Hidrocentralet e eres

RobertdeNiro

Primus registratum
Hidrocentralet e eres

Ne gazeten "Shekulli" te dites se sotme shkruhet me te madhe:"Gjeneral Elektrik" ne Tirane per hidrocentralet e eres.
Pra HIDROCENTRAL,nje central qe kthen energjine potenciale dhe kinetike te UJIT ne energji elektrike.
Dhe ERE
???????????????????????????????????????????????
Eshte ky nje gabim nga padituria,i zedhenesit te kryministrit, apo jane enderat Don Kishoteske te Fatos Nanos i cili me te tilla terma mund te fitoj duartrokitjet ne tavolinat e pijaneceve,por kurrsesi te popullit shqiptar qe jeton 80% te kohes ne erresire???
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Hidrocentralet e eres

“General Elektric” në Tiranë për hidrocentralet e erës

Përfaqësuesit e kompanisë amerikane javën e ardhshme në Shqipëri

TIRANË-Kompania amerikane “General Elektrik” do të jetë prezente në Shqipëri javën e ardhshme. Kompania e fuqishme amerikane do të nënshkruajë me qeverinë shqiptare marrëveshje që do t’i hapin rrugë rrugë hyrjes së investimeve në fushat më jetike të Shqipërisë, si në energji, transport dhe në sistemin e telekomunikacionit të vendit. Përfaqësuesit e kësaj kompanie i kanë drejtuar një letër kryeministrit shqiptar Fatos Nano, në të cilën konfirmohet vizita e tyre në Tiranë. Sipas njoftimit për shtyp të qeverisë shqiptare, bëhet se ditur se javën e ardhshme një delegacion i lartë për përcaktimin më konkret të bashkëpunimit dhe të lidhjes së kontrateve në fushën e energjisë. “Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se në javën e ardhshme një delegacion i lartë i “General Elektric” të SHBA-së, përmes organizatave të saj që operojnë në Evropë, pritet të vijnë në Tiranë për përcaktimin e hapave përfundimtare dhe të marrëdhënies kontraktuale me qeverinë e Shqipërisë, për implementimin dhe projektet e infrastrukturës, që duhen ndjekur e mbështetur në veprime të shpejta”,-thuhet në letrën drejtuar kryeministrit shqiptar. Në sektorin e energjisë, kjo kompani do të ngrejë një sistem nga më ekologjikët, me kosto efektive, dhe me burime efiçente energjie të bazuara në teknologjinë e turbinave me erë. Ndërsa në fushën e transportit, projektet kanë të bëjnë me implementimin e një sistemi modern hekurudhash, në nivelin dhe standardin europian, që do të lidhë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën me Portin e Durrësit me lidhje të ndryshme me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, si për pasagjerë edhe për ngarkesa. Ky do të jetë implementimi i procesit të parë që do të sigurojë një rrjet të brendshëm modalitetesh në lidhjet e transportit nga porti drejt kryeqytetit dhe e të dyjave drejtimeve drejt aeroportit. Në sektorin e telekomunikacionit, projekti lidhet me zgjerimin e avancuar dhe kapacitete të larta të dhënash dhe sistemit të telekomunikacionit zanor i mbështetur në teknologjinë e fibrave optike mbi rrjetin elektrik ekzistues të vendit për 2300 km duke lidhur çdo fshat, zonë industriale, shkollë dhe njerëz dhe me zonat më të largëta të vendit.
B.Hoti


Me çduket nga shkrimi i plotë që citohet në hapje të temës është një gafë a pakujdesi drejtshkrimore e shtypit. Do mjaftonte vetëm që fjala të ishte "hidrocentralet" dhe gjithçka të qëndrojë.
 

Guest
Re: Hidrocentralet e eres

EOLIENET jane pajisjet qe prodhojne energjine nepermjet eres.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Hidrocentralet e eres

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb]
Dhe ERE
???????????????????????????????????????????????
Eshte ky nje gabim nga padituria,i ?????????????, apo jane enderat Don Kishoteske te Fatos Nanos i cili me te tilla terma mund te fitoj duartrokitjet ne tavolinat e ??????????????,por kurrsesi te popullit shqiptar qe jeton 80% te kohes ne erresire??? [/qb]
 

albatross

Primus registratum
Re: Hidrocentralet e eres

Do jete ndonje keqkuptim. General Electric GE eshte kompani e respektuar amerikane kompania e pare ne bursen e Dow Jones. Cfare fitimi paska GE nga mullinjte me ere ne Shqiperi kur njerezit nuk paguajne drita. Nuk ka shqiperia ere te fuqishme te prodhoje energji elektrike me ere. Ndonje hile e qeverise per zgjidhjen e krizes energjitike. Nano eshte politikan i zgjuar. Inat e kemi por jepini hakun. Eshte mastro.
 
Top