HIDHJANI NJE SY TELEVIZIONEVE TE SHKODRES
E Premte, 16 Qershor 2006

Si humbi “Kamera e fshehte?
Shkodra sot per sot ka tre kanale televizive private Shkodra TV1, Rozafa TV dhe Antena Nord, ku dy te paret po i afrohen dalengadale dhjetevjetorit te tyre. Si me te paret ne mbare vendin ne fushen e re te mediumeve shkodranet paten shpresa te medha, qe vendlindja e tyre te ishte me nje mozaik te bukur ne strukturen e tyre programore, mozaik qe sot mund te kishte hapesire televizive jo vetem lokale apo rajonale, por edhe kombetare. Kjo, fale potencialeve te veta intelektuale e, pse jo, edhe financiare.
Televizionet e Shkodres vertete ne fillim krijuan departamente te ndryshme dhe ndertuan emisione te atilla qe ne ditet tona mund te shihen ne televizionet tona publike dhe kombetare. Shkodra TV 1 arriti qe ne ditet e para realizimin e emisonit te perjavshem ‘Trokitje ne mesnate’’.Teleshikuesi shkodran shikonte motive te jetes se tij, ashtu sic ishin ato, prandaj mezi priste naten e se shtunes..
Ky top–show, qe me te vertete ishte nje marangjyl i Shkodres, mund ta gjeni ne kujtesen e teleshikueseve dhe ne arshiven e ketij televizioni. TV 1 punoi edhe me kameran e fshehte, e cila zuri’’gafil’’shume vete dhe u arrit gjer ne inskenimin e ’’vjedhjes’’ se nje dyqani. Por koha e kameras se fshehte nuk eci dhe aq gjate, pasi e penguan shume elementet organizative dhe konceptet jo favorizuese ndaj saj si ‘’Nuk jemi ne per kameran e fshehte’’, apo ‘’Shkoni e nxirrni kunjin me te tjeret’’….
Edhe ne programacionin e filmit pati perpjekje gjer ne perkthimin i tij, gje e cila nuk u be vazhde pune, pasi nuk u krijuan marredhenie te qendrueshme financiare me perkthyesit, qe solli nderprerjen edhe te titrimin madje edhe audidimin ne shqip te filmit te animuar.
Per stafin drejtues zgjidhja me fatlume e me e ‘bereqetshme’’sot eshte filmi i paperkthyer apo filmat e shqiperuar te servirur nga vidiotekat e ndryshme. Te ishte kjo gjysme halli, por edhe nje performance shume e dobet e filmit artistik ne figure dhe ne ze nuk i fton shikuesit aq sa desherojne keto kanale edhe nese kane afruar hapesiren kohore me te volitshme.
Elegjia e vargjeve vajtimtare
Qe ne fillim rubrika e njoftimeve vjen prane teleshikuesve me lajmerimet e vdekjeve dhe te perkujtimoreve. Pra, qe ketu krijohet nje klime jo e kendshme per teleshikuesit. Per aq me teper qe keto shoqerohen me muzike funeber. Sigurisht njerezit kane nevoje per kete lloj sherbimi qe iu ofrojne keto kanale, por televizioni ka nje auditor me te gjere shikuesish qe nuk preferojne ta shikojne ne pozicionin e lajmesit te tille, ende pa zbardhur mire dita. Madje. eshte arritur gjere aty sa te transmetohen ceremoni mortore te plota kur nje hapesire e tille televizive dihet mire se kujt mund t’u afrohet . Si ketu e ne keto dhjete vite perkujtimoreve nuk iu eshte levizur as pika as edhe presja . Ne mos eshte shtuar ndonje rresht .
Ne tv 1 thuret elegjia e vargjeve vajtimtare, ne Rozafa tv ne formaturen e perkujtimores eshte shtuar shprehja ‘’ ftohen njerezit pa shperblime’’ kur shperblimi asnjehere sipas tradites, nuk shoqeron fjalen ngushelluese ne te tilla raste. Ne TV Rozafa dicka ka levizur per mire kur ne formaturen e perkujtimoreve nuk montohet elegjia e vargjeve perkushtuese per te ndjeret, si ndodh ne TV 1.
Muziken funeber, te cilen mund ta montosh ne hapesiren televizive te programit ditor vetem ne ditet e zise kombetare sic ishte tragjedia e Karaburunit dhe nderimi i figures se Rugoves si shembujt me te fresket, ne e degjuam si te tille vetem ne…lajmerimet e vdekjeve dhe te perkujtimoreve .
Madje njeri prej tyre ne mbremjen e dites se varrimit te te ndjerit Rugova transmetonte nje dokumentar per Indine, kurse tjetri jepte nje koncert me muzike te zgjedhur, muzike te cilen mund ta kemi degjuar ne raste uikendi apo ne fundjave.
Muzika eshte nje nga arteriet me kryesore te televizionit. Eshte mbushur struktura programore me vidioklipe te servirura nga shtepite diskografike sa aty parakalojne ore e cast kengetare e grupe muzikore te rrymave nga me te ndryshme, Pak, shume pak jane te regjistruara vidioklipe me‘’emblemen’’ e ketyre kanaleve televizive.
Por edhe ne se realizohet ndonje i tyre do te parakalojne kengetare te nje niveli shume te dobet interpretativ, saqe televizioni iu behet vitrine per sfilate mode apo agjenci prenotimi per dasma. Fale edhe nje regjisure aspak te kualifikuar ku akoma edhe sot e kesaj dite nuk kane perfshire ne organiken e tyre regjisore te mirefillte, fale edhe nje teknike jo fort cilesore, fale nje stafi qe vetem vegjeton se sa krijon, kengetaret me ne ze te Shkodres kan\e preferuar te trokasin sa ne dyert e Tiranes, sa ne dyert e Prishtines, madje edhe ne ate te Tetoves,.por jo aty ne vendlindjen e tyre ne Shkoder.
Humbi edhe kenga popullore shkodrane
Televizionet e Shkodres mendoj une duhet te largojne fjollen e amatorizmit qe iu sillet ane e pertej dhe duhet te hapin sa me gjere udhen e konsolidimit ne nje linje sa me profesionale . Ato nuk jane televizione qe kane sihariqin e se djeshmes ne hapje, por gjurmet e vitevet ne ecje, vite qe jane me shume se cdo televizion tjeter privat ne vendin tone.
Dhe i gezohesh aq shume nje fakti te tille kur Rozafa tv me profesionalizmin e grupit te xhirimit dhe ate te transmetimit i ka ngritur ne nivelin e televizioneve me te konsoliduar qofshin ato edhe kombetar, kur eshte fjala per spektakle te ndryshme ne Shkoder, Tirane apo Lezhe me protogoniste kengetare dhe artiste shkodrane e ku eskluzivitetin e ka ky institucion mediatik. Atehere ai mbledh rreth vetes nje numer jo te vogel shikuesish.
Per disa vite me radhe Rozafa tv ka marre edhe eskluzivitetin e transmetimit te festivalit lokal per femije ‘’Bilbilat e vegjel kendojne’’ cka e ben kete televizion t’i afrohet edhe me prane vogelusheve .Kete audience te gjere te femijeve nuk e ruan ne emisionin e tyre. Eshte kollaj mbajtja prane femijes e mikrofonit dhe pas prezantimit te tij te na afrohet vjersha apo kenga e interpretuar.
Edhe keto me gjysma strofash apo me gjysma fjalesh dhe me pas fjalet tabu se ’’pershendes mamin, babin, te gjithe ato qe me duan dhe i dua’’. Femijet dalldisen se kane dale ne televizion. ashtu sic kane mundur te dalin, prinderit kenaqen se femijet e tyre kane pushtuar ekranin e vogel, por gjithsesi eshte thene pak per te mos thene aspak per boten e gjere te dijes e te deshires se femijes …
Ku viti 1956 e ku…2006
Radio Shkodra, si ketu e para 50 viteve te shkuara kur e filloi, ka nje emision muzikor te hartuar sipas kerkesave pershendetese te degjuesave te saj . Ne tv 1 apo ne Rozafa tv ndodh e njejta gje sot ne motin e 2006 tes .Lexohen nje enumeracion emrash pershendetes e te pershendetur si te ishte ndonje liste e gjendjes civile e shoqeruar kjo me nje mori fotografish saqe te duket vetja se je duke ndjekur nje fotoekspozite .
Pra me nje fjale ketu muzika me shume degjohet sesa shikohet.Si ne radio…Por eshte shkuar edhe me larg. Vargje e hymne te pafund pershendetese jane thurur e, keto urime nuk kane munguar ngandonjehere as per te ndjeret. Eshte pershendetje dhe duhet te gezoje edhe ai ne boten e pertejme! Ja, gjer ketu ka shkuar logjika e pershendetjes e mbuluar me perden e trashe te fitimit.
Dokumentari ketu eshte spuntoja e radhes. Dokumentare te huaj, te paperkthyer e qe perseriten shpesh here nuk zgjojne ndonje interes te vecante te shikuesit. Kjo eshte nje gje sa per t’i hapur udhe vetem vijueshmerise se programit qe televizioni te transmetoje dicka, kur ne fakt nuk ka dhene asgje. Dokumentaret televizive qe mbajne eskluzivitetin e tyre jane te pakte. Vetem kohet e fundit nje gazetare me pervoje arriti ta thyeje kete rutine e ta vendose Rozafa tv ne ciklin e filmave dokumentar.
Apo departamenti i nformacionit qe po ne kete televizion paraqitet me nje formature te re emisioni te lajmevee, sa qe nje risi te tille e shikon ne kanale televizive te kohes. Shpesh here organizohen emisione te drejtperdrejte ne studio te hapura, por gjuha e debatit eshte ende larg. Ne nje emision ‘’Kontakt’’drejtuesi i emisionit jo vetem qe ua linte te bardhe te intervistuarve te vet, por edhe vete ligjeronte pakufi sa harronte se duhej bere edhe ndonje pyetje ne formen e nje kontaktit. Ky emision s’kishte asgjekundi ‘’ kontakt’’, por me mire te quhej ‘’Llaf ak’’
Televizionet e Shodres kane hapesire televizive qe ndiqen gjer ne rrethinat e Krujes dhe ne afersi te Durresit. Madje kalojne edhe kufinjte e vendit dhe shkojne gjer ne Mal te Zi. Pra, nuk mund te iken nje dite per teleshikuesit e sidomos per shkodranet, pa iu hedhur nje sy televizioneve te Shkodres.
Se ndien nje zbrazetire, kur merr vesh se eshte dhene nje emision i bukur dhe nuk i eshte rezervuar koha e duhur, ashtu si ndien perseri zbrazetire kur ke deshire te rezervosh kohe, por nuk justifikohet ne emisionin e transmetuar. Atehere guida e kanaleve nuk eshte e pakte ketu ne Shkoder ndaj qe te mos rreshqase gishti sa nga njeri kanal te tjetri televizionet e saj nuk duhen thene kurre se jemi. por se kemi emisione te atilla qe te bejne t/ i ndjekesh qe nga fillimi e gjer ne fund.
Nga CESK GJONI.
operator