help me :(

hot

Hotgirl
help me :(

degjoni o trima,se mka gjet i hall me kopjutrin..
tjau shpjegoj me terma popullore..
psh: e keni parasysh kur kerkon nej gje..
tek google psh..,kur do me kerku per nej fjale ose nej gjo,e shkrun ate emrin/fjalen edhe e zeme se kjo fjala fillon me A,aty te nxjerr te gjitha fjalet qe ke kerkuar me perpara e qe fillojn me A,sapo shkruan germen A !
po ashtu ruhen edhe te tjera..psh kur shkruan emaile edhe te del adresa qe i ke cuar email me pare sapo shtyp nje germe..
kete opcion se kam me..
kisha ca probleme me kompjutrin edhe ai qe ma rregulloi i boshatisi cdo program,etj etj..
kur po kerkoja per here te pare dicka,me pyeti nqse e doja kete si opcion edhe une klikova "jo"..
ne fakt tani me duhet..,a ka ndonjeri ndonje mendje se si i behet per ta vene prape?!
falminderit!
 

Seriozi

Primus registratum
Re: help me :(

/pf/images/graemlins/laugh.gif
Hoto shiko çdo bësh :confused: .
Po ta tregoj me radhe se ku duhet te shkosh.Kjo qe do besh quhet rikuperim i sistemit bazuar në( nje nga datat e meparshme.Je ti ajo qe do e zgjedhesh kete date. :confused: Mire se po ta shpjegoj hap pas hapi.
1-kliko START
2-pastaj klik tek All Programs
3-pastaj klik tek Accesories(secondary)
4-klik tool system
Ketu ke disa opsione
5-klik tek restore system (restaurim sistemi)
Do te hapet nji dritare ku shkruhet Restore System.Ketu ke 3 pika te ndryshme dhe ti do zgjedhesh (check)piken e pare.1-Restauro ordinatorin tim nga nje date e meparshme.(hoto ketu opsioni i trete-anullo rekuperimin tim te fundit te duhet n.q.s. kjo qe do te besh nuk te del mire) Pastaj klik next.Ketu do te dali nji kalendar ku shkruhet :Ne kete kalendar klik mbi nji date te zeze(bold),po ta vesh re vetem mbi keto data mund te klikosh.Ne te majte te kalendarit ke shpjegimet per çdo date .Ti do zgjedhesh si date nji nga datat qe jane para dates qe te ka ardhur ai teknik toçi.Pastaj klik next, pastaj te del shenimi:Ju keni aktivizuar nji bombe /pf/images/graemlins/laugh.gif BUM :eek: mbathja me vrap se e hongre. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Provoje kete se une keshtu e bej. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Dice_of_Knowledge

Primus registratum
Re: help me :(

jo jo mos bej budallallikun te restore sistemin.
Ajo qe ti do eshte "Autocomplete" me sa kuptova une nga shprehia jote popullore. Prandaj shko tek Control Panel, pastaj Internet Options, tek tabela Content, ne fund fare ke butonin Autocomplete, aty pastaj kliko tek cdo checkbox qe eshte pa shenjen tick.

Hail!
 

Seriozi

Primus registratum
Re: help me :(

Po lere o me qafsh le ta boj at budallallik se ajo do e haj.
Pa na e shpjego me qarte tani pse eshte budallalik ky se sa here e kam bo une aq t'mira qofshin.Kete une e bej ne menyre qe ordinatori t'me kthehet ne gjendjen qe ndodhej para regjistrimit te ndonji programi kur ky i fundit me sjell çrregullime.
 

ladio

Primus registratum
Re: help me :(

1. Hap nje faqe ne Internet Explorer:
2. Shko tek Tools
3. Kliko Internet Options...
4. Kliko tek Content
5. Tek seksioni i Personal Information kliko butonin AutoComplete...
6. Tek dritarja e re qe do te hapet, tek seksioni Use AutoComplete for, kliko tek Web addresses, Forms, User names and passwords on forms
7. Pasi te besh ndryshimet kliko OK

edhe besoj se nuk do kesh me probleme

cheers,
mySteRioUs
 

hot

Hotgirl
Re: help me :(

ju flm te gjitheve per pergjigjet..
ne fakt kompjuterin e kam ne suedisht,prandaj ju flas me "terma popullore" sic i quaj une,sepse nuk i di termat ne aglisht..
cti besh,,sistem suedez..
mysterious,flm per pergjigjen,ne fakt ate e bera edhe dje por nuk shof ndonje ndryshim..

ndonje sugjerim tjeter?! /pf/images/graemlins/smile.gif
flm edhe njehere
 

Seriozi

Primus registratum
Re: help me :(

Provo timin tashti Hoto se do knaqesh /pf/images/graemlins/laugh.gif ,d.m.th. variantin tim qe te kam dhone me siper.
 

blendiys

Primus registratum
Re: help me :(

Ky muhabeti i Mistrecit i bie <<mos e pi o kiri se do vdec>>
P.S Mistreci,vertet qe nuk ka ndonje te keqe te besh Restore ne PC,por i bie t'ja fillosh punes nga e para,,..!!
Edhe ne se zgjedh nje date,caktivizo me pare NAV,ne se e keni!!
 

ladio

Primus registratum
Re: help me :(

HOTGIRL,

Ne radhe te pare ajo "autocomplete" nuk punon tek te gjitha faqet.

Mendoj se ato autocomplete form elements dhe tek adressbar do te dalin pas disa kohesh, dmth pasi te futesh ne ato faqe disa here... jo qe me heren e pare.

Gjithashtu ne qofte se tek:
Tools
Internet Options
General
Tek seksioni i History
ne qofte se ti e Clean History ateher Adress Bar do te boshatiset... po nuk jam shume i sigurt per ato tek format (psh kur login tek emails...)

Po na erdhi ndonje ide tjeter do ta themi /pf/images/graemlins/smile.gif

cheers
mySteRioUs

P.S. Me fal qe perdor termat ne Anglisht por nuk di si me ti shpjeguar ne shqip, sepse shumica e termave nuk egzistojne ne fjalorin tone /pf/images/graemlins/frown.gif
 

engjelli

Forumium praecox
Re: help me :(

Fillimisht postuar nga HOTGIRL:
[qb] roje ke shkallet e forumit /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
po pse mi nuk di anglisht ti???
tools ta perktheje vertyg kshu mduket se eshte ne suedisht...

pastaj suedishtja dhe anglishtja nje (***) jane... aty aty jane... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

hot

Hotgirl
Re: help me :(

Fillimisht postuar nga eden:
[qb]
Fillimisht postuar nga HOTGIRL:
[qb] roje ke shkallet e forumit /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
po pse mi nuk di anglisht ti???
tools ta perktheje vertyg kshu mduket se eshte ne suedisht...

pastaj suedishtja dhe anglishtja nje (***) jane... aty aty jane... /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
anglisht di,por termat si kam mesuar ndonjehere ne aglisht..edhe ato qe di i di suedisht..
pastaj un skam bere ndonjehere kurs ne komojuter apo ndonje shkolle kshu qe edhe kaq sa di me qofshin hallall..
nje pjese te termave mund ti perkthej nga anglishtja ne suedisht,por jo gjithcka,prandaj ju kerkova nje gjuhe sa me te thjeshte..
tools me verktyg,te duken gje njesoj ty?!
qofsh mire.. :wave:
 

Elian

Primus registratum
Re: help me :(

Me sa mora vesh une Hoto, te ka ba format PC /pf/images/graemlins/smile.gif dhe te ka reinstalu Windows. ne ate rast nuk ka shprese per ti rigjet ato qe deshe /pf/images/graemlins/smile.gif
 

mostro

Putraku
Re: help me :(

ahuuuu se na nrive gjakun na e bone uj...thame cer te kish gjet moj korbe /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top