Hapni syte para se te vendosni cmimin per produktin tuaj

Albforumi

Primus registratum
Hapni syte para se te vendosni cmimin per produktin tuaj

Ekzistojnë shumë produkte që ndoshta janë më të mirët, më të veçantit në botë, mirëpo vendosja e një çmimi jo të përshtatshëm bën që ai produkt shumë shpejt të vdesë. Çmimi i lartë frikëson klientët potencial, ndërsa vendosja e një çmimi të ulët nënkupton që ju po hiqni dorë nga një pjesë e fitimit.

cmim-kosto.jpg

Përcaktimi i çmimit më të mirë për produktin është një proces shumë i ndërlikuar, pasiqë duhet analizuar mirë faktorë të ndryshëm duke filluar nga kostoja e prodhimit e deri te buxheti i konsumatorëve të synuar. Strategjia e vendosjes së çmimit duhet të jetë pjesë integruese e planit të biznesit të kompanisë. Prandaj, për të bërë një veprim të matur në këtë drejtim, ndiqni hapat në vazhdim:

Konsideroni kostot.

Këtu duhet të keni parasysh çmimin e secilës njësi që ka ndikuar gjatë procesit të prodhimit, duke filluar nga çmimi i lëndës së parë, çmimi i punës, transportit, magazionimit… Nëse posedoni informata të sakta rreth tyre, atëherë jini të gatshëm për të përcaktuar një marzhë e që paraqet çmim të shitjes.

Analizoni konkurrencën.

Nëse në treg ekzistojnë produkte ose shërbime të ngjashme, atëherë duhet të jeni të njoftuar se me çfarë çmimi ata konkurrojnë. Ndoshta nuk do t’i sfidoni ato me po të njëjtin çmim, por sidoqoftë kjo mundëson të keni një pikënisje, për arsye se produkti juaj mund të ketë vlera tjera ose nivel më të lartë të kualitetit. Avantazhi konkurrues për shumicën e bizneseve të vogla është oferta unike, ajo që e bën më dallueshme nga të tjerët. Për t’i dhënë vlerë shtesë një produkti që garon në një konkurrencë të plotë, atëherë mënyra më e mirë është që t’i bashkangjitet një shërbim i veçantë.

Identifikoni klientët tuaj.

Bëni kërkime tregu duke angazhuar specialist ose agjensi të cilat bëjnë këtë gjë. Ose mund ta bëni edhe vet nëpërmjet pyetësorëve, anketave apo mjeteve tjera të hulumtimit. Me këtë rast ju do të keni një pasqyrë më të detajuar për klientët tuaj; kush janë ata dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë për produktet apo shërbimet tuaja.

Rishqyrtimi i shpeshtë i strategjisë së çmimit.

Për shkak se në kushte të konkurrencës së plotë edhe çmimet e lëndës së parë, repromaterialeve, çmimi i transportit etj. pësojnë ndryshime, është e arsyeshme që kjo të ketë ndikim edhe në çmimin e ofertës tuaj. Prandaj është mirë që me vëmendje të ndiqni këto ndryshime dhe t’i rishqyrtoni marrëveshjes dhe kontratat me furnizuesit dhe bashkëpunëtorët tuaj.

Ulni çmimet në rrezikun tuaj.

Në kushte të ekonomisë me konkurrencë të plotë, është e kuptueshme që kompanitë të bëjnë uljen e çmimeve me qëllim të rritjes së shitjeve. Por kjo mund të jetë shumë e vështirë derisa punët t’i sillni në binarët e duhur. Prandaj, më e preferueshme është të krijoni një vlerë shtesë të produktit që do të kishte një ndikim sa më të vogël në koston e përgjithshme të produktit.

Referenca: OpenForum & gaebler.com

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mbretitregut.com/?p=3388

Top