Hekurudha Tirane-Durres, gati studimi i ri i fisibilitetit
E Shtune, 04 Shtator 2004
Kompania, Scott Willson eshte ne perfundim te studimit te fisibilitetit per kthimin ne linje moderne te hekurudhes Tirane-Durres. Me 15 shtator projekti do t'u dorezohet autoriteteve shqiptare dhe me pas pritet te shqyrtohet per nje "ok" edhe nga Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar. Zbatimi i projektit pritet te filloje vitin tjeter nga kompania amerikane, "General Electric"
Blerina Hoxha
Studimi i ri i fisibilitetit per ndertimin e linjes se re hekurudhore Tirane -Durres qe po hartohet nga kompania, Scott Willson do t'u dorezohet autoriteteve shqiptare ne mes te ketij muaji. Lajmin e bene te ditur burimet zyrtare ne Ministrine e Transporteve, te cilat njekohesisht thane se, ky studim do t'i hape rruge zbatimit praktik te projektit nga kompania amerikane, "General Electric". Kjo e fundit i ka ofruar qeverise shqiptare qe ne fillim te vitit kthimin ne linje hekurudhore moderne te linjes ekzistuese Tirane-Durres, kundrejt nje shume rreth 80 milione dollaresh. Mirepo, projekti perveç kundershtimeve nga qarqet e brendshme politike u kritikua edhe nga institucionet financiare nderkombetare, kryesisht Fondi Monetar Nderkombetar. Kritikat kundrejt qeverise per kete qellim erdhen per shkak se, kredia qe shteti shqiptar duhet te merrte per realizimin e projektit perfshinte nje shume te madhe qe i tejkalon limitet e programuara te marrjes se huave me kushte tregtare pergjate nje viti. Po keshtu studimi i fisibilitetit per ndertimin e hekurudhes nuk duhej realizuar nga kompania qe do te zbatonte projektin (General Elctric), por nga nje subjekt i pavarur. Nisur nga kjo situate investimi u shty dhe studimi i fisibilitetit u mor per hartim nga kompania, Scott Willson. Burimet zyrtare ne Ministrine e Transportit dhe Telekomunikacionit thane se, edhe per pak dite studimi do te shqyrtohet nga FMN, BB dhe autoritetet shqiptare dhe me pas do te konfirmohet vazhdimi i punimeve. Sipas te njejtave burime, kesaj rradhe shancet per zhvillimit e investimit jane me te medha dhe pritet qe punimet te fillojne vitin qe vjen. "General Electric" me qender ne SHBA eshte nje nder kompanite me te medha te sektorit te transportit dhe energjitikes ne bote, nderkohe qe eshte ofruar per te parin projekt konkret ne vendin tone. Ndertimi i hekurudhes do te ndertohet fillimisht me fondet e GE, te cilat jane realizuar nga kredi bankare qe ajo ka marre per kete qellim dhe qe me vone do te shlyhen nga shteti shqiptar.
[Marre nga Korrieri]
Ne lidhje me kete artikull do kisha dashur te pyes, nese nuk do te ishte me mire dhe me logjikshme, qe ato 80 milione dollaret te investoheshin ne gjithe hekurudhen shqiptare?!
Mund te bleheshin lokomotiva dhe vagone te reja, binare (shina) te reja do mund te instaloheshin aty ku jane demtuar, do mund te rindertoheshin te gjithe stacionet e trenave dhe do mund te zgjeroheshte rrjeti i hekurudhes shqiptare, duke e lidhur ate me hekurudhen e Greqise, Malit te Zi dhe Maqedonise.
Por une nuk e di, se ç'mendojne ato njerez te institucioneve ne Shqiperi, biznesmenet e General Electric, te Bankes Boterore dhe ato te Fondit Monetar Nderkombetar.