Hijet që do tju ndjekin pas
Para se të nguteni për të treguar se jeni duke bërë përpjekje për të luftuar korrupsionin, ndaluni e mendoni çfarë keni pasur pesë vite më parë e sa keni sot! Atëherë do ta kuptoni se kënd e përshëndetni në mëngjes para pasqyrës dhe do ta kuptoni se hija që iu ndoqi pas, para pasqyrës sapo iu doli përpara

Prej shumë temave të diskutuara në javën që po lëmë pas, përveç raportit KFOR FSK, korrupsioni ishte tema e javës. Prej bisedave në rrugë, zyre, kafene e shkolla, një nga temat më të përfolura është ajo e sistemit korruptiv dhe pamundësisë për të arritur çfarëdo progresi pa pasur nevojë ta korruptosh dikë. Kësaj teme iu shtuan edhe dy konfirmime: një nga Agjencioni Antikorrupsion dhe një nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Të dyja këto raporte e paraqesin Kosovën ende të sëmurë nga sëmundja e korrupsionit, e cila ka shënuar progres të dukshëm në organizmin e Kosovës së re dhe kjo sëmundje njëjtë sikur ajo e kancerit, në organizmin e ri, po përparon shumë më shpejt se në një organizëm të vjetër.

Se çfarë po mendojmë ne jashtë pushtetit, nuk është ndonjë risi, e as ndonjë zbulim që u bë. Por, është mirë ti kthehemi pak asaj se çfarë mendojnë ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe heshtin, apo qeshen nën buzë me raportet dhe artikujt që i mbushin mediat tona. Apo ndoshta përcjellin mesazhe te njëri-tjetri me tekstin: Ah, na lodhën këta, hala tu folë për korrupsion, kishe vetë nuk kishin bo njëjtë!?.

E çfarë mund të presin këta që nuk shqetësohen nga lajmet e korrupsionit? A do të presin që përgjithmonë gjyqësia dhe prokuroria e Kosovës do të mbesin të politizuara dhe jo të pavarura? Apo presin që gjithmonë do na mbajnë të shantazhuar me kartën e stabilitetit politik në Kosovë? Me keqardhje ju them se pritjet dhe planet janë afatshkurtra dhe ata do të përfundojnë prapa grilave, ose shteti i Kosovës do të mbetet një Banana Republikë e sojit të vet në Ballkan.

Për një pjesë të kritikës, qoftë nga politika apo shoqëria civile, reagimi vjen për faktin se nuk janë ata që korruptohen e jo aq shumë për faktin se korrupsioni është dukuri e cila kërcënon qeverisjen e mirë, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, procesin demokratik dhe praktikat e drejta të biznesit. Por, për shumicën e popullatës së Kosovës, cilido lajm për Qeverinë dhe sistemin e korruptuar do të thotë e ardhme e humbur, fëmijëri të vjedhura dhe kualitet i dobët i jetës.

Ja pse ëndrra e atyre që janë pasuruar në kurriz të tjetërkujt është afatshkurtër. Të shikojmë pak në rajon dhe të ndalemi te Kroacia.

Vitin që lamë pas, Ivo Sanader, Kryeministri për shumë vite i Kroacisë, papritmas dha dorëheqje. Aferat e shumta korruptive që lidheshin me emrin e tij, u bënë pengese serioze për aderimin e Kroacisë në BE. Pengesat duhet patjetër të largohen dhe nëse nuk krijohet sistemi që i largon, atëherë ato e mbajnë peng vendin.

Kryeministrja e re e Kroacisë, filloi me reforma të reja deri tek Kushtetuta, për të krijuar mekanizmat e luftimit të atyre që u pasuruan shpejt pas luftës së fundit në Kroaci.
Presidenti i ri i Kroacisë është shumë i vetëdijshëm se korrupsioni është bërë mënyrë e jetesës në Kroaci (njëjtë sikur në Kosovë), dhe duhet luftuar për ti ndaluar gjithë ata persona që jo vetëm janë pasuruar shumë shpejt por kanë edhe ndikim të madh në politikë.

Gjashtë menaxherët e arrestuar rishtas (nga tetë tërësisht) të kompanisë me kapital shtetëror Podravka, janë një analogji e afërt me keqpërdorimet dhe skandalet e kompanive publike në Kosovë.

Por, këta të Kosovës ende nuk janë hetuar (apo ndoshta edhe janë nën hetime të fshehta!?) dhe arrestuar. Çfarë mund të mësojnë të korruptuarit tanë prej atyre të Kroacisë dhe të shumë vendeve tjera që po kalojnë në të njëjtën rrugë – drejtësia mund të vonojë, por ajo do të vjen. Kapitali nuk krijohet nga asgjëja, prandaj dikush që u gdhi në mëngjes pa një lek në xhep dhe e zuri mbrëmja pasanik, duhet ta dijë se do të përgjigjet për pasurinë e fituar brenda ditës. Pasuria e grabitur, apo e fituar përmes korrupsionit, është hija që do i ndjek pas shumë pushtetarë të tanishëm dhe të kaluar, të cilët na morën nga pak ardhmëri, nga pak buzëqeshje, nga shumë jetë normale dhe shumë afirmim të Kosovës dhe të cilët larguan integrimin e Kosovës në shumë struktura ku e meriton të jetë prezente.

Ata mund të mendojnë se çfarë kanë bërë është vetëm pasurim i tyre dhe nuk u ka faj askush që të tjerët nuk jetojnë si ata, por një gjë kanë harruar – që e kanë vjedhur edhe ardhmërinë e fëmijëve të tyre.

Nesër fëmijët e tyre do të shkojnë në shkollë me përcjellje, do të grabiten në rrugë nga dikush tjetër që nuk e ka pasur fatin ti ketë prindërit e tyre dhe në fund pikëllimi e vrazhdësia e jetës do të jetë realitet i vazhdueshëm në Kosovë.

Korrupsioni është bërë si hije që e ndjekë shoqërinë kosovare, por ajo hije do ti ndjekë në veçanti ata që sot janë mishërim i korrupsionit. Dhe ajo hije do të dalë një ditë në dritë, e vrazhdë, e hidhur dhe do ta ketë shijen e ftesës nga një institucion për hetimin e prejardhjes së pasurisë.

Prandaj, para se të nguteni për të treguar se jeni duke bërë përpjekje për të luftuar korrupsionin, ndaluni e mendoni çfarë keni pasur pesë vite më parë e sa keni sot! Atëherë do ta kuptoni se kënd e përshëndetni në mëngjes para pasqyrës dhe do ta kuptoni se hija që iu ndoqi pas, para pasqyrës sapo iu doli përpara.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mimozakusari.com/?p=159