qytetin e Janines u plotësua nga Shqiperia e Jugut. Ne krye te gjitha forcave shqiptare ishte gjeneral brigade Esat Pashe Toptani, i cili ishte njekohesisht edhe zevendeskomandat i Korpusit te Shkodres. Komandant i te gjitha trupave, qe perbenin efektivin e Korpusit te Shkodres, ishte kolonel Hasan Riza bej, nje ndër oficeret me te pergatitur dhe me te afte te ushtrise turke.

E gjithe ushtria malazeze e mbret Nikolles, me te kater divizionet e saj dhe tri divizone serbe Drini-1, Drini-2 dhe Shumadija, te pajisur me artileri, mitroloze, madje edhe me aeroplane luftarake nuk munden ta pushtonin Shkodren. Serbia perdori per here te pare ne kete lufte, te vetmen skuadrilje te avioneve luftarake qe kishte dhe i pari pilot serb, qe guxoi te fluturonte mbi qiellin e Shkodres, u rrezua.

Ne prag te sulmit nga forcat malazeze me 8 Tetor 1912, Shkodra ishte qyteti me i madh i Shqiperise, me nje popullsi prej rreth 36 mije banoresh dhe nje nyje me rendesi ekonomike, ushtarake e kulturore ballkanike. Ne kete qytet ishin vendosur konsullatat e disa vendeve, si ajo e Austro-Hungarise, Rusise, Greqise, Italise, etj.

Per pushtimin e Shkodres ushtria malazeze fillimisht beri ne plan qe te hidhte ne sulm dy te tretat e forcave te saja prej 21 mije vetesh, te perbere nga dy grupime operative, te Zetes dhe ate Bregdetar, gjithsej 3 divizione. Me 10 tetor 1912, forcat malazeze te Grupimit te Zetes, prej 15 mije vetesh, filluan mesymjen kunder Garnizonit turko-shqiptar ne Tuz, i perbere prej tre mije trupash. Garnizoni i Tuzit, ne rrethim te plote, luftoi me vendosmeri perballe nje epersie derrmuese te kundershtarit dhe pa asnje ndihme nga jashte. Shume luftetare shqiptare u vrane nga zjarri i artilerise malazeze dhe sulmet e parreshtura te kembesorise. Vetem nga batalioni i Kavajes, gjate ketyre luftimeve rane 87 vete, ose nje e pesta e efektivit. Ne keto kushte te renda, me 13 tetor forcat malazeze munden ta thyejne qendresen dhe te pushtojne Tuzin.

Renia e Tuzit qe nje goditje e rende ushtarake e psikologjike per forcat e Garnizonit te Shkodres. Por Komanda e ketij garnizoni nuk ra ne disfatizem, perkundrazi ajo pershpejtoi masat e gjithanshme per te pritur armikun ne portat e qytetit, e ne radhe te pare intensifikoi punimet fortikuese ne rajonet e mbrojtjes. Qe ne vitin 1911 Komanda e Garnizonit kishte filluar fortifikimin e rajoneve te mbrojtjes te qytetit, ne menyre rrethore, duke shfrytezuar vecorite natyrore, te cilat favorizonin veprimet mbrojtese: në radhe te pare, pengesat e shumta ujore, liqeni, lumenjt e Bunes, Drinit dhe Kirit, kodrat dhe malet, qe e rrethojne qytetin.

Komanda percaktoi pese rajonet kryesore te mbrojtjes: rajoni i Taraboshit, i Shtojit, i Bardhajt, i Berdices dhe i Tepes. Çdo rajon kishte organizuar mbrojtjen rrethore per te perballuar mundesine e luftes ne rrethim, sidomos ne rastin e sulmeve te befasishme naten. Fortifikimi ishte i nivelit bashkekohor, me tre deri ne kater transhe, te lidhur me njera tjetren me hendeklidhje, me tela me gjemba para vijes se pare, qe shkonin nga pese deri ne dhjete radhe, me prozhektore per ndricimin e fushes se luftimit naten, me qe shumica e luftimeve u zhvilluan naten, pengesa te ndryshme ujore si gropa thithese, ne zona mocalore si ne fushen e Beltojes e te Trushit, me sistem nderlidhje dhe me strehime te mbuluara per efektivin. Ne fortifikimin e Shkodres, krahas trupave xheniere, nje kontribut te madh dha popullsia e qytetit, kryesisht ajo pjese qe nuk ishte e armatosur dhe nuk merrte pjese ne luftime. Rreth 400-600 banore te qytetit punonin cdo dite, te shoqeruar edhe nga banda muzikore e garnizonit.

Komanda e Larte malazeze, duke vleresuar se rajoni i Shtojit duhet te ishte me i dobet per shkak se shtrihej ne zone fushore, vendosi te jepte aty goditjen kryesore. Me 25 Tetor 1912, pas nje pergatitjeje te fuqishme me artileri, forcat e divizionit te dyte malazez dhe te divizionit te trete ndermoren sulme te furishme ne Shtoj. U zhvilluan luftime kryesisht naten, ne distance te afert, me bajonete dhe trup me trup, por armiku nuk mundi te perparoje asnje hap perpara. Malazezet per tre dite paten rreth 1500 ushtare te vrare e te plagosur. Sipas nje pohimi te mbret Nikolles, te cituar nga nje historian ushtarak malazez, nga humbjet e renda te pesuara ne Shtoj te gjithe forcave malazeze, me perjashtim te brigades se Zetes, i kishte hyre paniku ne zemer, aq sa nje hap nuk mund te bente perpara. Pikerisht ne kete moment, Mbret Nikolla, duke pare se nuk po e pushtonte dot Shkodren me focat e tre divizioneve thirri ne ndihme nga Gjakova edhe divizonin e katert, me rreth 5500 vete. Keshtu perreth Shkodres, bashke me divizionin e pare qe po sulmonte Taraboshin, u perqendrua e gjithe ushtria malazeze, prej kater divizonesh.

Me 5 Nentor 1912, pas disfatave qe pesuan ne sulmet e tyre te perseritura ne Shtoj, Bardhaj e Tarabosh, para dite, artileria malazeze, filloi bombardimin e lagjeve moslemane te qytetit. Mjaft shtepi u shkaterruan dhe shume gra e femije vdiqen nen rrenoja. Malazezet kishin menduar se familjet dhe objektet e kultit katolik nuk do t'i pranonin moslemanet, por ndodhi e kunderta. Familjet dhe kishat katolike te Shkodres i strehuan me bujari familjet moslemane. Ne keto kushte, artileria malazeze, vazhdoi bombardimin e te gjithe lagjeve te qytetit, myslymane e katolike.

Me 17 Nentor trupat serbe te dy divizionieve Shumadia dhe Drini, se bashku me trupat malazeze te divizionit te pare, pushtuan kalane e qytetit te Lezhes dhe portin e Shengjinit, ku ndodheshin nje pjese e forcave shqiptare. Keshtu, u nderpre rruga Shkoder - Lezhe prej nga vinin furnizmet dhe ndihmat. Eshte fundi i Nentorit te vitit 1912. Pas shpalljes se Pavaresise, vendoset armepushim 3 Dhjetor 1912 per nderprerjen e te gjitha veprimeve luftarake ndermjet ushtrise otomane dhe aleateve ballkanike. Ne kete moment, Mbret Nikolla i Malit te Zi i dergon komandantit te Garnizonit te Shkodres, kerkesen per te dorezuar qytetin e Shkodres, por Hasan Riza Pasha i pergjigjet: Tashme, Shkodra eshte nje qytet Shqiptar qe nuk mund te marre urdhera nga nje komande turke dhe se qyteti deshiron te mbroje pavaresine e vet kunder malazezeve.

Ne kushtet kur Garnizonit te Shkodres nuk po i vinte asnje ndihme nga jashte dhe kur ishte shpallur Pavaresia e Shqiperise, Hasan Rizaja vendosi qe te hynte ne marreveshje me malesoret shqiptare per t'u rene bashkerisht trupave malazeze. Me 27 Janar 1913, ai mblodhi shtabin e Garnizonit dhe deklaroi se nuk mendonte ta mbronte me Shkodren ne favor te Turqise, por per llogari te Shqiperise. Data 31 janar 1913, ishte caktuar dita e ngritjes se flamurit shqiptar ne kalane e Rozafes dhe dita e fillimit te sulmit te perbashket te forcave te Garnizonit te Shkodres dhe malesoreve shqiptare kunder trupave malazeze e serbe.

Por me 30 janar 1913, pasdite Hasan Rizai u vra pabesisht nga njerzit e Esat Toptanit. Komanden e Korpusit te Shkodres e mori zevendesi i tij, Esat Pashe Toptani. Ndersa Konferenca e Londres vazhdonte punimet, mbret Nikolles iu keshillua prej miqte e tij me te ngushte europjane se vetem marrja sa me e shpejte e qytetit do te ndikonte qe Fuqite e Medha, te ndodhura para faktit te kryer, te vendosnin qe t'ia jepnin Shkodren Malit te Zi. Mbret Nikolla iu drejtua per ndihme te pakufizuar ushtarake Serbise. Gjeneralet malazeze dhe serbe ne fillim te shkurtit 1913 pergatiten planin e mesymjes se perbashket per pushtimin e Shkodres, ku do merrnin pjese forcat e kater divizoneve malazeze dhe tri divizioneve serbe.

Per te marre Shtojin, malazezet formuan 2 kolona sulmi, te perbera nga forcat e tri brigadave te kembesorise. Serbet, me forcat e tri divizoneve, te vendosura ne Mjede, Bushat, e Shkjeze, ne bashkeveprim me nje brigade malazeze te divizionit te pare, duhet te sulmonin rajonin e fortifikuar ne Beltoje e Berdice. Me 7 shkurt 1913, pas tri oresh bombardimi me artileri, nga i cili sipas kujtimeve te nje gjenerali malazez, Shkodra i ngjante nje vullkani te shperthyer, malazezet u hodhen ne sulm. Perleshje te pergjakshme u zhvilluan te te gjithe vijat e frontit, ne Shtoj, Tarabosh, e Bardhaj. Furia e pare u sulmit u drejtua kunder llogoreve ne Shtoj dhe zgjati gjysem ore me shume egersi. Malazezet lane shume te vrare, por Shtoji nuk ra. Ne nje ore, malazezet ne Shtoj bene tri sulme me bajoneta, te cilat perfundonin ne ndeshje trup me trup. Pasi u hodhen ne sulm te gjitha rezervat, malazezet munden te merrnin dy transhete e para. Mbrojtesit e rajonit te Shtojit u detyruan te terhiqen ne transhene e trete.

Te gjithe burrave te qytetit te Shkodres, iu kerkua te shkonin ne llogore. Ata qe nuk kishin arme, u urdheruan te trasportonin te plagosurit, te cilet vinin ne qytet nga te gjitha anet. Komanda e Garnizonit te Shkodres, pasi vleresoi situaten, i dha urdher komandes se rajonit te Shtojit qe te kundersulmonte me rezervat e saj per te rimarre transhene e pare dhe te dyte, te pushtuar nga malazezet. Ne oret e fundit te po kesaj dite, efektivat e mbrojtesve te Shkodres ne Shtoj, u hodhen ne kundersulm. Pas nje gjysme ore, u mor transheja e dyte dhe per nje cerek ore, e para. Malazezet, te zene ne befasi, u terhoqen, por pasi u riorganizuan u hodhen perpara me shpejtesi, duke i pushtuar ato pjese - pjese. Per pak kohe, ata i rimoren te dy transhete. Por suksesi i tyre nuk zgjati
shume; ne oren 02.30 te dates 8 shkurt, Komanda e Garnizonit te Shkodres futi ne luftim rezervat e saj dhe ne oren 04:00 malazezet ishin flakur tutje nga dy transhete, te cilat nuk i moren dot me.

Komanda e Garnizonit te Shkodres, me daten 8 shkurt dha urdher per kundersulmuar. Sipas nje historiani malazez, ushtria e mbret Nikolles deri ne ate kohe kishte pesuar rreth 7000 te vrare dhe mezi po perballonte kundersulmin e forcave te Garnizonit te Shkodres. Ne keto kushte te veshtira, komanda e larte malazeze riperseriti me kembengulje kerkesen qe trupat serbe te sulmonin menjehere Berdicen. Komandanti i forcave serbe vendosi te sulmoje naten Berdicen me dy kolona. Ne oren 03:30 te dates 9 Shkurt 1913, trupat serbe te tri divizoneve kaluan ne sulm kunder rajonit te fortifikuar te Berdices. Ne kete sulm, serbet per 3-4 ore luftim lane ne fushen e betejes 1800 te vdekur, nga keta 39 oficere si dhe 300 rober. Shtypi serb i asaj kohe e quajti kete perleshje Kasaphana e Berdices dhe nje nga katastrofat me te medha te ushtrise serbe gjate gjithe Luftes se pare Ballkanike.

Mbret Nikolla, me humbjet e renda te pesuara, perfundimisht nuk kishte me shpresa qe ta pushtonte Shkodren vetem me ushtrine e vet. Ne keto kushte ai iu lut perseri mbretit te Serbise qe ta ndihmonte ushtarakisht. Serbia vendosi te dergonte ne Shkodrer, rreth 15 mije forca te tjera, qe do te emertoheshin "Korpusi bregdetar i Shqiperise", i cili, veç artilerise se rende do te kishte edhe kater avione luftarake, nga shtate qe kishte gjithsej ushtria serbe. Nderkohe, me 23 Mars 1913, Konferenca e Londres kishte vendosur qe Shkodra t'i mbetej Shqiperise. Fuqite e medha europiane i kerkuan Malit te Zi dhe Serbise qe te terhiqnin forcat e tyre nga rrethimi i Shkodres. Por malazezet dhe serbet nuk donin te hiqnin dore nga plani per te pushtuar Shkodren.

Ne marreveshje me qeverine greke nga Selaniku, nepermjet tri konvojeve, u transportuan ne Shengjin deri nga fundi i marsit, rreth 15 mije ushtare serbe, te pajisur, pervec artilerise, edhe me aeroplane luftarake. Njekohesisht, ushtria malazeze u vu nen komanden e gjeneraleve serbe. Por humbjet e renda qe kishin pesuar me pare ne luftimet kunder Garnizonit te Shkodres i benin gjeneralet serbe qe te hezitonin e te zvarritnin sulmin kunder Shkodres, derisa erdhi urdhri qe ushtria serbe te terhiqej nga rrethimi i qytetit. Te mbetur vetem, forcat malazeze me 31 Mars 1913 ben edhe nje sulm te deshperuar kunder Taraboshit, por pa sukses.

Gjendja ne Shkoder nderkaq nuk ishte e thjeshte, qe ne Dhjetor 1912 njerezit kishin filluar te vdisnin nga uria. Ne kushtet e mungeses se ushqimeve dhe faktit se fati i Shkodres ishte percaktuar nga Fuqite e Medha, Komanda e Garnizonit te Shkodres vendosi te dilte nga qyteti. Me 23 Prill 1913, u arrit nje marreveshje me palen malazeze me 24 pika, sipas se ciles Garnizoni i Shkodres do te dilte nga qyteti me te gjithe armatimin, pajisjet, dokumentacionin, etj.

Me 24 prill 1913, ne mengjez, forcat e Garnizonit te pathyeshem te Shkodres, te rreshtuara ne kolone marrshimi, me flamujt luftarake, se bashku me armatimin, mitralozet, topat dhe pajisjet e tjera, u nis per ne drejtim te Lezhes. Pas nje qendrimi te shkurter prej tre javesh te trupave malazeze, qyteti i Shkodres i kaloi per nje vit per administrim Komisionit Ushtarak Nderkombetar dhe pastaj u bashkua me pjesen tjeter te Shqipërisë zyrtare.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Përgatitur nga Perparim Rexhepi
Revista Klan, 6 Korrik 2003
 

Gjino

Primus registratum
Re: Histori Shkodrane

na diftoni kur doni me shkru kaq gjate here tjera ** te marim 15 ditshin :lol:
 

dreqja

Primus registratum
Re: Histori Shkodrane

E shikon Blue?Jam kenaq tu lexu se cfare kishte shkru genci:)ty mas te vijn keq se spo te shaj copen tende jo..,por tesh iku koha e tyneve maa:))
 

bebi

Primus registratum
Re: Histori Shkodrane

dreqja_shkodrane,

njohurit e dobta ne besime t'tjera, sidomos jo toleranca apo mungesa e respektit jane shenja te thella injorance, per ma teper kur jetohet ne nji shtet te tille.
kjo ma siper kuptohet pse asht thane, deshta me shtu edhe dicka tjeter, qe katedralja mbi te cilen asht shkru ma siper, dikur, ka pase vlera arkitekture dhe ka pas stilin e rrymave te arkitektures ma antike qe ka egzistu (edhe pse historia e masiperme nuk perfshin detaje t'tilla).duke qen e tille, meriton pak vemendje nga dashamirsit e kultures. nks nuk te ka pelqy, je e lire mos me e lexu, kuptohet!
jam mundu me fol me gjuhe sa ma te thjeshte, sepse mundsia e kuptimit nga personia e masiperme asht teper e limitume, kuptohet nga menyra si shkrun edhe nga opinionet qe len.

ps: kjo teme asht per ata qe i pelqen me lexu edhe qe njofin sadopak edukate.

e kam than edhe ma perpara: kur dikush ka gatu per mu, edhe nqs kualiteti nuk ka ken i nivelit t'pelqyshem, jam rrit me edukaten me than: t'lumshin durt".
kush ka sy t'lexojne!
 

dreqja

Primus registratum
Re: Histori Shkodrane

Fillimisht postuar nga Blue:
[qb] dreqja_shkodrane,

njohurit e dobta ne besime t'tjera, sidomos jo toleranca apo mungesa e respektit jane shenja te thella injorance, per ma teper kur jetohet ne nji shtet te tille.
kjo ma siper kuptohet pse asht thane, deshta me shtu edhe dicka tjeter, qe katedralja mbi te cilen asht shkru ma siper, dikur, ka pase vlera arkitekture dhe ka pas stilin e rrymave te arkitektures ma antike qe ka egzistu (edhe pse historia e masiperme nuk perfshin detaje t'tilla).duke qen e tille, meriton pak vemendje nga dashamirsit e kultures. nks nuk te ka pelqy, je e lire mos me e lexu, kuptohet!
jam mundu me fol me gjuhe sa ma te thjeshte, sepse mundsia e kuptimit nga personia e masiperme asht teper e limitume, kuptohet nga menyra si shkrun edhe nga opinionet qe len.

ps: kjo teme asht per ata qe i pelqen me lexu edhe qe njofin sadopak edukate.

e kam than edhe ma perpara: kur dikush ka gatu per mu, edhe nqs kualiteti nuk ka ken i nivelit t'pelqyshem, jam rrit me edukaten me than: t'lumshin durt".
kush ka sy t'lexojne!
[/qb]
Shif Blue,
e rralle te pare nuk te tha kush se sme ka pelqy por ti siduket as shakane nuk e kupton!Manej nqf ti njef edukate mos fyej njerezit!e din si eshte nje pune se ti mund te flasesh kajher aq bukur por kajher flet me shum kuja, dhe mos kujto se une sjam e zonja me ti kuptu se nuk vij prej malit naqe:))flm per pergjigjen.
 
Top